{"id":93491,"date":"2026-07-05T08:48:19","date_gmt":"2026-07-05T08:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/05\/nga-fotoja-me-macron-rama-direkt-tek-tenderi-6-4-mld-leke-kontrata-e-liceut-francez-qe-firmosi-dritan-agolli-per-xhetan-ndregjonin\/"},"modified":"2026-07-05T08:48:19","modified_gmt":"2026-07-05T08:48:19","slug":"nga-fotoja-me-macron-rama-direkt-tek-tenderi-6-4-mld-leke-kontrata-e-liceut-francez-qe-firmosi-dritan-agolli-per-xhetan-ndregjonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/05\/nga-fotoja-me-macron-rama-direkt-tek-tenderi-6-4-mld-leke-kontrata-e-liceut-francez-qe-firmosi-dritan-agolli-per-xhetan-ndregjonin\/","title":{"rendered":"Nga fotoja me Macron, Rama direkt tek tenderi 6.4 MLD lek\u00eb\/ Kontrata e Liceut Francez q\u00eb firmosi Dritan Agolli p\u00ebr Xhetan Ndregjonin"},"content":{"rendered":"<p>Shprehja \u201cNj\u00eb foto vlen sa 1000 fjal\u00eb\u201d p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb treguar fuqin\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb imazh p\u00ebr t\u00eb shprehur emocione, ide ose situata.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb foto e shkrepur m\u00eb 22 qershor 2026, ku Presidenti francez, Emmanuel Macron mban n\u00eb dor\u00eb emrin e objektit t\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb faqe bosh (kopertina e projektit). Pas tij q\u00ebndron kryeministri Edi Rama, me v\u00ebshtrimin q\u00eb jep shum\u00eb mesazhe. E kuptueshme q\u00eb ju shkon mendja tek protesta dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqje. V\u00ebshtrimet e t\u00eb dyve mund t\u00eb zb\u00ebrthehen edhe politikisht.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb p\u00ebrqendrohemi tek objekti q\u00eb mban n\u00eb dor\u00eb Macron. Rama do t\u00eb mbush\u00eb menj\u00ebher\u00eb faqen bosh me shifra, me emra, me skica, me lek\u00eb. Dritan Agolli, Drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, disa or\u00eb pas publikimit t\u00eb fotos (23 qershor 2026) do t\u00eb shpallte fituesin e tenderit t\u00eb rikonstruksionit t\u00eb Liceut.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, q\u00eb Rama e ka p\u00ebr zem\u00ebr, do t\u00eb l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb kompania \u201cNdregjoni\u201d shpk. Xhetan Ndregjoni \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb pamja q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Liceu Francez pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb.<\/p>\n\n<p>Fotoja 3D \u201ckushton\u201d afro 6.4 miliard\u00eb lek\u00eb. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt nuk kursehen lek\u00ebt.<\/p>\n<p>Liceu Francez n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nj\u00eb projekt i p\u00ebrbashk\u00ebt mes qeveris\u00eb shqiptare dhe asaj franceze, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr ekselence n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe inovacionit n\u00eb rajon, duke ofruar diploma t\u00eb dyfishta p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Edi Rama n\u00eb Paris ku u prit nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, u hodh nj\u00eb tjet\u00ebr hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara pun\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt drejt finalizimit t\u00eb k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>\u201cSot edhe Rilindja e Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e Presidentit t\u00eb Franc\u00ebs, si nj\u00eb nd\u00ebr projektet n\u00ebn kujdesin e tij, pas vizit\u00ebs historike n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, u shpreh kryeministri Rama, nd\u00ebrsa ndau foton e p\u00ebrbashk\u00ebt me Macron..<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke p\u00ebrfituar diploma t\u00eb dyfishta t\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore dhe Baccalaur\u00e9at Fran\u00e7ais, t\u00eb njohura si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti ka niur t\u00eb hartohet qysh n\u00eb 2023, nd\u00ebrsa do ta b\u00ebnte publik m\u00eb 20 mars 2024, nga Kor\u00e7a, ambasadorja franceze Catherine Suard. Ajo ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macronn kan\u00eb biseduar n\u00eb lidhje me projektin e krijimit t\u00eb Liceut Francez.<\/p>\n<p>K\u00ebto lloj projektesh, apo sic i quan nj\u00eb mik i huaj i Ram\u00ebs, \u201cThe Albanian Files\u201d, kalojn\u00eb nga procesi i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit-mbret direkt tek zbatimi nga arkitekt\u00ebt dhe drejtor\u00ebt e oborrit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka rolin e tij Dritan Agolli. Tenderi i Agollit q\u00eb kishte nisur m\u00eb par\u00eb, ka objekt \u00a0\u201cNgritjen e Infrastruktur\u00ebs Arsimore t\u00eb Liceut Franko-Shqiptar t\u00eb Shkencave dhe Inovacionit, Bashkia Kor\u00e7\u00eb_Konvikti + Shkolla e re + Shkolla e vjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Financimi i k\u00ebtij objekti \u00ebsht\u00eb i parashikuar n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr periudh\u00ebn 2026-2028 dhe e ka fondin limit mbi 633,1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja (pa TVSH).<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, punimet q\u00eb do t\u00eb kryhen p\u00ebrfshijn\u00eb konviktin, skoll\u00ebn e re dhe shkoll\u00ebn ekzistuese. Jan\u00eb punime arkitekture, konstruksioni, elektrike dhe hidromekanike.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 22 maj 2026, ku mor\u00ebn pjes\u00eb 18 operator\u00eb ekonomik\u00eb dhe bashkime kompanish me marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Por nuk ka pasur hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr konkurrenc\u00eb apo gar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurim. Gjysma e operator\u00ebve q\u00eb kishin oferta m\u00eb ekonomike u skualifikuan p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb Xhetan Ndregjonit.<\/p>\n\n<p>Filtrat e Open Data Albania kan\u00eb kapur shkeljet e prokurimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>M\u00ebkat q\u00eb pas fotos s\u00eb bukur me Macron, Liceu t\u00eb nis rikonstruksionin me k\u00ebt\u00eb sinjal t\u00eb keq!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, Ndregjoni ka bashkuar forcat me firm\u00ebn modeste \u201cNDERTIMI\u201d shpk sh.p.k. Bashkimi i dy subjekteve, me ofert\u00ebn 435,1 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, u shpall fitues m\u00eb 23 qershor 2026, disa or\u00eb pasi u publikua fotoja e Kryeministrit me Macron.<\/p>\n\n<p>Po p\u00ebrse po favorizohet kaq shum\u00eb, Xhetan Ndregjoni? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ky projekt e r\u00ebndon shum\u00eb kapacitetin e kompanis\u00eb tij, q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shum\u00eb kontrata nga Dritan Agolli dhe akoma nuk i ka dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Pronari i \u201cNdregjoni\u201d shpk, Xhetan Ndregjoni, njihet p\u00ebr tender\u00ebt e shumt\u00eb pa gar\u00eb q\u00eb fiton nga bashkit\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje rind\u00ebrtimesh apo rehabilitimesh. Ndregjoni u fut n\u00eb list\u00ebn e oligark\u00ebve, kur mori statusin \u201cInvestitor strategjik\u201d dhe \u201ckontrat\u00eb 1 euro\u201d p\u00ebr pjes\u00ebn e luanit nga koncesioni i Portit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n<p>M\u00eb dat\u00eb 13.10.2021, me an\u00eb t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave Nr. 599, u miratua lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, me tarif\u00ebn 1 euro\/kontrata, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe Bashkimit t\u00eb Shoq\u00ebrive \u201cMarina di Valona\u201d sh.p.k., \u201cBrunes\u201d sh.p.k., \u201cNdregjoni\u201d sh.p.k. dhe \u201cMarina Projects\u201d LTD.<\/p>\n\n<p>Kontrata 1 euro sh\u00ebrben p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hoteleve me vler\u00eb 105 milion\u00eb Euro (pa TVSH). Kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 20 vje\u00e7are. Nuk dihet se \u00e7far\u00eb roli ka pasur Ndregjoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion, por aktualisht koncesionin e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Geront \u00c7ela me dy kompani t\u00eb vetat.<\/p>\n\n<p>Duke qen\u00eb \u201cinvestitor strategjik\u201d i Belinda Ballukut dhe i kryeministrit Rama, Ndregjonit do t\u2019i b\u00ebheshin n\u00eb vazhdim favorizime n\u00ebp\u00ebr tendera. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb prokurimi me objekt \u201cRivitalizimi i parqeve natyrore n\u00ebp\u00ebrmjet sigurimit t\u00eb elementeve t\u00eb mobilimit urban dhe shtimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb rekreacionit rajoni 2\u201d, \u201cNd\u00ebrtimi i amfiteatrit, fushave sportive, k\u00ebndit t\u00eb loj\u00ebrave dhe shkallareve panoramike n\u00eb liqenin e Paskuqanit\u201d.<\/p>\n\n<p>M\u00eb dat\u00eb 27 qershor 2024, Ndregjoni u shpall fitues i kontrat\u00ebs, pasi Agolli u kishte v\u00ebn\u00eb viz\u00ebn 16 ofertave, ku kishte edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ajo e \u201cinvestitorit strategjik\u201d.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb park loj\u00ebrash, nj\u00eb shkallare p\u00ebr shfaqje dhe nj\u00eb video q\u00eb e postoi Rama dhe u mbyll kjo pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tender tjet\u00ebr do t\u2019i jepej Ndregjonit nga kryebashkja Anuela Ristani m\u00eb 4 korrik 2025, dat\u00ebn e dit\u00eblindjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Kat\u00ebr rrugicat e Ish-Bllokut an\u00ebs vil\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nuk mund t\u2019i asfaltoj\u00eb kushdo. Duhet nj\u00eb njeri i besuar q\u00eb t\u2019i marr\u00eb 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb asfaltoj\u00eb vet\u00ebm 363 met\u00ebr rrug\u00eb. Ironia eshte se Ndregjoni vjen nga shtresa e t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb regjimit komunist dhe shtron me asfalt rrugic\u00ebn e Ish-Bllokut. Ortaku tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ri nga Skrapari, Renido Petritaj.<\/p>\n<p>Sado punime t\u00eb kryhen aty, nuk mund t\u00eb kushtoj\u00eb kaq shum\u00eb lek\u00eb. Jan\u00eb rrug\u00eb 3.7 metra t\u00eb gjera dhe trotuar 1.6 met\u00ebr n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e \u201cVaso Pash\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seri tenderash t\u00eb kushtuesh\u00ebm hyn projekti m\u00eb i fundit i firmosur nga Agolli n\u00eb Himar\u00eb. S\u00ebrish p\u00ebr llogari t\u00eb biznesmen\u00ebve ortak\u00eb me marr\u00ebveshje, Xhetan Ndregjoni dhe Renido Petritaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb transaksionit me vler\u00eb afro 6 miliard\u00eb lek\u00eb, drejtor Agolli ka zgjedhur t\u2019i fshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebt.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Parkimit Faza II: Nd\u00ebrtim i godin\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve administrative, Himar\u00eb\u201d (Punime plot\u00ebsuese), I mbajtur n\u00eb mars 2026.<\/p>\n<p>Fondi limit i caktuar enkas p\u00ebr Xhetan Ndregjonin \u00ebsht\u00eb 156,6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ky tender \u00ebsht\u00eb thela mbi bisht, pasi n\u00eb n\u00ebntor 2025, kompania ka marr\u00eb kontrat\u00ebn me vler\u00eb afro 6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rregullimin e zyrave t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e parkimit n\u00ebntok\u00ebsor.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Parkimit Faza II: Nd\u00ebrtim i godin\u00ebs s\u00eb parkimit n\u00ebntok\u00ebsor dhe godin\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve administrative, Himar\u00eb\u201d (Godina e Re)\u201d.<\/p>\n<p>Projekti ka fond limit 5.749\u00a0 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH dhe financohet nga buxhetit i shtetit p\u00ebr vitet 2025-2027.<\/p>\n\n<p>Projekti i godin\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb ka nj\u00eb kopsht t\u00eb varur nj\u00ebsoj si \u201cEden\u201d i Kryeministris\u00eb. Kjo tregon se sa besim ka krijuar FSHZH tek Ndregjoni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Ndregjoni ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt me drejtor\u00ebt e Erion Veliajt q\u00eb u arrestuan p\u00ebr korrupsionin me kompanin\u00eb 5D.<\/p>\n<p>Tenderat e m\u00ebdhenj,\u201d5D\u201d, edhe p\u00ebr shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me mbi 15 kompani t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb \u2018pjes\u00ebn e luanit\u2019, edhe p\u00ebr shkak se kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb kryejn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb punimeve si kompani t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb konsoliduara. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cNdregjoni\u201d shpk, por biznesmeni nuk \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr llogari t\u00eb dosjes s\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Dhe, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta tendera kan\u00eb nisur me ndonj\u00eb foto inaugurimi, ku 1000 fjal\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr abuzimet q\u00eb po ndodhin haptazi!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-44\/\">Nga fotoja me Macron, Rama direkt tek tenderi 6.4 MLD lek\u00eb\/ Kontrata e Liceut Francez q\u00eb firmosi Dritan Agolli p\u00ebr Xhetan Ndregjonin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shprehja \u201cNj\u00eb foto vlen sa 1000 fjal\u00eb\u201d p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb treguar fuqin\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb imazh p\u00ebr t\u00eb shprehur emocione, ide ose situata. Kjo \u00ebsht\u00eb foto e shkrepur m\u00eb 22 qershor 2026, ku Presidenti francez, Emmanuel Macron mban n\u00eb dor\u00eb emrin e objektit t\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb faqe bosh (kopertina e projektit). Pas tij q\u00ebndron [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93491","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93491\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}