{"id":93338,"date":"2026-07-03T14:48:19","date_gmt":"2026-07-03T14:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/makiazhi-ndreqet-por-kriza-mbetet\/"},"modified":"2026-07-03T14:48:19","modified_gmt":"2026-07-03T14:48:19","slug":"makiazhi-ndreqet-por-kriza-mbetet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/makiazhi-ndreqet-por-kriza-mbetet\/","title":{"rendered":"Makiazhi ndreqet, por kriza mbetet"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Vilant Xhori\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Partia Demokratike po p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb ndryshimin e disa emrave n\u00eb kryesi si d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb procesi rinovimi. Por rinovimi politik nuk matet me numrin e emrave t\u00eb rinj n\u00eb list\u00eb. Ai matet me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar modelin e drejtimit. Kur maja e piramid\u00ebs mbetet e pandryshuar, \u00e7do l\u00ebvizje posht\u00eb saj \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb riorganizim administrativ dhe jo nj\u00eb transformim politik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, debati kryesor p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb se kush hyn n\u00eb kryesi, por n\u00ebse partia \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb drejtimin e saj. Prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash, figura dominuese e k\u00ebsaj force politike ka qen\u00eb Sali Berisha. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb mosha biologjike e liderit. N\u00eb politik\u00eb, p\u00ebrvoja mund t\u00eb jet\u00eb aset. Problemi \u00ebsht\u00eb mosha e nj\u00eb modeli politik q\u00eb ka konsumuar pothuajse \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u rikthyer si alternativ\u00eb bind\u00ebse qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta paraqitur kryesin\u00eb e re si nj\u00eb brez i ri ngre pik\u00ebpyetje. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e figurave q\u00eb prezantohen sot si \u201crinovim\u201d nuk jan\u00eb produkte t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb re politike, por bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kahersh\u00ebm t\u00eb vet\u00eb Berish\u00ebs dhe zgjedhje e tij. Ata mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb ose t\u00eb sapoardhur n\u00eb organet drejtuese, por nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb brez q\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb sfiduar modelin ekzistues. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb rritur politikisht brenda tij. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr rinovim kur ndryshojn\u00eb emrat, por jo raporti i tyre me liderin dhe as filozofia q\u00eb ka prodhuar kriz\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ndryshimet e fundit ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb operacion kozmetik sesa me nj\u00eb reformim politik. Struktura drejtuese vazhdon t\u00eb ket\u00eb Sali Berish\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vendimmarrjes. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb opinionit publik \u00ebsht\u00eb krijuar perceptimi se opozita nuk funksionon m\u00eb kryesisht si nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr qeverisjen e vendit, por si nj\u00eb instrument n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb betej\u00ebs personale t\u00eb liderit t\u00eb saj me drejt\u00ebsin\u00eb. Ky perceptim nuk \u00ebsht\u00eb krijuar rast\u00ebsisht. Mobilizimi i protestave sa her\u00eb Sali Berisha paraqitej n\u00eb SPAK dhe retorika e vazhdueshme kund\u00ebr institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb sjellja politike e PD-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohet m\u00eb shum\u00eb tek problemi i kryetarit sesa tek shqet\u00ebsimi i qytetarit. P\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb synon t\u00eb rikthehet n\u00eb pushtet, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hendek i madh besueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pyetja vendimtare nuk \u00ebsht\u00eb se kush do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb re. Pra, e th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb, pyetja \u00ebsht\u00eb jo se kush po hyn n\u00eb kryesi, por kur do t\u00eb dal\u00eb kryetari. Derisa kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb, \u00e7do em\u00ebr i ri do t\u00eb mbetet i dominuar nga nj\u00eb model i vjet\u00ebr drejtimi.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb, ashtu si n\u00eb jet\u00eb, makiazhi mund t\u00eb ndryshoj\u00eb pamjen p\u00ebr nj\u00eb moment. Por nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb fytyr\u00ebn. Dhe kur problemi \u00ebsht\u00eb struktural, kozmetika nuk e zgjidh kriz\u00ebn, vet\u00ebm e shtyn p\u00ebrballjen me t\u00eb. Prandaj, makiazhi mund t\u00eb ndreqet, por kriza vashdon dhe mbetet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vilant Xhori\/ Partia Demokratike po p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb ndryshimin e disa emrave n\u00eb kryesi si d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb procesi rinovimi. Por rinovimi politik nuk matet me numrin e emrave t\u00eb rinj n\u00eb list\u00eb. Ai matet me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar modelin e drejtimit. Kur maja e piramid\u00ebs mbetet e pandryshuar, \u00e7do l\u00ebvizje posht\u00eb saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93338","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93338"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93338\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}