{"id":9318,"date":"2025-03-11T07:57:32","date_gmt":"2025-03-11T07:57:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/11\/vota-e-emigranteve-pese-qarqet-ku-mund-te-kete-me-shume-ndikim\/"},"modified":"2025-03-11T07:57:32","modified_gmt":"2025-03-11T07:57:32","slug":"vota-e-emigranteve-pese-qarqet-ku-mund-te-kete-me-shume-ndikim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/11\/vota-e-emigranteve-pese-qarqet-ku-mund-te-kete-me-shume-ndikim\/","title":{"rendered":"Vota e emigrant\u00ebve: Pes\u00eb qarqet ku mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndikim"},"content":{"rendered":"<p>Gati 246 mij\u00eb shqiptar\u00eb nga diaspora e re e Shqip\u00ebris\u00eb aplikuan dhe mor\u00ebn miratim p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb distanc\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb efekt jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb rezultatin zgjedhor. Nd\u00ebrsa vler\u00ebsohet se mbi 2.2 milion\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, (p\u00ebrfshir\u00eb minoren\u00ebt pa t\u00eb drejt\u00eb vote) shifra prej 246 mij\u00eb e t\u00eb regjistruarve mund t\u00eb varioj\u00eb n\u00eb rreth 15 apo 20% t\u00eb atyre me t\u00eb drejt\u00eb vote.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve mbi regjistrimet nga emigrimi si dhe t\u00eb dh\u00ebnat e Censit 2023 apo t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 t\u00eb analizuara nga BIRN, sugjerojn\u00eb se n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb regjistruarit nga emigrimi marrin pjes\u00eb n\u00eb votimet e 11 majit, numri i votave n\u00eb rang komb\u00ebtar mund t\u00eb rritet me 15% n\u00eb krahasim me vitin 2021, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sigurt p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb dihet me sakt\u00ebsi se si ka ndryshuar popullsia rezidente p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Regjistrimet e emigrant\u00ebve p\u00ebr zgjedhje nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebtrajtshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit. N\u00ebse merren p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e vitit 2021, votuesit nga emigrimi do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 6.8% t\u00eb votuesve gjithsej, shif\u00ebr kjo q\u00eb varion, nga 8.6% n\u00eb qarkun e Beratit, n\u00eb 4.7% n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse numri i votuesve t\u00eb regjistruar nga jasht\u00eb krahasohet me numrin real t\u00eb votave t\u00eb hedhura n\u00eb vitin 2021, at\u00ebhere n\u00eb Berat dhe n\u00eb Lezh\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtim t\u00eb numrit t\u00eb votuesve me mbi 19%, nd\u00ebrsa n\u00eb qarqet e tjera do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtim n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Tirana dhe Kuk\u00ebsi jan\u00eb n\u00eb fakt dy zonat ku pritet t\u00eb ket\u00eb shtim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Luhatshm\u00ebria nga qarku n\u00eb qark mbi interesin e emigrant\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb vend duket se varet, nga nj\u00ebra an\u00eb nga shkalla e emigrimit dhe nga ana tjet\u00ebr, nga funksionimi i makinerive politike, t\u00eb cilat duket se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb qarqe ku shpresojn\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb maksimizojn\u00eb vot\u00ebn e emigrant\u00ebve n\u00eb mandate.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja reale dhe shtimi i votave<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb r\u00ebnie p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit. N\u00eb vitin 2005, n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve gjendeshin 2.85 milion\u00eb votues, nd\u00ebrsa 49% e tyre mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votime. Pjes\u00ebmarrja u rrit n\u00eb 53% n\u00eb vitin 2013 nd\u00ebrsa ra n\u00eb 47% m\u00eb 2017 dhe 46% m\u00eb 2021.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, 1.66 milion\u00eb shqiptar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje nga 3.59 milion\u00eb votues t\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrin zgjedhor t\u00eb vendit. Pjes\u00ebmarrja prej 46% duket se reflekton m\u00eb s\u00eb shumti numrin e lart\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb nuk u gjend\u00ebn fizikisht n\u00eb Shqip\u00ebri dit\u00ebn e zgjedhjeve, p\u00ebrve\u00e7 shqiptar\u00ebve q\u00eb zgjodh\u00ebn t\u00eb mos votonin. Shkalla e pjes\u00ebmarrjes reale, pra numri i votuesve n\u00eb raport me numrin e popullsis\u00eb votuese t\u00eb pranishme n\u00eb Shqip\u00ebri mundet vet\u00ebm t\u00eb hamend\u00ebsohet.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Censit t\u00eb vitit 2023 sugjerojn\u00eb se n\u00eb shtator t\u00eb atij viti, 2.4 milion\u00eb shqiptar\u00eb ndodheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, nga t\u00eb cil\u00ebt, 1.95 milion\u00eb ishin mbi 18 vje\u00e7. Nisur nga k\u00ebto dy shifra, mund t\u00eb thuhet se pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime n\u00eb vitin 2021 e 1.66 milion\u00eb banor\u00ebve n\u00ebnkupton pjes\u00ebmarrje reale prej 85%.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konvencion, pasi popullsia rezidente n\u00eb Shqip\u00ebri l\u00ebviz n\u00eb numra t\u00eb m\u00ebdhenj. Fakti q\u00eb mes censusit t\u00eb vitit 2011 dhe atij t\u00eb vitit 2023 popullsia ra me mbi 450 mij\u00eb vet\u00eb, sugjeron se popullsia e vitit 2021 mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e ndryshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb krahasim me shtatorin e vitit 2023, kur u b\u00eb Censi.<\/p>\n<p>Qarku i Beratit<\/p>\n<p>Votuesit n\u00eb emigrim nga Berati duket se kan\u00eb treguar m\u00eb shum\u00eb interes se sa n\u00eb qarqet e tjera n\u00eb raport me numrin e votuesve t\u00eb vitit 2021. T\u00eb 15 mij\u00eb emigrant\u00ebt nga Berati p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb, sipas llogaritjeve t\u00eb BIRN, 8.3% t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve 2021 dhe 18.9% t\u00eb votuesve. Berati ishte edhe nj\u00eb nga qarqet ku n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, nj\u00eb grusht votash caktuan n\u00ebse nj\u00eb mandat i takonte nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb apo pal\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb rezultatin e vitit 2021, Partia Socialiste mori 5 nga 7 mandatet e qarkut, pasi fitoi 56% t\u00eb votave. Pra PS fitoi 71% t\u00eb mandateve me 56% t\u00eb votave dhe shkaku se pse ndodhi kjo ishte se PD dhe LSI garuan ve\u00e7mas dhe LSI humbi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar mandat p\u00ebr shkak se nga rezultati i saj 8400 votash i munguan 77 vota. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, t\u00eb 15 mij\u00eb votuesit nga emigrimi, n\u00eb rast se pas regjistrimit do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votime, kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb caktojn\u00eb fatin e s\u00eb paku nj\u00eb mandati p\u00ebr deputet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb rezultati t\u00eb mbetet 5 me 2 ose t\u00eb ndryshohet n\u00eb 4 me 3. \u00cbsht\u00eb hipotetikisht shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb PS t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb marr\u00eb 6 mandate n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, duke l\u00ebn\u00eb opozit\u00ebn me 1 dhe po k\u00ebshtu p\u00ebrmbysja n\u00eb favor t\u00eb opozit\u00ebs do t\u00eb ishte gjithashtu historike, sepse Berati i ka dh\u00ebn\u00eb fitoren PS-s\u00eb historikisht.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Qarku i Vlor\u00ebs<\/p>\n<p>Vlora \u00ebsht\u00eb qarku i njohur p\u00ebr emigrim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit si dhe qarku ku u regjistruan 18,700 votues nga emigrimi. K\u00ebta votues, n\u00ebse marrin pjes\u00eb dhe faktor\u00ebt e tjer\u00eb mbahen konstant\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb shtojn\u00eb me 17.5% numrin e votave t\u00eb hedhura m\u00eb 11 maj, n\u00eb krahasim me vitin 2021. Vlora \u00ebsht\u00eb qarku ku Partia Socialiste fitoi 8 nga 12 mandate, pra mori 67% t\u00eb mandateve pavar\u00ebsisht se fitoi 58% t\u00eb votave. Votat e gati 19 mij\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb regjistruar mund ta ndihmojn\u00eb PS-n\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat ose mundet t\u00eb ndihmojn\u00eb opozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb mandat m\u00eb shum\u00eb, pra q\u00eb rezultati final t\u00eb jet\u00eb 7 me 5. Rezultati 9 me 3 p\u00ebr socialist\u00ebt ngjan shum\u00eb i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Qarku i Lezh\u00ebs<\/p>\n<p>Qarku nga ku mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb n\u00eb lidhje me votat e emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb Qarku i Lezh\u00ebs. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, dy partit\u00eb e opozit\u00ebs, PD dhe LSI, fituan n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark s\u00eb bashku 58% t\u00eb votave dhe mor\u00ebn 4 mandate. N\u00eb fakt, mandatet i fitoi t\u00eb gjitha PD nd\u00ebrsa LSI, megjith\u00ebse mori 10% t\u00eb votave t\u00eb qarkut, mori zero mandate. Gati 14 mij\u00eb emigrant\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb zgjedhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qark, nd\u00ebrsa nj\u00eb investigim i m\u00ebparsh\u00ebm i BIRN v\u00ebrejti se makineria elektorale socialiste duket se ka interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb regjistruar emigrant\u00eb nga ky qark. N\u00eb rast se emigrant\u00ebt votojn\u00eb, ato mund t\u00eb shtojn\u00eb teorikisht votat e Lezh\u00ebs t\u00eb vitit 2021 me 18%. Megjithat\u00eb, p\u00ebrmbysja duket e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark mor\u00ebn zgjedhjet e kaluara vet\u00ebm 38% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Qarku i Fierit<\/p>\n<p>Fieri \u00ebsht\u00eb qarku i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb vend p\u00ebr nga numri i votuesve dhe zgjedhjet e kaluara i dha socialist\u00ebve 9 mandate dhe opozit\u00ebs 7, por \u00ebsht\u00eb edhe qarku ku socialist\u00ebt kan\u00eb pretenduar historikisht p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb. Rreth 31 mij\u00eb emigrant\u00eb nga ky qark jan\u00eb regjistruar p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit dhe k\u00ebta p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 17% t\u00eb numrit total t\u00eb votuesve t\u00eb vitit 2011.<\/p>\n<p>Qarku i Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Tirana \u00ebsht\u00eb qarku me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb regjistrimeve t\u00eb emigrant\u00ebve, gjithsej pothuajse 52 mij\u00eb vet\u00eb, por kjo p\u00ebr shkak se Tirana \u00ebsht\u00eb qarku m\u00eb i madh n\u00eb vend. N\u00eb krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, votuesit nga emigrimi mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cvet\u00ebm\u201d 10% t\u00eb votuesve total\u00eb, shif\u00ebr kjo e ul\u00ebt n\u00eb krahasim me mesataren komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Tirana \u00ebsht\u00eb gjithashtu qarku q\u00eb m\u00eb 2021 sh\u00ebnoi rekordin e pjes\u00ebmarrjes, 53%, m\u00eb e larta n\u00eb republik\u00eb dhe ku n\u00eb zgjedhjet e 11 majit shum\u00eb parti t\u00eb vogla apo t\u00eb reja kan\u00eb p\u00ebr objektiv t\u00eb marrin mandate nga t\u00eb ashtuquajturat \u201cvota proteste\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, 36 mandatet e Tiran\u00ebs u ndan\u00eb 18 p\u00ebr PS, 17 p\u00ebr PD dhe LSI dhe 1 mandat p\u00ebr aleatin e pashpallur t\u00eb socialist\u00ebve, partin\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Tom Doshit. Partit\u00eb e vogla si dhe votat e pavlefshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark \u201cu mb\u00ebshtet\u00ebn\u201d nga 34 mij\u00eb votues.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vota-e-emigranteve-pese-qarqet-ku-mund-te-kete-me-shume-ndikim\/\">Vota e emigrant\u00ebve: Pes\u00eb qarqet ku mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndikim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gati 246 mij\u00eb shqiptar\u00eb nga diaspora e re e Shqip\u00ebris\u00eb aplikuan dhe mor\u00ebn miratim p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb distanc\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb efekt jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb rezultatin zgjedhor. Nd\u00ebrsa vler\u00ebsohet se mbi 2.2 milion\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, (p\u00ebrfshir\u00eb minoren\u00ebt pa t\u00eb drejt\u00eb vote) shifra prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9318","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9318\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}