{"id":93435,"date":"2026-07-04T14:48:15","date_gmt":"2026-07-04T14:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/amerika-250-vjet-historia-e-nje-vendi-qe-ndryshon-kur-qytetaret-reagojne\/"},"modified":"2026-07-04T14:48:15","modified_gmt":"2026-07-04T14:48:15","slug":"amerika-250-vjet-historia-e-nje-vendi-qe-ndryshon-kur-qytetaret-reagojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/amerika-250-vjet-historia-e-nje-vendi-qe-ndryshon-kur-qytetaret-reagojne\/","title":{"rendered":"Amerika, 250 vjet: historia e nj\u00eb vendi q\u00eb ndryshon kur qytetar\u00ebt reagojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Thoma G\u00ebll\u00e7i<\/p>\n<p>Sot, m\u00eb 4 korrik 2026, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs sh\u00ebnojn\u00eb 250 vjet nga miratimi i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. M\u00eb 4 korrik 1776, kolonit\u00eb amerikane shpall\u00ebn ndarjen politike nga Britania e Madhe dhe hodh\u00ebn baz\u00ebn e nj\u00eb shteti t\u00eb ri.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua dhe familjen time, kjo dit\u00eb ka edhe nj\u00eb kuptim personal. Prej 30 vitesh jemi pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit t\u00eb k\u00ebtij vendi. Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb mor\u00ebm rrug\u00ebn nga Shqip\u00ebria p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb. Sot familja jon\u00eb ka edhe brezin e tret\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve t\u00eb dal\u00eb prej nesh: nip\u00ebrit tan\u00eb. Ky fakt m\u00eb b\u00ebn ta shoh Amerik\u00ebn jo vet\u00ebm si vendin ku kam ardhur p\u00ebr t\u00eb jetuar, por edhe si vendin ku f\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit tan\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve kam menduar shpesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh, t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb fuqish\u00ebm. Kam menduar p\u00ebr t\u00eb drejtat, p\u00ebr lirit\u00eb, p\u00ebr institucionet, p\u00ebr ligjin, p\u00ebr pun\u00ebn, p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb, por edhe p\u00ebr pabarazit\u00eb, konfliktet dhe tensionet q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb amerikane. Amerika \u00ebsht\u00eb vend i madh, por nuk \u00ebsht\u00eb vend i p\u00ebrsosur. Fuqia e saj nuk q\u00ebndron te mungesa e problemeve. Q\u00ebndron te fakti se qytetar\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reagojn\u00eb ndaj problemeve dhe ta detyrojn\u00eb shtetin t\u00eb p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb protesta. Jo protesta si ngjarje e jasht\u00ebzakonshme, por protesta si pjes\u00eb normale e jet\u00ebs qytetare. Kam par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb rrinin n\u00eb shi, pa u larguar p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, rreth nd\u00ebrtesave t\u00eb policis\u00eb s\u00eb emigracionit n\u00eb Portland, duke mbrojtur t\u00eb drejtat e emigrant\u00ebve pa dokumente nga aksionet e qeveris\u00eb federale.<\/p>\n<p>Kam par\u00eb dhe kam ndjekur protesta t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Minneapolis, ku qindra mij\u00ebra njer\u00ebz dilnin n\u00eb rrug\u00eb n\u00eb temperatura shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye: p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar trajtim m\u00eb njer\u00ebzor dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb shteti i shihte si m\u00eb t\u00eb pambrojtur.<\/p>\n<p>M\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje edhe nj\u00eb njeri i vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb cep rruge, me nj\u00eb pankart\u00eb n\u00eb dor\u00eb, duke k\u00ebrkuar trajtim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesit. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb njeri i vet\u00ebm mund t\u00eb duket i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, edhe nj\u00eb njeri i vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tradite t\u00eb gjat\u00eb qytetare. Ai nuk del aty sepse mendon se do ta ndryshoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb ligjin. Del sepse e di se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas\u00eb, t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb dhe t\u00eb mos pajtohet.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kam par\u00eb edhe n\u00eb Detroit, ku jetoj. Grevat dhe l\u00ebvizjet sindikaliste t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb industris\u00eb s\u00eb makinave jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb dhe e jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij qyteti. Detroiti e di mir\u00eb se t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb si dhurat\u00eb. Ato jan\u00eb k\u00ebrkuar, jan\u00eb mbrojtur dhe jan\u00eb fituar p\u00ebrmes organizimit, grevave dhe presionit publik. Greva e Flintit e viteve 1936\u20131937, q\u00eb lidhet me forcimin e sindikat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb industris\u00eb s\u00eb makinave n\u00eb Michigan dhe n\u00eb gjith\u00eb Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Amerika ka lindur nga nj\u00eb akt politik kund\u00ebrshtimi. Para se t\u00eb vinte Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb, kishte pasur vite protestash ndaj taksave, monopoleve dhe vendimeve t\u00eb marra nga nj\u00eb pushtet ku kolonit\u00eb nuk kishin p\u00ebrfaq\u00ebsim. Nata e \u00c7ajit n\u00eb Boston, n\u00eb vitin 1773, ishte nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr taks\u00ebs mbi \u00e7ajin dhe kund\u00ebr monopolizimit t\u00eb tregtis\u00eb nga Kompania e Indis\u00eb Lindore. Ajo ngjarje nuk ishte thjesht nj\u00eb konflikt p\u00ebr \u00e7ajin. Ishte nj\u00eb kund\u00ebrshtim ndaj ides\u00eb se nj\u00eb pushtet i larg\u00ebt mund t\u00eb vendoste taksa pa p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb i paguanin ato.<\/p>\n<p>Parimi \u201casnj\u00eb taksim pa p\u00ebrfaq\u00ebsim\u201d mbeti nj\u00eb nga idet\u00eb kryesore t\u00eb Revolucionit Amerikan. Kjo ide \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: qeveria nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb detyrime nga qytetar\u00ebt pa u dh\u00ebn\u00eb atyre t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ken\u00eb z\u00eb n\u00eb vendimmarrje. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bazat e demokracis\u00eb moderne. N\u00ebse qytetari paguan, punon, sh\u00ebrben, zbaton ligjin dhe mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ai duhet t\u00eb ket\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari nga qeveria.<\/p>\n<p>Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb shpreh iden\u00eb se qeverit\u00eb i marrin pushtetet e tyre nga p\u00eblqimi i t\u00eb qeverisurve dhe se populli ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb qeverin\u00eb kur ajo shkel q\u00ebllimet p\u00ebr t\u00eb cilat ekziston. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim politik q\u00eb e vendos qytetarin para qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, kjo ide u vendos edhe n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb Amandamentin e Par\u00eb. Amandamenti i Par\u00eb mbron lirin\u00eb e fjal\u00ebs, lirin\u00eb e shtypit, t\u00eb drejt\u00ebn e tubimit paq\u00ebsor dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar qeveris\u00eb ndreqjen e padrejt\u00ebsive. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se protesta \u00ebsht\u00eb neni i par\u00eb i Kushtetut\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Historia amerikane nuk u mbyll me themelimin e shtetit. P\u00ebrkundrazi, problemi m\u00eb i madh i Amerik\u00ebs filloi pik\u00ebrisht aty: nj\u00eb vend q\u00eb fliste p\u00ebr liri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pranonte skllav\u00ebrin\u00eb. Miliona njer\u00ebz me origjin\u00eb afrikane u mbajt\u00ebn n\u00eb skllav\u00ebri n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb e kishte shpallur lirin\u00eb si parim themelor.<\/p>\n<p>Kjo padrejt\u00ebsi nuk u zgjidh nga mir\u00ebsia e institucioneve. Ajo u p\u00ebrball nga njer\u00ebz q\u00eb e kund\u00ebrshtuan hapur. L\u00ebvizja abolicioniste e detyroi vendin t\u00eb p\u00ebrballej me skllav\u00ebrin\u00eb. Protestuesit amerikan\u00eb fol\u00ebn, shkruan, organizuan rrjete ndihme, ndihmuan njer\u00ebz t\u00eb arratiseshin dhe e mbajt\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen e skllav\u00ebris\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik.<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs Civile erdh\u00ebn ndryshimet kushtetuese q\u00eb ndryshuan ligj\u00ebrisht vendin. Amandamenti i 13-t\u00eb i dha fund skllav\u00ebris\u00eb. Amandamenti i 14-t\u00eb vendosi parime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb dhe mbrojtjen e barabart\u00eb nga ligji. Amandamenti i 15-t\u00eb ndaloi mohimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb rac\u00ebs, ngjyr\u00ebs ose gjendjes s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb. K\u00ebto ndryshime ishin rezultat i nj\u00eb konflikti t\u00eb gjat\u00eb politik, moral dhe shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe pas k\u00ebtyre ndryshimeve, barazia nuk u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb realitet. P\u00ebr dekada me radh\u00eb, njer\u00ebzit me ngjyr\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me segregacion, dhun\u00eb, pengesa n\u00eb votim dhe diskriminim t\u00eb hapur. Kjo tregon se ligji \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, por jo gjithmon\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Ligji duhet zbatuar. Kur nuk zbatohet, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb reagojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin e 20-t\u00eb, L\u00ebvizja p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile e tregoi m\u00eb qart\u00eb se \u00e7do periudh\u00eb tjet\u00ebr se protesta mund ta ndryshoj\u00eb ligjin. Rosa Parks, q\u00eb nuk ia l\u00ebshoi vendin n\u00eb autobus nj\u00eb t\u00eb bardhi, bojkoti i autobus\u00ebve n\u00eb Montgomery, student\u00ebt q\u00eb u ul\u00ebn n\u00eb banak\u00ebt e restoranteve ku nuk lejoheshin njer\u00ebzit me ngjyr\u00eb, marshimet n\u00eb Selma dhe organizimi i Martin Luther King Jr. e detyruan shtetin amerikan t\u00eb vepronte. Akti i t\u00eb Drejtave Civile i vitit 1964 ndaloi diskriminimin n\u00eb vendet publike, ndihmoi integrimin e shkollave dhe institucioneve publike dhe e b\u00ebri t\u00eb paligjsh\u00ebm diskriminimin n\u00eb pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>Marshimet nga Selma n\u00eb Montgomery n\u00eb vitin 1965 u organizuan p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pengesat q\u00eb u vendoseshin qytetar\u00ebve me ngjyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar. Dhuna ndaj protestuesve n\u00eb ur\u00ebn Edmund Pettus u pa nga publiku amerikan dhe e rriti presionin ndaj qeveris\u00eb federale. Kjo periudh\u00eb \u00e7oi n\u00eb miratimin e Aktit t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Vot\u00ebs n\u00eb vitin 1965, nj\u00eb nga ligjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb amerikane p\u00ebr mbrojtjen e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta logjik\u00eb vlen edhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave. Grat\u00eb amerikane nuk e mor\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs sepse politika vendosi t\u2019ua dhuronte. L\u00ebvizja p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs filloi q\u00eb n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, vazhdoi p\u00ebr dekada me radh\u00eb. Grat\u00eb organizuan mbledhje, fjalime, peticione, protesta dhe veprime publike. Amandamenti i 19-t\u00eb, i ratifikuar n\u00eb vitin 1920, ishte rezultat i k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e pun\u00ebtor\u00ebve \u00ebsht\u00eb po ashtu pjes\u00eb e k\u00ebsaj historie. Amerika u b\u00eb fuqi industriale, por kjo nuk ndodhi pa kosto njer\u00ebzore. Pun\u00ebtor\u00ebt punonin me or\u00eb t\u00eb gjata, shpesh n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe me pak mbrojtje. K\u00ebrkesa p\u00ebr dit\u00ebn tet\u00ebor\u00ebshe t\u00eb pun\u00ebs u ngrit nga l\u00ebvizjet pun\u00ebtore q\u00eb n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb. N\u00eb vitin 1886, qindra mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin iu bashkuan k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkurtimin e orarit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat q\u00eb sot duken normale, si kufizimi i orarit t\u00eb pun\u00ebs, siguria n\u00eb vendin e pun\u00ebs, pagesa m\u00eb e drejt\u00eb, e drejta p\u00ebr organizim sindikal dhe pushimi javor, kan\u00eb pasur pas vetes p\u00ebrplasje t\u00eb gjata. Ato nuk kan\u00eb ardhur si dhurata. Kan\u00eb ardhur p\u00ebrmes presionit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe organizimit t\u00eb tyre. Kjo duhet kujtuar sidomos n\u00eb vende si Detroiti, ku historia e pun\u00ebs dhe e industris\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e identitetit t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Edhe pun\u00ebtor\u00ebt emigrant\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb kan\u00eb pasur historin\u00eb e tyre t\u00eb protest\u00ebs. Greva dhe bojkoti i rrushit t\u00eb lidhura me organizimin e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb fermave dhe me emra si Cesar Chavez dhe Dolores Huerta, treguan se edhe pun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb pak t\u00eb mbrojtur mund t\u00eb organizohen dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Kjo l\u00ebvizje nuk ishte vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje page. Ishte \u00e7\u00ebshtje dinjiteti, sigurie dhe njohjeje shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Edhe protestat kund\u00ebr Luft\u00ebs n\u00eb Vietnam treguan se qytetar\u00ebt amerikan\u00eb mund t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb vendit t\u00eb tyre. Protestat studentore, p\u00ebrfshir\u00eb ngjarjen tragjike n\u00eb Kent State n\u00eb vitin 1970, ku Garda Komb\u00ebtare q\u00eblloi mbi student\u00eb t\u00eb paarmatosur dhe vrau kat\u00ebr prej tyre, mbeten pjes\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e historis\u00eb amerikane. Ato tregojn\u00eb se protesta mund t\u00eb ket\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb dhe se shteti demokratik nuk \u00ebsht\u00eb i imunizuar nga gabimet e r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Amerika n\u00eb k\u00ebto 30 vite. Liria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e drejta p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pasur. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e drejta p\u00ebr t\u00eb punuar, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr t\u00eb hapur biznes ose p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb. Liria \u00ebsht\u00eb edhe e drejta p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb se po gabon. \u00cbsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. \u00cbsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb pankart\u00eb. \u00cbsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari. \u00cbsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb mos u pajtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kam par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve edhe kur vet\u00eb nuk p\u00ebrfitojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt prej tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb amerikane. Nj\u00eb qytetar amerikan mund t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shi p\u00ebr nj\u00eb emigrant pa dokumente. Mund t\u00eb protestoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb nuk e njeh. Mund t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb tij. Mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb komunitet ku nuk b\u00ebn pjes\u00eb. Kjo nuk ndodh gjithmon\u00eb dhe nuk ndodh kudo, por kur ndodh, tregon nivelin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb qytetaris\u00eb.<\/p>\n<p>Amerika ka shum\u00eb probleme sot. Ka ndarje politike, pabarazi ekonomike, tensione racore, mosmarr\u00ebveshje t\u00eb forta mbi emigracionin, arsimin, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb drejtat civile dhe rolin e shtetit. Ka edhe nj\u00eb gjuh\u00eb publike q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb e ashp\u00ebr dhe e pap\u00ebrgjegjshme. Por kjo nuk e zhvler\u00ebson historin\u00eb e saj. P\u00ebrkundrazi, tregon se ky vend vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb debat me veten.<\/p>\n<p>N\u00eb 250-vjetorin e saj, Amerika nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb paraqitet si vend pa gabime. Nj\u00eb vend i lir\u00eb nuk matet nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb fshehur gabimet. Matet nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i pranuar, p\u00ebr t\u2019i diskutuar dhe p\u00ebr t\u2019i korrigjuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, protesta \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs amerikane. Ajo i kujton qeveris\u00eb se qytetari nuk \u00ebsht\u00eb spektator. I kujton institucioneve se pushteti nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 250-vjetor, Amerika duhet par\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrmes fest\u00ebs, por edhe p\u00ebrmes historis\u00eb s\u00eb saj qytetare. Ajo histori tregon se liria nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht. \u00cbsht\u00eb mbrojtur n\u00eb gjykata, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb fabrika, n\u00eb shkolla, n\u00eb universitete, n\u00eb autobus\u00eb, n\u00eb ferma, n\u00eb qendra votimi dhe para nd\u00ebrtesave qeveritare.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Amerika q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00eb shum\u00eb: jo vet\u00ebm Amerika e fuqis\u00eb ushtarake, ekonomis\u00eb s\u00eb madhe dhe universiteteve t\u00eb njohura, por Amerika e qytetarit q\u00eb del n\u00eb rrug\u00eb kur mendon se nj\u00eb e drejt\u00eb po shkelet. Ky qytetar mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb marshimi me qindra mij\u00ebra vet\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb edhe vet\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb cep rruge, me nj\u00eb pankart\u00eb n\u00eb dor\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs tradit\u00eb.<\/p>\n<p>Sot Amerika mbush 250 vjet. P\u00ebr ne q\u00eb erdh\u00ebm k\u00ebtu 30 vjet m\u00eb par\u00eb, kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pjes\u00eb e historis\u00eb son\u00eb familjare. F\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit tan\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij vendi. Ata do ta trash\u00ebgojn\u00eb Amerik\u00ebn ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, me arritjet dhe problemet e saj. Do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e krenaris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrditshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Thoma G\u00ebll\u00e7i Sot, m\u00eb 4 korrik 2026, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs sh\u00ebnojn\u00eb 250 vjet nga miratimi i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. M\u00eb 4 korrik 1776, kolonit\u00eb amerikane shpall\u00ebn ndarjen politike nga Britania e Madhe dhe hodh\u00ebn baz\u00ebn e nj\u00eb shteti t\u00eb ri. P\u00ebr mua dhe familjen time, kjo dit\u00eb ka edhe nj\u00eb kuptim personal. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93435","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93435","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93435"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93435\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93435"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93435"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93435"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}