{"id":93094,"date":"2026-06-30T19:48:13","date_gmt":"2026-06-30T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/30\/fisnik-qosja-i-shitur-tek-ps-704-mln-leke-ortakut-te-vellait-ministrit-nufi-per-rregullimin-e-shetitores-kavaljon\/"},"modified":"2026-06-30T19:48:13","modified_gmt":"2026-06-30T19:48:13","slug":"fisnik-qosja-i-shitur-tek-ps-704-mln-leke-ortakut-te-vellait-ministrit-nufi-per-rregullimin-e-shetitores-kavaljon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/30\/fisnik-qosja-i-shitur-tek-ps-704-mln-leke-ortakut-te-vellait-ministrit-nufi-per-rregullimin-e-shetitores-kavaljon\/","title":{"rendered":"Fisnik Qosja, i shitur tek PS? 704 MLN lek\u00eb ortakut t\u00eb v\u00ebllait ministrit Nufi p\u00ebr rregullimin e shetitores \u201cKavaljon\u201d"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 23 qershor 2026, biznesmeni nga Kavaja Sk\u00ebnder Biba \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb Kryebashkiakut Fisnik Qosja. Pronari i \u201cBiba X\u201d shpk k\u00ebrkon shfuqizimin e vendimit q\u00eb e skualifikon nga tenderi me fond mbi 700 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rregullimin e shetitores \u201cKavaljon\u201d.<\/p>\n\n<p>Qosja ka zgjedhur t\u2019ia jap\u00eb tenderin oligarkut t\u00eb \u201cRilindjes\u201d Hamz Islamaj. \u00a0C\u2019po ndodh k\u00ebshtu me Bashkin\u00eb Kavaj\u00eb? Kryeministri Rama e ka zgjidhur qesen p\u00ebr qytetin q\u00eb nuk e ka dashur kurr\u00eb, i qeverisur nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. Por vini re, kontratat u shkojn\u00eb kompanive t\u00eb lidhura n\u00eb afera me zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb!<\/p>\n\n<p>Bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cBIBA X\u201d shpk dhe \u201cPE VLA KU\u201d shpk, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Biba kund\u00ebrshtojn\u00eb vendimin e komisionit t\u00eb tenderit \u201cRehabilitim shetitorja nr.2 Kavaljon\u201d, me fond limit mbi 704 milion\u00eb lek\u00eb (pa tvsh).<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb 2 qershor 2026 nga Bashkia Kavaj\u00eb. Nga shqyrtimi paraprak i ankes\u00ebs, u konstatua se objekti i saj lidhet me kund\u00ebrshtimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb vleresimit te ofertave, mbi skualifikimin e ofert\u00ebs s\u00eb paraqitur nga operatori ekonomik BOE BIBA X shpk dhe PE VLA KU shpk,<\/p>\n\n<p>Kompanit\u00eb jan\u00eb skualifikuar p\u00ebr dy certifikata ISO q\u00eb pretendojn\u00eb se i kan\u00eb. Po ashtu, e pabesueshme \u00ebsht\u00eb mungesa e dy hidraulik\u00ebve, q\u00eb sipas bashkis\u00eb, mungojn\u00eb n\u00eb stafet e tyre.<\/p>\n\n<p>Tenderi i mbajtur m\u00eb 2 qershor 2026, \u00ebsht\u00eb shembull klasik i favorizimit t\u00eb nj\u00eb operatori duke p\u00ebrjashtuar konkurrent\u00ebt nga gara.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto shkelje procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit\/<\/p>\n<p>Nga 9 pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb tender, 6 jan\u00eb skualifkuar menj\u00ebher\u00eb, ku bien n\u00eb sy oferta m\u00eb ekonomike t\u00eb kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse firma \u201cBE \u2013 IS\u201d SH.P.K e Hamz Islamajt nuk kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur fituese.<\/p>\n<p>Islamaj ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 633 milion\u00eb lek\u00eb lek\u00eb pa tvsh, nd\u00ebrsa bashkimi i operator\u00ebve BIBA-X shpk &amp; PE \u2013 VLA \u2013 KU shpk ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 553 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Diferenca \u00ebsht\u00eb e dukshme, por oligarku Islamaj ka qen\u00eb i paracaktuar ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>Pronari i kompanis\u00eb \u201cBE-IS\u201d shpk \u00ebsht\u00eb Hamz Islamaj, nj\u00eb personazh i lakuar p\u00ebr tendera t\u00eb dyshimt\u00eb. Gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit, Islamaj ka marr\u00eb 160 milion\u00eb euro tendera publik\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb 18 korrik 2018, Ministria e Infrastruktur\u00ebs do t\u00eb lidhte marr\u00ebveshjen e Partneritetit Publik Privat me shoq\u00ebrin\u00eb koncesionare \u201cKalisi Hydropower\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cBE-IS\u201d\u00a0 shpk me aksioner Hamz Islamaj dhe \u201cEL-PROM\u201d shpk. Asokohe firma ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Elton Matajt dhe kontrata kishte si objekt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Hec-eve Veleshica 1 dhe Veleshica 2 n\u00eb zon\u00ebn e Kuk\u00ebsit me 35 vite afat shfryt\u00ebzimi.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 maj 2021, Elton Mataj do t\u2019ia shiste kompanin\u00eb Devis Hasalamit me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb ose 2 mij\u00eb euro, q\u00eb kishte n\u00eb zot\u00ebrim 1% t\u00eb HEC-it \u201cKalisi Hydropo\u00eber\u201d. Disa jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb fund t\u00eb majit 2021, Hamz Islamaj do t\u2019ia shiste 49% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cKalisi Hydropo\u00eber\u201d me vler\u00eb 49 mij\u00eb lek\u00eb ose rreth 500 euro Devis Hasalamit te kompania \u201cEL PROM\u201d shpk.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebto kontrata publike ndryshojn\u00eb numrin e aksioneve brenda vet kompanis\u00eb, vihet n\u00eb dijeni Autoriteti Kontraktor q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Belinda Ballukut. Por ka nj\u00eb problem se kompania q\u00eb zot\u00ebron nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aksioneve te \u201cKalisi Hydropower\u201d ka ndryshuar pronarin dhe rrjedhimisht ka nj\u00eb tjet\u00ebr zot\u00ebrues, pavar\u00ebsisht se kompania ngelet \u201cEL PROM\u201d shpk.<\/p>\n<p>Devis Hasalami \u00ebsht\u00eb djali i Mehmet Hasalamit, drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Programeve t\u00eb Zhvillimit n\u00eb Miniera dhe Industri, n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. Ky ka qen\u00eb edhe kandidat i PS-s\u00eb p\u00ebr deputet.<\/p>\n<p>Qershin\u00eb mbi tort\u00ebn e korrupsionit e v\u00eb kryeministri Rama. N\u00eb dat\u00ebn 8 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit miratoi lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr nj\u00eb objekt rezidencial, t\u00eb quajtur Garda Tower. Kulla 33 kate e lart\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb hyrje t\u00eb Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs, pran\u00eb ish Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. Kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb lejen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj jan\u00eb Artech Group dhe Hasalami shpk. Artech Group \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb zot\u00ebrohet nga dy ortak\u00eb, Lejk\u00eb dhe Gjergji Habilaj. Nd\u00ebrsa Hasalami shpk zot\u00ebrohet nga Devis Hasalami.<\/p>\n<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e tenderave t\u00eb p\u00ebrfituar nga Islamaj jan\u00eb firmosur nga Erion Veliaj. P\u00ebrmendim k\u00ebtu tenderin \u201cNd\u00ebrtimi i objektit \u2018Godina e Teatrit Tiran\u00eb\u2019 \u2013 Faza I-r\u00eb\u201d\u00a0dhe fond limit\u00a0 1. 9 miliard\u00eb lek\u00eb, i cili n\u00eb 2022\u00a0 \u00ebsht\u00eb vulosur pa gar\u00eb si nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr bashkimin e\u00a0operator\u00ebve AGI KONS\u201d shpk &amp; \u201cBE \u2013 IS\u201d shpk, me pronar\u00eb respektiv Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj. Teatri akoma nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa parat\u00eb derdhen lum\u00eb.<\/p>\n<p>Oligarku i \u2018Kodr\u00ebs s\u00eb Diellit\u2019 Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kupol\u00ebn e korruptuar t\u00eb Ministris\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb vjedhur parat\u00eb publike me nd\u00ebrtimin e Maternitetit Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Abuzimi \u00ebsht\u00eb skandaloz, i faktuar dhe i hapur.<\/p>\n\n<p>N\u00eb 3 gusht 2020, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me n\u00eb krye Ogerta Manastirliun ka shpallur tenderin me objekt \u201cRikonstruksion i godinave t\u00eb Maternitetit Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb dhe nd\u00ebrtim i ri 3 kat Tiran\u00eb\u201d, me fond limit rreth 7 miliard\u00eb lek\u00eb. Tenderi \u00ebsht\u00eb paracaktuar p\u00ebr kompanit\u00eb BE-IS shpk t\u00eb Hamz Islamajt si dhe p\u00ebr Agi Kons shpk t\u00eb Gentjan Sul\u00ebs, nj\u00eb kompani e lakuar p\u00ebr pastrim parash te Kodra e Diellit, pastrimin e parave t\u00eb Ilir Met\u00ebs dhe Erjon Veliajt, p\u00ebr tendera korruptiv\u00eb dhe lidhje me pushtetar\u00eb dhe ish-pushtetar\u00eb t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb dosje t\u00eb KLSH-s\u00eb, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka fryr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive fondin limit t\u00eb tenderit, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb kurth kompanit\u00eb e tjera, dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb tenderin dy oligark\u00ebve sipas pazarit paraprak. Afera ka nisur q\u00eb nga shmangia e gar\u00ebs dhe mungesa e transparenc\u00ebs p\u00ebr realizimin e hartimit t\u00eb projektit teknik p\u00ebr nd\u00ebrtimin e spitalit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>N\u00eb aktekspertiz\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e grupit nuk jan\u00eb shprehur si ka qen\u00eb gjendja e godinave para dhe pas t\u00ebrmetit, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ndryshimet n\u00eb preventivin teknik jan\u00eb t\u00eb paligjshme. Nga ana tjet\u00ebr, an\u00ebtar\u00ebt e grupit q\u00eb kan\u00eb hartuar aktekspertiz\u00ebn ishin n\u00eb konflikt t\u00eb interesi, pasi kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb hartimit t\u00eb projektimit teknik. M\u00eb tej, \u00ebsht\u00eb shmangur p\u00ebrllogaritja e kostove p\u00ebr punimet nd\u00ebrtimore sipas \u00e7mimeve t\u00eb tregut, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb vjedhur parat\u00eb.<\/p>\n<p>Vjedhja ka vijuar me z\u00ebrat kryesor\u00eb t\u00eb pun\u00ebs. \u201cTermo dhe hidroizolimi i pllak\u00ebs s\u00eb themelit dhe katit n\u00ebntok\u00eb, termoizolimi me polesterol, hidroizolimi me dy shtresa, gjeotekstil, shtres\u00eb mbrojt\u00ebse\u201d, jan\u00eb sh\u00ebnuar me \u00e7mimin 30,000 lek\u00eb\/m2, kur n\u00eb fakt \u00e7mimi real \u00ebsht\u00eb 12,309 lek\u00eb\/m2. Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, jan\u00eb vjedhur 140 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse kjo q\u00eb po ndodh n\u00eb Kavaj\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb habitur. N\u00eb vitin 2023, kur mori postin kryebashkiakut, u duk sikur Fisnik Qosja do t\u00eb ngrinte flamurin e PD n\u00eb betejat e ardhshme. Madje u zgjodh edhe kryetar i \u201cShoqat\u00ebs s\u00eb bashkive t\u00eb djathta\u201d.<\/p>\n<p>Nuk pritej q\u00eb Qosja t\u00eb b\u00ebhej zgjatim i korrupsionit t\u00eb qeveris\u00eb Rama. Ky keqadministrim buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebrmes tenderave t\u00eb manipuluar \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb denoncimeve nga bizneset pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb prokurime.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 18 qershor 2026, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimi p\u00ebr tenderin e bashkis\u00eb Kavaj\u00eb\u00a0 \u201cRikualifikim i rrug\u00ebs Qazim Kariqi\u201d, me fond limit 700 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kurse me 31 mars 2026 u regjistrua ankimimi p\u00ebr tenderin \u201cMbikqyrja e punimeve te ndertimit me objekt Ndertimi i Ura Mamzotaj\u201d.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr n\u00eb KPP \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 27 janar 2026, p\u00ebr tenderin me objekt \u201cRehabilitimi dhe sistemimi i varrezave publike\u201d, me fond limit 500 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr n\u00eb KPP \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 27 janar 2026, p\u00ebr tenderin me objekt \u201cRehabilitimi dhe sistemimi i varrezave publike\u201d, me fond limit 500 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-41\/\">Fisnik Qosja, i shitur tek PS? 704 MLN lek\u00eb ortakut t\u00eb v\u00ebllait ministrit Nufi p\u00ebr rregullimin e shetitores \u201cKavaljon\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 23 qershor 2026, biznesmeni nga Kavaja Sk\u00ebnder Biba \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb Kryebashkiakut Fisnik Qosja. Pronari i \u201cBiba X\u201d shpk k\u00ebrkon shfuqizimin e vendimit q\u00eb e skualifikon nga tenderi me fond mbi 700 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rregullimin e shetitores \u201cKavaljon\u201d. Qosja ka zgjedhur t\u2019ia jap\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93094","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}