{"id":93442,"date":"2026-07-04T15:48:25","date_gmt":"2026-07-04T15:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/si-me-zune-me-dashnoren-brenda-ne-teater-rrefimi-i-aktorit-koco-qendro\/"},"modified":"2026-07-04T15:48:25","modified_gmt":"2026-07-04T15:48:25","slug":"si-me-zune-me-dashnoren-brenda-ne-teater-rrefimi-i-aktorit-koco-qendro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/si-me-zune-me-dashnoren-brenda-ne-teater-rrefimi-i-aktorit-koco-qendro\/","title":{"rendered":"\u201cSi m\u00eb zun\u00eb me \u201cdashnoren\u201d brenda n\u00eb teat\u00ebr\u201d, rr\u00ebfimi i aktorit Ko\u00e7o Qendro"},"content":{"rendered":"<p>\u201cAshtu ndodhi v\u00ebrtet- nis t\u00eb tregoj\u00eb aktori Ko\u00e7o Qendro- m\u00eb zun\u00eb n\u00eb flagranc\u00eb me dashnoren time. Ndoshta q\u00eb nga ajo dit\u00eb nisa t\u00eb b\u00ebhesha m\u00eb i njohur. Pas provave un\u00eb hyja gjithnj\u00eb n\u00eb studion time.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebra edhe at\u00eb dit\u00eb q\u00eb lindi kjo histori. Dikush prej aktor\u00ebve q\u00eb kishte kaluar aty af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb studos sime kishte d\u00ebgjuar zhurma t\u00eb \u00e7uditshme. Ishte afruar t\u00eb dera dhe kishte v\u00ebn\u00eb veshin.<\/p>\n<p>I ishte dukur se po d\u00ebgjonte edhe r\u00ebnikme\u2026 Kaq duhej. Personi q\u00eb kishte zbuluar t\u00eb fsheht\u00ebn kishte nxituar t\u2019ua jepte lajmin edhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Nuk e mbante dot p\u00ebrbrenda: \u201cKo\u00e7o Qendro \u00ebsht\u00eb n\u00eb studio me nj\u00eb fem\u00ebr!\u201d Nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb gjith\u00eb kishin mbetur t\u00eb habitur. \u201cSi ka mund\u00ebsi, Ko\u00e7oja \u00ebsht\u00eb i martuar!\u201d \u201cNuk e kemi njohur p\u00ebr t\u00eb till\u00eb!\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. \u201c Po me cil\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb vall\u00eb?\u201d, ishte pyetja q\u00eb i mundonte t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Donin t\u00eb hapnin der\u00ebn e studios, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb gjendin edhe ndonj\u00eb justifikim, q\u00eb trokitja n\u00eb der\u00eb t\u00eb dukej si rast\u00ebsi. Kapja n\u00eb flagranc\u00eb duhej t\u00eb ndodhte at\u00eb \u00e7ast, sepse un\u00eb mund t\u00eb dilja nga studioja dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb d\u00ebshtonte. Dikush prej aktor\u00ebve e mori guximin t\u00eb vinte dhe t\u00eb hynte n\u00eb studio.<\/p>\n<p>Provoi ta hapte der\u00ebn, por un\u00eb e kisha mbyllur me \u00e7el\u00ebs nga brenda. Duke dashur t\u00eb mos m\u00eb linin shum\u00eb koh\u00eb, aktori nisi t\u00eb th\u00ebrriste: \u201cKo\u00e7o hape der\u00ebn\u2026 Ko\u00e7o hape der\u00ebn\u2026 Ko\u00e7o\u2026!\u201d. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, u tmerrova. At\u00eb \u00e7ast mendova se mund t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb teat\u00ebr dhe n\u00ebse un\u00eb nuk dilja q\u00eb aty, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb digjesha i gjall\u00eb n\u00eb studion time. Nj\u00eb \u00e7ast mbeta i hutuar. Nisa t\u00eb k\u00ebrkoj \u00e7el\u00ebsin e der\u00ebs, po ku dreqin e kisha l\u00ebn\u00eb\u2026. P\u00ebrs\u00ebri u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb q\u00eb tha: \u201cL\u00ebreni t\u00eb qet\u00eb Ko\u00e7on, po merret me provat gjenerale!\u2026.\u201d.<\/p>\n<p>Pargatiteshim p\u00ebr festivalin e estradave<\/p>\n<p>\u201cPo, kjo gj\u00eb ndodhi at\u00eb mbr\u00ebmje q\u00eb do t\u00eb jepnim prov\u00ebn gjenerale. P\u00ebrgatiteshim p\u00ebr festivalin e estradave, vijon t\u00eb tregoj\u00eb aktori Ko\u00e7o Q\u00ebndro. Konkurimi do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Durr\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb ishim n\u00eb ethet e p\u00ebrgatitjes. Sigurisht, d\u00ebshironim t\u00eb ishim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb gjendej edhe regjisori yn\u00eb, Mihallaq Luarasi. Edhe at\u00eb nuk e mbante vendi. Nga pas der\u00ebs d\u00ebgjova q\u00eb dikush, tha jo pa ironi: \u201cNeve po na zien koka, ky paska gjetur koh\u00ebn t\u00eb mbyllet n\u00eb studio, por duke e shmangur fjal\u00ebn \u201cfem\u00ebr\u201d\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndrimi im n\u00eb teat\u00ebr edhe pas provave ishte i pajustifikuar, pasi un\u00eb nuk kisha asnj\u00eb rol; kisha vet\u00ebm dy role tep\u00ebr t\u00eb vogla q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, madje as q\u00eb mund t\u00eb quheshin role. Por ama ekzistonte edhe nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr: deri para disa dit\u00ebve kisha patur 5 role, madje mund t\u00eb them se kisha rolet m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb dit\u00ebn jetoja vet\u00ebm me personazhet e mia. Mund t\u00eb them se m\u00eb shfaqeshin edhe n\u00eb gjum\u00eb. Bisedoja me ta. Dit\u00ebt kalonin dhe ne pothuajse kishim mb\u00ebrritur n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrgatitjeve. Pas pak dit\u00ebsh do t\u00eb gjendeshim n\u00eb Durr\u00ebs. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast ndodhi di\u00e7ka e \u00e7uditshme.<\/p>\n<p>Drejtori i teatrit \u201cAndon Zako \u00c7ajupi\u201d nxori nj\u00eb urdh\u00ebr: \u201cTrupa e Estrad\u00ebs t\u00eb p\u00ebrforcohet edhe me aktor\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb teatrit\u201d. Fill pas k\u00ebsaj n\u00eb trup\u00ebn ton\u00eb erdh\u00ebn Pandi Raidhi dhe Dhimit\u00ebr Orgocka. Ata do t\u00eb shihnin t\u00eb gjitha materialet dhe do t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb merrnin \u00e7do rol q\u00eb do t\u2019u p\u00eblqente.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht u p\u00eblqyen rolet e mia. Ata t\u00eb dy m\u2019i mor\u00ebn t\u00eb gjitha dhe un\u00eb mbeta pa asgj\u00eb. Nuk them se ishte faji i tyre, ashtu kishte qen\u00eb urdhri, por vet\u00ebm un\u00eb e di si u ndjeva at\u00eb \u00e7ast kur e pash\u00eb veten t\u00eb zhveshur nga gjith\u00e7ka, lakuriq. At\u00eb \u00e7ast nuk kam p\u00ebr ta harruar kurr\u00eb, t\u2019i marr\u00ebsh rolin aktorit, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u2019i marr\u00ebsh t\u00eb dashur\u00ebn<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjova p\u00ebrs\u00ebri z\u00ebrin nga jasht\u00eb studios: \u201cHape der\u00ebn\u201d!. Gjith\u00e7ka po m\u00eb ecte ters e m\u00eb ters. Q\u00eb nga dita q\u00eb m\u2019i hoq\u00ebn rolet kisha qen\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar. Hidh\u00ebrimi m\u00eb lexohej qartazi n\u00eb fytyr\u00eb, n\u00eb sy, n\u00eb gjith\u00e7ka. Ndihesha i fyer dhe i prekur, por nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. T\u2019i marr\u00ebsh rolet nj\u00eb aktori nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Ndoshta do t\u00eb kisha mbetur pa asnj\u00eb rol dhe jasht\u00eb konkurrimit po t\u00eb mos kishte ardhur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb Mehmet Shehu. Ai kishte par\u00eb pambukun t\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb shiut, p\u00ebrpara sheshit t\u00eb trikotazhit dhe po at\u00eb \u00e7ast kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb shkruhej nj\u00eb ske\u00e7. U ul dikush dhe shkroi di\u00e7ka, sepse nuk mund t\u00eb b\u00ebhej ndryshe. U quajt ske\u00e7, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ai material vet\u00ebm ske\u00e7 nuk ishte.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e tij ishte uj\u00eb dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. At\u00eb rol ma dhan\u00eb ta luaja un\u00eb. \u201c Po kjo pik\u00eb e zez\u00eb, thash\u00eb me vet\u00eb, po m\u00eb japin k\u00ebt\u00eb rol q\u00eb t\u00eb turp\u00ebrohem\u201d. T\u00eb thosha jo, nuk e luaj, nuk isha dhe aq trim, e pranova n\u00eb heshtje. Trishtimi nuk m\u00eb hiqej nga fytyra.<\/p>\n<p>Vrisja mendjen se si mund t\u00eb dilja nga kjo situat\u00eb, por nuk po gjeja dot rrug\u00ebzgjidhje. Ndoshta ishte paramenduar q\u00eb un\u00eb t\u00eb turp\u00ebrohesha\u2026.\u201d. Nisa t\u00eb ndjeja nevoj\u00ebn t\u00eb bisedoja me dik\u00eb q\u00eb t\u00eb largoja d\u00ebshp\u00ebrimin tim. Madje q\u00eb nga ajo dit\u00eb kisha nisur t\u00eb hyja i vet\u00ebm n\u00eb studion time. Do t\u2019ua tregoj m\u00eb posht\u00eb se si u ngat\u00ebrruan gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>\u201cFatmir\u00ebsisht u vendos t\u00eb shkruhej edhe nj\u00eb material t\u00eb tjet\u00ebr ku do t\u00eb ironizoheshin njer\u00ebzit e fes\u00eb. Ske\u00e7i u shkruajt, por mua m\u00eb dhan\u00eb rolin e kardinalit i cili nuk kishte asnj\u00eb fjal\u00eb. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja me t\u00eb?! Mbeta me dy role t\u00eb vogla dhe t\u00eb dob\u00ebta. Megjithat\u00eb, filluam provat.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do moment isha i ftoht\u00eb. Tashm\u00eb isha un\u00eb ai q\u00eb po luaja rolin e ironis\u00eb me drejtuesit e teatrit. Sa her\u00eb q\u00eb vinin dhe m\u00eb shikonin, shprehnin mendimin se roli i kardinalit duhej hequr, pasi Ko\u00e7o Q\u00ebndro nuk po sillte asgj\u00eb t\u00eb re me at\u00eb rol. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb kisha filluar t\u2019i b\u00ebja provat fshehurazi.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb gjith\u00eb largoheshin nga teatri, un\u00eb nisja nga provat e mia. Megjithat\u00eb, fillimisht shkova te aktori Dhimit\u00ebr Traj\u00e7e, sepse ai kishte nj\u00eb album t\u00eb madh dhe i k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb gjente figur\u00ebn e ndonj\u00eb kardinali. Kur ai ma gjeti nj\u00eb t\u00eb till\u00eb u hodha p\u00ebrpjet\u00eb nga g\u00ebzimi. Shkova te piktori Kostaq Tushi dhe i k\u00ebrkova t\u00eb ma pikturonte. Sakaq ai mori penelin dhe e hodhi n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ia nisa seriozisht: zgjodha veshjen, makiazhin dhe nisa t\u00eb b\u00ebja prova vet\u00eb. Mbyllesha n\u00eb dhom\u00ebn time q\u00eb kisha n\u00eb teat\u00ebr dhe q\u00ebndroja atje p\u00ebr her\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me radh\u00eb. Pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh u binda se ia kisha dal\u00eb mban\u00eb. \u201cHape der\u00ebn!\u201c u d\u00ebgjua s\u00ebrish z\u00ebri nga jasht\u00eb. Un\u00eb deri n\u00eb at\u00eb \u00e7ast e kisha gjetur \u00e7el\u00ebsin.E hapa der\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb po m\u00eb v\u00ebshtronin t\u00eb habitur.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb dukej sikur pyesnin veten: Si \u00ebsht\u00eb e mundur! \u201cVet\u00ebm qenke Ko\u00e7o?\u201c- me pyeten. \u201cVet\u00ebm jam\u201c, u p\u00ebrgjigja. \u201cPo \u00e7far\u00eb po b\u00ebn k\u00ebtu\u201c, m\u00eb pyet\u00ebn, por edhe duke v\u00ebshtruar tin\u00ebz nga dera e garderob\u00ebs s\u00eb rrobave. Deshironin te shkonin prane garderobes, por nuk paten guxim ta hapnin. Nuk dinin si t\u00eb b\u00ebnin. U vun\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebdyshje. Si ndenj\u00ebn edhe pak t\u00eb menduar, dol\u00ebn nga studioja nj\u00ebri pas tjetrit\u2026Pas pak do te fillonin provat gjenerale.<\/p>\n<p>\u201cKur ishin larguar te gjithe, mbylla deren e studios me celes dhe zbrita te skena per te luajtur proven gjenerale. Deri para kesaj mbremjeje, drejtuesit e teatrit m\u00eb kishin par\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ftoht\u00eb, aq sa po m\u00eb konsideronin si aktor t\u00eb d\u00ebshtuar. Megjithat\u00eb gjithcka do te vendosej te kjo prove e fundit; nese do t\u2019i mbaja rolet apo do te m\u2019i hiqnin. Por at\u00eb mbremje gjithkush mbeti i befasuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb \u00e7astin e par\u00eb t\u00eb pranishmit filluan t\u00eb duartrokisnin dhe t\u00eb qeshnin me t\u00eb madhe. Isha tjet\u00ebrsuar krejt\u00ebsisht. Roli im nuk kishte asnj\u00eb fjal\u00eb, por mjaftonte nj\u00eb e p\u00ebrkulura ime q\u00eb salla t\u00eb ngrihej pesh\u00eb. Rreth meje ishin njer\u00ebzit e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ata bisedonin se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin, por n\u00ebse un\u00eb mblidhja buz\u00ebt, ata q\u00eb ata \u00e7ast e dridhnin bised\u00ebn se kuptonin q\u00eb Papa ishte i pak\u00ebnaqur. Ndryshimet e papritura e t\u00eb herepashershme te deputet\u00ebve (personazheve) sillnin t\u00eb qeshura shp\u00ebrthyese.<\/p>\n<p>N\u00ebse un\u00eb tundja kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb miratimi, at\u00ebher\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e vendit, i jepnin ton bised\u00ebs dhe ideve t\u00eb tyre, por deri n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast ama, se un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri shprehja mes pamjes time nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb dukshme dhe q\u00eb at\u00eb \u00e7ast gjith\u00eb ata q\u00eb ishin rreth meje, tradhtonin idet\u00eb e tyre duke u p\u00ebrpjekur t\u2019i ndryshonin ato n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb mendoja un\u00eb.<\/p>\n<p>Kalimi nga nj\u00eb \u00e7ast te nj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrmes nj\u00eb temporitimi t\u00eb llogaritur mir\u00eb, ai ske\u00e7 q\u00eb nuk kishte n\u00eb p\u00ebrmbajtje ve\u00e7se uj\u00eb, u kthye nj\u00eb nga rolet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb atij festivali. Kur shkuam n\u00eb Durr\u00ebs, atje me rolin e kardinalit mora vler\u00ebsimin \u201cAktori m\u00eb i mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mbaj mend q\u00eb at\u00eb \u00e7ast u ndjeva i qet\u00eb, i lumturuar, sepse i kisha shp\u00ebtuar turpit\u2026 T\u00eb nj\u00ebjtin sukses do t\u00eb kisha me pas edhe me rolin e vog\u00ebl t\u00eb nj\u00eb kinezi\u2026\u201d . Kjo ishte femra ime me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb kap\u00ebn n\u00eb flagranc\u00eb, me t\u00eb mbeta i dashuruar gjith\u00eb jet\u00ebn time edhe sot e k\u00ebsaj dite.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cAshtu ndodhi v\u00ebrtet- nis t\u00eb tregoj\u00eb aktori Ko\u00e7o Qendro- m\u00eb zun\u00eb n\u00eb flagranc\u00eb me dashnoren time. Ndoshta q\u00eb nga ajo dit\u00eb nisa t\u00eb b\u00ebhesha m\u00eb i njohur. Pas provave un\u00eb hyja gjithnj\u00eb n\u00eb studion time. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebra edhe at\u00eb dit\u00eb q\u00eb lindi kjo histori. Dikush prej aktor\u00ebve q\u00eb kishte kaluar aty af\u00ebr der\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93442","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93442"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93442\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}