{"id":93330,"date":"2026-07-03T12:48:18","date_gmt":"2026-07-03T12:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/disa-sugjerime-rreth-paqartesive-lidhur-me-zgjedhjen-e-qeverise-dhe-presidentit-te-republikes\/"},"modified":"2026-07-03T12:48:18","modified_gmt":"2026-07-03T12:48:18","slug":"disa-sugjerime-rreth-paqartesive-lidhur-me-zgjedhjen-e-qeverise-dhe-presidentit-te-republikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/disa-sugjerime-rreth-paqartesive-lidhur-me-zgjedhjen-e-qeverise-dhe-presidentit-te-republikes\/","title":{"rendered":"Disa sugjerime rreth paqart\u00ebsive lidhur me zgjedhjen e Qeveris\u00eb dhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Veton Surroi <\/p>\n<p>1. Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 7 qershorit i dhan\u00eb mandat LVV-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb radh\u00ebs, n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn dhe me vullnetin e shprehur t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb rast se partner\u00ebt e zgjedhur p\u00ebr koalicion jan\u00eb partit\u00eb e disa prej komuniteteve joshumic\u00eb, sikund\u00ebr pas zgjedhjeve t\u00eb dhjetorit 2025, do t\u00eb ishte e pritshme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dakordim t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e Qeveris\u00eb dhe programin qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 7 qershorit u dhan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve mandatin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi lidhet me natyr\u00ebn kushtetuese t\u00eb funksionit presidencial. Presidenti nuk \u00ebsht\u00eb bart\u00ebs i pushtetit ekzekutiv qeveritar; kompetencat e tij\/saj jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta nga ato t\u00eb Qeveris\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrputhshme q\u00eb zgjedhja e Presidentit t\u00eb trajtohet si vazhdim i negociatave p\u00ebr programin apo ndarjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb Qeverin\u00eb e ardhshme.<\/p>\n<p>3. Disa subjekte politike q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb po vendosin kushte p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit. Por k\u00ebto kushte duhet t\u00eb lidhen me funksionin kushtetues t\u00eb Presidentit dhe jo me kompetenca q\u00eb Kushtetuta ia jep Qeveris\u00eb. Presidenti nuk p\u00ebrcakton politikat energjetike, nd\u00ebrtimin e autostradave, nivelin e tatimeve apo shp\u00ebrndarjen buxhetore p\u00ebr komunat. N\u00eb sistemin parlamentar t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb Qeveris\u00eb , e cila buron nga shumica parlamentare.<\/p>\n<p>4. Asnj\u00eb subjekt politik nuk ka mandat q\u00eb ta zgjedh\u00eb i vet\u00ebm Presidentin e Republik\u00ebs; nj\u00ebkoh\u00ebsisht, asnj\u00eb subjekt politik nuk duhet ta p\u00ebrdor\u00eb pesh\u00ebn e vet parlamentare p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar funksionimin kushtetues t\u00eb institucioneve. Kushtetuta parasheh q\u00eb Presidenti t\u00eb zgjidhet p\u00ebrmes nj\u00eb procesi q\u00eb k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim politik. Ky bashk\u00ebpunim duhet t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb integrimin e interesave t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe partive politike, duke respektuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht rolin e Presidentit si faktor i unitetit t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>5. Bashk\u00ebpunimi politik p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit mund t\u00eb filloj\u00eb jo nga ndarja e pushtetit qeveritar, por nga p\u00ebrcaktimi i kritereve p\u00ebr figurat q\u00eb mund ta p\u00ebrmbushin rolin kushtetues t\u00eb unitetit t\u00eb popullit dhe q\u00eb pastaj i n\u00ebnshtrohen procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes n\u00eb Kuvend. Integrimi i interesave t\u00eb partive politike mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe dakordim p\u00ebr nj\u00eb ushtrim m\u00eb aktiv t\u00eb kompetencave presidenciale n\u00eb fushat ku Kushtetuta ia njeh k\u00ebt\u00eb rol Presidentit, duke siguruar q\u00eb z\u00ebri i opozit\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e interesit shtet\u00ebror.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Veton Surroi 1. Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 7 qershorit i dhan\u00eb mandat LVV-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb radh\u00ebs, n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn dhe me vullnetin e shprehur t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb rast se partner\u00ebt e zgjedhur p\u00ebr koalicion jan\u00eb partit\u00eb e disa prej komuniteteve joshumic\u00eb, sikund\u00ebr pas zgjedhjeve t\u00eb dhjetorit 2025, do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93330","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93330\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}