{"id":93402,"date":"2026-07-04T09:48:23","date_gmt":"2026-07-04T09:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/rritet-interesi-per-egjiptin-dhe-spanjen-ja-destinacionet-e-preferuara-te-pushimeve-per-shqiptaret-dhe-sa-u-kushtojne\/"},"modified":"2026-07-04T09:48:23","modified_gmt":"2026-07-04T09:48:23","slug":"rritet-interesi-per-egjiptin-dhe-spanjen-ja-destinacionet-e-preferuara-te-pushimeve-per-shqiptaret-dhe-sa-u-kushtojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/rritet-interesi-per-egjiptin-dhe-spanjen-ja-destinacionet-e-preferuara-te-pushimeve-per-shqiptaret-dhe-sa-u-kushtojne\/","title":{"rendered":"Rritet interesi p\u00ebr Egjiptin dhe Spanj\u00ebn\/ Ja destinacionet e preferuara t\u00eb pushimeve p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe sa u kushtojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshe nga vitet e kaluara, pushimet e vitit 2026 nuk po ndikohen vet\u00ebm nga buxheti familjar.<\/p>\n<p>Vera e vitit 2026 po nd\u00ebrtohet mes dy realiteteve. Nga nj\u00ebra an\u00eb, shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb ta konsiderojn\u00eb pushimin veror si shpenzimin q\u00eb nuk preket, edhe kur shtr\u00ebngojn\u00eb buxhetin n\u00eb fusha t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb transportit, akomodimit dhe paketave turistike po i detyrojn\u00eb t\u00eb planifikojn\u00eb m\u00eb her\u00ebt, t\u00eb krahasojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb alternativa q\u00eb deri pak vite m\u00eb par\u00eb nuk ishin n\u00eb radar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb shoq\u00ebruar me pasiguri gjeopolitike, ku konflikti Izrael-Iran ndikoi p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb tregjet e energjis\u00eb dhe t\u00eb transportit ajror, industria e turizmit u p\u00ebrball me nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re kostosh. Edhe pse marr\u00ebveshja e fundit p\u00ebr uljen e tensioneve ka sjell\u00eb qet\u00ebsi n\u00eb tregjet e naft\u00ebs, \u00e7mimet e biletave ajrore mbeten m\u00eb t\u00eb larta se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar nuk duket se \u00ebsht\u00eb zbehur. Agjencit\u00eb turistike raportojn\u00eb se rezervimet e hershme kan\u00eb vijuar me ritme t\u00eb larta, nd\u00ebrsa Greqia dhe Turqia mbeten destinacionet kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Paralelisht, po rritet interesi p\u00ebr Egjiptin, Malt\u00ebn, Spanj\u00ebn dhe Italin\u00eb e Jugut, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e brezit t\u00eb ri po i organizon pushimet pa agjenci, duke kombinuar fluturime lou-cost, apartamente me qira dhe p\u00ebrvoja m\u00eb autentike.<\/p>\n<p>Ndryshe nga vitet e kaluara, pushimet e vitit 2026 nuk po ndikohen vet\u00ebm nga buxheti familjar. N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb ver\u00eb e shoq\u00ebruar me protesta t\u00eb vazhdueshme n\u00eb Tiran\u00eb dhe me nj\u00eb klim\u00eb politike m\u00eb t\u00eb tensionuar ka shtyr\u00eb shum\u00eb familje t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dit\u00eb larg qytetit, nd\u00ebrsa operator\u00ebt turistik\u00eb raportojn\u00eb rritje interesi p\u00ebr fundjavat e zgjatura dhe paketat jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas tyre, ka pasur edhe familje q\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb pushimet p\u00ebr shkak t\u00eb protestave, duke qen\u00eb t\u00eb angazhuar. Nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim i duksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb zgjerimi i sezonit. N\u00ebse dikur korriku dhe gushti dominonin zgjedhjet, tashm\u00eb qershori dhe sidomos shtatori po fitojn\u00eb terren.<\/p>\n<p>Temperaturat m\u00eb t\u00eb moderuara, \u00e7mimet deri n\u00eb 20-30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe shmangia e mbipopullimit po e kthejn\u00eb shtatorin n\u00eb muajin e parap\u00eblqyer t\u00eb nj\u00eb pjese gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pushuesve shqiptar\u00eb. Qershori, nga ana tjet\u00ebr, sipas agjencive t\u00eb kontaktuara n\u00eb kryeqytet, n\u00eb rezervimet e hershme t\u00eb janar-shkurtit, rezulton me kosto 35% m\u00eb lir\u00eb sesa korriku dhe gushti.<\/p>\n<p>Greqia dhe Turqia mbeten n\u00eb krye, por rritet interesi p\u00ebr Egjiptin dhe Spanj\u00ebn<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2026, shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u2019u q\u00ebndrojn\u00eb besnik\u00eb dy destinacioneve tradicionale t\u00eb pushimeve jasht\u00eb vendit: Greqis\u00eb dhe Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas operator\u00ebve turistik\u00eb t\u00eb kontaktuar nga \u201cMonitor\u201d, pjesa m\u00eb e madhe e rezervimeve t\u00eb sezonit veror vijon t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb k\u00ebto dy tregje, t\u00eb favorizuara nga af\u00ebrsia, infrastruktura turistike e zhvilluar dhe raporti relativisht i q\u00ebndruesh\u00ebm mes \u00e7mimit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Greqi, destinacionet m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara mbeten Korfuzi, Halkidiki, Parga dhe Lefkada. Sipas informacionit t\u00eb siguruar nga agjencit\u00eb turistike, interesi \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb sidomos p\u00ebr familjet q\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me automjetin e tyre dhe t\u00eb shmangin kostot e fluturimeve.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb raportojn\u00eb se \u00e7mimet kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje krahasuar me sezonin e kaluar. Sipas ofertave t\u00eb tyre p\u00ebr sezonin veror 2026, nj\u00eb paket\u00eb 5-7 net n\u00eb hotel me kat\u00ebr yje n\u00eb destinacione si Korfuzi apo Halkidiki luhatet p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga 650 deri n\u00eb 900 euro p\u00ebr person gjat\u00eb korrikut dhe gushtit, nd\u00ebrsa resortet me pes\u00eb yje mund t\u00eb kalojn\u00eb 1,000 euro p\u00ebr person.<\/p>\n<p>Turqia mbetet destinacioni m\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr paketat \u201call inclusive\u201d dhe \u201cultra all inclusive\u201d. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga agjencit\u00eb turistike, Antalya vazhdon t\u00eb dominoj\u00eb rezervimet, e ndjekur nga Bodrumi, Kemeri dhe Alanya. Paketat standarde p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb resort me pes\u00eb yje nisin nga rreth 800 euro p\u00ebr person, nd\u00ebrsa resortet premium mund t\u00eb arrijn\u00eb nga 1,500 deri n\u00eb mbi 2,500 euro p\u00ebr person.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb theksojn\u00eb se rezervimet e hershme kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb kursimit k\u00ebt\u00eb vit, me zbritje q\u00eb n\u00eb disa raste kan\u00eb arritur deri n\u00eb 30% krahasuar me \u00e7mimet e sezonit t\u00eb pikut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvillim interesant i k\u00ebtij sezoni \u00ebsht\u00eb rritja e interesit p\u00ebr Egjiptin. Sipas operator\u00ebve turistik\u00eb, destinacionet si Sharm El Sheikh dhe Hurghada po t\u00ebrheqin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb fal\u00eb kombinimit t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrueshme, resorteve t\u00eb m\u00ebdha dhe \u00e7mimeve konkurruese.<\/p>\n<p>Nga informacionet e siguruara nga agjencit\u00eb turistike rezulton se paketat p\u00ebr 7 net n\u00eb hotele me kat\u00ebr dhe pes\u00eb yje variojn\u00eb nga 750 deri n\u00eb 1,100 euro p\u00ebr person, duke e kthyer Egjiptin n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndaj Turqis\u00eb p\u00ebr segmentin q\u00eb k\u00ebrkon sh\u00ebrbim t\u00eb plot\u00eb me kosto t\u00eb kontrolluar.<\/p>\n<p>Paralelisht, po rritet edhe interesi p\u00ebr Spanj\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht Barcelon\u00ebn, Costa Brava-n, Valencian dhe Majork\u00ebn. Sipas agjencive t\u00eb udh\u00ebtimit, k\u00ebto destinacione po zgjidhen kryesisht nga t\u00eb rinjt\u00eb dhe \u00e7iftet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb kombinim mes plazhit, jet\u00ebs urbane dhe eksperiencave kulturore.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb paketat e ofruara nga agjencit\u00eb, udh\u00ebtimet me avion dhe akomodim p\u00ebr 4-5 net nisin nga rreth 400-500 euro p\u00ebr person n\u00eb shtator, nd\u00ebrsa gjat\u00eb kulmit t\u00eb sezonit mund t\u00eb arrijn\u00eb 700-900 euro.<\/p>\n<p>Italia vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb treg i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por me profil t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Turqia apo Greqia. Puglia, Bari, Lecce, Sicilia dhe Amalfi po t\u00ebrheqin udh\u00ebtar\u00eb q\u00eb preferojn\u00eb turizmin gastronomik, qytetet historike dhe l\u00ebvizjen e pavarur.<\/p>\n<p>Sipas operator\u00ebve turistik\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb k\u00ebto nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht pushime plazhi, por udh\u00ebtime t\u00eb nd\u00ebrtuara rreth p\u00ebrvoj\u00ebs, ku gastronomia, kultura dhe aktivitetet lokale peshojn\u00eb po aq sa deti dhe hoteli. Sipas informacionit t\u00eb siguruar nga agjencit\u00eb, kostot p\u00ebr Italin\u00eb ndryshojn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb destinacionit dhe periudh\u00ebs s\u00eb rezervimit.<\/p>\n<p>Fluturimet vajtje-ardhje drejt Barit apo Brindisit mund t\u00eb gjenden nga 60 deri n\u00eb 150 euro p\u00ebr person n\u00eb rezervimet e hershme, nd\u00ebrsa gjat\u00eb kulmit t\u00eb sezonit, \u00e7mimet shpesh kalojn\u00eb 200 euro. Akomodimi n\u00eb hotele me 3 dhe 4 yje n\u00eb Puglia, Bari apo Lecce varion mes 70 dhe 150 euro p\u00ebr nat\u00eb p\u00ebr dhom\u00eb dyshe, nd\u00ebrsa n\u00eb destinacione m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara si Amalfi apo disa zona t\u00eb Sicilis\u00eb, \u00e7mimet mund t\u00eb arrijn\u00eb nga 180 deri n\u00eb mbi 300 euro p\u00ebr nat\u00eb gjat\u00eb muajve korrik-gusht.<\/p>\n<p>N\u00eb total, nj\u00eb udh\u00ebtim 4-5 net me fluturim dhe akomodim p\u00ebr nj\u00eb person zakonisht kushton nga 350 deri n\u00eb 700 euro, nd\u00ebrsa paketat m\u00eb premium mund t\u00eb kalojn\u00eb leht\u00ebsisht kufirin e 1,000 eurove.<\/p>\n<p>Nj\u00eb destinacion q\u00eb po fiton v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb edhe Sardenja, pas vendosjes s\u00eb fluturimeve direkte nga Tirana drejt Algheros. Linja e re ka ulur ndjesh\u00ebm koh\u00ebn dhe koston e udh\u00ebtimit, duke e b\u00ebr\u00eb ishullin italian m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr turist\u00ebt shqiptar\u00eb. Fluturimet direkte zgjasin rreth 1 or\u00eb e 45 minuta dhe operohen disa her\u00eb n\u00eb jav\u00eb gjat\u00eb sezonit veror.<\/p>\n<p>Sipas operator\u00ebve turistik\u00eb, Sardenja po t\u00ebrheq kryesisht udh\u00ebtar\u00eb me t\u00eb ardhura mesatare dhe t\u00eb larta, t\u00eb interesuar p\u00ebr plazhet e njohura, natyr\u00ebn e ruajtur dhe standardin e lart\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve turistike. Biletat vajtje-ardhje t\u00eb rezervuara her\u00ebt mund t\u00eb gjenden nga rreth 60-150 euro p\u00ebr person, nd\u00ebrsa gjat\u00eb kulmit t\u00eb sezonit, \u00e7mimet rriten ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Akomodimi n\u00eb zonat turistike t\u00eb Algheros, Olbias apo Costa Smeralda varion zakonisht nga 100 deri n\u00eb 250 euro p\u00ebr nat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhom\u00eb dyshe n\u00eb hotele me 3 dhe 4 yje, nd\u00ebrsa resortet dhe strukturat luksoze mund t\u00eb kushtojn\u00eb disa qindra euro m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim 5-7 net, kostoja totale e udh\u00ebtimit, p\u00ebrfshir\u00eb fluturimin dhe akomodimin, llogaritet zakonisht nga 600 deri n\u00eb mbi 1,200 euro p\u00ebr person, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb periudh\u00ebs dhe nivelit t\u00eb hotelit t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Shtatori po fiton terren si muaj pushimesh<\/p>\n<p>Dikur i konsideruar si fundi i sezonit turistik, shtatori po shnd\u00ebrrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga muajt m\u00eb t\u00eb preferuar p\u00ebr pushime nga shqiptar\u00ebt. Agjencit\u00eb turistike raportojn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr udh\u00ebtime gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb shtatorit \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm vitet e fundit, duke e kthyer k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nga nj\u00eb alternativ\u00eb ekonomike n\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb disa destinacione, rezervimet p\u00ebr shtatorin po afrohen me ato t\u00eb korrikut, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e strukturave akomoduese raportojn\u00eb z\u00ebnie t\u00eb lart\u00eb edhe pas dat\u00ebs 10 shtator.<\/p>\n<p>Arsyet jan\u00eb kryesisht ekonomike, por jo vet\u00ebm. N\u00eb shumic\u00ebn e destinacioneve mesdhetare, \u00e7mimet e akomodimit bien me 15 deri n\u00eb 30% krahasuar me kulmin e sezonit, nd\u00ebrsa biletat ajrore dhe paketat turistike ofrohen me tarifa m\u00eb konkurruese.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb familje me kat\u00ebr persona, diferenca mes nj\u00eb pushimi n\u00eb gusht dhe nj\u00eb pushimi n\u00eb shtator mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb disa qindra euro kursim, pa hequr dor\u00eb nga i nj\u00ebjti hotel apo destinacion.<\/p>\n<p>Por kursimi nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi motiv. Pushuesit po vler\u00ebsojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb komoditetin q\u00eb ofron shtatori. Temperaturat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuara, plazhet m\u00eb pak t\u00eb mbipopulluara dhe sh\u00ebrbimi n\u00eb hotele e restorante m\u00eb i qet\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshe nga vitet e kaluara, pushimet e vitit 2026 nuk po ndikohen vet\u00ebm nga buxheti familjar. Vera e vitit 2026 po nd\u00ebrtohet mes dy realiteteve. Nga nj\u00ebra an\u00eb, shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb ta konsiderojn\u00eb pushimin veror si shpenzimin q\u00eb nuk preket, edhe kur shtr\u00ebngojn\u00eb buxhetin n\u00eb fusha t\u00eb tjera. Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93402","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93402\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}