{"id":93369,"date":"2026-07-03T19:48:16","date_gmt":"2026-07-03T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/tenderi-2-1-mld-leke-i-pastrimit-te-plazheve-si-ua-ndane-dhendri-i-troplineve-dhe-blendi-gonxhe-kontraten-fushes-dhe-arber-abazit\/"},"modified":"2026-07-03T19:48:16","modified_gmt":"2026-07-03T19:48:16","slug":"tenderi-2-1-mld-leke-i-pastrimit-te-plazheve-si-ua-ndane-dhendri-i-troplineve-dhe-blendi-gonxhe-kontraten-fushes-dhe-arber-abazit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/tenderi-2-1-mld-leke-i-pastrimit-te-plazheve-si-ua-ndane-dhendri-i-troplineve-dhe-blendi-gonxhe-kontraten-fushes-dhe-arber-abazit\/","title":{"rendered":"Tenderi 2.1 MLD lek\u00eb i pastrimit t\u00eb plazheve\/ Si ua ndan\u00eb dh\u00ebndri i Troplin\u00ebve dhe Blendi Gonxhe kontrat\u00ebn Fush\u00ebs dhe Arb\u00ebr Abazit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb histori e paimagjinueshme po ndodh me tenderin e Blendi Gonxhes p\u00ebr pastrimin e bregdetit!<\/p>\n<p>Klani i Troplin\u00ebve dhe \u201cGzimi Kasht\u00ebs\u201d u p\u00ebrplas\u00ebn n\u00eb prapasken\u00eb, nd\u00ebrsa Shk\u00eblqim Fusha dhe nipi i Sadri Abazit ndan\u00eb parat\u00eb e tenderit 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kur m\u00eb 3 dhjetor 2025, n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit, Edi Rama vendoste Xheni Beqajn, n\u00eb PS po konfirmoheshin ekuilibrat mes klaneve n\u00eb pushtet. N\u00eb r\u00ebnie e sip\u00ebr, Belinda Balluku do t\u00eb vendoste njer\u00ebzit e saj n\u00ebp\u00ebr drejtori dhe agjenci. M\u00eb pas do t\u00eb p\u00ebrcaktonte \u00a0edhe njer\u00ebzit n\u00eb krye t\u00eb ministrive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo do t\u00eb reflektohej n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve, ku mpleksen dhe ndikojn\u00eb gjithashtu grupet kriminale.<\/p>\n\n<p>Teksa autoritet e Drejt\u00ebsis\u00eb Italiane dhe prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK, kan\u00eb rregjistruar 4 dosje penale ndaj grupit t\u00eb \u201cPoj\u00ebs\u201d, kryeministri i vendit Edi Rama, p\u00ebrmes nj\u00eb Vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave vendosi t\u00eb em\u00ebroj\u00eb Xheni Beqajn, n\u00eb krye t\u00eb Agjensis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Xheni Beqaj \u00ebsht\u00eb dh\u00ebndri i Xhevdet Troplinit q\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs njihet si \u201cPoja\u201d. M\u00eb par\u00eb ai ka punuar si \u201cKimist\u201d pran\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit dhe m\u00eb pas Drejtor i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Transportit Rrugor n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sapo mori detyr\u00ebn, Beqaj kishte mbi tavolin\u00eb dosjen e prokurimit me objekt \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare\u201d. Jan\u00eb mbi 2.1 miliard lek\u00eb! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Beqaj duhet t\u00eb bashk\u00ebpunonte me nj\u00eb person t\u00eb fuqish\u00ebm sic ishte ish-drejtoresha e Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, Arlinda Pogaj, e cila g\u00ebzonte besimin e ministrit Blendi Gonxhe.<\/p>\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Shk\u00eblqim Fusha, pretendenti kryesor p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebrballet me akuzat e SPAK, u fut n\u00eb loj\u00eb kompania e lidhur me alias \u201cGzimi i Kasht\u00ebs\u201d (Gzim Salillari).<\/p>\n\n<p>Kompania u themelua nga Luan Kapri, v\u00ebllai i ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Pogradec, Eduard Kapri dhe Gzim Salillari, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar me kompanin\u00eb KLIVA shpk.<\/p>\n\n<p>Aktualisht Luan Kapri ia ka l\u00ebn\u00eb aksionet dhe administrimin e kompanis\u00eb t\u00eb bij\u00ebs. \u201cRej\u201d shpk k\u00ebrkonte ndryshimin e kushteve t\u00eb tenderit p\u00ebr pastrimin e plazheve. Ankesat e saj n\u00eb KPP zgjat\u00ebn dhe koklavit\u00ebn vendimmarrjen. Thuhet se edhe kryeministri ishte i shqet\u00ebsuar q\u00eb po zvarritej tenderi.<\/p>\n<p>Ka pasur dyshime t\u00eb forta se \u201cRej\u201d shpk bashk\u00ebpunonte me ish-kreun e KPP-s\u00eb Jonaid Myzyri, duke qen\u00eb se dhjet\u00ebra procedura i ka p\u00ebrfituar nga Komisioni i Prokurimit Publik. Firma e familjes Kapri merrte pjes\u00eb n\u00eb tendera, b\u00ebnte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb n\u00eb prokurime nuk dilte fituese. Ajo e ankimonte n\u00eb KPP, ku ky komision me n\u00eb krye Myzyrin skualifikonte firmat e tjera dhe shpallte automatikisht fituese firm\u00ebn \u201cREJ\u201d.<\/p>\n<p>Por, largimi dhe problemet e Myzyrit me SPAK, e kan\u00eb dob\u00ebsuar pozit\u00ebn e Luan Kaprit dhe \u201cGzimit t\u00eb Kasht\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kriteret dhe kushtet e prokurimit ishin hartuar pik\u00ebrisht nga stafi i Beqajt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Autoriteti Kontraktor (AK). Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit ruan p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore dhe administrative p\u00ebr menaxhimin e kontrat\u00ebs, edhe kur Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara (OBP) zhvillon procedurat e tenderimit. Agjencia e Beqajt ka p\u00ebrcaktuar specifikimet teknike, ka llogaritur fondin limit, do t\u00eb firmos\u00eb kontrat\u00ebn me fituesin dhe garanton zbatimin e saj.<\/p>\n\n<p>Kjo situat\u00eb me sa duket ka sjell\u00eb p\u00ebrplasjet me drejtoresh\u00ebn e OBP, e cila u detyrua t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Nuk e dim\u00eb se cfar\u00eb ndodhi n\u00eb prapasken\u00eb me Pogajn, q\u00eb u detyrua t\u00eb b\u00ebnte veprimin e papritur. Gjithsesi e marrim me mend, se klani Troplini nuk e mori Agjencin\u00eb e Bregdetit, thjesht p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rrog\u00eb nipit.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb veprim tjet\u00ebr, kuptojm\u00eb se ka pasur nj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga lart n\u00eb KPP dhe Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik p\u00ebr t\u00eb ruajtur k\u00ebto ekuilibra. E th\u00ebn\u00eb me thjesht, klani i Troplin\u00ebve e detyroi kompanin\u00eb e \u201cG\u00ebzimit t\u00eb Kasht\u00ebs\u201d q\u00eb t\u00eb dilte nga loja. Pra, si efekt i k\u00ebsaj p\u00ebrplasje, kompania \u201cRej\u201d shpk u p\u00ebrjashtua nga tenderat p\u00ebr 6 muaj (sa t\u00eb mbyllet kjo afer\u00eb me Fush\u00ebn).<\/p>\n<p>Vendimi i Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, me denoncim nga Komisioni i Prokurimit Publik, p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e \u201cRej\u201d shpk, p\u00ebrdoret nga komisioni i tenderit p\u00ebr \u201cpastrimin e plazheve\u201d p\u00ebr ta skualifikuar firm\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Megjithat\u00eb, ekuacioni ka edhe nj\u00eb faktor q\u00eb po ndikonte n\u00eb operacionin e ndarjes s\u00eb parave. Ky \u00ebsht\u00eb Sadri Abazi, eksponenti i Rilindjes dhe aleat i ngusht\u00eb i kryeministrit. Oligarku Shk\u00eblqim Fusha duhet t\u00eb pranonte moton \u201ckap c\u2019t\u00eb kap\u00ebsh\u201d dhe t\u00eb ndante parat\u00eb me nipin e Sadri Abazit. Pra, secili nga nj\u00eb lot t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kemi \u201cpik\u00ebn e zgjidhjes\u201d t\u00eb k\u00ebsaj serie telenovele korrupsioni. Pra, pasi ka mbaruar puna disamujore, e nisur qysh nga muaji prill, e k\u00ebsaj prapaskene. M\u00eb 25 qershor 2025, Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrq\u00ebndruara ka shpallur fituesit e tenderit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Loti 2: \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare p\u00ebr Bashkit\u00eb Rrogozhin\u00eb, Divjak\u00eb, Fier, Vlor\u00eb, Himar\u00eb dhe Sarand\u00eb\u201d fitues \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cFusha\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Fondi Limit i k\u00ebtij loti \u00ebsht\u00eb caktuar afro 993 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa n\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 18 maj 2026 mor\u00ebn pjes\u00eb 4 operator\u00eb konkurrues dhe bashkime kompanish me marr\u00ebveshje.<\/p>\n\n<p>Sic m\u00ebsojm\u00eb, nga t\u00eb dh\u00ebnat e formularit t\u00eb shpalljes s\u00eb fituesit, tre ofertat e tjera, jan\u00eb shpallur t\u00eb pavlefshme, nd\u00ebrsa \u201cFusha\u201d shpk ka fituar me ofert\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 200 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se sa konkurrent\u00ebt.<\/p>\n<p>Konkretisht oferta e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik \u201cPastrime Silvio\u201d dhe \u201cRADA OIL INDUSTRY\u201d \u00ebsht\u00eb 775 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb\u00a0\u00a0 \u00a0\u201cFUSHA\u201d \u00a0\u00ebsht\u00eb me ofert\u00ebn 979 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Falsiteti i tenderit duket edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebshtu, \u201cREJ\u201d shpk rezulton i p\u00ebrjashtuar nga t\u00eb gjith\u00eb tenderat, disa dit\u00eb para shpalljes s\u00eb fituesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d, kompania e nipit t\u00eb Sadri Abazit, Arb\u00ebr Abazi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebskualifikuar duke mos dor\u00ebzuar dokumentet. Sigurisht, duke qen\u00eb pjes\u00eb e pazarit t\u00eb ndarjes s\u00eb parave, ALKO e Abazit nuk ka ngarkuar n\u00eb Sistemin e Prokurimit Elektrnik Formularin p\u00ebrmbledhes t\u00eb vetedeklarimit si dhe asnj\u00eb deklarat\u00eb angazhimi p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsin e deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioni m\u00eb tej vazhdon vler\u00ebsimin duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb si t\u00eb Zhvejkut, kur nuk di se cfar\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe renditen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pikash q\u00eb \u201cALKO\u201d nuk i plot\u00ebson.<\/p>\n\n<p>Sic del nga ky vler\u00ebsim, ALKO e Abazit nuk p\u00ebrmbush kriteret dhe nuk paska makinat teknologjike t\u00eb k\u00ebrkuara, p\u00ebr pasoj\u00eb skualifikohet. Po si u kualifikua ALKO e Abazit n\u00eb LOTI 1 q\u00eb e fitoi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb?<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, Fusha akoma nuk i ka mbyllur llogarit\u00eb. Bashkimi i operator\u00ebve me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ka dor\u00ebzuar qysh t\u00eb nes\u00ebrmen nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb KPP, duke e l\u00ebn\u00eb p\u00ebr momentin pezull vendimin p\u00ebr fituesin e k\u00ebtij loti.<\/p>\n\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb shfuqizimin e vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave mbi skualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga operatori ekonomik \u201cPastrime Silvio\u201d SHPK\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb, ku kund\u00ebrshtohen argumentet e paraqitura nga autoritetet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb sken\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb zhvilluar paralelisht, sipas pazarit t\u00eb kryer tashm\u00eb qysh m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nipi Sadri Abazit me \u201cALKO\u201d-t e tij ka fituar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tenderit \u201cLoti 1: Sh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare p\u00ebr Bashkit\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb, Pogradec\u201d, me fond limit n\u00eb vler\u00ebn 108,2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa tvsh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Lot \u00ebsht\u00eb shpallur fitues operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ALKO e Arb\u00ebr Abazit. Pyetja mbetet e hapur: Si u kualifikua kjo kompani nga i nj\u00ebjti komision, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb dhe or\u00eb, q\u00eb u skualifikua p\u00ebr lotin tjet\u00ebr? Ku i gjeti makinat teknologjike q\u00eb i mungonin?<\/p>\n<p>SPAK duhet ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, kur bashkohet krimi i organizuar me korrupsionin p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb parat\u00eb e tenderit!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-43\/\">Tenderi 2.1 MLD lek\u00eb i pastrimit t\u00eb plazheve\/ Si ua ndan\u00eb dh\u00ebndri i Troplin\u00ebve dhe Blendi Gonxhe kontrat\u00ebn Fush\u00ebs dhe Arb\u00ebr Abazit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb histori e paimagjinueshme po ndodh me tenderin e Blendi Gonxhes p\u00ebr pastrimin e bregdetit! Klani i Troplin\u00ebve dhe \u201cGzimi Kasht\u00ebs\u201d u p\u00ebrplas\u00ebn n\u00eb prapasken\u00eb, nd\u00ebrsa Shk\u00eblqim Fusha dhe nipi i Sadri Abazit ndan\u00eb parat\u00eb e tenderit 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb. Kur m\u00eb 3 dhjetor 2025, n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit, Edi Rama vendoste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93369","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93369\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}