{"id":93463,"date":"2026-07-04T18:48:16","date_gmt":"2026-07-04T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/edi-rama-paradoksi-i-nje-postmoderni-te-urryer\/"},"modified":"2026-07-04T18:48:16","modified_gmt":"2026-07-04T18:48:16","slug":"edi-rama-paradoksi-i-nje-postmoderni-te-urryer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/edi-rama-paradoksi-i-nje-postmoderni-te-urryer\/","title":{"rendered":"Edi Rama \u2013 Paradoksi i nj\u00eb postmoderni t\u00eb urryer"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh me protestat, por sidomos urrejtja q\u00eb shfaqin n\u00eb rrjetet sociale shum\u00eb adresa shqiptar\u00ebsh kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb joproporcionale, jo korrekte dhe, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, shpreh nj\u00eb paradoks. Dhe ky paradoks \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. Edi Rama e feston dit\u00eblindjen e tij m\u00eb 4 korrik, dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs dhe, pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb fuqi t\u00eb madhe ose p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj fuqie t\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dy her\u00eb p\u00ebrball\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive. Ata ia kund\u00ebrshtuan planin e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mbetjet e arm\u00ebve kimike n\u00eb n\u00ebntorin e larg\u00ebt t\u00eb vitit 2013. Ai manifestim zgjoi te shqiptar\u00ebt ndjenj\u00ebn sublime t\u00eb atdheut, madje n\u00eb parrullat e at\u00ebhershme u arrit deri atje sa t\u00eb shkruhej q\u00eb \u00ab Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb b\u00ebhet Hiroshima e Europ\u00ebs \u00bb duke p\u00ebrzier narrativ\u00ebn e bomb\u00ebs atomike n\u00eb Hiroshim\u00eb me antiamerikanizmin europeist majtist. E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodh edhe sot.<\/p>\n<p> Protesta q\u00eb nisi me kund\u00ebrshtimin e drejt\u00eb t\u00eb organizatave mjedisore ndaj projektit t\u00eb zhvillimit t\u00eb zon\u00ebs Pish\u00eb-Poro -Nart\u00eb, u transformua n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje antiamerikane dhe antisioniste me qen\u00eb se n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij projekti ishte dh\u00ebndrri dhe vajza e Presidentit Amerikan, Donald Trump. Ashtu si edhe n\u00eb protestat p\u00ebr ndalimin e ardhjes s\u00eb arm\u00ebve kimike, edhe tani, nj\u00eb pjes\u00eb e frym\u00ebzimit vinte e vjen nga Kosova dhe nga shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kujtohen p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb sa her\u00eb q\u00eb vjen n\u00eb pyetje Amerika. Edi Rama shenjon m\u00eb mir\u00eb se cilido tjet\u00ebr lider i k\u00ebtij vendi tipin e drejtuesit liberal, postmodern dhe pa referenca historike. Modeli i zhvillimit q\u00eb ai i ka imponuar k\u00ebtij vendi me drejtimin afatgjat\u00eb, \u00ebsht\u00eb paradoksi. Ata q\u00eb kan\u00eb qeverisur para tij dhe, mes tyre Berisha, sidomos, mund t\u00eb ve\u00e7ohen p\u00ebr principialitetin regresiv t\u00eb shpallur e t\u00eb mbrojtur. <\/p>\n<p>Berisha hyri n\u00eb politik\u00ebn shqiptare si aktori kryesor q\u00eb krijoi kaosin me tok\u00ebn dhe ligjin e saj. Si\u00e7 d\u00ebshmonte tani n\u00eb fund ish-Presidenti Bamir Topi, ligji fam\u00ebkeq 7051 p\u00ebr ndarjen e tok\u00ebs bujq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Berish\u00ebs. Socialist\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk donin q\u00eb toka q\u00eb do t\u2019u shp\u00ebrndahej fermer\u00ebve, t\u00eb jepej me tituj pron\u00ebsie, por n\u00eb p\u00ebrdorim. Berisha \u00ebsht\u00eb autori i masakrave dhe luft\u00ebs civile t\u00eb vitit 1997, por ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb i urryer sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Edi Rama sot. Edhe Enver Hoxha, ai q\u00eb aplikoi luft\u00ebn fam\u00ebkeqe t\u00eb klasave, nuk \u00ebsht\u00eb i urryer n\u00eb rrjetet sociale sa Edi Rama sot. Paradoksi \u00ebsht\u00eb se edhe shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, e quajn\u00eb Edi Ram\u00ebn tradhtar dhe Sali Berish\u00ebn q\u00eb i shiste naft\u00eb Miloshevi\u00e7it apo q\u00eb zhduku Remzi Hoxh\u00ebn, e quajn\u00eb patriot. Edi Rama si postmodernist nuk i kushton v\u00ebmendje referencave. <\/p>\n<p>Ai pati kurajon q\u00eb n\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Beograd dhe t\u00eb dyt\u00ebn n\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Serbis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ta p\u00ebrmendte pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs atje n\u00eb krah t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it, ashtu si, po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leht\u00ebsi, ta b\u00ebnte Vu\u00e7i\u00e7in aleat p\u00ebr t\u00eb demokratizuar Ballkanin, madje t\u00eb botonte bashk\u00eb me t\u00eb nj\u00eb artikull p\u00ebr promovimin e Ballkanit n\u00eb BE. Edi Rama ishte i pari q\u00eb me leht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shpalli moratoriumin p\u00ebr gjuetin\u00eb, ndaloi projektin shkat\u00ebrrues t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Kaliva\u00e7. Po ashtu, anuloi edhe dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra leje q\u00eb Sali Berisha kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar Valbon\u00ebn me nd\u00ebrtime hecesh mbi ata lum\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb lumenj. Pastaj, me po at\u00eb leht\u00ebsi q\u00eb anuloi ato leje, i hapi rrug\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kompleksi n\u00eb Manastir n\u00eb parkun e Butrintit. Duke qen\u00eb postmodern dhe idhtar i liberalizmit, ai i nd\u00ebrpreu lidhjet me zhvillimin arkitektonik t\u00eb Tiran\u00ebs dhe me semantik\u00ebn e sintaks\u00ebn e saj. N\u00eb vend t\u00eb tyre nd\u00ebrtoi nj\u00eb sintaks\u00eb tjet\u00ebr duke e b\u00ebr\u00eb Tiran\u00ebn laborator p\u00ebr eksperimentet e gjith\u00eb arkitekt\u00ebve t\u00eb Europ\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb rast ai harroi nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb njohur q\u00eb, n\u00ebse do ta shkat\u00ebrrosh nj\u00eb vend, gjej nj\u00eb ekonomist t\u00eb mir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebm fitim dhe nj\u00eb arkitekt q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebm nd\u00ebrtim. Duke qen\u00eb nga natyra krenar dhe egocentrist n\u00eb disa raste, Rama zgjodhi paradoksin dhe konfliktin si forma t\u00eb qeverisjes. Ai nuk u interesua kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte vet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb projekteve madh\u00ebshtore q\u00eb do t\u00eb konsolidonin shtetin demokratik. Rasti m\u00eb flagrant ishte Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, e cila u krye dhe u realizua larg v\u00ebmendjes strategjike komb\u00ebtare dhe n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb shkat\u00ebrruan nj\u00eb sistem p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb korporat\u00eb, e cila, sot, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb d\u00ebm t\u00eb liris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb. Ky paradoks lidhet gjithnj\u00eb me natyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs si postmodernist q\u00eb ka n\u00eb themel gjithnj\u00eb nd\u00ebrtimin e di\u00e7kaje t\u00eb re pa lidhje me t\u00eb shkuar\u00ebn, madje duke e shkat\u00ebrruar at\u00eb. Vizioni i tij postmodern ka sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta mohoj\u00eb askush, por paradoksi q\u00ebndron pik\u00ebrisht te zhvillimi kontradiktor. Njeriu q\u00eb u dha gjith\u00eb pushtetin prokuror\u00ebve dhe gjytar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb masakruar prej tyre dhe ata ia arrit\u00ebn q\u00eb n\u00eb k\u00ebta vjet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb, ku me t\u00eb drejt\u00eb, ku pa t\u00eb drejt\u00eb, narrativ\u00ebn e nj\u00eb vendi q\u00eb ka nj\u00eb qeveri t\u00eb kriminalizuar e t\u00eb korruptuar. Dhe fal\u00eb k\u00ebsaj leht\u00ebsie, sot jan\u00eb harruar G\u00ebrdeci dhe 21 janari. Duke nd\u00ebrtuar institucione t\u00eb dob\u00ebta dhe n\u00eb dukje demokratike, Edi Rama nuk arriti t\u00eb ndalonte e t\u00eb kontrollonte fluksin e parave t\u00eb pista q\u00eb ushqenin zhvillimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb ndarjes s\u00eb institucioneve dhe mosnd\u00ebrhyrjes s\u00eb pushtetit ekzekutiv, u krijuan paradokse t\u00eb m\u00ebdha. Konsorciumi q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs kull\u00ebn me emrin Mali i Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr para t\u00eb ardhura nga trafikimi i drog\u00ebs. Mesa duket, zhvillimi i lir\u00eb dhe pa asnj\u00eb kontroll nuk sjell gjithnj\u00eb paqe dhe demokraci. <\/p>\n<p>Protesta e k\u00ebtyre dit\u00ebve nisi v\u00ebrtet nga Zv\u00ebrneci dhe pati n\u00eb fillim frym\u00ebzim ambientalist, por, p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, ajo po nxjerr n\u00eb pah se modeli postmodernist dhe ai liberal nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb vjen nga shtypja e gjat\u00eb dhe nga barazitizmi. Urrejtja q\u00eb ka shp\u00ebrthyer k\u00ebto dit\u00eb ndaj Ram\u00ebs, por edhe ndaj atyre q\u00eb mb\u00ebshtesin projektin e tij, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thoshte filozofi Byung Chul Han se njeriu postmodern vjen nj\u00eb moment dhe kalon nga p\u00ebrtacia mendore n\u00eb zem\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb. Zem\u00ebrimi i thell\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja q\u00eb ajo shoq\u00ebri nuk ka vdekur. Ndaj edhe Edi Rama i ka provokuar shqiptar\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se Berisha q\u00eb dogji Shqip\u00ebrin\u00eb, por sot pretendon se protestat jan\u00eb kund\u00ebr Ram\u00ebs dhe m\u00eb shum\u00eb se Albin Kurti i cili dashurohet n\u00eb Kosov\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Amerik\u00ebs dhe Europ\u00ebs dhe se mbyll bizneset shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebngjes dhe pasdite nis protestuesit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri Ajo q\u00eb po ndodh me protestat, por sidomos urrejtja q\u00eb shfaqin n\u00eb rrjetet sociale shum\u00eb adresa shqiptar\u00ebsh kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb joproporcionale, jo korrekte dhe, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, shpreh nj\u00eb paradoks. Dhe ky paradoks \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. Edi Rama e feston dit\u00eblindjen e tij m\u00eb 4 korrik, dit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93463","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93463"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93463\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}