{"id":934,"date":"2024-09-20T07:01:15","date_gmt":"2024-09-20T07:01:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/20\/rel-von-der-leyen-takon-lideret-e-ballkanit-perendimor-e-keni-vendin-ne-be\/"},"modified":"2024-09-20T07:01:15","modified_gmt":"2024-09-20T07:01:15","slug":"rel-von-der-leyen-takon-lideret-e-ballkanit-perendimor-e-keni-vendin-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/20\/rel-von-der-leyen-takon-lideret-e-ballkanit-perendimor-e-keni-vendin-ne-be\/","title":{"rendered":"REL: Von der Leyen takon lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor: E keni vendin n\u00eb BE!"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua n\u00eb Bruksel me lider\u00ebt e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb pune, me t\u00eb cil\u00ebt diskutoi p\u00ebr zgjerimin dhe p\u00ebr nj\u00eb plan p\u00ebr rritje ekonomike kushtuar atyre. N\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb X pas takimit, Von der Leyen tha se gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor e kan\u00eb vendin n\u00eb Bashkim Evropian.<\/p>\n<p>\u201cSot i prita lider\u00ebt e gjasht\u00eb partner\u00ebve nga Ballkani Per\u00ebndimor. Q\u00eb t\u00eb gjitha gjasht\u00eb vendet e kan\u00eb vendin n\u00eb Evrop\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi duke punuar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ne jemi duke i sjell ekonomit\u00eb dhe tregjet e tyre m\u00eb af\u00ebr tonave me Planin ton\u00eb t\u00eb Rritjes prej 6 miliard\u00eb eurosh p\u00ebr rajonin\u201d, shkroi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb drek\u00ebn e pun\u00ebs mor\u00ebn pjes\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, kryetarja e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Borjana Krishto, kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Milojko Spaji\u00e7, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hristijan Mickoski, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti tha se b\u00ebri thirrje q\u00eb t\u00eb trajtohet aplikimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian dhe Kosov\u00ebs t\u2019i jepet pyet\u00ebsori dhe statusi i vendit kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Kosova aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE m\u00eb 15 dhjetor t\u00eb vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vet\u00ebm n\u00eb rajon q\u00eb nuk e ka ende statusin e vendit kandidat. Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, tha se gjat\u00eb drek\u00ebs u bisedua p\u00ebr planet e Komisionit t\u00eb ri Evropian dhe p\u00ebr iniciativat strategjike, korridoret e gjelbra dhe rrug\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p>Sipas tij, presidentja Von der Leyen kishte nj\u00eb q\u00ebndrim pozitiv ndaj zgjerimit.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes<\/p>\n<p>N\u00eb drek\u00ebn e pun\u00ebs u diskutuan mbi agjend\u00ebn reformuese q\u00eb t\u00eb gjitha vendet, p\u00ebrve\u00e7 Bosnje e Hercegovin\u00ebs, e dor\u00ebzuan me koh\u00eb n\u00eb Bruksel. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr reformat q\u00eb lidhen, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me sundimin e ligjit, demokracin\u00eb, reformat institucionale, parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve t\u00eb interesit, si dhe nd\u00ebrmarrjen e hapave t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb fondet t\u00eb mos keqp\u00ebrdoren. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fondet financiare nga Plani i Rritjes, \u00e7do shtet nga Ballkani Per\u00ebndimor ishte i obliguar t\u00eb d\u00ebrgonte agjend\u00ebn reformuese.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kurti u shpreh se Kosova ka qen\u00eb \u201cnj\u00eb nd\u00ebr vendet e para\u201d q\u00eb ka dor\u00ebzuar agjend\u00ebn e reformave \u201cduke treguar k\u00ebshtu p\u00ebrkushtimin e saj p\u00ebr Planin e Rritjes\u201d.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 tha se Serbia s\u00eb shpejti do t\u00eb marr\u00eb k\u00ebstin e par\u00eb prej 112 milion\u00eb eurosh nga Plani i Rritjes. Presidenti serb beson se tregu i unifikuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb kushti themelor p\u00ebr t\u2019u bashkuar me tregun e unifikuar evropian.<\/p>\n<p>\u201cAi q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, ai bie nga loja. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe e pranojn\u00eb p\u00ebrmes CEFTA-s dhe Procesit t\u00eb Berlinit, ata mbeten n\u00eb loj\u00eb. Ne mbetemi n\u00eb loj\u00eb. Duam nj\u00eb Ballkan t\u00eb Hapur,\u201d- tha ai, duke aluduar n\u00eb kryeministrin Kurti.<\/p>\n<p>Por, sipas Qeveris\u00eb kosovare, Kurti e \u201ckonfirmoi mb\u00ebshtetjen\u201d p\u00ebr Procesin e Berlinit\u201d, derisa shprehu \u201cangazhimin e tij dhe t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb reja, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kat\u00ebr marr\u00ebveshjeve t\u00eb mobilitetet t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb vitin 2022 n\u00eb Berlin\u201d.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia kan\u00eb mosmarr\u00ebveshje rreth CEFTA-s, Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore, pasi kjo e para ndaloi importin e mallrave serbe m\u00eb 2023. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Vu\u00e7i\u00e7 shtoi se, sa i p\u00ebrket kushteve p\u00ebr Planin e Rritjes \u201ct\u00eb gjith\u00eb kriteret nga agjenda reformuese, nga ndihma shtet\u00ebrore, tender\u00ebt publik\u00eb, t\u00eb gjitha i kemi p\u00ebrmbushur dhe i kemi n\u00ebnshkruar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se vet\u00ebm nj\u00eb vend nuk ka ardhur me kriteret themelore t\u00eb p\u00ebrmbushura. Nj\u00eb i till\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb p\u00ebrparimin e t\u00eb tjer\u00ebve, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim i mir\u00eb,\u201d-tha Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb m\u00ebsoi se dokumenti mbi Planin e Rritjes q\u00eb Bosnja e Hercegovina i dor\u00ebzoi Brukselit nuk plot\u00ebson kriteret p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr Komisionin Evropian (KE). Si\u00e7 merret vesh, Bosnja e Hercegovina ka d\u00ebrguar nj\u00eb dokument t\u00eb paplot\u00eb q\u00eb nuk reflekton t\u00eb gjitha rekomandimet e KE-s\u00eb. Bosnja dhe Hercegovina ka humbur k\u00ebshtu afatin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb koh\u00eb agjend\u00ebn reformuese q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fonde financiare nga Plani i Rritjes p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Von der Leyen me k\u00ebt\u00eb takim po ashtu d\u00ebshmoi se edhe n\u00eb mandatin e ri do t\u2019i kushtoj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebtij rajoni dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb. Sipas nj\u00eb p\u00ebrllogaritje jozyrtare, Kosova do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb mbi 880 milion\u00eb euro nga ky Plan i Rritjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Serbin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 kritereve t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sundimin e ligjit, kusht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga ky Plan i Rritjes \u00ebsht\u00eb edhe angazhimi konstruktiv n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb raporteve mes tyre, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe zbatimin e t\u00eb gjitha obligimeve nga procesi i dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/rel-von-der-leyen-takon-lideret-e-ballkanit-perendimor-e-keni-vendin-ne-be\/\">REL: Von der Leyen takon lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor: E keni vendin n\u00eb BE!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua n\u00eb Bruksel me lider\u00ebt e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb pune, me t\u00eb cil\u00ebt diskutoi p\u00ebr zgjerimin dhe p\u00ebr nj\u00eb plan p\u00ebr rritje ekonomike kushtuar atyre. N\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb X pas takimit, Von der Leyen tha se gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-934","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/934\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}