{"id":93443,"date":"2026-07-04T15:48:26","date_gmt":"2026-07-04T15:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/ismail-kadare-ne-nje-bisede-te-rralle-per-vdekjen-dhe-dashurine\/"},"modified":"2026-07-04T15:48:26","modified_gmt":"2026-07-04T15:48:26","slug":"ismail-kadare-ne-nje-bisede-te-rralle-per-vdekjen-dhe-dashurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/ismail-kadare-ne-nje-bisede-te-rralle-per-vdekjen-dhe-dashurine\/","title":{"rendered":"Ismail Kadare n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr vdekjen dhe dashurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Dy vjet pas ndarjes nga jeta t\u00eb Ismail Kadares\u00eb, rikthejm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga intervista e tij me gazetaren Eni Vasili, botuar n\u00eb librin \u201cKadare n\u00eb Studio\u201d (UET Press).  Shkrimtari flet p\u00ebr ritualin e t\u00eb shkruarit n\u00eb kafene, raportin me frym\u00ebzimin, dashurin\u00eb, vdekjen dhe misionin e let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrkufizon si \u201cnj\u00eb jet\u00eb paralele\u201d, q\u00eb plot\u00ebson dhe sfidon realitetin<\/p>\n<p>Ju vazhdoni t\u00eb shkruani n\u00eb kafene. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shuar nj\u00eb kuriozitet.   \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mani, supersticion apo nj\u00eb komoditet?<\/p>\n<p>Keni t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorni t\u00eb gjitha epitetet: mani, supersticion, trill, kapri\u00e7io, megalomani, budallall\u00ebk, 21<\/p>\n<p>vanitet, t\u00eb gjitha jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shkrimtar\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kafene.  N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, mund t\u00eb ket\u00eb shkrimtar\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kafene, nuk i shtyn asgj\u00eb, se k\u00ebshtu kan\u00eb shkuar t\u00eb tjer\u00ebt para tyre dhe kan\u00eb qen\u00eb shkrimtar\u00eb interesant\u00eb e kan\u00eb krijuar nj\u00ebfar\u00eb legjende q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kafene.  Kryesisht disa ka krijuar Parisi, Vjena, kryeqytetet e para t\u00eb Europ\u00ebs.  Tani ky universi i kafeneve po p\u00ebrhapet dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb bot\u00eb, po pushton vende q\u00eb s\u2019e kan\u00eb njohur.  Kafeneja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb komode p\u00ebr t\u00eb punuar dhe problemi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht si\u00e7 thuhet se t\u00eb pengon telefoni n\u00eb sht\u00ebpi apo t\u00eb bezdis dikush q\u00eb hyn e del.  Jo.  Kafeneja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj posti i luft\u00ebs, atje je si ushtari q\u00eb shkon n\u00eb luft\u00eb, s\u2019ka pun\u00eb tjet\u00ebr: do t\u00eb b\u00ebj\u00eb luft\u00eb ose jo.  Atje shkrimtari shkon p\u00ebr t\u00eb punuar, mendja e tij zhvishet m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb \u00e7do mjedis tjet\u00ebr nga trysnia e kot\u00eb e jet\u00ebs, stereotipat jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm, aroma e kafenes\u00eb ku hyn kamerieri q\u00eb t\u00eb njeh pa t\u00eb pyetur \u201cZot\u00ebri, \u00e7far\u00eb doni?\u201d, dhe q\u00eb e di fare mir\u00eb duke ta sjell\u00eb atje, nd\u00ebrsa ti vazhdon e punon.  Krijohet nj\u00eb gjendje pune, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis tjet\u00ebr do t\u00eb k\u00ebrkonte disa dhjet\u00ebra minuta, e cila quhet e famshmja e ardhur n\u00eb form\u00eb ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb vulgare frym\u00ebzim, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dyshimt\u00eb si shprehje.  Di\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzimi, sigurisht, jo doli h\u00ebna, iku h\u00ebna dhe nga kjo u frym\u00ebzua shkrimtari, k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra shum\u00eb .  .  .  <\/p>\n<p>Le t\u00eb flasim p\u00ebr frym\u00ebzimin, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>Hyn tek ai shpjegimi i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb thash\u00eb un\u00eb: nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh krijojn\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet frym\u00ebzim.  K\u00ebshtu q\u00eb kafeneja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend komod me nj\u00eb efikasitet tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb punuari, atje nuk rri kot njeriu kur shkon p\u00ebr pun\u00eb.  <\/p>\n<p>I keni shkruar t\u00eb t\u00ebr\u00eb librat tuaj atje?<\/p>\n<p>Jo.  N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shembull, nuk punoj dot n\u00eb kafene, sepse meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb vend i vog\u00ebl dhe njohja \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, kjo gj\u00eb b\u00ebhet e pamundur.  Njer\u00ebzit nuk t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb sigurisht, po mjafton q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb syrit dhe nuk arrin t\u00eb shkruash.  <\/p>\n<p>Zoti Kadare, a mund t\u00eb ndajm\u00eb sonte s\u00eb bashku mendime p\u00ebr dashurin\u00eb, p\u00ebr vdekjen, p\u00ebr pavdek\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shkrimtari.   A ju tremb vdekja?<\/p>\n<p>Jo.  Zakonisht un\u00eb mendoj se shkrimtar\u00ebt nuk i tremb vdekja.  Sigurisht si grup shoq\u00ebror si nj\u00eb kast\u00eb, si t\u2019i quajm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri komuniteti njer\u00ebzor, shkrimtar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ndjesh\u00ebm ose krijuesit p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga vdekja, sepse punojn\u00eb me t\u00eb, jan\u00eb m\u00ebsuar, shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb.  Vet\u00eb 23<\/p>\n<p>let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb art q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb saj e ka n\u00eb vdekje.  Vetvetiu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lidhur me mosjet\u00ebn, mos t\u00eb p\u00ebrdorim fjal\u00ebn vdekje.  K\u00ebshtu q\u00eb derisa punon me k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, derisa i ke futur duart n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, vetvetiu je m\u00ebsuar me t\u00eb.  <\/p>\n<p>Flasim p\u00ebr dashurin\u00eb. Po me dashurin\u00eb, a m\u00ebsohet shkrimtari. Sa dashuri kan\u00eb veprat e Kadares\u00eb?<\/p>\n<p>Mua disa her\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrejtjen q\u00eb s\u2019para ka shum\u00eb dashuri.  Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, un\u00eb mendoj se ka, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrcaktuar.  Mendoj se m\u00eb kan\u00eb kritikuar disa her\u00eb q\u00eb ka pak femra q\u00eb z\u00ebn\u00eb vend ose dhe kur z\u00ebn\u00eb vend, jan\u00eb si t\u00eb thuash t\u00eb pakta, disa jan\u00eb me defekte, nuk e di si.  Por un\u00eb nuk mendoj k\u00ebshtu.  Mendoj se ka aq sa duhet dhe nuk e kam menduar fare p\u00ebrqindjen sesa duhet t\u00eb ket\u00eb, sepse let\u00ebrsia nuk \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash filxhan kafeje: disa e duan me pak sheqer, disa me shum\u00eb.  Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb.  P\u00ebr shembull, ky libri i fundit \u00ebsht\u00eb p\u00eblqyer nga lexuesi shum\u00eb.  Po e mendoja nj\u00eb dit\u00eb: ky nuk ka dashuri ose ka pak, ka shum\u00eb pak.  P\u00ebr \u00e7udi k\u00ebshtu ka q\u00eblluar.  N\u00eb librat e tjer\u00eb un\u00eb kam personazhe fem\u00ebrore, kam histori dashurie, nuk jan\u00eb zot\u00ebruese si\u00e7 ndodh, po jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri zonat e let\u00ebrsis\u00eb, zonat e poshtme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dashuri ose kujtojn\u00eb se kan\u00eb<\/p>\n<p>Zonat e larta b\u00ebhen gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?<\/p>\n<p>Po, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.  Po t\u00eb shikoni zonat e larta t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, marrim p.  sh.   nj\u00eb nga kryeveprat e padiskutueshme bot\u00ebrore, \u201cDon Kishoti\u201d, nuk ka dashuri ose ka nj\u00eb karikatur\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb, nj\u00eb tallje.   Po a e pengon kjo k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, jo.  Po t\u00eb marrim vepr\u00ebn \u201cHamleti\u201d ka nj\u00eb dashuri t\u00eb d\u00ebshtuar ose nj\u00eb moskuptim.  Pra nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb, p.  sh.  e gjith\u00eb vepra e Dantes \u00ebsht\u00eb e mbrujtur nga nj\u00eb dashuri e t\u00ebrthort\u00eb.  Nd\u00ebrsa te shkrimtar\u00ebt modern\u00eb si Kafka, ka shum\u00eb pak, Joyce ka shum\u00eb pak, q\u00eb jan\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb sot\u00ebm dhe duhet t\u00eb kishin m\u00eb tep\u00ebr, meq\u00eb dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar, \u00ebsht\u00eb kultivuar.  <\/p>\n<p>T\u00eb flasim p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia p\u00ebr ju zoti Kadare, \u00ebsht\u00eb realitet i gjithhersh\u00ebm apo m\u00eb tep\u00ebr se kaq, m\u00eb pak se kaq?<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua nj\u00eb lloj jete paralele.   Disa her\u00eb i ngat\u00ebrroj me jet\u00ebn, quhet vler\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb sa e pasqyron ose jo jet\u00ebn.   Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb pak e kund\u00ebrta, let\u00ebrsia nuk ka merak sa e pasqyron ose jo jet\u00ebn.   Ajo mund t\u00eb jet\u00eb e fuqishme, duke e pasqyruar jet\u00ebn, po dhe aq e fuqishme duke mos e pasur aspak.   Me nj\u00eb fjal\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me jet\u00ebn jan\u00eb shum\u00eb<\/p>\n<p>t\u00eb nd\u00ebrlikuara.   Un\u00eb nj\u00ebher\u00eb, diku e kam shkruar: \u201cJeta sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb mikja m\u00eb e madhe e let\u00ebrsis\u00eb, aq dhe armikja m\u00eb e madhe e saj.   Sepse ajo kur hyn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme n\u00eb let\u00ebrsi, kur e ka pjes\u00ebn e vet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet ta ket\u00eb, e d\u00ebmton let\u00ebrsin\u00eb.   Ashtu sikurse mungon, e d\u00ebmton let\u00ebrsin\u00eb.  Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb paralele, sepse po t\u00eb ishte pasqyrim i jet\u00ebs, njer\u00ebzit s\u2019do t\u00eb kishin shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.   Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb ndryshon nga jeta dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb misteri i saj.  \u00cbsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ngjan dhe nuk ngjan me jet\u00ebn.   Nj\u00eb let\u00ebrsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur natyraliste \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar e d\u00ebshtuar q\u00eb e pasqyronte jet\u00ebn me shum\u00eb besnik\u00ebri.  Nuk ka nevoj\u00eb lexuesi p\u00ebr at\u00eb jet\u00eb.   Nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i tregosh \u00e7far\u00eb b\u00ebn nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb.   Nj\u00eb keqkuptim tragjik ka pasur, duke t\u00eb th\u00ebn\u00eb pse kjo \u00ebsht\u00eb jeta ku ka vepra, mjedise ose gjendje t\u00eb nd\u00ebrlikuara.  Sidomos n\u00eb komuniz\u00ebm m\u00eb kujtohet se problemi num\u00ebr nj\u00eb i shkrimtar\u00ebve ishte se thoshin, pse kjo \u00ebsht\u00eb jeta e fshatar\u00ebve, e pun\u00ebtor\u00ebve, intelektual\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb kjo.   Po \u00e7\u2019i duhet njeriut t\u00eb lexoj\u00eb n\u00eb libra at\u00eb q\u00eb jeton nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb, aspak si duhet.   Mir\u00ebpo keqkuptimi ka qen\u00eb tragjik, dukej sikur kjo i duhej njeriut, n\u00eb fakt kjo ishte p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar njeriun, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi pa vler\u00eb, q\u00eb nuk i hynte n\u00eb pun\u00eb askujt.   Ndaj pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs jan\u00eb interesante p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb kurse pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb saj jan\u00eb t\u00eb pavlera.   Cilat jan\u00eb k\u00ebto pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs? K\u00ebtu pastaj \u00ebsht\u00eb talenti i shkrimtarit, projeksioni i tij, ku  bie drita e tij.   P\u00ebr dik\u00eb ndri\u00e7ohet ajo pjes\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb atij i duket me vler\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, minier\u00eb, tjetrit i duket asgj\u00eb.   K\u00ebtu pastaj ndahen shkrimtar\u00ebt.   Ndaj let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb interesante, prandaj po theksoj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb paralele, nj\u00eb plot\u00ebsuese e jet\u00ebs dhe jo nj\u00eb vazhdim i jet\u00ebs, nj\u00eb pasqyrim i saj.   Nj\u00eb plot\u00ebsuese, nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb planet tjet\u00ebr.  <\/p>\n<p>Ismail Kadare p\u00ebrse shkruani? \u00cbsht\u00eb let\u00ebrsia fati juaj?<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb vetvete. \u00cbsht\u00eb e pavarur nga detyrimet misionare, nga detyrimet e tjera shoq\u00ebrore t\u00eb shkrimtarit. Shkrimtari mund t\u00eb luaj\u00eb edhe nj\u00eb rol shoq\u00ebror n\u00eb jet\u00eb, mund t\u00eb ndihmoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, kombin e vet, popullin e vet, po n\u00eb qoft\u00eb se shoq\u00ebria ka vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim at\u00ebher\u00eb ajo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi tep\u00ebr e kufizuar. Ekzistojn\u00eb t\u00eb tilla let\u00ebrsi, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb fisme nga morali i tyre, krijohen nga shkrimtar\u00eb q\u00eb quhen komb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb shkrimtar i flijuar. P\u00ebr hir t\u00eb misionit q\u00eb ata marrin p\u00ebrsip\u00ebr ose q\u00eb u ngarkohet, koha ua ngarkon dashur pa dashur dhe ata sakrifikojn\u00eb artin e tyre. Nj\u00eb pjes\u00eb e vepr\u00ebs s\u00eb Naim Frash\u00ebrit nga ana profesionale, mjesht\u00ebrore \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb diskutueshme artistike. Shkrimtar\u00eb t\u00eb till\u00eb ka plot n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Dy shkrimtar\u00eb komb\u00ebtar\u00eb ka Shqip\u00ebria, Naim Frash\u00ebrin dhe Gjergj Fisht\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sakrifikuar shum\u00eb nga arti i tyre p\u00ebr t\u2019u shkrir\u00eb me peizazhin komb\u00ebtar, historik shoq\u00ebror t\u00eb vendit t\u00eb tyre. P\u00ebr mua k\u00ebta jan\u00eb shkrimtar\u00ebt e fundit komb\u00ebtar t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb, sepse nuk do ta k\u00ebrkoj\u00eb koha, nuk do t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb mision kaq t\u00eb madh t\u00eb shkrimtarit. K\u00ebta jan\u00eb shkrimtar\u00eb martir\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb flasim p\u00ebr regjime t\u00eb ndryshme dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e shkrimtarit.  Zoti Kadare, n\u00eb regjime t\u00eb ndryshme si \u00ebsht\u00eb ky raport, si \u00ebsht\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie?<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb diskutime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Zakonisht kam mendimin se let\u00ebrsia nuk duhet asnj\u00ebher\u00eb ta quaj\u00eb veten ose t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb quhet viktim\u00eb. Let\u00ebrsia bot\u00ebrore ka njohur ve\u00e7 regjime t\u00eb egra zakonisht. Ajo ka tre mij\u00eb vjet q\u00eb ekziston, nd\u00ebrsa historia moderne e njer\u00ebzimit ka dy mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb. Zakonisht ka njohur periudha tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira, tep\u00ebr t\u00eb err\u00ebta dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me to. Let\u00ebrsia nuk ka frik\u00eb nga regjimet politike qoft\u00eb dhe diktatoriale. \u00cbsht\u00eb ndryshe nga \u00e7\u2019thuhet, q\u00eb ne do t\u00eb ishim shkrimtar\u00eb t\u00eb shquar, t\u00eb m\u00ebdhenj, po na q\u00eblloi nj\u00eb koh\u00eb e keqe. Zakonisht ka qen\u00eb koh\u00eb e keqe p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, nuk ka qen\u00eb koh\u00eb e mir\u00eb. Prandaj let\u00ebrsia nuk ka frik\u00eb nga kjo, let\u00ebrsia nuk \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb. Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb po aq e ashp\u00ebr sa tirania. Dhe ky \u00ebsht\u00eb fakti, q\u00eb ajo mund t\u00eb luftoj\u00eb me t\u00eb. 28<\/p>\n<p>A i keni b\u00ebr\u00eb ju retushime vepr\u00ebs suaj? Retushime politike?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga spekulimet q\u00eb zakonisht b\u00ebhen ndaj shkrimtar\u00ebve. Jan\u00eb disa klishe, nj\u00ebra nga klishet\u00eb q\u00eb b\u00ebhet s\u00eb paku p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtja e retushimeve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb absolutisht n\u00eb thelb. Parimi i par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb absolut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb shkrimtari \u00ebsht\u00eb zot i vepr\u00ebs, b\u00ebn \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb me vepr\u00ebn e vet. Ajo vep\u00ebr q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr retushime politike, zakonisht \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, bie vet\u00eb. Kurse vepra e v\u00ebrtet\u00eb nuk ka nevoj\u00eb edhe kur ka mendime t\u00eb gabuara politike. Ashtu ishin mendimet. Shkrimtari e ka shkruar vepr\u00ebn dhe nuk ka pse ta retushoj\u00eb at\u00eb, sepse moralisht \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme. Ai vepr\u00ebn e ka publike dhe \u00e7do lexues mund ta krahasoj\u00eb dhe asnj\u00eb shkrimtar nuk do q\u00eb t\u00eb thot\u00eb lexuesi k\u00ebtu paska pasur nj\u00eb mendim prodiktatorial dhe e ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr. Asnj\u00eb nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. N\u00eb vepr\u00ebn time nuk ka t\u00eb tilla, por retushime artistike shkrimtari b\u00ebn gjith\u00eb jet\u00ebn, si n\u00eb rastet kur riboton vepr\u00ebn e tij. Nuk ka shkrimtar, vet\u00ebm t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb budalla q\u00eb t\u00eb mos ta dij\u00eb se ka paragraf\u00eb t\u00eb dob\u00ebt nga ana e teknik\u00ebs s\u00eb t\u00eb shkruarit dhe t\u00eb mos i shmang\u00eb me rastin e ribotimit. K\u00ebtu jan\u00eb dy probleme t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri. N\u00eb vepr\u00ebn time ka retushe artistike, gjuh\u00ebsore dhe nuk ka retushe politike. Te v\u00ebllimi i pest\u00eb m\u00eb duket, \u00ebsht\u00eb \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d. Un\u00eb nuk mund t\u00eb them atje se me Hrushovin n\u00eb sall\u00eb, nuk hyri Enver Hoxha, por hyri Enver Prifti. Ai ishte si\u00e7 ka qen\u00eb. Nuk mund t\u00eb ndryshoj asgj\u00eb. As nuk mund t\u00eb ndryshoj fjal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb k\u00ebmbyer, sepse jan\u00eb historike. Pra un\u00eb kur l\u00eb personazhin e atij q\u00eb quhet diktator, p\u00ebrse do t\u00eb kem frik\u00eb nga ngjyrime t\u00eb tjera t\u00eb koh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb fare pa kuptim, \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb mashtrim. \u00c7do t\u2019i ndryshoja un\u00eb \u201cPrillit t\u00eb thyer\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me gjakmarrje. Do t\u2019i ndryshoja k\u00ebndin e pushk\u00ebs kur q\u00ebllon ai apo ku di un\u00eb, peizazhin e malit ku ec\u00ebn, ose \u201cKush e solli Doruntin\u00ebn\u201d? \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndryshoja, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb, ku jan\u00eb ndryshimet politike. Kur n\u00eb k\u00ebto vepra ka ngjyrime politike t\u00eb theksuara, nuk ka ndryshime si \u201cDimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d ose romani im i famsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb keq \u201cDasma\u201d, q\u00eb ka marr\u00eb namin tani si vepra ime m\u00eb e dob\u00ebt. Kur un\u00eb botoj vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, ia jap publikut, nuk i heq asnj\u00eb presje, sepse e kam botuar si nj\u00eb model. Ja nj\u00eb vep\u00ebr imja q\u00eb quhet e dob\u00ebt dhe nuk ka asgj\u00eb t\u00eb ndryshuar, as teknike dhe as gjuh\u00ebsore. Edhe romani \u201cQyteti pa reklama\u201d nuk ka asnj\u00eb presje t\u00eb ndryshuar, sepse \u00ebsht\u00eb romani im i par\u00eb, kur un\u00eb isha student 23 vje\u00e7. Pra \u00ebsht\u00eb i gjithi problem fiktiv i kot\u00eb dhe i pav\u00ebrtet\u00eb n\u00eb thelbin e tij.<\/p>\n<p>\/mapo\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy vjet pas ndarjes nga jeta t\u00eb Ismail Kadares\u00eb, rikthejm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga intervista e tij me gazetaren Eni Vasili, botuar n\u00eb librin \u201cKadare n\u00eb Studio\u201d (UET Press). Shkrimtari flet p\u00ebr ritualin e t\u00eb shkruarit n\u00eb kafene, raportin me frym\u00ebzimin, dashurin\u00eb, vdekjen dhe misionin e let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrkufizon si \u201cnj\u00eb jet\u00eb paralele\u201d, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93443","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93443"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93443\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}