{"id":93311,"date":"2026-07-03T09:48:15","date_gmt":"2026-07-03T09:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/nga-krimi-i-organizuar-te-hetimet-financiare-braho-masat-e-spak-per-zbatimin-e-rekomandimeve-te-kuvendit\/"},"modified":"2026-07-03T09:48:15","modified_gmt":"2026-07-03T09:48:15","slug":"nga-krimi-i-organizuar-te-hetimet-financiare-braho-masat-e-spak-per-zbatimin-e-rekomandimeve-te-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/nga-krimi-i-organizuar-te-hetimet-financiare-braho-masat-e-spak-per-zbatimin-e-rekomandimeve-te-kuvendit\/","title":{"rendered":"Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK p\u00ebr zbatimin e rekomandimeve t\u00eb Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho n\u00eb prezantimin e raportit vjetor t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr vitin 2025, \u00ebsht\u00eb ndalur gjithashtu te masat e marra p\u00ebr zbatimin e rekomandimeve kryesore t\u00eb Kuvendit dhe te hapat q\u00eb SPAK ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr secilin prej tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr pikat kryesore Braho n\u00ebnvizon se \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup i posa\u00e7\u00ebm i SPAK q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me  analiz\u00ebn e grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.1, q\u00eb lidhet me analiz\u00ebn e grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, \u00ebsht\u00eb ngritur grupi i pun\u00ebs brenda SPAK-ut, si dhe grupi nd\u00ebrinstitucional me institucionet q\u00eb disponojn\u00eb informacion dhe inteligjenc\u00eb mbi grupet kriminale aktive brenda dhe jasht\u00eb vendit. Me mb\u00ebshtetjen e OPDAT, ICITAP, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb FBI dhe EU4LEA II, jemi n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb p\u00ebrgatitjes t\u00eb Vler\u00ebsimit Strategjik t\u00eb K\u00ebrc\u00ebnimit nga Krimi i Organizuar.<\/p>\n<p>Ky dokument do t\u00eb paraqes\u00eb karakteristikat kryesore t\u00eb grupeve kriminale, tregjet ku ato veprojn\u00eb, m\u00ebnyrat e veprimit, shtrirjen territoriale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai do t\u00eb analizoj edhe lidhjet nd\u00ebrmjet krimit t\u00eb organizuar, pastrimit t\u00eb parave dhe korrupsionit. Synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky dokument t\u00eb b\u00ebhet publik br\u00ebnda k\u00ebtij viti dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si nj\u00eb instrument i hapur strategjik p\u00ebr orientimin e politik\u00ebs penale, analiz\u00ebs institucionale dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet agjencive ligjzbatuese\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kreu i SPAK shton se pjes\u00eb e rekomandimeve jan\u00eb dhe nxjerrja e statistikave p\u00ebr mas\u00eb sigurimi, nj\u00eb process q\u00eb p\u00ebrfshin evidentimin e \u00e7do k\u00ebrkese t\u00eb paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr mas\u00eb sigurimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu pjes\u00eb e dokumentit jan\u00eb dhe veprat penale zgjedhore, ku raporti p\u00ebr vitin 2025 ka regjistruar mbi 150 procedime penale.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.2, p\u00ebr sa i p\u00ebrket analiz\u00ebs s\u00eb masave t\u00eb sigurimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2021 \u2013 2025, SPAK ka ngritur grupin e pun\u00ebs dhe, me asistenc\u00ebn e EU4LEA II, po kryhet nj\u00eb proces i detajuar verifikimi manual i t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr periudh\u00ebn 5 vje\u00e7are. Ky proces p\u00ebrfshin evidentimin e \u00e7do k\u00ebrkese t\u00eb paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr mas\u00eb sigurimi, vendimmarrjen e GJKKO, kontrollin n\u00eb apel dhe, sipas rastit, q\u00ebndrimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nxjerrja e nj\u00eb statistike, por vler\u00ebsimi i standardit t\u00eb k\u00ebrkimeve tona, m\u00ebnyr\u00ebs se si ato jan\u00eb vler\u00ebsuar nga gjykatat dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb praktik\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.3, p\u00ebr analiz\u00ebn e Strategjis\u00eb p\u00ebr Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve Zgjedhore, \u00ebsht\u00eb ngritur grupi i pun\u00ebs dhe me asistenc\u00ebn e Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. T\u00eb dh\u00ebnat paraprake tregojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb angazhimit institucional.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2021\u20132025, SPAK ka trajtuar mbi 230 materiale q\u00eb lidhen me dyshime p\u00ebr vepra penale zgjedhore dhe ka regjistruar mbi 150 procedime penale. Vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit 2025 jan\u00eb administruar 194 materiale dhe jan\u00eb regjistruar 46 procedime penale, nga t\u00eb cilat 5 jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb me 9 t\u00eb pandehur, nd\u00ebrsa 22 procedime vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se strategjia dhe task-forca kan\u00eb rritur kapacitetin e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb administruar n\u00eb koh\u00eb indiciet, p\u00ebr t\u00eb filtruar rastet sipas kompetenc\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb orientuar m\u00eb mir\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrinstitucional. Prania e hershme e Task-Forc\u00ebs s\u00eb SPAK-ut n\u00eb procesin zgjedhor ka pasur edhe efekt parandalues, duke rritur v\u00ebmendjen ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale p\u00ebr sjelljet q\u00eb cenojn\u00eb integritetin e zgjedhjeve. Analiza e p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e strategjis\u00eb ekzistuese, forcimin e protokollit t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe identifikimin e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb nevojshme ligjore apo organizative\u201d, raportoi Klodian Braho.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe gjurimimi i pasurive n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00ebknologjive. Braho tha se kjo k\u00ebrkon zhvillimin e disa kapaciteteve p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur hetimin penal.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb kat\u00ebrti, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimeve Nr.4 dhe Nr.5, p\u00ebr zgjerimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjive t\u00eb avancuara p\u00ebr gjurmimin e pasurive, si dhe vijimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr rritjen e kapaciteteve teknike dhe logjistike p\u00ebr hetimet financiare, krimin kibernetik\u00eb, pastrimin e parave dhe kriptovalutat, SPAK po vler\u00ebson instrumentet q\u00eb rrisin kapacitetin e gjurmimit t\u00eb pasurive dhe rrjeteve financiare.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon fuqizimin e hetuesve financiar\u00eb, zgjerimin e aksesit n\u00eb databaza shtet\u00ebrore (aktualisht kemi akses n\u00eb 22 nga 40 databaza), p\u00ebrdorimin e mjeteve analitike dhe zhvillimin e kapaciteteve p\u00ebr analizimin e t\u00eb dh\u00ebnave digjitale dhe t\u00eb teknologjis\u00eb blockchain. K\u00ebto fusha t\u00eb reja nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb hetimit penal. Ato jan\u00eb kthyer n\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb hetimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit modern.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.6, p\u00ebr unifikimin dhe standardizimin e metodologjis\u00eb hetimore, Prokuroria e Posa\u00e7me ka ngritur nj\u00eb grup pune t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr unifikimin dhe standardizimin e metodologjive hetimore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mbledhjen dhe administrimin e provave dhe aplikimin e masave t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimet unifikuese t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto masa, t\u00eb kombinuara me angazhimin e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr asistenc\u00eb teknike dhe ekspertiz\u00eb, synojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb zbatim efektiv dhe t\u00eb strukturuar t\u00eb rekomandimeve, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr strategjin\u00eb e reduktimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura, Kreu i SPAK b\u00ebri t\u00eb ditur se institucioni ka miratuar nj\u00eb strategji t\u00eb re p\u00ebr reduktimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbartura, e cila sipas tij ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e zbatimit dhe ka sjell\u00eb rezultate konkrete<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb gjashti, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.7, n\u00eb drejtim t\u00eb reduktimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura, Prokuroria e Posa\u00e7me pas nj\u00eb pune t\u00eb koordinuar dhe t\u00eb strukturuar me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin SPAK, ka finalizuar dhe miratuar me urdh\u00ebrin e Drejtuesit nr. 27061, dat\u00eb 04.08.2025, \u201cStrategjin\u00eb p\u00ebr Reduktimin e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Mbartura 2025\u20132027.<\/p>\n<p>Strategjia ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e zbatimit praktik, duke dh\u00ebn\u00eb tashm\u00eb rezultate konkrete dhe t\u00eb matshme, n\u00eb p\u00ebrputhje me objektivat dhe afatet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb t\u00eb, konkretisht n\u00eb lidhje me norm\u00ebn e reduktimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve me mbi 70%, me reduktimin n\u00eb 10% t\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruara n\u00eb vitin 2020 e m\u00eb p\u00ebrpara, me reduktimin n\u00eb 20 % t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb regjistruara n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>P\u00ebr SPAK-un, ky rezultat nuk p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim statistikor. Ai tregon se trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb vjetra \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb monitoruar periodikisht. Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb reduktimi i backlog-ut t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, duke garantuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht cil\u00ebsin\u00eb e hetimit, respektimin e t\u00eb drejtave procedurale dhe p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjeve brenda afateve sa m\u00eb t\u00eb arsyeshme\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i SPAK u ndal edhe te konsolidimi i Sistemit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve, duke theksuar se gjat\u00eb vitit 2025 \u00ebsht\u00eb punuar p\u00ebr rritjen e efikasitetit dhe raportimin n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb shtati, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.8, p\u00ebr Sa i p\u00ebrket Sistemit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve, Prokuroria e Posa\u00e7me gjat\u00eb vitit 2025, vijoi zbatimin dhe konsolidimin e Sistemit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve, me synim aktivizimin e plot\u00eb t\u00eb moduleve, rritjen e efikasitetit dhe gjenerimin e statistikave n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025 nisi zbatimi praktik i sistemit me p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme funksionale, ku u p\u00ebrfundua zhvillimi dhe implementimi i modulit t\u00eb referimit dhe procedimeve pasurore, si dhe i modulit t\u00eb statistikave sipas formatit zyrtar t\u00eb raportimit, q\u00eb mund\u00ebson edhe identifikimin e backlog-ut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Sistemi \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb konsolidimit dhe synimi \u00ebsht\u00eb funksionaliteti i plot\u00eb e i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha modulet brenda vitit 2026. Sistemi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument praktik q\u00eb ofron gjurmueshm\u00ebri, menaxhim ngarkese dhe raportim me cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, gjithashtu ai forcon edhe disiplin\u00ebn administrative t\u00eb SPAK-ut\u201d.<\/p>\n<p>Braho njoftoi se Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare p\u00ebr hapjen e gar\u00ebs p\u00ebr 40 hetues t\u00eb rinj, si pjes\u00eb e nj\u00eb riorganizimi p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur sfidave t\u00eb reja t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb teti, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.9, p\u00ebr rritjen e efikasitetit t\u00eb BKH-s\u00eb, jemi n\u00eb faz\u00ebn e fundit p\u00ebrgatitore p\u00ebr hapjen e thirrjes p\u00ebr 40 hetues t\u00eb rinj. P\u00ebrve\u00e7 plot\u00ebsimit t\u00eb vakancave, synimi \u00ebsht\u00eb edhe riorganizimi m\u00eb funksional i ndarjes s\u00eb brendshme t\u00eb BKH-s\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs kriminale, veprimtaris\u00eb operative taktike, gjurmimit t\u00eb kriptovalutave dhe hetimit t\u00eb krimit kibernetik. Ky riorganizim \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur natyr\u00ebs s\u00eb re t\u00eb hetimeve, ku prova digjitale, analiza financiare dhe inteligjenca kriminale jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa veprimet klasike procedurale\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, drejtuesi i SPAK theksoi se bashk\u00ebpunimi me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mbetet nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave me element nd\u00ebrkufitar.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb n\u00ebnti, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit Nr.10, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbetet prioritet i vazhduesh\u00ebm i SPAK-ut. Krimi i organizuar, pastrimi i parave, korrupsioni me dimension nd\u00ebrkufitar, kriptovalutat dhe provat elektronike k\u00ebrkojn\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb strukturuar me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, shtoi Klodian Braho.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho n\u00eb prezantimin e raportit vjetor t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr vitin 2025, \u00ebsht\u00eb ndalur gjithashtu te masat e marra p\u00ebr zbatimin e rekomandimeve kryesore t\u00eb Kuvendit dhe te hapat q\u00eb SPAK ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr secilin prej tyre. Nd\u00ebr pikat kryesore Braho n\u00ebnvizon se \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup i posa\u00e7\u00ebm i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93311","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93311","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93311"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93311\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}