{"id":93123,"date":"2026-07-01T08:51:07","date_gmt":"2026-07-01T08:51:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/01\/nga-qytetet-e-unesco-s-te-plazhet-e-jonit-media-italiane-zbulon-15-mrekullite-e-shqiperise\/"},"modified":"2026-07-01T08:51:07","modified_gmt":"2026-07-01T08:51:07","slug":"nga-qytetet-e-unesco-s-te-plazhet-e-jonit-media-italiane-zbulon-15-mrekullite-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/01\/nga-qytetet-e-unesco-s-te-plazhet-e-jonit-media-italiane-zbulon-15-mrekullite-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga qytetet antike dhe fshatrat karakteristike prej guri, te malet madh\u00ebshtore dhe uj\u00ebrat e kristalta t\u00eb Rivier\u00ebs, Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse turistike n\u00eb Evrop\u00eb. Kur \u00ebsht\u00eb koha m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta vizituar, si t\u00eb l\u00ebvizni dhe cilat jan\u00eb vendet q\u00eb nuk duhen humbur? P\u00ebrgjigjet i sjell media italiane \u201cIdealista\u201d, e cila e p\u00ebrshkruan vendin si nj\u00eb destinacion ku historia, natyra dhe deti nd\u00ebrthuren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, amfiteatrot romake shfaqen mes nd\u00ebrtesave moderne, fshatrat prej guri mbik\u00ebqyrin malet e thepisura, nd\u00ebrsa xhamit\u00eb dhe kishat ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb\u201d, shkruan media italiane.<\/p>\n<p>Sipas saj, brenda pak or\u00ebsh mund t\u00eb kalosh nga brigjet e Adriatikut n\u00eb ato t\u00eb Jonit, nga teleferiku q\u00eb fluturon mbi \u00e7atit\u00eb e Tiran\u00ebs te Syri i Kalt\u00ebr, burimi me ngjyr\u00ebn karakteristike blu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb pyllit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo larmi peizazhesh dhe p\u00ebrvojash e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb af\u00ebrt, t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u eksploruar dhe plot surpriza, ideal p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb kombinoj\u00eb pushimet n\u00eb det me historin\u00eb, kultur\u00ebn dhe natyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb renditur 15 destinacionet kryesore, nga veriu n\u00eb jug, me sugjerime se si t\u2019i kombinoni dhe kur \u00ebsht\u00eb periudha m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb periudha m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe si t\u00eb mb\u00ebrrini atje: Gjith\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb dini<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, nd\u00ebrsa brend\u00ebsia e saj \u00ebsht\u00eb kryesisht malore,  duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb udh\u00ebtimet t\u00eb zgjasin m\u00eb shum\u00eb, edhe pse distancat nuk jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb par\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin detin, qytetet e mbrojtura nga UNESCO dhe eksplorimin e maleve shqiptare, rekomandohen t\u00eb pakt\u00ebn 7-10 dit\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00ebse keni vet\u00ebm 3-4 dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendroheni te Tirana dhe zonat p\u00ebrreth saj.<\/p>\n<p>Pranvera dhe fillimi i vjesht\u00ebs (prill-qershor dhe shtator-tetor) ofrojn\u00eb temperatura t\u00eb k\u00ebndshme dhe m\u00eb pak turist\u00eb. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb ver\u00ebs, Riviera Shqiptare nga Vlora deri n\u00eb Ksamil \u00ebsht\u00eb destinacioni m\u00eb i preferuar, nd\u00ebrsa veriu dhe zonat malore mbeten m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta. <\/p>\n<p>Dimri \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb, me temperatura t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb zonat malore dhe klim\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrritja n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. <\/p>\n<p>Fluturimet direkte zbresin n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa tragetet lidhin Italin\u00eb me Durr\u00ebsin dhe Vlor\u00ebn, nj\u00eb zgjidhje praktike p\u00ebr ata q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me makin\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur, makina personale ose me qira \u2013 ofron lirin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe mund\u00ebson vizita n\u00eb plazhe dhe parqe natyrore. <\/p>\n<p>Rrug\u00ebt kryesore jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm, megjithat\u00eb disa akse malore mbeten t\u00eb ngushta dhe me kthesa t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>P\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb nga Italia, p\u00ebr hyrjen n\u00eb Shqip\u00ebri mjafton karta e identitetit, e vlefshme p\u00ebr udh\u00ebtim jasht\u00eb vendit ose pasaporta.<\/p>\n<p>Qytetet q\u00eb tregojn\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb: Tirana, Shkodra dhe qytetet e UNESCO-s<\/p>\n<p>N\u00eb qytetet shqiptare bashk\u00ebjetojn\u00eb arkitektura socialiste, pazaret osmane, kishat ortodokse e katolike, xhamit\u00eb dhe bunker\u00ebt e kthyer n\u00eb muze. <\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb peizazh urban t\u00eb gjall\u00eb, ku historia dhe jeta moderne nd\u00ebrthuren natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tirana dhe ballkoni panoramik i Malit t\u00eb Dajtit<\/p>\n<p>N\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej ndodhen Muzeu Historik Komb\u00ebtar, Teatri i Oper\u00ebs dhe godinat qeveritare. <\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak hapa m\u00eb tej ngrihet Xhamia e Namazgjas\u00eb, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Pazari i Ri \u00ebsht\u00eb vendi ideal p\u00ebr t\u00eb zbuluar fruta t\u00eb fresk\u00ebta, er\u00ebza dhe kafene tradicionale. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, turet falas n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ndihmojn\u00eb vizitor\u00ebt t\u00eb kuptojn\u00eb historin\u00eb osmane, periudh\u00ebn komuniste dhe transformimin e viteve t\u00eb fundit, me ndalesa n\u00eb bunker\u00ebt-muze dhe zon\u00ebn e Bllokut.<\/p>\n<p>N\u00eb dalje t\u00eb qytetit, teleferiku \u201cDajti Ekspres\u201d i \u00e7on vizitor\u00ebt n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Dajtit. <\/p>\n<p>Nga lart, Tirana shfaqet si nj\u00eb mozaik shum\u00ebngjyr\u00ebsh i rrethuar nga kodra dhe fusha.<\/p>\n<p>Shkodra: Bashk\u00ebjetesa fetare dhe kalaja mbi liqen<\/p>\n<p>N\u00eb veri t\u00eb vendit, Shkodra konsiderohet kryeqendra kulturore e Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetesa fetare \u00ebsht\u00eb e dukshme mes Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe, Katedrales Ortodokse dhe Katedrales s\u00eb Sh\u00ebn Shtjefnit.<\/p>\n<p>Mbi qytet ngrihet Kalaja e Rozaf\u00ebs, e cila dominon fush\u00ebn dhe Liqenin e Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Zona mund t\u00eb eksplorohet me vark\u00eb, kajak ose bi\u00e7iklet\u00eb, mes peizazheve t\u00eb mbjella dhe maleve q\u00eb shtrihen drejt Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Berati \u2013 Qyteti i nj\u00eb mbi nj\u00eb dritareve<\/p>\n<p>Berati, pjes\u00eb e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s, shtrihet n\u00eb t\u00eb dy brigjet e lumit, me sht\u00ebpit\u00eb e bardha dhe dritaret e vendosura nj\u00ebra mbi tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kalaja n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kodr\u00ebs ruan kisha bizantine, xhami dhe sht\u00ebpi ende t\u00eb banuara. <\/p>\n<p>N\u00eb lagjet historike dallohen qart\u00eb ndikimet e arkitektur\u00ebs osmane dhe traditave t\u00eb krishtera.<\/p>\n<p>Gjirokastra: Qyteti i gurt\u00eb, sht\u00ebpit\u00eb-kulla dhe tuneli i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb<\/p>\n<p>\u00c7atit\u00eb me pllaka guri gri, sht\u00ebpit\u00eb-kulla osmane dhe kalaja, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb Ballkan, i japin Gjirokastr\u00ebs pamjen karakteristike. <\/p>\n<p>Edhe ky qytet \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e UNESCO-s.<\/p>\n<p>Brenda banesave historike, si Sht\u00ebpia e Zekat\u00ebve dhe Muzeu Etnografik, ruhen si ambiente q\u00eb tregojn\u00eb jet\u00ebn e borgjezis\u00eb ballkanike, me qilima, tavane t\u00eb gdhendura dhe veranda me pamje nga lugina.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tunel i nd\u00ebrtuar gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb pasqyron periudh\u00ebn e bunker\u00ebve, nd\u00ebrsa Pazari i Vjet\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb i mbushur me dyqane artizanale, kafene dhe restorante.<\/p>\n<p>Kor\u00e7a: Muze, festivale dhe atmosfer\u00eb boheme<\/p>\n<p>N\u00eb juglindje, Kor\u00e7a paraqet nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cfytyr\u00eb\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Muzeu i Artit Mesjetar ekspozon ikona dhe vepra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme fetare. <\/p>\n<p>Kinemaja Majestik rr\u00ebfen fillesat e kinemas\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Pazari osman, Xhamia e Mirahorit dhe Katedralja e madhe \u201cRingjallja e Krishtit\u201d formojn\u00eb qendr\u00ebn e qytetit, e cila gjall\u00ebrohet gjat\u00eb festivaleve t\u00eb muzik\u00ebs, teatrit dhe gastronomis\u00eb.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi: Amfiteatri romak i fshehur mes nd\u00ebrtesave<\/p>\n<p>I vendosur n\u00eb brigjet e Adriatikut, Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 plazheve, ai ruan mure antike, nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs dhe amfiteatrin romak t\u00eb shekullit II, i cili ende \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i fshehur nga nd\u00ebrtimet moderne.<\/p>\n<p>Pran\u00eb tij ndodhet edhe nj\u00eb forum i periudh\u00ebs bizantine me kolona mermeri.<\/p>\n<p>Male, kanione dhe qytete antike: Aty ku natyra takon historin\u00eb<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb udh\u00ebtoni drejt veriut ose t\u00eb futeni n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb zbuluar nj\u00eb Shqip\u00ebri krejt tjet\u00ebr, me lugina, liqene dhe kanione spektakolare.<\/p>\n<p>Mes shk\u00ebmbinjve g\u00eblqeror\u00eb rrjedhin lumenj me ngjyr\u00eb smeraldi, nd\u00ebrsa pran\u00eb tyre teatrot dhe tempujt d\u00ebshmojn\u00eb historin\u00eb mij\u00ebravje\u00e7are t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Liqeni i Komanit dhe Thethi: Rruga e \u201cFjordeve\u201d<\/p>\n<p>Pas Shkodr\u00ebs, rruga t\u00eb \u00e7on drejt Liqenit t\u00eb Komanit, nj\u00eb rezervuar i gjat\u00eb dhe i ngusht\u00eb q\u00eb ndjek lumin Drin mes mureve shk\u00ebmbore.<\/p>\n<p>Lundrimi me tragetet lokale ofron disa nga peizazhet m\u00eb spektakolare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre maleve fillojn\u00eb Alpet Shqiptare, t\u00eb njohura edhe si Bjeshk\u00ebt e Nemuna.<\/p>\n<p>Thethi \u00ebsht\u00eb simboli i k\u00ebsaj zone, me sht\u00ebpi guri, kish\u00ebn e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1892 mes livadheve dhe majat e thepisura p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Fshati arrihet me automjete t\u00eb p\u00ebrshtatshme ose me makin\u00eb gjat\u00eb sezonit t\u00eb mir\u00eb, por edhe p\u00ebrmes ecjes malore rreth gjasht\u00eb or\u00ebshe nga Valbona.<\/p>\n<p>Apolonia e Iliris\u00eb: Qyteti ku studioi Oktaviani i ri<\/p>\n<p>E themeluar si qytet grek dhe m\u00eb pas romak, sipas disa burimeve Apolonia ishte vendi ku studioi n\u00eb rini Oktaviani, perandori i ardhsh\u00ebm August.<\/p>\n<p>N\u00eb parkun arkeologjik ruhen mbetjet e tempujve, odeoni, fragmente t\u00eb harkut t\u00eb triumfit dhe buleuterioni, qendra politike e qytetit antik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb port i dikursh\u00ebm lumor, i zhdukur pasi lumi i Vjos\u00ebs ndryshoi shtratin pas nj\u00eb t\u00ebrmeti, d\u00ebshmon p\u00ebr lul\u00ebzimin e dikursh\u00ebm t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Butrinti: 3000 vjet histori n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitje<\/p>\n<p>I vendosur mes lagun\u00ebs dhe kanaleve, Parku Komb\u00ebtar i Butrintit, pjes\u00eb e UNESCO-s, p\u00ebrmbledh faltore, banja romake, pag\u00ebzimore bizantine, bazilik\u00eb paleokristiane, mure ciklopike dhe nj\u00eb kala veneciane q\u00eb sot sh\u00ebrben si muze.<\/p>\n<p>Brenda pak or\u00ebsh vizitor\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb pasqyrojn\u00eb periudhat greke, romake, bizantine dhe veneciane, mes natyr\u00ebs s\u00eb paprekur.<\/p>\n<p>Syri i Kalt\u00ebr: Burimi magjeps\u00ebs n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb pyllit<\/p>\n<p>N\u00eb jug t\u00eb vendit ndodhet Syri i Kalt\u00ebr, nj\u00eb burim karstik q\u00eb nxjerr uj\u00eb me forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Qendra e tij ka nj\u00eb ngjyr\u00eb blu t\u00eb err\u00ebt, e cila kalon gradualisht n\u00eb nuanca bruz.<\/p>\n<p>Ekskursionet q\u00eb nisen nga Saranda e b\u00ebjn\u00eb vizit\u00ebn t\u00eb leht\u00eb, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb p\u00ebrshkoni rrug\u00eb dyt\u00ebsore.<\/p>\n<p>Parku Komb\u00ebtar i Llogoras\u00eb: Ballkoni mbi Jon<\/p>\n<p>Mes Vlor\u00ebs dhe Himar\u00ebs, Parku Komb\u00ebtar i Llogoras\u00eb ngrihet mes pishave, bredhave dhe frash\u00ebrve deri n\u00eb qaf\u00ebn panoramike me pamje mbi detin Jon.<\/p>\n<p>Zona \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e frekuentuar nga adhuruesit e ecjeve n\u00eb natyr\u00eb, \u00e7iklizmit dhe hedhjes me parashut\u00eb.<\/p>\n<p>Mes faun\u00ebs spikasin shqiponjat, shkabat, th\u00ebll\u00ebzat dhe shum\u00eb lloje t\u00eb tjera shpend\u00ebsh grabitqar\u00eb.<\/p>\n<p>Riviera Joniane dhe shijet tradicionale: Vlora, Saranda dhe Ksamili<\/p>\n<p>Bregdeti jugor \u00ebsht\u00eb imazhi m\u00eb i njohur i Shqip\u00ebris\u00eb, por pas plazheve fshihen histori, pika panoramike dhe tradita kulinare mesdhetare.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak kilometra larg detit ndodhen faltore, pazare dhe tarraca me pamje nga lagunat, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb udh\u00ebtimin edhe m\u00eb t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>Vlora: Aty ku takohen Adriatiku dhe Joni<\/p>\n<p>Vlora \u00ebsht\u00eb pika lidh\u00ebse mes dy deteve dhe baza ideale p\u00ebr t\u00eb eksploruar Rivier\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb qytet ndodhet Xhamia e Muradies, e shekullit XVI, q\u00eb i atribuohet arkitektit t\u00eb famsh\u00ebm osman Mimar Sinan.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ngrihet teqeja bektashiane e Kuzum Babait, nga ku hapet nj\u00eb panoram\u00eb e gjer\u00eb mbi bregdetin dhe kodrat.<\/p>\n<p>Mes plazheve m\u00eb t\u00eb frekuentuara jan\u00eb Plazhi i Vjet\u00ebr, Plazhi i Ri dhe zona e njohur si Bora Bora, megjith\u00ebse shumica e turist\u00ebve e p\u00ebrdorin Vlor\u00ebn si pik\u00ebnisje drejt gjireve m\u00eb t\u00eb qeta.<\/p>\n<p>Saranda dhe Ksamili: R\u00ebr\u00eb e bardh\u00eb dhe ishuj pran\u00eb bregut<\/p>\n<p>Pas Llogoras\u00eb, rruga bregdetare kalon n\u00ebp\u00ebr Dh\u00ebrmi dhe Himar\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb baza ideale p\u00ebr t\u00eb vizituar Butrintin dhe Syrin e Kalt\u00ebr.<\/p>\n<p>Prej andej arrihen plazhet e Ksamilit, t\u00eb njohura p\u00ebr r\u00ebr\u00ebn e bardh\u00eb e t\u00eb im\u00ebt, ujin me nuanca tropikale dhe ishujt e vegj\u00ebl, q\u00eb mund t\u00eb arrihen leht\u00ebsisht me not.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb hani dhe \u00e7far\u00eb t\u00eb merrni me vete si kujtim?<\/p>\n<p>Kuzhina shqiptare pasqyron nd\u00ebrthurjen e traditave ballkanike dhe mesdhetare.<\/p>\n<p>Byreku, i mbushur me djath\u00eb, perime ose mish, \u00ebsht\u00eb ushqimi m\u00eb i p\u00ebrhapur.<\/p>\n<p>Tava e kosit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gatimet tradicionale m\u00eb t\u00eb njohura, e p\u00ebrgatitur me mish qengji, kos dhe vez\u00eb, derisa t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb tav\u00eb t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bregdet mbizot\u00ebrojn\u00eb peshku i fresk\u00ebt, kallamar\u00ebt n\u00eb skar\u00eb, supat me fruta deti dhe midhjet, t\u00eb shoq\u00ebruara shpesh me djath\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, domate dhe ullinj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr gatimet me mish rekomandohen qoftet me er\u00ebza.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00ebmb\u00eblsir\u00eb duhen provuar trile\u00e7ja dhe bakllavaja.<\/p>\n<p>Pijet tradicionale p\u00ebrfshijn\u00eb rakin\u00eb e kumbull\u00ebs ose t\u00eb rrushit.<\/p>\n<p>Si suvenire gastronomike dhe artizanale rekomandohen mjalti, \u00e7aji i malit, re\u00e7elrat, er\u00ebzat, qeleshja prej leshi, tekstilet e q\u00ebndisura, shkopinjt\u00eb e gdhendur, qeramika dhe punimet n\u00eb filigran.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga qytetet antike dhe fshatrat karakteristike prej guri, te malet madh\u00ebshtore dhe uj\u00ebrat e kristalta t\u00eb Rivier\u00ebs, Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse turistike n\u00eb Evrop\u00eb. Kur \u00ebsht\u00eb koha m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta vizituar, si t\u00eb l\u00ebvizni dhe cilat jan\u00eb vendet q\u00eb nuk duhen humbur? P\u00ebrgjigjet i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93123","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93123\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}