{"id":93540,"date":"2026-07-05T17:48:24","date_gmt":"2026-07-05T17:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/05\/asfalti-i-artur-caushajt-eshte-care-suli-i-kamzes-i-jep-1-5-mld-leke-nga-lidhja-me-mond-begon-dhe-taulant-ballen-tek-kullat-dhe-resorti-ne-berdenesh\/"},"modified":"2026-07-05T17:48:24","modified_gmt":"2026-07-05T17:48:24","slug":"asfalti-i-artur-caushajt-eshte-care-suli-i-kamzes-i-jep-1-5-mld-leke-nga-lidhja-me-mond-begon-dhe-taulant-ballen-tek-kullat-dhe-resorti-ne-berdenesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/05\/asfalti-i-artur-caushajt-eshte-care-suli-i-kamzes-i-jep-1-5-mld-leke-nga-lidhja-me-mond-begon-dhe-taulant-ballen-tek-kullat-dhe-resorti-ne-berdenesh\/","title":{"rendered":"Asfalti i Artur Caushajt \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb, Suli i Kamz\u00ebs i jep 1.5 MLD lek\u00eb\/ Nga lidhja me Mond Begon dhe Taulant Ball\u00ebn, tek kullat dhe resorti n\u00eb Berdenesh"},"content":{"rendered":"<p>Pronari i \u201cL.T.E. Construction\u201d, Artur Caushaj, d\u00ebbohet nga Bashkia Shijak p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb shtruara shkel e shko, disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb e \u201crehabiliton\u201d Rakip Suli n\u00eb Kam\u00ebz. Plot 1.5 miliard lek\u00eb i besohen Caushajt p\u00ebr t\u00eb asfaltuar rrug\u00ebt e Valiasit.<\/p>\n<p>Me sa duket n\u00eb Bashkin\u00eb Kam\u00ebz, nuk \u00ebsht\u00eb problem se rrug\u00ebt e Caushajt prishen nga shiu i par\u00eb q\u00eb bie. Sidomos p\u00ebr biznesmenin Caushaj, q\u00eb ka lidhje dhe nd\u00ebrlidhje me nj\u00eb eksponent t\u00eb Rilindjes, nuk mbahen sh\u00ebnim k\u00ebto njolla q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn ligjore quhen kriteri \u201cpun\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb po ju tregojm\u00eb p\u00ebr \u201ckryevepr\u00ebn\u201d e Caushajt n\u00eb Shijak. M\u00eb dat\u00eb 20 prill 2026, firma \u201cL.T.E. Construction\u201d shpk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tenderin e Bashkis\u00eb Shijak \u00a0\u201cSistemim, asfaltim i rrug\u00ebve n\u00eb Fshatin \u201cEminas\u201c dhe \u201cSh\u00ebtel\u201d t\u00eb Nj.Ad Gjepalaj\u201d.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e bera nga komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave konstatohet se \u201c\u201cL.T\/E. Construction\u201d s\u00eb bashku me nj\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb kryer kontrata sipermarrje pune publike me bashkin\u00eb Shijak dhe nj\u00ebsit\u00eb administrative, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paraqitur ankesa t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e punimeve si rr\u00ebshqitje dherash, \u00e7arje t\u00eb asfaltit, d\u00ebmtime t\u00eb skarpatave t\u00eb rrug\u00ebs, bllokim i kanaleve kullues, spostim i shtyllave t\u00eb ndri\u00e7imit etj.\u201d<\/p>\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e Bashkis\u00eb Shijak p\u00ebr arsyen e skualifikimit t\u00eb \u201cL.T.E. Construction\u201d shpk, citohen edhe korrespondencat me k\u00ebt\u00eb kompani, lidhur me shembjen e rrug\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cSakt\u00ebsisht ju \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar shkres\u00eb nr. 152 prot. dat\u00eb 13 janar 2025 , p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju nuk keni marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb deri m\u00eb sot, m\u00eb pas aneksat ju jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me shkres\u00ebn nr. 5002 prot. dat\u00eb 9 tetor 2025 dhe nr. 1694 prot. dat\u00eb 2 prill 2026, s\u00ebrish deri m\u00eb sot nga ana juaj nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb k\u00ebto rrug\u00eb\u201d, thekson bashkia Shijak.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, dyert p\u00ebr Caushajn hapen si me magji n\u00eb Kam\u00ebz. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin e Bashkis\u00eb Kam\u00ebz me objekt \u201cNd\u00ebrtim Rrug\u00ebt Blloku Valias Grupi 2\u201d me Fondin Limit 151.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja (pa TVSH).<\/p>\n<p>Tenderi ishte parashikuar t\u00eb mbahej 15 prill 2026, por u shty p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ankese n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, prokurimi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d nga Open Data Albania. Kujtojm\u00eb se kjo shenj\u00eb tregon riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 23 prill 2026, KPP shqyrtoi ankes\u00ebn e kompanis\u00eb \u201cAlmo Konstruksion\u201d, e cila k\u00ebrkonte modifikimin e dokumenteve t\u00eb tenderit \u201cNd\u00ebrtim Rrug\u00ebt Blloku Valias Grupi 2\u201d. KPP vendosi n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb dhe, pas ndryshimit t\u00eb kushteve, komisioni i Rakip Sulit vazhdoi pun\u00ebn aty ku e kishte l\u00ebn\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb 26 qershor 2026, \u201cL.T.E. Construction\u201d shpk u shpall fituese e tenderit.<\/p>\n\n<p>Kompania \u201cL.T.E. Construction\u201d shpk u regjistrua m\u00eb 2017 nga tre vell\u00ebz\u00ebrit Caushaj dhe hyri menj\u00ebher\u00eb n\u00eb loj\u00ebn e tenderave duke shfryt\u00ebzuar lidhjet e duhura.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, nga nj\u00eb kapital 100 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb e nisi shoq\u00ebria, aktualisht e ka xhiron vjetore t\u00eb deklaruar afro 500 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kompania ka funksionuar si pjes\u00eb e nj\u00eb skeme q\u00eb dyshohet se fsheh dhe pastron lek\u00eb. Nj\u00eb nga partner\u00ebt q\u00eb ka ndihmuar ecurin\u00eb e Artur Cuashajt \u00ebsht\u00eb Edmond Bego, i cili ka lidhje me eksponentin e PS-s\u00eb, Taulant Balla.<\/p>\n\n<p>Vitet e fundit, Bego \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur dhe t\u00eb akuzuar edhe nga opozita si miku i Taulant Ball\u00ebs, kreut t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Edmond Bego kishte dy vila n\u00eb kompleksin luksoz \u201cRolling Hills\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb \u201cInerte Express\u201d sh.p.k, si edhe koncensione, pasi ishte pronar i disa guroreve. N\u00eb vitin 2020, Bego u b\u00eb edhe subjekt i OFL-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Operacionit Forca e Ligjit, ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali me 11 vjet burg p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb organizat\u00eb kriminale, me q\u00ebllim trafikim droge, heroin\u00eb dhe kokain\u00eb. Vendimi nga drejt\u00ebsia italiane \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 26 prill 2007 fillimisht me 27 vjet e 9 muaj, i ulur n\u00eb 18 vjet e 5 muaj, dhe s\u00eb fundi si p\u00ebrfitues nga amnistia e 2009-\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me\u00a0 11 vjet heqje lirie. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Itali, ai \u00ebsht\u00eb arrestuar edhe vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, asokohe me emrin Manoli Bega.<\/p>\n\n<p>Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Tiran\u00eb e arrestoi n\u00eb kryeqytet. N\u00eb njoftimin e policis\u00eb 17 vite m\u00eb par\u00eb n\u00ebnvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur n\u00eb Lushnje dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb njihej dhe me disa emra t\u00eb tjer\u00eb si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Gjithashtu n\u00eb njoftimin e policis\u00eb t\u00eb dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale ku b\u00ebnin pjes\u00eb edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, nd\u00ebrsa ai ka qen\u00eb p\u00ebrcaktues n\u00eb mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetit dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs, si dhe organizator p\u00ebr shp\u00ebrndarjen dhe administrimin e parave t\u00eb p\u00ebrfituara nga trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 2010, Bego u lirua p\u00ebr m\u00eb pak se 3 vite burgim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ai \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb vitin 2018 nga policia greke teksa kthehej p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri nga Korfuzi ku b\u00ebri pushimet me familjen, ku u arrestua p\u00ebr llogari t\u00eb autoriteteve italiane, por mbi urdh\u00ebr-arresti tashm\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0skaduar. Ai u ndalua me nj\u00eb pasaport\u00eb me emrin e ndryshuar n\u00eb Mond Bega, si\u00e7 e ka edhe sot, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kishte kaluar nga Shqip\u00ebria p\u00ebr n\u00eb Korfuz.<\/p>\n<p>Ky ndalim ndezi sken\u00ebn politike n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pasi nga ana e opozit\u00ebs pati akuza p\u00ebr lidhje t\u00eb forta t\u00eb Begos me Partin\u00eb Socialiste dhe sidomos me numrin dy t\u00eb k\u00ebsaj partie, sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Taulant Balla.<\/p>\n\n<p>PD akuzoi Ball\u00ebn se ka lidhje t\u00eb ngushta me Begon nga e cila ai ka p\u00ebrfituar tender\u00eb. Taulant Balla, u akuzua nga ish-deputeti i PD-s\u00eb, Ervin Salianji se ka udh\u00ebtuar 57 her\u00eb jasht\u00eb vendit me makin\u00ebn e tij, por edhe me charter n\u00eb disa vende me Edmond Begon.<\/p>\n<p>I gjendur p\u00ebrball\u00eb akuzave t\u00eb opozit\u00ebs se \u00ebsht\u00eb ortaku i tij n\u00eb biznes, Balla sqaroi se e njeh familjarisht, por nuk di q\u00eb ku personazh t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb mburoj\u00eb politike.<\/p>\n<p>Por ky nuk ishte politikani i vet\u00ebm n\u00eb rrjet\u00ebn e Begos. Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Arben Ahmetaj, doli se Edmond Bego maskonte blerjen e vil\u00ebs s\u00eb zyrtarit n\u00eb Palas\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre skandaleve, Bego u k\u00ebshillua q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hap pas dhe t\u00eb p\u00ebrdorte kompani t\u00eb tjera p\u00ebr tendera, leje nd\u00ebrtimi dhe koncesione.<\/p>\n<p>Sipa ligjit, nj\u00eb i d\u00ebnuar nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb kontrata publike. Por Bego rezulton se ishte n\u00ebnkontraktor me nj\u00eb nga kompanit\u00eb e tij n\u00eb punimet e autostrad\u00ebs Tiran\u00eb-Elbasan.<\/p>\n<p>Duke ndjekur k\u00ebto metoda, Bego rezulton t\u00eb jet\u00eb pronar i v\u00ebrtet\u00eb i resortit k\u00ebshtjell\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtohet n\u00eb B\u00ebrdenesh, n\u00eb Sarand\u00eb. K\u00ebtu del n\u00eb sken\u00eb Artur Caushaj.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Berdeneshit n\u00eb Sarand\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb lagje n\u00eb form\u00ebn e citadelave antike. I pag\u00ebzuar me emrin Berdenesh Hills, projekti \u00ebsht\u00eb dizenjuar nga studio italiane NOA dhe parashikon nd\u00ebrtimin e 8 pallateve ngjitur me detin.<\/p>\n<p>Projekti, i cili parashikon mbi 60 mij\u00eb met\u00ebr katror\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi, do t\u00eb nd\u00ebrtohet nga nj\u00eb trust prej 4 kompanish, mes t\u00eb cilave Best Construction e Mond Begas dhe LTE e Artur \u00c7aushajt. Programi funksional p\u00ebrfshin af\u00ebrsisht 250 apartamente dhe nj\u00eb hotel t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb 26 mij\u00eb m\u00b2.<\/p>\n\n<p>Marja e lejeve p\u00ebr resortin \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me veorime t\u00eb shpejta t\u00eb Caushajt dhe Begos p\u00ebr t\u00eb fshehur origjin\u00ebn e parave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n\n<p>N\u00eb shtator 2023, kompania e Mond Begos \u201cBEST CONSTRUCTION\u201d \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Artur Caushaj. Dy muaj m\u00eb von\u00eb, Caushaj i shet gjysm\u00ebn e aksioneve Dionis Likomet\u00ebs, pronarit t\u00eb \u201cBITEX REFINERY\u201d.<\/p>\n<p>L.T.E Construction shpk \u00ebsht\u00eb kompania e Artur Caushajt q\u00eb mban marr\u00ebdh\u00ebnien direkte me shtetin. Ajo \u00ebsht\u00eb dera hyr\u00ebse e parave publike, subjekti q\u00eb firmos kontrata me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, merr pagesa nga Thesari i Shtetit dhe shfaqet formalisht si \u201cfitues tenderash\u201d. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb publikuara tregojn\u00eb se p\u00ebrmes L.T.E Construction, Artur Caushaj ka p\u00ebrfituar pagesa buxhetore q\u00eb, t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb euro, i afrohen 8 milion\u00ebve, kryesisht n\u00eb procedura ku konkurrenca \u00ebsht\u00eb shuar artificialisht p\u00ebrmes skualifikimeve masive dhe vler\u00ebsimeve formale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto procedura, emri i Artur Caushajt nuk del rast\u00ebsisht, por pik\u00ebrisht aty ku 10, 12 apo 15 kompani t\u00eb tjera p\u00ebrjashtohen p\u00ebr arsye banale, nd\u00ebrsa L.T.E Construction mbetet ofertuesi i vet\u00ebm \u201ci vlefsh\u00ebm\u201d, duke garantuar fitoren dhe \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kjo skem\u00eb, e p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gabim administrativ, por model funksional q\u00eb i sh\u00ebrben drejtp\u00ebrdrejt interesit t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb pas Artur Caushajt<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Caushaj b\u00ebn riqarkullim t\u00eb parave n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb mbyllur. Parat\u00eb e marra nga tenderat nuk q\u00ebndrojn\u00eb gjat\u00eb brenda L.T.E Construction. Ato zhvendosen tek kompania \u201cTrust Construction\u201d shpk. Kjo \u00ebsht\u00eb regjitruar me kapital 100 lek\u00eb, megjthat\u00eb sh\u00ebrben si mbules\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kulla ddhe resorte dhjet\u00ebra milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kjo leje p\u00ebr kull\u00eb 29 kat\u00ebshe me vendndodhje n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cViktor Eftimiu\u201d, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekt zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cTrust Construction\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani pa kapital, por me nd\u00ebrhyrjen e duhur politike, arrin t\u00eb marr\u00eb leje p\u00ebr kull\u00eb n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Pjesa e tret\u00eb e k\u00ebsaj strukture \u00ebsht\u00eb \u201cBest Construction\u201d shpk, pjes\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb n\u00ebndheshme me Mond Begon.<\/p>\n<p>Duke ardhur tek mbrojtja q\u00eb g\u00ebzon Artur Caushaj si partner i Mond Begos, nuk mund t\u00eb mos dyshojm\u00eb se nj\u00eb mb\u00ebshtetje i vjen edhe nga Taulant Balla. Ky i fundit, n\u00eb rolin e drejtuesit politik t\u00eb PS p\u00ebr Qarkun Tiran\u00eb, ka marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me kryebashkiakun Rakip Suli.<\/p>\n\n<p>A flasin k\u00ebta t\u00eb dy p\u00ebr tenderat? Indica ekziston. Ndoshta zbulohet e v\u00ebrteta ndonj\u00eb dit\u00eb, kur SPAK t\u2019u marr\u00eb telefonat k\u00ebtyre dy zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-45\/\">Asfalti i Artur Caushajt \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb, Suli i Kamz\u00ebs i jep 1.5 MLD lek\u00eb\/ Nga lidhja me Mond Begon dhe Taulant Ball\u00ebn, tek kullat dhe resorti n\u00eb Berdenesh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pronari i \u201cL.T.E. Construction\u201d, Artur Caushaj, d\u00ebbohet nga Bashkia Shijak p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb shtruara shkel e shko, disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb e \u201crehabiliton\u201d Rakip Suli n\u00eb Kam\u00ebz. Plot 1.5 miliard lek\u00eb i besohen Caushajt p\u00ebr t\u00eb asfaltuar rrug\u00ebt e Valiasit. Me sa duket n\u00eb Bashkin\u00eb Kam\u00ebz, nuk \u00ebsht\u00eb problem se rrug\u00ebt e Caushajt prishen nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93540","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93540"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93540\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}