{"id":93394,"date":"2026-07-04T08:48:18","date_gmt":"2026-07-04T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/vezevendosja-kllocka-qe-nuk-pjell-me-flamingo\/"},"modified":"2026-07-04T08:48:18","modified_gmt":"2026-07-04T08:48:18","slug":"vezevendosja-kllocka-qe-nuk-pjell-me-flamingo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/04\/vezevendosja-kllocka-qe-nuk-pjell-me-flamingo\/","title":{"rendered":"Vez\u00ebvendosja, \u201ckllo\u00e7ka\u201d q\u00eb nuk pjell m\u00eb Flamingo"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetare e re e Top News u sulmua nga nj\u00eb \u201cgrua\u201d protestuese, nd\u00ebrsa raportonte nga protesta . Arsyeja ishte se asaj gruas nuk i p\u00eblqente Top Channel. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ajo tribun\u00eb ishte mallkuar Grida Duma dhe dy t\u00eb ftuar t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt nuk flasin q\u00eb t\u00eb p\u00eblqehen nga gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por vet\u00ebm nga ata q\u00eb duan t\u2019i besojn\u00eb. Mallkimi i tyre publik n\u00eb at\u00eb shesh, \u00e7oi tek dhuna ndaj nj\u00eb reportereje t\u00eb re t\u00eb Top Channel q\u00eb ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb dhe simpatizuese e protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Agresiviteti me t\u00eb cilin iu turr, m\u00eb kujtoi nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr e cila duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb trajnuar t\u2019i heq\u00eb droj\u00ebn vetes se mund ta marrin p\u00ebr t\u00eb arratisur nga ndonj\u00eb klinik\u00eb, e cila ka disa dit\u00eb q\u00eb ndjek deputet\u00eb t\u00eb parlamentit, nd\u00ebrsa hyjn\u00eb e dalin n\u00eb Kuvend. Her\u00eb i fyen, her\u00eb i filmon duke i fyer, dhe pastaj duke i q\u00eblluar me vez\u00eb dhe ndjehet krenare. Gjestin e saj e imiton dhe nj\u00eb grup m\u00eb i gjer\u00eb q\u00eb duket se kan\u00eb formuar nj\u00eb celul\u00eb t\u00eb Vez\u00ebvendosjes n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb e pati aplikuar Vet\u00ebvendosje n\u00eb Prishtin\u00eb. Ato vajzat e Vet\u00ebvendosjes, nuk linin vend t\u00eb trupit pa futur gazin dhe vez\u00ebt q\u00eb t\u00eb gjuanin Isa Mustafa\u00ebn kur t\u00eb hynte n\u00eb sall\u00eb t\u00eb Kuvendit apo duke ikur p\u00ebr sht\u00ebpi. Pastaj pati nj\u00eb episod kund\u00ebrp\u00ebrgjigjie, dhe b\u00ebn sikur nuk kishte ndodhur gj\u00eb. Nuk e b\u00ebn m\u00eb at\u00eb marr\u00ebzi.<\/p>\n<p>Vez\u00ebvendosja e Tiran\u00ebs duket n\u00eb delir nga ky zbatim i manualit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes s\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Duke qen\u00eb se jan\u00eb tek faqet e para t\u00eb manualit ku flitet p\u00ebr \u201cdelegjitimimin\u201d publik t\u00eb armiqve, k\u00ebta kan\u00eb krijuar nj\u00eb \u00e7et\u00eb lin\u00e7uesish, t\u00eb cil\u00ebt dhunojn\u00eb deputet\u00eb q\u00eb s\u2019u p\u00eblqejn\u00eb, gazetar\u00eb q\u00eb s\u2019u p\u00eblqejn\u00eb, politikan\u00eb q\u00eb s\u2019u p\u00eblqejn\u00eb apo figura publike dhe i kthejn\u00eb ata n\u00eb objekt sulmesh.<\/p>\n<p>Shikoja sot nj\u00eb video se si kjo vajza i fuste n\u00eb fytyr\u00eb Erion Bra\u00e7e telefonin duke e xhiruar me kamera nd\u00ebrsa ai shkonte n\u00eb zyr\u00ebn e tij dhe i k\u00ebrkonte llogari p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn. Erioni ishte nga ato dit\u00ebt q\u00eb ishte gdhir\u00eb mir\u00eb dhe qeshte, por mund t\u00eb ishte dhe n\u00eb dit\u00ebt e tij t\u00eb zakonshme q\u00eb gdhihet me xhinde dhe mund t\u2019ia hidhte telefonin n\u00eb plehra.<\/p>\n<p>E sulmuan barbarisht publicistin Ilir Demalia, dy bandit\u00eb q\u00eb e identifikuan si \u201cnjeri t\u00eb shtetit\u201d, dhe qindra komente t\u00eb Vez\u00ebvendosjes uronin vdekjen e tij sa m\u00eb par\u00eb. As n\u00eb Palestin\u00eb nuk ka pas kaq miratim p\u00ebr sulmin ndaj Kullave Binjake n\u00eb SHBA, sa miratohet unanimisht vdekja nga \u201cFlamingot\u201d e Vez\u00ebvendosjes n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti grup sulmoi aktorin e talentuar Gaz Paja, me legjendat urbane q\u00eb shpikin vet\u00eb n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb, vet\u00ebm pse ai nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb krah t\u00eb tyre. Von\u00eb mora vesh q\u00eb dhe mua m\u00eb kishte filmuar nga pas duke ikur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb n\u00eb krah t\u00eb protestuesve, por q\u00eb quhesha fajtor q\u00eb nuk isha n\u00eb mes t\u00eb tyre. E pash\u00eb nj\u00eb si burr\u00eb t\u00eb parruar me leshra q\u00eb e kisha p\u00ebrball\u00eb, por e uli telefonin ngaq\u00eb e pash\u00eb q\u00eb po filmonte. Kur u shk\u00ebmbyem nisi t\u00eb filmonte nga pas dhe aty kuptova q\u00eb ishte grua. Pyeta dhe m\u00eb than\u00eb se e quanin Anisa Caka dhe me dhan\u00eb sqarime si ishte hallexhije dhe me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jeton. Nuk mu desh\u00ebn gjith\u00eb ato sqarime edhe pse vlenin p\u00ebr t\u00eb kuptuar se pas sjelljeve t\u00eb tilla shpesh fshihen histori halexhinjsh pa dinjitet, q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime politike n\u00eb emer t\u00eb \u201cdinjitetit\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam s\u00eb paku 35 vjet q\u00eb punoj p\u00ebrdit\u00eb si gazetar dhe nuk kam par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb till\u00eb lin\u00e7imi publik ndaj politikan\u00ebve dhe gazetar\u00ebve, apo personaliteteve publike si kjo e k\u00ebtij grupit t\u00eb Vez\u00ebvendosjes n\u00eb Tiran\u00eb. Pak e ngjashme me k\u00ebt\u00eb ka qen\u00eb situata me Komitetet e Shp\u00ebtimit Publik n\u00eb vitin 1997, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnin lista p\u00ebr politikan\u00eb dhe gazetar\u00eb q\u00eb duhehsin hequr qafe, por nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebnin ndonj\u00eb kujdes ta mbanin fjal\u00ebn. Kur i takoje, si\u00e7 thoshte dhe Zani Caushi, si objektiv kishin \u201cq\u00eb duam t\u00eb ham\u00eb, duam t\u00eb pim\u00eb e duam t\u00eb \u2026\u201d. K\u00ebta p\u00ebrve\u00e7se jan\u00eb m\u00eb banal\u00eb se Zani Caushi me shok\u00eb, jan\u00eb dhe shoq\u00ebrisht m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm pasi nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb se duan t\u00eb lin\u00e7ojn\u00eb disa deputet\u00eb apo politikan\u00eb q\u00eb u dalin n\u00eb rrug\u00eb. E b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. E b\u00ebjn\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb reagoj\u00eb ndaj tyre fizikisht dhe t\u00eb krijojn\u00eb kauz\u00eb t\u00eb re meq\u00eb revolucioni nuk mbahet pa viktima.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb arritje e madhe q\u00eb revolucioni ka mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb dhe njer\u00ebzit e gatsh\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebflijim t\u00eb tij, disa duke menduar se n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme ka 72 virgj\u00ebresha apo k\u00ebto vajzat lin\u00e7uese duke menduar se do ta shikojn\u00eb lapidarin e tyre n\u00eb Instagram.<\/p>\n<p>Por duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart se Vez\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kllo\u00e7k\u00eb q\u00eb nuk prodhon flamingo, por korba q\u00eb duan k\u00ebrma. Dhe Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb kthehet n\u00eb kufom\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer k\u00ebt\u00eb rac\u00eb injorant\u00ebsh, dhunuesish pervers\u00eb dhe kamikaz\u00ebsh, q\u00eb duan t\u00eb kthejn\u00eb kultur\u00ebn e urrejtjes n\u00eb nj\u00eb normalitet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Nj\u00eb gazetare e re e Top News u sulmua nga nj\u00eb \u201cgrua\u201d protestuese, nd\u00ebrsa raportonte nga protesta . Arsyeja ishte se asaj gruas nuk i p\u00eblqente Top Channel. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ajo tribun\u00eb ishte mallkuar Grida Duma dhe dy t\u00eb ftuar t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt nuk flasin q\u00eb t\u00eb p\u00eblqehen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93394","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93394\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}