{"id":93165,"date":"2026-07-01T15:48:28","date_gmt":"2026-07-01T15:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/01\/vendimi-i-kushtetueses-per-veliajn-ndreca-u-konfirmua-mungesa-e-testit-te-proporcionalitetit\/"},"modified":"2026-07-01T15:48:28","modified_gmt":"2026-07-01T15:48:28","slug":"vendimi-i-kushtetueses-per-veliajn-ndreca-u-konfirmua-mungesa-e-testit-te-proporcionalitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/01\/vendimi-i-kushtetueses-per-veliajn-ndreca-u-konfirmua-mungesa-e-testit-te-proporcionalitetit\/","title":{"rendered":"Vendimi i Kushtetueses p\u00ebr Veliajn, Ndreca: U konfirmua mungesa e testit t\u00eb proporcionalitetit"},"content":{"rendered":"<p>Avokati mbrojt\u00ebs i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe e ktheu \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rishqyrtim.<\/p>\n<p>Ndreca tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor q\u00eb, sipas tij, ishte i pranish\u00ebm q\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj Veliajt: munges\u00ebn e testit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjykatat kishin analizuar vet\u00ebm interesin publik p\u00ebr mbrojtjen e hetimit, por kishin l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb vler\u00ebsimit nj\u00eb tjet\u00ebr interes kushtetues, t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u2019u qeverisur nga kryetari q\u00eb kishin zgjedhur me vot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb\u201d, u shpreh Ndreca.<\/p>\n<p>Ndreca shtoi se p\u00ebrgjegj\u00ebsia tashm\u00eb kalon te Gjykata e Lart\u00eb, e cila duhet t\u00eb zbatoj\u00eb pa vones\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsia mund t\u00eb vonoj\u00eb, por standardet kushtetuese nuk e humbasin vler\u00ebn e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb ato t\u00eb zbatohen\u201d, deklaroi Plarent Ndreca.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Plarent Ndrec\u00ebs:<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kur nuk isha ende avokat i Erion Veliajt, por thjesht deputet i Kuvendit dhe nj\u00eb v\u00ebzhgues i jasht\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjes, deklarova publikisht n\u00eb \u201cNow\u201d me Erla M\u00ebhilli, se problemi kryesor kushtetues q\u00eb lexohej n\u00eb vendimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ishte mungesa e testit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Thash\u00eb se gjykata kishte analizuar vet\u00ebm nj\u00ebrin interes publik \u2013 mbrojtjen e hetimit nga \u00e7do ndikim \u2013 por kishte l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb analiz\u00ebs interesin tjet\u00ebr po aq kushtetues: t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u2019u qeverisur nga kryetari q\u00eb kishin zgjedhur me vot\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Standardi kushtetues nuk ndryshoi gjat\u00eb k\u00ebtyre 16 muajve. Vet\u00ebm njohja e tij vonoi. Dhe kjo vones\u00eb pati nj\u00eb kosto reale: p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, p\u00ebr institucionin e Bashkis\u00eb, p\u00ebr ushtrimin normal t\u00eb mandatit demokratik dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat individuale t\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebrgjegj\u00ebsia kalon te Gjykata e Lart\u00eb. Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb zbatohet pa vones\u00eb. \u00c7do dit\u00eb e panevojshme shtes\u00eb zgjat nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb vet\u00eb Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar sipas standardeve kushtetuese.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia mund t\u00eb vonoj\u00eb por standartet kushtetuese nuk e humbasin vler\u00ebn e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb ato t\u00eb zbatohen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati mbrojt\u00ebs i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe e ktheu \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rishqyrtim. Ndreca tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor q\u00eb, sipas tij, ishte i pranish\u00ebm q\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj Veliajt: munges\u00ebn e testit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93165","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93165"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93165\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}