{"id":93071,"date":"2026-06-30T14:48:19","date_gmt":"2026-06-30T14:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/30\/spak-sekuestroi-telefonin-e-samir-manes-ja-cfare-dyshohet-se-eshte\/"},"modified":"2026-06-30T14:48:19","modified_gmt":"2026-06-30T14:48:19","slug":"spak-sekuestroi-telefonin-e-samir-manes-ja-cfare-dyshohet-se-eshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/30\/spak-sekuestroi-telefonin-e-samir-manes-ja-cfare-dyshohet-se-eshte\/","title":{"rendered":"SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle n\u00eb vil\u00ebn dhe ambientet e zyrave t\u00eb biznesmenit Samir Mane, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK p\u00ebr nj\u00eb prej dosjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Kontrollet jan\u00eb kryer me vendim t\u00eb GJKKO-s\u00eb, nd\u00ebrsa burime p\u00ebr Albeu.com b\u00ebjn\u00eb me dije se gjat\u00eb operacionit \u00ebsht\u00eb sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit, i cili pritet t\u2019i n\u00ebnshtrohet verifikimeve t\u00eb m\u00ebtejshme nga hetuesit.<\/p>\n<p>Ky zhvillim vjen si vijim i megaoperacionit t\u00eb SPAK, q\u00eb goditi tre grupe t\u00eb dyshuara kriminale, t\u00eb cilat sipas hetimeve dyshohet se kan\u00eb vepruar n\u00eb fush\u00ebn e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dosjes jan\u00eb grupet e lidhura me Artur Shehun, Artur Ko\u00e7ekun, i njohur edhe si Lu\u00e7iano Ko\u00e7eku, dhe Alfredo Hamzain.<\/p>\n<p>Sipas materialeve hetimore, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga trafiku i drog\u00ebs dyshohet se jan\u00eb kanalizuar n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, p\u00ebrmes investimeve t\u00eb dyshimta dhe lidhjeve me biznesmen\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb dosje p\u00ebrmenden emrat e Ilir Shtufit dhe Orest Sot\u00ebs, si persona p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve dyshohet se jan\u00eb investuar para me burim kriminal n\u00eb projekte nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah edhe dyshime p\u00ebr investime n\u00eb projektin Green Coast n\u00eb Palas\u00eb, nj\u00eb nga resortet m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bregdetin shqiptar, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit Samir Mane.<\/p>\n<p>Emri i Manes rezulton i p\u00ebrmendur n\u00eb materialet hetimore t\u00eb SPAK, nd\u00ebrsa kontrolli i kryer nga BKH n\u00eb banes\u00ebn dhe zyrat e tij shihet si nj\u00eb l\u00ebvizje e r\u00ebnd\u00ebsishme e hetuesve p\u00ebr t\u00eb verifikuar lidhjet, komunikimet dhe materialet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb vler\u00eb p\u00ebr dosjen.<\/p>\n<p>Burime pran\u00eb hetimit konfirmojn\u00eb se gjat\u00eb kontrolleve jan\u00eb sekuestruar pajisje dhe materiale t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat do t\u00eb analizohen nga SPAK dhe BKH. Telefoni celular i biznesmenit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga provat materiale t\u00eb marra p\u00ebr ekspertim, me q\u00ebllim verifikimin e komunikimeve dhe kontakteve q\u00eb mund t\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, nuk ka nj\u00eb reagim publik nga Samir Mane p\u00ebr kontrollet e kryera n\u00eb vil\u00ebn dhe zyrat e tij, nd\u00ebrsa SPAK nuk ka dal\u00eb ende me nj\u00eb njoftim zyrtar t\u00eb detajuar p\u00ebr rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Kontrollet ndaj nj\u00eb prej emrave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri e zgjerojn\u00eb edhe m\u00eb tej rrezen e hetimeve t\u00eb SPAK, duke e zhvendosur fokusin nga grupet kriminale t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs drejt sektor\u00ebve ku dyshohet se jan\u00eb pastruar milionat e p\u00ebrfituara nga aktiviteti kriminal.<\/p>\n<h2>P\u00ebrgjimet e SPAK! Pazaret me \u201ckokat e drog\u00ebs\u201d n\u00eb Green Coast: Samir Mane do 3 milion euro\u2026<\/h2>\n<p>P\u00ebrgjime dhe komunikime t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb nj\u00eb dosje hetimore ku SPAK goditi nj\u00eb grup kriminal me 20 persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb hedhin drit\u00eb mbi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb dyshuar q\u00eb lidhet me p\u00ebrfshirjen e tok\u00ebs s\u00eb Alfredo Hamzait n\u00eb kompleksin rezidencial \u201cGreen Coast\u201d shkruan InfoNews.<\/p>\n<p>Sipas materialeve hetimore, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021 \u00ebsht\u00eb diskutuar pagesa e nj\u00eb shume prej 2 deri n\u00eb 3 milion\u00eb euro, e cila, sipas dyshimeve t\u00eb hetuesve, do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr sigurimin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr projektin rezidencial. N\u00eb komunikime p\u00ebrmendet biznesmeni Samir Mane, nd\u00ebrsa si nd\u00ebrmjet\u00ebs i mundsh\u00ebm identifikohet Ilir Shtufi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 24 shkurt 2021, Artur Ko\u00e7eku i komunikon Alfredo Hamzait se pas kontakteve me Ilir Shtufin dhe Samir Manen, k\u00ebtij t\u00eb fundit i k\u00ebrkohej nj\u00eb shum\u00eb prej 3 milion\u00eb eurosh p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tok\u00ebs n\u00eb kompleks.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb bisedave t\u00eb dat\u00ebs 27 shkurt 2021, pal\u00ebt dyshohet se kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar. Dokumenti hetimor ngre dyshime se nj\u00eb pages\u00eb paraprake prej rreth 1 milion eurosh mund t\u00eb jet\u00eb kryer tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Materialet e dosjes sugjerojn\u00eb gjithashtu se marr\u00ebveshja parashikonte nd\u00ebrtimin e 40 vilave, ku 20% e tyre do t\u2019i p\u00ebrkisnin Alfredo Hamzait. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Artur Ko\u00e7eku shprehet se ka k\u00ebrkuar nj\u00eb hotel me 120 dhoma, i cili do t\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij dhe t\u00eb Hamzait.<\/p>\n<p>Autoritetet vijojn\u00eb hetimet p\u00ebr t\u00eb verifikuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre komunikimeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mundshme t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga Dosja e SPAK:<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00ebn e dat\u00ebs 18.02.2021, evidentohet fakti se bashk\u00ebbiseduesit komunikojn\u00eb lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb vlere parash q\u00eb varion nga 2 deri n\u00eb 3 milion\u00eb euro shtetasit Samir Mane, me q\u00ebllim nxjerrjen nga ky i fundit t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr projektin rezidencial n\u00eb pron\u00ebn e personit n\u00ebn hetim Alfredo Hamzai. Sipas komunikimit, shtetasit kan\u00eb planifikuar nd\u00ebrtimin e rreth 30 vilave dhe nj\u00eb hoteli. Nd\u00ebrmjet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim me shtetasin Samir Mane dyshohet t\u00eb jet\u00eb shtetasi Ilir Shtufi.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00ebn e dat\u00ebs 24.02.2021, personi n\u00ebn hetim Artur Ko\u00e7eku i shkruan personit n\u00ebn hetim Alfredo Hamzai se ka folur me Lirin (Ilir Shtufi) me Zamirin (Samir Mane) dhe ky i fundit i ka th\u00ebn\u00eb se do tre milion\u00eb euro q\u00eb ta p\u00ebrfshij\u00eb tok\u00ebn e Alfredo Hamzait n\u00eb kompleks.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00ebn e dat\u00ebs 27.02.2021, evidentohet fakti se shtetasit kan\u00eb vendosur t\u00eb zgjedhin opsionin e dh\u00ebnies s\u00eb tre milion\u00eb eurove shtetasit Samir Mane p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tok\u00ebs s\u00eb Alfredo Hamzait n\u00eb kompleksin Green Coast. Nisur nga fakti se personi n\u00ebn hetim Artur Ko\u00e7eku shprehet se \u201cmund t\u00eb na k\u00ebrkoj\u00eb i mili cash fjera shpija zamiri\u201d, dyshohet se tashm\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb parash, q\u00eb dyshohet se mund t\u00eb jet\u00eb 1 milion euro. Nga analiza e bised\u00ebs arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se marr\u00ebveshja me Samir Mane \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky i fundit t\u00eb marr\u00eb pages\u00ebn prej tre milion\u00eb euro dhe t\u00eb kryej\u00eb nd\u00ebrtimin e 40 vilave, nga t\u00eb cilat 20% do t\u2019i jepen personit n\u00ebn hetim Alfredo Hamzai. Sa i p\u00ebrket hotelit, Artur Ko\u00e7eku shprehet se e ka k\u00ebrkuar hotelin me 120 dhoma dhe do jet\u00eb i k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe Hamzait. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/samirmane\/\">SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle n\u00eb vil\u00ebn dhe ambientet e zyrave t\u00eb biznesmenit Samir Mane, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK p\u00ebr nj\u00eb prej dosjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave. Kontrollet jan\u00eb kryer me vendim t\u00eb GJKKO-s\u00eb, nd\u00ebrsa burime p\u00ebr Albeu.com b\u00ebjn\u00eb me dije se gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93071","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93071\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}