{"id":9303,"date":"2025-03-10T21:11:48","date_gmt":"2025-03-10T21:11:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/skandal-tek-magjistratura-kandidatet-per-gjyqtare-e-prokurore-kopjojne-ne-provim\/"},"modified":"2025-03-10T21:11:48","modified_gmt":"2025-03-10T21:11:48","slug":"skandal-tek-magjistratura-kandidatet-per-gjyqtare-e-prokurore-kopjojne-ne-provim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/skandal-tek-magjistratura-kandidatet-per-gjyqtare-e-prokurore-kopjojne-ne-provim\/","title":{"rendered":"Skandal tek \u201cMagjistratura\u201d\/ Kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb \u201ckopjojn\u00eb\u201d n\u00eb provim"},"content":{"rendered":"<p><span>Fiks Fare denoncoi nj\u00eb skandal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, ku kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm hyjn\u00eb dhe dalin lirisht nga provimet.<\/span><\/p>\n<p><span>Ata dyshohet se kopjojn\u00eb n\u00eb korridore tezat dhe \u00e7el\u00ebsat e provimit, teksa kan\u00eb lirshm\u00ebri gjat\u00eb gjith\u00eb or\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vendet ul\u00ebse, kandidat\u00ebt hyjn\u00eb dhe dalin nga salla, teksa n\u00eb duar mbajn\u00eb edhe letra me dyshime t\u00eb forta se kan\u00eb edhe p\u00ebrgjigjet e pyetjeve t\u00eb provimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Skandali i ri vjen disa muaj pas atij t\u00eb provimit t\u00eb pranimit, i realizuar n\u00eb ver\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pajisja q\u00eb korrigjonte testet u prish, teksa pati edhe shum\u00eb debate p\u00ebr nj\u00eb mori problemesh dhe dyshimesh p\u00ebr ndryshimin e list\u00ebs s\u00eb fituesve.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Provimet e Magjistratur\u00ebs, sallat si \u201chan pa porta\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dit\u00ebt e fundit, n\u00eb redaksin\u00eb e emisionit investigativ mb\u00ebrriti nj\u00eb informacion, i shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb video, p\u00ebr provimin e dat\u00ebs 30 qershor 2024. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur provimi p\u00ebr dy l\u00ebnd\u00eb, e Drejta Penale dhe e Drejta Civile. \u200b<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cK\u00ebto provime jan\u00eb zhvilluar n\u00eb kompjuter. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit kan\u00eb qen\u00eb dy pedagog\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Shkoll\u00ebs. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar teza e t\u00eb drejt\u00ebs penale\/procedurale penale dhe n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb, e drejt\u00eb civile\/procedurale civile\u201d<\/em>, \u2013 thuhej n\u00eb ankes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas saj, kandidat\u00ebt jan\u00eb ndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr sallat e Shkoll\u00ebs, ku p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rregullt, pedagogu an\u00ebtar i komisionit t\u00eb provimit p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e drejt\u00eb penale\/procedurale penale ka shpallur \u00e7el\u00ebsin e zgjidhjes s\u00eb tez\u00ebs dhe e ka afishuar n\u00eb ambientet e Shkoll\u00ebs: n\u00eb korridore dhe pran\u00eb sekretaris\u00eb s\u00eb Shkoll\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb or\u00ebs s\u00eb rregullt, kandidat\u00ebt jan\u00eb nxjerr\u00eb nga sallat ku zhvillonin provimin dhe jan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb korridor.<\/span><\/p>\n<p><span>Ankesa vijonte se, <em>\u201ckandidat\u00ebt kan\u00eb pasur liri t\u00eb l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr korridoret e shkoll\u00ebs dhe pastaj kan\u00eb hyr\u00eb n\u00ebp\u00ebr salla, jan\u00eb ulur n\u00eb laptop\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb printuar tez\u00ebn. Nga kamerat e v\u00ebna n\u00ebp\u00ebr salla, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re shum\u00eb sjellje t\u00eb parregullta t\u00eb kandidat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt pasi kan\u00eb par\u00eb \u00e7el\u00ebsin e zgjidhjes, jan\u00eb munduar t\u00eb rregullojn\u00eb sa mundet p\u00ebrgjigjet e tyre t\u00eb hartuara m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span>Video \u2013 skandali, student\u00ebt \u201ckopjac\u00eb\u201d t\u00eb Magjistratur\u00ebs!<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Fiksi siguroi ekskluzivisht edhe nj\u00eb video t\u00eb sall\u00ebs nr.5 t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Sipas videos, disa prej kandidat\u00ebve q\u00eb konkurruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb provim, shihen duke l\u00ebvizur lirsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb provimi. Madje, nj\u00ebri prej tyre me iniciale D.K., hynte dhe dilte lirisht nga salla.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb video duket qart\u00eb se kandidati \u00ebsht\u00eb \u00e7uar nga vendi i tij dhe ka dal\u00eb nga salla n\u00eb or\u00ebn 10:41 t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor 2024. Ka hyr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sall\u00eb n\u00eb or\u00ebn 10:43 dhe pasi ka q\u00ebndruar disa \u00e7aste n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 10:45 \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb vendin e tij dhe ka filluar t\u00eb shkruaj\u00eb. Ka shkruar deri n\u00eb or\u00ebn 10:49 dhe \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebrs\u00ebri nga salla, duke marr\u00eb me vete edhe nj\u00eb flet\u00eb q\u00eb jan\u00eb pyetjet e tez\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb video duket se ai \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sall\u00eb n\u00eb or\u00ebn 11:07:50 dhe \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb vendin e tij n\u00eb or\u00ebn 11:08:48. Ka filluar t\u00eb shkruaj\u00eb dhe ka printuar tez\u00ebn e punuar n\u00eb kompjuter n\u00eb or\u00ebn 11:10 dhe e ka futur n\u00eb zarf. N\u00eb or\u00ebn 11:11 duket se nxjerr nga xhepi flet\u00ebn me pyetjet q\u00eb e kishte marr\u00eb me vete n\u00eb momentin q\u00eb doli nga salla n\u00eb or\u00ebn 10:49. Ka filluar t\u00eb shkruaj\u00eb duke par\u00eb sh\u00ebnimet q\u00eb ka n\u00eb t\u00eb. Ka printuar p\u00ebrfundimisht n\u00eb or\u00ebn 11:15, ka nxjerr\u00eb tez\u00ebn q\u00eb kishte printuar m\u00eb par\u00eb dhe fut p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb q\u00eb printoi s\u00eb fundmi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Magjistratura: P\u00ebrjashtuam 5 kandidat\u00eb, kopjuan \u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Fiksi u interesua p\u00ebr disa dit\u00eb me radh\u00eb pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, por asnj\u00eb prej drejtuesve nuk pranoi t\u00eb jap\u00eb intervist\u00eb dhe t\u00eb analizonte pamjet. M\u00eb pas, Fiksi i drejtoi disa pyetje k\u00ebsaj shkolle, n\u00ebse lejohen t\u00eb l\u00ebvizin lirsh\u00ebm, madje t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb korridore ku jan\u00eb p\u00ebrgjigjet e sakta, t\u00eb vijn\u00eb brenda sall\u00ebs dhe t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb pik\u00ebrisht zarfin me p\u00ebrgjigjet e duhura?! Dhe si\u00e7 dukej n\u00eb ato pamje, t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt l\u00ebvizin lirsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb p\u00ebrgjigje, Shkolla e Magjistratur\u00ebs thot\u00eb se n\u00eb vitin akademik 2023-2024 ka pasur 5 procedime disiplinore, 1 nga viti i par\u00eb dhe 4 nga viti i dyt\u00eb. K\u00ebta kandidat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga shkolla. Sipas saj, pas p\u00ebrjashtimit, kan\u00eb ardhur e-maile anonime, me akuza, gjuh\u00eb shantazhuese dhe fyese p\u00ebr Shkoll\u00ebn dhe kandidat\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Vet\u00eb Shkolla pranon se teza dhe p\u00ebrgjigjet e testeve jan\u00eb printuar dhe jan\u00eb publikuar n\u00eb ambiente e Shkoll\u00ebs, por mohon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kandidat\u00ebt ta ken\u00eb aksesuar, ta ken\u00eb p\u00ebrdorur apo t\u00eb b\u00ebnin ndryshime n\u00eb teza.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u00cbsht\u00eb verifikuar se kjo pasoj\u00eb nuk ka ardhur. Koha kur parashikohet t\u00eb jet\u00eb printuar dhe publikuar \u00e7el\u00ebsi i p\u00ebrgjigjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kandidat\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb salla duke printuar\u201d<\/em> thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje. Por, pamjet e publikuara nga Fiksi, t\u00eb kamerave e siguris\u00eb n\u00eb sall\u00ebn nr.5, tregojn\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn!<\/span><\/p>\n<p><span>Magjistratura pranon se disa kandidat\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar kan\u00eb p\u00ebrdorur materiale t\u00eb jashtme p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb pyetjeve n\u00eb provim, si usb dhe telefona.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDisa prej tyre, kan\u00eb p\u00ebrfunduar provimin p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb, e kan\u00eb printuar at\u00eb, kan\u00eb vijuar provimin p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e dyt\u00eb, dhe n\u00eb momentin e printimit t\u00eb provimit p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e dyt\u00eb, kan\u00eb riprintuar tez\u00ebn e korrigjuar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, duke p\u00ebrdorur g\u00ebnjeshtr\u00ebn ndaj stafit administrativ. Ata kan\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sporadike, kan\u00eb komunikuar me nj\u00ebri tjetrin, kan\u00eb ripar\u00eb dhe rikorrigjuar pjes\u00eb nga p\u00ebrgjigjet e tyre, n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb kohore q\u00eb kan\u00eb gjetur si t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb\u201d<\/em> vijon Magjistratura.<\/span><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb fund, thot\u00eb Shkolla thot\u00eb se nuk u pa e arsyeshme q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ishin shkelje t\u00eb r\u00ebnda!<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Shkolla: Kandidati D.K doli nga salla, por nuk kopjoi!<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr rastin e kandidatit D.K, ku Fiksi ka edhe pamje filmike, Shkolla e Magjistratur\u00ebs thot\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Komisionit Disiplinor i zgjedhur nga Asambleja e Kandidat\u00ebve p\u00ebr Magjistrat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cJan\u00eb kryer t\u00eb gjitha verifikimet lidhur me sjelljen e tij n\u00eb provimin e dat\u00ebs 30 qershor dhe 1 korrik 2024. Nga k\u00ebto verifikime rezulton se ai ka vepruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte si shum\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ka dal\u00eb nga salla e provimit, me urdh\u00ebr t\u00eb pedagogut p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, dhe ka rihyr\u00eb n\u00eb sall\u00eb me q\u00ebllim printimin e tez\u00ebs s\u00eb provimit\u201d<\/em> thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Por, a nuk ishte \u201c\u00e7el\u00ebsi\u201d i provimit jasht\u00eb sall\u00ebs?!<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><em>\u201cSqarojm\u00eb se, n\u00eb momentin q\u00eb kandidat\u00ebt kan\u00eb dal nga salla, ata jan\u00eb udh\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimet finale n\u00eb tez\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej printimi. Q\u00ebllimi i nxjerrjes nga salla ka qen\u00eb unifikimi i or\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb provimit. Hyrja s\u00ebrish n\u00eb sall\u00eb lidhet me mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb printuar tez\u00ebn, p\u00ebr ta vendosur n\u00eb zarf dhe p\u00ebr ta dor\u00ebzuar. P\u00ebr shkak se salla ka pasur n\u00eb dispozicion 1 printer, kjo b\u00ebn q\u00eb koha dhe radha e printimit t\u00eb caktohet n\u00eb at\u00eb moment nga stafi administrativ i Shkoll\u00ebs\u201d<\/em> shton Shkolla.<\/span><\/p>\n<p><span>Magjistratura e pranon se kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, k\u00ebshilltar dhe ndihm\u00ebs ligjor\u00eb, l\u00ebviznin lirsh\u00ebm n\u00eb ambientet e Shkoll\u00ebs, ku ishin t\u00eb publikuara edhe p\u00ebrgjigjet e pyetjeve t\u00eb testit. Nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes, pasi personat q\u00eb fituan t\u00eb drejt\u00ebn e magjistratit <em>\u201cdo t\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs dhe t\u00eb Shtetit\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund, n\u00eb lidhje me shp\u00ebrndarjen e pamjeve filmike, Magjistratura thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke verifikuar n\u00ebse pamjet jan\u00eb autentike apo t\u00eb montuara, teksa thot\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2025\/03\/10\/fiks-fare-video-skandali-ne-shkollen-e-magjistratures-kandidatet-per-gjyqtare-dhe-prokurore-kopjojne-ne-provime\/?foto=4#g\">TCH<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/10\/skandal-tek-magjistratura-kandidatet-per-gjyqtare-e-prokurore-kopjojne-ne-provim\/\">Skandal tek \u201cMagjistratura\u201d\/ Kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb \u201ckopjojn\u00eb\u201d n\u00eb provim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fiks Fare denoncoi nj\u00eb skandal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, ku kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm hyjn\u00eb dhe dalin lirisht nga provimet. Ata dyshohet se kopjojn\u00eb n\u00eb korridore tezat dhe \u00e7el\u00ebsat e provimit, teksa kan\u00eb lirshm\u00ebri gjat\u00eb gjith\u00eb or\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vendet ul\u00ebse, kandidat\u00ebt hyjn\u00eb dhe dalin nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9303","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9303"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9303\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}