{"id":93257,"date":"2026-07-02T15:48:21","date_gmt":"2026-07-02T15:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/02\/edison-ypi-spiuni-i-iranit\/"},"modified":"2026-07-02T15:48:21","modified_gmt":"2026-07-02T15:48:21","slug":"edison-ypi-spiuni-i-iranit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/02\/edison-ypi-spiuni-i-iranit\/","title":{"rendered":"Edison Ypi: Spiuni i Iranit"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrve\u00e7 disa t\u00eb dh\u00ebnave historiko-gjeografike, poet\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj pers\u00eb: Firdeusi, Omar Khajami, vargjet e t\u00eb cilit shqiptar\u00ebt i thon\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh ende sot, Saadi, Rumi e t\u00eb tjer\u00eb, ndikimin e poezis\u00eb perse mbi bejtexhinjt\u00eb dhe vet\u00eb Naim Frash\u00ebrin dhe t\u00eb tjer\u00eb rilindas, ajo q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb qarkullonte vesh m\u00eb vesh dhe na mahniste, frym\u00ebn na e ndalte, trurin na e mpinte, ishte di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u00eb ndodhte n\u00eb asnj\u00eb radio per\u00ebndimore, d\u00ebgjues t\u00eb rregullt t\u00eb t\u00eb cilave ishim:<\/p>\n<p>Radio Teherani \u00ebsht\u00eb e vetmja radio n\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u00e7do mbr\u00ebmje lexon 1 or\u00eb poezi.<\/p>\n<p>Nuk pretendonim ta verifikonim. Kaq na mjaftonte dhe tepronte p\u00ebr ta adhuruar Iranin.<\/p>\n<p>Aso kohe flitej fshehtas p\u00ebr Poezin\u00eb e Iranit.<\/p>\n<p>Sot flitet haptas p\u00ebr Spiunin e Iranit, i cili, sipas t\u00eb gjitha gjasave, s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb qen bir qeni. P\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet. S\u00eb pari, sepse ka zgjedhur t\u00eb b\u00ebhet spiun dhe jo di\u00e7ka tjet\u00ebr, ta z\u00ebm\u00eb, ekonomist, jurist, inxhinier, mjek, pse jo edhe i Iranit. \u00c7ka d\u00ebshmon se Spiunit t\u00eb Iranit i mungon totalisht filtri i par\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur larg \u00e7do t\u00eb keqe: morali familjar. Spiuni i Iranit i ka d\u00ebgjuar prind\u00ebrit t\u00eb flasin p\u00ebr \u00e7do shejtanll\u00ebk, hajdutll\u00ebk, xhambazll\u00ebk, kurvll\u00ebk, mes t\u00eb tjerash, edhe se t\u00eb b\u00ebhesh spiun nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat, \u00ebsht\u00eb nder e lavdi.<\/p>\n<p>Pse Spiuni i Iranit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht spiun i Iranit dhe jo spiun i Turqis\u00eb, Arabis\u00eb, Kin\u00ebs, Rusis\u00eb, Italis\u00eb, Amerik\u00ebs, Anglis\u00eb, Vatikanit, Bangladeshit etj., \u00ebsht\u00eb gjithashtu leht\u00ebsisht e kuptueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve, Spiuni i Iranit ka prind\u00ebr mysliman\u00eb. N\u00ebse Spiuni i Iranit prind\u00ebrit i ka nj\u00ebrin mysliman e tjetrin kristian, gjasat jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb shumta se m\u00ebditjen e spiunll\u00ebkut do e ket\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb t\u00eb sigurt, duke furnizuar Iranin me spiunll\u00ebk n\u00eb t\u00eb dy hap\u00ebsirat q\u00eb i interesojn\u00eb, si at\u00eb myslimane, ashtu edhe at\u00eb kristiane.<\/p>\n<p>N\u00ebse Spiuni i Iranit i ka t\u00eb dy prind\u00ebrit kristian\u00eb, p\u00ebr Spiunin e Iranit dhe p\u00ebr Iranin, \u00ebsht\u00eb fat, \u00ebsht\u00eb bingo, \u00ebsht\u00eb orgazm\u00eb, \u00ebsht\u00eb kulmi i qejfit t\u00eb spiunll\u00ebkut.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zgjedhjes gjeografike lindje-per\u00ebndim, Spiuni i Iranit, si injorant dhe fukara q\u00eb zakonisht \u00ebsht\u00eb, preferon Iranin dhe Lindjen me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Shkup dhe Prishtin\u00eb, sepse me Iranin i p\u00ebrputhet mentaliteti haxhiqamilist \u201cna-n\u00ebm, bereqav\u00ebs pes\u00eb lek\u00eb-pes\u00eb lek\u00eb\u201d. Spiuni i Iranit habitet, trembet, nuk guxon t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kaurrin, q\u00eb p\u00ebr injorantin \u2013 i cili p\u00ebrve\u00e7 predikimeve turqisht ose arabisht t\u00eb hoxh\u00ebs maj\u00eb minares, nuk njeh asnj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr \u2013 \u00ebsht\u00eb bot\u00eb e panjohur, terren i pasigurt, ferr\u00eb me gj\u00ebmba, rrug\u00eb me gropa.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet Iranit shqiptari Spiun i Iranit?<\/p>\n<p>T\u00eb thuash se i duhet p\u00ebr t\u00eb spiunuar sekrete ushtarake, teknologjike, ekonomike, kaq bunker\u00eb k\u00ebtu e k\u00ebtje, kaq e aq uzina sekrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb e at\u00eb zon\u00eb, harta mineralesh n\u00ebntok\u00ebsore, vende sekrete shpimi nafte, e t\u00eb tjera si k\u00ebto, kur n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri sot, n\u00eb vend t\u00eb hekurishtave t\u00eb dikurshme, ka vet\u00ebm breshka dhe gjarp\u00ebrinj, jan\u00eb \u00e7menduri q\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e satelit\u00ebve q\u00eb ta lexojn\u00eb librin q\u00eb po mban n\u00eb dor\u00eb, s\u2019i interesojn\u00eb as Iranit dhe askujt n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Spiuni i Iranit i duhet Iranit islamik vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb budallall\u00ebkun e budallall\u00ebqeve, turpin e turpeve, mortjen e mortjeve, tmerrin e tmerreve t\u00eb koh\u00ebve moderne: Islamin politik, me t\u00eb gjitha llaftarit\u00eb q\u00eb e karakterizojn\u00eb e q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i din\u00eb, dhe mua, q\u00eb n\u00eb vitet \u201970 lodhesha t\u00eb d\u00ebgjoja Poezi nga Radio Teherani, m\u00eb vjen turp t\u2019i rreshtoj e t\u2019i num\u00ebroj.<\/p>\n<p>Gjallesa si Spiuni i Iranit, q\u00eb g\u00eblojn\u00eb n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, pra n\u00eb mesin gjeografik t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore, midis Rom\u00ebs dhe Athin\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb lapsus llaftaris\u00ebs gjeopolitik, nj\u00eb aksident rreqeth\u00ebs historik, nj\u00eb \u00e7artallosje gjenetike, nj\u00eb kuriozitet biologjik, kimik, fizik, psikologjik, psikiatrik.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb Spiun i Iranit sot \u00ebsht\u00eb te t\u00eb 60-at dhe, me gjasa, ka tipare psikologjike dhe preferenca fetare e kulturore si m\u00eb sip\u00ebr, nuk ka absolutisht asnj\u00eb shans q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn diktatoriale t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb spiun i Sigurimit. Nuk do t\u2019ia falte vetes t\u00eb mos ishte. Spiuni i Iranit dhe spiuni i Sigurimit jan\u00eb simbiotik\u00eb, jan\u00eb komplementar\u00eb, jan\u00eb siamez\u00eb, jan\u00eb dy kokrra n\u00eb nj\u00eb rrfanj\u00eb, ku rrfanja ishte teoria utopiste komuniste.<\/p>\n<p>N\u00ebse Spiuni i Iranit sot \u00ebsht\u00eb diku te t\u00eb 30-at, rrjedh nga nj\u00eb familje dhe mjedis i af\u00ebrt me Sigurimin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monst\u00ebr q\u00eb spiunll\u00ebkun e ka marr\u00eb duke thithur qum\u00ebshtin e mamit e duke par\u00eb n\u00eb mur portretin e Kurvit.<\/p>\n<p>S\u2019do as mend e as kalem t\u00eb kuptosh e t\u00eb bindesh se shqiptari Spiun i Iranit, adhurues i Kurvit, \u00ebsht\u00eb gjallesa m\u00eb e f\u00eblliqur n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs: p\u00ebrbind\u00ebsh, vampir, i s\u00ebmur\u00eb, i \u00e7mendur, shkurt, nj\u00eb enverist, q\u00eb nuk i ka dal\u00eb \u2013 dhe kurr\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb \u2013 e keqja p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb \u201990-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk ke \u00e7\u2019i b\u00ebn. Do e durosh. Duke i q\u00ebndruar larg, si mortjes.<\/p>\n<p>Enveristi Spiun i Iranit \u00ebsht\u00eb e keqe universale. Si myku i k\u00ebmb\u00ebve. Q\u00eb kurr\u00eb nuk largohet. Edhe thoin ta shkul\u00ebsh. Edhe gishtin ta k\u00ebpus\u00ebsh. Edhe k\u00ebmb\u00ebn ta pres\u00ebsh. Edhe veten ta vras\u00ebsh.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrve\u00e7 disa t\u00eb dh\u00ebnave historiko-gjeografike, poet\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj pers\u00eb: Firdeusi, Omar Khajami, vargjet e t\u00eb cilit shqiptar\u00ebt i thon\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh ende sot, Saadi, Rumi e t\u00eb tjer\u00eb, ndikimin e poezis\u00eb perse mbi bejtexhinjt\u00eb dhe vet\u00eb Naim Frash\u00ebrin dhe t\u00eb tjer\u00eb rilindas, ajo q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb qarkullonte vesh m\u00eb vesh dhe na [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93257","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93257\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}