{"id":93300,"date":"2026-07-03T08:48:12","date_gmt":"2026-07-03T08:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/kreu-i-spak-30-zyrtare-jane-nen-hetim-ne-2025-korrupsioni-dhe-krimi-i-organizuar-mbeten-sfidat-kryesore\/"},"modified":"2026-07-03T08:48:12","modified_gmt":"2026-07-03T08:48:12","slug":"kreu-i-spak-30-zyrtare-jane-nen-hetim-ne-2025-korrupsioni-dhe-krimi-i-organizuar-mbeten-sfidat-kryesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/03\/kreu-i-spak-30-zyrtare-jane-nen-hetim-ne-2025-korrupsioni-dhe-krimi-i-organizuar-mbeten-sfidat-kryesore\/","title":{"rendered":"Kreu i SPAK: 30 zyrtar\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb 2025, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Klodian Braho paraqiti n\u00eb Komisionin e Ligjeve raportin vjetor p\u00ebr vitin 2025, duke theksuar se lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar ka mbetur prioritet, nd\u00ebrsa hetimet jan\u00eb zgjeruar si n\u00eb nivel komb\u00ebtar ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas raportit, gjat\u00eb vitit 2025 SPAK ka hetuar 871 procedime penale, prej t\u00eb cilave 294 jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb reja, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 4.9% t\u00eb volumit t\u00eb pun\u00ebs krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebrfunduar 216 hetime, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm edhe numri i procedimeve t\u00eb nisura kryesisht nga vet\u00eb prokuroria.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit, Braho tha se raportoi se jan\u00eb hetuar 30 zyrtar\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Prej tyre, 18 jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim, nd\u00ebrsa 10 ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb gjat\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p><strong>Kreu i SPAK:<\/strong>\u00a0T\u00eb dh\u00ebnat e vitit 2025 tregojn\u00eb se, korrupsioni n\u00eb institucionet publike dhe n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb mbetet nj\u00eb fenomen shqet\u00ebsues, i cili p\u00ebrfshin, funksionar\u00eb vendor\u00eb dhe administrativ\u00eb, si edhe prokuror\u00eb, gjyqtar\u00eb, punonj\u00ebs policie etj.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, viti 2025 sh\u00ebnoi rritje t\u00eb aktivitetit hetimor. \u00c7\u00ebshtjet e reja p\u00ebr korrupsion u rrit\u00ebn me rreth 18 p\u00ebr qind (nga 186 n\u00eb 220), nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrfunduara u rrit\u00ebn me 12 p\u00ebr qind (nga 139 n\u00eb 156) t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve\/hetimeve t\u00eb p\u00ebrfunduara krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ky aktivitet i shtuar reflektohet n\u00eb d\u00ebrgimin n\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb 24 procedimeve me 147 t\u00eb pandehur p\u00ebr p\u00ebr vepra penale n\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit nga zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb mes\u00ebm ose t\u00eb ul\u00ebt, si dhe 10 procedimeve me 13 t\u00eb pandehur p\u00ebr vepra penale n\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK ka vijuar me vendosm\u00ebri hetimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, me 6 procedime t\u00eb reja dhe 16 persona n\u00ebn hetim. Nga 30 zyrtar\u00eb dhe ish zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00ebn hetim gjat\u00eb vitit 2025,\u00a0 mbi 50% e tyre (18) jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim, nd\u00ebrsa 10 ish zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, duke treguar q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe efektivitet n\u00eb ndjekjen penale n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna duhet t\u00eb lexohen me kujdes institucional. Funksioni publik nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr hetimin, por edhe hetimi penal nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb arsye p\u00ebr paragjykim. Kushdo quhet i pafajsh\u00ebm p\u00ebrderisa nuk i \u00ebsht\u00eb provuar faj\u00ebsia me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Ky standard kushtetues \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr \u00e7do person.<\/p>\n<p>Nga analiza e riskut, korrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike, shkelja e barazis\u00eb n\u00eb tendera publik\u00eb, ushtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe lidhja e disa rasteve t\u00eb korrupsionit me krimin e organizuar mbeten fusha q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb shtuar. Kjo tregon se korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shkelje individuale. N\u00eb raste t\u00eb caktuara ai sh\u00ebrben si infrastruktur\u00eb p\u00ebr krimin e organizuar, p\u00ebrfitimin e paligjsh\u00ebm dhe deformimin e vendimmarrjes publike.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e vitit 2025 tregojn\u00eb se krimi i organizuar po shfaqet n\u00eb forma m\u00eb komplekse dhe m\u00eb t\u00eb sofistikuara. Grupet kriminale nuk veprojn\u00eb m\u00eb vet\u00ebm me forma klasike. Ato p\u00ebrdorin ndarje t\u00eb qart\u00eb rolesh, komunikime t\u00eb enkriptuara, subjekte tregtare fiktive, transaksione informale, dhe investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Hetimet e vitit 2025 tregojn\u00eb se trafiku i narkotik\u00ebve dhe pastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale mbeten nd\u00ebr prioritetet kryesore. N\u00eb profilin e riskut, grupi i strukturuar kriminal p\u00ebrb\u00ebn 54 p\u00ebr qind t\u00eb k\u00ebsaj kategorie, trafikimi i narkotik\u00ebve 28.4 p\u00ebr qind dhe pastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale 24.3 p\u00ebr qind. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Shqip\u00ebria n\u00eb disa raste p\u00ebrdoret si vend tranziti, rekrutimi, koordinimi apo pastrimi t\u00eb p\u00ebrfitimeve kriminale, nd\u00ebrsa aktiviteti kryesor i grupeve shpesh shtrihet jasht\u00eb territorit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025 jan\u00eb hetuar gjithsej 261 procedime penale n\u00eb fush\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar, me 445 persona n\u00ebn hetim. \u00c7\u00ebshtjet e p\u00ebrfunduara p\u00ebr krimin e organizuar u rrit\u00ebn nga 58 n\u00eb vitin 2024, n\u00eb 60 n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka qen\u00eb thelb\u00ebsor. Gjat\u00eb vitit raportues, SPAK ka vijuar bashk\u00ebpunimin me Eurojust, Europol, Interpol, autoritete t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. Krimi i organizuar nuk kufizohet nga kufiri shtet\u00ebror, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe reagimi procedural duhet t\u00eb jet\u00eb i koordinuar, profesional dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kreu-i-spak-30-zyrtare-jane-nen-hetim-ne-2025-korrupsioni-dhe-krimi-i-organizuar-mbeten-sfidat-kryesore\/\">Kreu i SPAK: 30 zyrtar\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb 2025, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Klodian Braho paraqiti n\u00eb Komisionin e Ligjeve raportin vjetor p\u00ebr vitin 2025, duke theksuar se lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar ka mbetur prioritet, nd\u00ebrsa hetimet jan\u00eb zgjeruar si n\u00eb nivel komb\u00ebtar ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Sipas raportit, gjat\u00eb vitit 2025 SPAK ka hetuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93300","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93300"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93300\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}