{"id":93263,"date":"2026-07-02T16:48:19","date_gmt":"2026-07-02T16:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/02\/flamingot-si-femije-politikisht-te-padeshiruar-te-berishes\/"},"modified":"2026-07-02T16:48:19","modified_gmt":"2026-07-02T16:48:19","slug":"flamingot-si-femije-politikisht-te-padeshiruar-te-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/02\/flamingot-si-femije-politikisht-te-padeshiruar-te-berishes\/","title":{"rendered":"\u201cFlamingot\u201d si f\u00ebmij\u00eb politikisht t\u00eb pad\u00ebshiruar t\u00eb Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>I gjith\u00eb degradimi i k\u00ebsaj q\u00eb po ndodh me \u201crevolucionin Flamingo\u201d, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e asaj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb injektoj\u00eb tek nj\u00eb brez pasardh\u00ebs nj\u00eb model opozitar i gjat\u00eb, i ngritur mbi teatrin e protestave t\u00eb dhunshme dhe akteve sporadike antisistem, si dhe gjuh\u00ebs lin\u00e7uese t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb brezi q\u00eb kan\u00eb 13 vjet q\u00eb shikojn\u00eb model opozitar t\u00eb dhunsh\u00ebm, por q\u00eb mendojn\u00eb se nuk ka fituar ngaq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i dhunsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb tani \u201cflamingot\u201d jan\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb me mjete jo politike dhe k\u00ebrkon aleanc\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb, duke i sulmuar dhe dhunuar t\u00eb gjith\u00eb. Ata flasin p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb ri si p\u00ebr nj\u00eb llotari t\u00eb re, q\u00eb nuk del nga zgjedhjet, por nga letra me vrim\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe pro-evropian, dhe pro-amerikan, dhe kund\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebs, e cila nga ana e saj duhet t\u00eb jet\u00eb me ta. \u201cFlamingot\u201d jan\u00eb dhe kund\u00ebr opozit\u00ebs zyrtare, por dhe q\u00eb opozita zyrtare t\u00eb jet\u00eb me ta dhe q\u00eb t\u00eb djegin mandatet, edhe pse ata jan\u00eb katandisur k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb pse i kan\u00eb djegur nj\u00ebher\u00eb mandatet.<\/p>\n<p>Gjuha e tyre lin\u00e7uese, thirrjet p\u00ebr vdekje dhe vrasje t\u00eb \u00e7do personi publik q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tyre, intimidimi publik i tyre dhe gjith\u00eb aktet e tjera rruga\u00e7\u00ebrore, jan\u00eb po ashtu nj\u00eb pasoj\u00eb banale e asaj q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar duke u rritur nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00ebn opozit\u00ebn e sotme t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb k\u00ebt\u00eb e ka pasur ushqim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kontradikta \u00ebsht\u00eb se opozita e Berish\u00ebs ishte dhe mbetet opozit\u00eb zyrtare, por \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si opozit\u00eb jasht\u00eb sistemit. Ajo e ka pasur n\u00eb boshtin e saj politik frym\u00ebn e lin\u00e7imit dhe k\u00ebrc\u00ebnimit. Gishti i ngritur i Berish\u00ebs ndaj armiqve, k\u00ebrc\u00ebnimet e tij se \u201cta b\u00ebj fytyr\u00ebn t\u00eb zez\u00eb si k\u00ebpuca\u201d, himnet q\u00eb i ka ngritur dhun\u00ebs, legjitimimi i k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb kund\u00ebrshtarit si standard normal demokratik, djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb rritur nj\u00eb brez q\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra i di normale dhe akuzojn\u00eb Berish\u00ebn pse s\u2019i ka b\u00ebr\u00eb realitet. Pra ata jan\u00eb brenda nj\u00eb keqkuptimi historik t\u00eb nj\u00eb mashtruesi q\u00eb sillej si opozit\u00eb jasht\u00eb sistemit duke qen\u00eb jo vet\u00ebm brenda sistemit, por dhe p\u00ebrfitues i sistemit, dhe tani mendojn\u00eb se Berisha nuk ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u00eb dilte jasht\u00eb sistemit dhe do ta zgjidhin k\u00ebta.<\/p>\n<p>I shikoje sot se si i k\u00ebrkonin llogari deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs pse nuk djegin mandatet, pse shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje, pse shkojn\u00eb n\u00eb parlament etj. bro\u00e7kulla, dhe e kupton se k\u00ebta mendojn\u00eb v\u00ebrtet q\u00eb ka qen\u00eb gjeniale djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve dhe k\u00ebta duhet ta p\u00ebrs\u00ebrisin. N\u00eb fakt, mjerimi i sot\u00ebm i opozit\u00ebs, por n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb dhe i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e atij akti t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb e zvog\u00ebloi opozit\u00ebn dhe e b\u00ebri t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Sot pas 13 vitesh opozita n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka m\u00eb prezenc\u00eb n\u00eb pushtetin lokal dhe vuan kriz\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb duhet t\u00eb kualifikoheshin si administrator\u00eb bashkish dhe lider\u00eb lokal\u00eb. Pas 13 vitesh n\u00eb opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb rrug\u00ebve, me iden\u00eb se do ta marrin pushtetin me dhun\u00eb, me molotov, me teori konspirative, me komplote kund\u00ebr Sorosit, kund\u00ebr Ivank\u00ebs, kund\u00ebr Kushnerit, kund\u00ebr Izraelit e marr\u00ebzira t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebta revolucionar\u00eb q\u00eb shikoni sot rrug\u00ebve, jan\u00eb produkt i modelit opozitar t\u00eb Berish\u00ebs, i dyzimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ose opozit\u00eb zyrtare ose opozit\u00eb antisistem. Ky dyzim ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb dalin jo p\u00ebrmys\u00ebsit e saj, por idiot\u00ebt e saj, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se ajo ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb gjith\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb keq.<\/p>\n<p>Ndaj dhe \u00ebsht\u00eb aq e natyrshme dep\u00ebrtimi i drejtuesve politik\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj proteste dhe marrja komplet e kontrollit prej tyre. Tani q\u00eb protesta hyri n\u00eb spiralen e dhun\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb duhet ta marrin kontrollin ata q\u00eb e kan\u00eb patent\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhun\u00ebn.<\/p>\n<p>Por revolucionar\u00ebt e \u201cFlamingo\u201d duket qart\u00eb q\u00eb e kan\u00eb besuar Berish\u00ebn jo si aktor q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por si njeri q\u00eb e kishte mir\u00eb at\u00eb q\u00eb thoshte, por keq at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte. Dhe k\u00ebta kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb me iden\u00eb q\u00eb ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb Berisha e premtonte, por nuk e b\u00ebnte dot. D.m.th. do vrasin, do rrahin dhe do p\u00ebrmbysin Shqip\u00ebrin\u00eb me dhun\u00eb dhe sistem paralel politik. Ndaj ngjajn\u00eb si f\u00ebmij\u00eb politikisht t\u00eb pad\u00ebshiruar t\u00eb Berish\u00ebs, t\u00eb lindur nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e shtirur me popullin opozitar. Kan\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e g\u00ebnjeshtrave q\u00eb Berisha i thoshte p\u00ebr t\u2019u dukur opozitar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze I gjith\u00eb degradimi i k\u00ebsaj q\u00eb po ndodh me \u201crevolucionin Flamingo\u201d, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e asaj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb injektoj\u00eb tek nj\u00eb brez pasardh\u00ebs nj\u00eb model opozitar i gjat\u00eb, i ngritur mbi teatrin e protestave t\u00eb dhunshme dhe akteve sporadike antisistem, si dhe gjuh\u00ebs lin\u00e7uese t\u00eb tyre. Jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb brezi q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93263","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93263\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}