{"id":93006,"date":"2026-06-29T17:48:19","date_gmt":"2026-06-29T17:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/29\/te-vendosesh-sipas-ligjit-kur-publiku-pret-dicka-tjeter\/"},"modified":"2026-06-29T17:48:19","modified_gmt":"2026-06-29T17:48:19","slug":"te-vendosesh-sipas-ligjit-kur-publiku-pret-dicka-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/29\/te-vendosesh-sipas-ligjit-kur-publiku-pret-dicka-tjeter\/","title":{"rendered":"T\u00eb vendos\u00ebsh sipas ligjit kur publiku pret di\u00e7ka tjet\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Nga Prof. Sokol Sadushi*<\/p>\n<p>Ka momente kur drejt\u00ebsia p\u00ebrballet me nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: t\u00eb vendos\u00eb sipas ligjit, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e publikut pret nj\u00eb p\u00ebrgjigje tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto momente matet jo vet\u00ebm pavar\u00ebsia profesionale e gjyqtarit, por edhe pjekuria e nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb pranuar se drejt\u00ebsia nuk jepet nga pritshm\u00ebria, por nga ligji, provat dhe procesi i rregullt.<\/p>\n<p>Tema e k\u00ebtij paneli \u2013 balancimi i pavar\u00ebsis\u00eb profesionale dhe perceptimit publik n\u00eb vendimmarrjen gjyq\u00ebsore \u2013 prek pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ajo lidhet me marr\u00ebdh\u00ebnien e gjykatave me median dhe me komunikimin institucional. Megjithat\u00eb, n\u00eb thelb, ajo shkon m\u00eb thell\u00eb \u2013 te m\u00ebnyra se si nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike e kupton drejt\u00ebsin\u00eb, rolin e gjykat\u00ebs dhe kufirin midis debatit publik dhe procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, sfida nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh midis pavar\u00ebsis\u00eb profesionale dhe perceptimit publik, por t\u00eb dish ta d\u00ebgjosh z\u00ebrin e opinionit publik, pa lejuar q\u00eb ai t\u00eb diktoj\u00eb vendimmarrjen gjyq\u00ebsore. Kjo k\u00ebrkon q\u00eb gjyqtari t\u00eb jet\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr interesin dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e publikut, por t\u00eb vendos\u00eb vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e ligjit, t\u00eb provave dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij profesionale.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe sot, kur debati p\u00ebr nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor nuk mbetet m\u00eb brenda sall\u00ebs s\u00eb gjyqit dhe kur, jo rrall\u00eb, vendimi komentohet ende pa u shpallur. Sot, p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje me interes publik, krahas procesit gjyq\u00ebsor zhvillohet edhe nj\u00eb proces tjet\u00ebr, paralel, n\u00eb studiot televizive, n\u00eb portale, n\u00eb rrjetet sociale, n\u00eb foltoret politike dhe n\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb ku krijohet opinioni publik.<\/p>\n<p>K\u00ebto procese ecin paralelisht, por nuk ndjekin t\u00eb nj\u00ebjtat rregulla. N\u00eb sall\u00ebn e gjyqit flitet me prova, me procedur\u00eb dhe me ligj, nd\u00ebrsa n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike flitet me bindje, me emocione, me perceptime dhe, jo rrall\u00eb, me interesa.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem, n\u00eb vetvete. Debati publik \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e natyrshme e demokracis\u00eb. Media ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb informoj\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb interesohen p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb komentojn\u00eb, nd\u00ebrsa politika ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrime. Demokracia nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb pa lirin\u00eb e shprehjes dhe pa kontrollin publik mbi institucionet. Kjo liri e shprehjes e b\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur dhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Prandaj marr\u00ebdh\u00ebnia midis drejt\u00ebsis\u00eb dhe medias nuk duhet nd\u00ebrtuar mbi logjik\u00ebn e kund\u00ebrv\u00ebnies, por mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb ndaj publikut. Liria e medias dhe pavar\u00ebsia e gjykat\u00ebs nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn; p\u00ebrkundrazi, ato plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, kur ushtrohen me integritet dhe brenda kufijve t\u00eb rolit t\u00eb tyre. Media e p\u00ebrmbush misionin e saj duke informuar me korrekt\u00ebsi, nd\u00ebrsa gjykata duke vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e ligjit dhe t\u00eb provave. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron balanca q\u00eb k\u00ebrkon tema e k\u00ebtij paneli.<\/p>\n<p>Problemi lind kur debati, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb publikun t\u00eb kuptoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, fillon dal\u00ebngadal\u00eb t\u00eb marr\u00eb pamjen e vet\u00eb gjykimit. Tashm\u00eb, komenti publik nuk sh\u00ebrben m\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur pyetje, por merr form\u00ebn e aktakuz\u00ebs; ajo q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dyshim paraqitet si faj\u00ebsi; perceptimi nuk mbetet m\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, por k\u00ebrkon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb provat. K\u00ebshtu krijohet nj\u00eb realitet i rreziksh\u00ebm, ku opinioni publik na paraqitet si vendim dhe ku verdikti i dh\u00ebn\u00eb jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit merr, n\u00eb syt\u00eb e publikut, m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb sesa vet\u00eb vendimi i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se vendimet gjyq\u00ebsore nuk mund t\u00eb kritikohen, apo se gjykatat duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb \u00e7do vler\u00ebsimi publik. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb gjyq\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur ndaj kritik\u00ebs, ta pranoj\u00eb at\u00eb dhe, kur kritika \u00ebsht\u00eb serioze, profesionale dhe e argumentuar, ta vler\u00ebsoj\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Rreziku i v\u00ebrtet\u00eb nuk q\u00ebndron te kritika, por te momenti kur ajo merr vendin e gjykimit, kur opinioni publik nuk pret m\u00eb arsyetimin e gjykat\u00ebs, por krijon bindjen se mund ta jap\u00eb vet\u00eb vendimin; kur studiot televizive, portalet apo foltoret politike fillojn\u00eb t\u00eb sillen si gjykata paralele.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nuk jemi m\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb debati t\u00eb zakonsh\u00ebm publik, por p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb problemi q\u00eb prek vet\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb ndjek\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e lajmit. Ajo ka koh\u00ebn dhe logjik\u00ebn e procesit gjyq\u00ebsor, t\u00eb lidhur me marrjen dhe administrimin e provave, me d\u00ebgjimin e pal\u00ebve, me respektimin e procesit t\u00eb rregullt dhe me arsyetimin juridik t\u00eb rastit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, por garancia m\u00eb e madhe q\u00eb ka qytetari.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet\u00ebsh kemi d\u00ebgjuar politikan\u00eb t\u00eb \u00e7do krahu q\u00eb, nga foltorja e Kuvendit apo nga tribunat politike, kan\u00eb shpallur fajtor\u00eb ose t\u00eb pafajsh\u00ebm, kan\u00eb komentuar dosje pa i lexuar dhe kan\u00eb kritikuar e sulmuar gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb pa njohur aktet e dosjes apo arsyetimin e vendimeve.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, k\u00ebsaj kulture iu shtuan studiot e p\u00ebrnatshme televizive, m\u00eb pas portalet e shumta dhe, s\u00eb fundi, rrjetet sociale, duke e zgjeruar ndjesh\u00ebm hap\u00ebsir\u00ebn ku merren verdikte publike p\u00ebrpara se t\u00eb flas\u00eb gjykata. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb aktori t\u00eb vet\u00ebm publik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb politik\u00ebn, median, opinionin publik dhe, shpesh, vet\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shoq\u00ebria e ka kuptuar drejt\u00ebsin\u00eb gjat\u00eb tranzicionit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ky fenomen duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb mbi disa standarde q\u00eb nuk mund t\u00eb vihen kurr\u00eb n\u00eb diskutim. N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, askush nuk mund t\u00eb shpallet fajtor p\u00ebrpara se t\u00eb shqyrtohen provat; asnj\u00eb gjyqtar nuk duhet t\u00eb delegjitimohet p\u00ebrpara se t\u00eb jap\u00eb arsyetimin e vendimit; asnj\u00eb prokuror nuk mund t\u00eb gjykohet p\u00ebr rezultatin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje p\u00ebrpara se procesi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar. K\u00ebto nuk jan\u00eb privilegje t\u00eb gjyqtar\u00ebve, t\u00eb prokuror\u00ebve apo t\u00eb t\u00eb pandehurve. Jan\u00eb garanci q\u00eb mbrojn\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e vet\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po aq shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb, jo rrall\u00eb, n\u00eb debatin publik qarkullojn\u00eb pohime q\u00eb bien ndesh me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban dosja gjyq\u00ebsore. Me nj\u00eb siguri t\u00eb plot\u00eb, ato b\u00ebhen pa u njohur aktet, pa u shqyrtuar provat dhe pa u d\u00ebgjuar pal\u00ebt; nd\u00ebrkoh\u00eb, kur rezultojn\u00eb t\u00eb pasakta, ndjesa publike ose p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi vijn\u00eb rrall\u00eb, pranohen me v\u00ebshtir\u00ebsi, por, edhe kur ndodhin, nuk e zhb\u00ebjn\u00eb gjithmon\u00eb d\u00ebmin q\u00eb kan\u00eb krijuar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje etike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prek funksionimin e institucioneve, sepse nj\u00eb pohim i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb reputacionin e nj\u00eb individi, nd\u00ebrsa shum\u00eb pohime t\u00eb tilla mund t\u00eb cenojn\u00eb besimin e shoq\u00ebris\u00eb te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb deri n\u00eb fund. Politika ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi, media ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb informoj\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb domosdoshme n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, por asnj\u00eb prej tyre nuk mund t\u00eb marr\u00eb vendin e gjykat\u00ebs. Nj\u00eb shoq\u00ebri nuk largohet nga shteti i s\u00eb drejt\u00ebs kur kritikon gjykatat, por kur krijon bindjen se gjykatat jan\u00eb t\u00eb panevojshme dhe se vendimet mund t\u00eb merren diku tjet\u00ebr, n\u00eb studio televizive, n\u00eb portale, n\u00eb rrjete sociale apo n\u00eb foltore politike.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb procesin penal, sepse pik\u00ebrisht aty emocionet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta, indinjata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe dhe pritshm\u00ebria p\u00ebr nd\u00ebshkim \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ekziston procesi i rregullt ligjor dhe detyrimi p\u00ebr respektimin e tij n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb elementet.<\/p>\n<p>Prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, si nj\u00eb nga garancit\u00eb themelore kushtetuese, nuk \u00ebsht\u00eb privilegj i t\u00eb pandehurit dhe as penges\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb besueshme. Ky parim nuk mbron vet\u00ebm t\u00eb pafajshmin nga d\u00ebnimi i padrejt\u00eb, por mbron vet\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb nga presioni publik, nga paragjykimi dhe nga tundimi p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar provat me perceptimin e momentit.<\/p>\n<p>Secili prej nesh duhet ta shoh\u00eb procesin e rregullt jo vet\u00ebm si nj\u00eb parim abstrakt q\u00eb u p\u00ebrket t\u00eb tjer\u00ebve. Ata q\u00eb sot flasin me leht\u00ebsi p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb e dikujt, q\u00eb paragjykojn\u00eb procesin, q\u00eb e shnd\u00ebrrojn\u00eb studion, portalin apo foltoren n\u00eb gjykat\u00eb paralele, duhet t\u00eb kujtojn\u00eb se nes\u00ebr mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor. Dhe at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb t\u00eb respektohet prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos delegjitimohen publikisht p\u00ebrpara se t\u00eb d\u00ebgjohen, q\u00eb t\u00eb mos gjykohen nga perceptimi, por nga ligji, q\u00eb procesi t\u00eb zhvillohet n\u00eb gjykat\u00eb dhe jo n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e zhurmshme t\u00eb paragjykimit publik.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, procesi i rregullt ligjor nuk duhet mbrojtur vet\u00ebm kur na sh\u00ebrben neve. Ai duhet respektuar edhe kur mbron dik\u00eb q\u00eb nuk na p\u00eblqen, sepse vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet garanci kushtetuese.<\/p>\n<p>Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ka konstatuar shkelje t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb pasur interes t\u00eb madh publik. N\u00eb raste t\u00eb tilla, nuk kan\u00eb munguar reagime t\u00eb ndryshme. Dikush ka shprehur habi, dikush \u00ebsht\u00eb ndier i leht\u00ebsuar, dikush tjet\u00ebr ka pyetur: \u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur?\u201d. Megjithat\u00eb, Strasburgu nuk pyet n\u00ebse opinioni publik e konsideron dik\u00eb fajtor apo t\u00eb pafajsh\u00ebm. Ai pyet n\u00ebse shteti ka respektuar ligjin dhe garancit\u00eb e procesit t\u00eb drejt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi midis drejt\u00ebsis\u00eb dhe perceptimit. Dhe ky dallim nuk duhet t\u00eb zbehet asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ky reflektim nuk mund t\u00eb drejtohet vet\u00ebm nga faktor\u00ebt jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit. Edhe vet\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb duhet ta shoh\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi rolin e tij. Besimi publik nuk cenohet vet\u00ebm nga sulmet e padrejta apo nga gjykimet paralele. Ai cenohet edhe nga vendime t\u00eb paarsyetuara mjaftuesh\u00ebm, nga vonesa t\u00eb pajustifikuara, nga mungesa e qart\u00ebsis\u00eb dhe nga \u00e7do sjellje q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet dinjitetit t\u00eb funksionit gjyq\u00ebsor. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pavar\u00ebsia nuk mund t\u00eb kuptohet si privilegj i mbyllur ndaj kritik\u00ebs, por si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e lart\u00eb publike. Sa m\u00eb e madhe t\u00eb jet\u00eb pavar\u00ebsia, aq m\u00eb e madhe duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia profesionale, etike dhe institucionale p\u00ebr ta ushtruar at\u00eb me integritet.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb m\u00eb ka bindur p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Vendimet e v\u00ebshtira nuk vler\u00ebsohen gjithmon\u00eb n\u00eb momentin kur jepen. Kam par\u00eb nga af\u00ebr se si vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb pritur me kritika t\u00eb forta, jan\u00eb sulmuar, jan\u00eb keqkuptuar, jan\u00eb lexuar p\u00ebrmes emocioneve t\u00eb dit\u00ebs dhe interesave t\u00eb momentit. Megjithat\u00eb, kam par\u00eb edhe se si, vite m\u00eb von\u00eb, po ato vendime jan\u00eb vler\u00ebsuar edhe nga ata q\u00eb dikur i kishin kund\u00ebrshtuar. Kjo m\u00eb ka bindur se vlera e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor nuk matet me reagimin q\u00eb prodhon dit\u00ebn kur shpallet, por me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e arsyetimit dhe me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i rezistuar koh\u00ebs. Koha \u00ebsht\u00eb shpesh gjykat\u00ebsi m\u00eb i drejt\u00eb i vendimeve t\u00eb v\u00ebshtira. Prandaj gjyqtari nuk duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur pritshm\u00ebrin\u00eb e dit\u00ebs, por nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj, n\u00eb prova dhe n\u00eb parime, i cili ruan q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tij edhe kur ndryshojn\u00eb rrethanat, interesat apo perceptimet e momentit.<\/p>\n<p>Ky reflektim nuk synon t\u00eb vendos\u00eb gjyq\u00ebsorin p\u00ebrball\u00eb medias, politik\u00ebs apo opinionit publik. P\u00ebrkundrazi, ai synon t\u00eb rikujtoj\u00eb se n\u00eb nj\u00eb demokraci kushtetuese secili prej k\u00ebtyre aktor\u00ebve ka nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, por edhe kufij q\u00eb duhen respektuar. Media e lir\u00eb e b\u00ebn demokracin\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, debati politik i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm e b\u00ebn jet\u00ebn publike m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, nd\u00ebrsa gjykata e pavarur e b\u00ebn qytetarin m\u00eb t\u00eb sigurt. Balancimi midis pavar\u00ebsis\u00eb profesionale dhe perceptimit publik nuk arrihet duke i mbyllur gjykatat ndaj shoq\u00ebris\u00eb dhe as duke i n\u00ebnshtruar ato ndaj presionit t\u00eb saj. Ai arrihet kur secili institucion ushtron rolin e vet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe respekton kufijt\u00eb e tij kushtetues.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk dallohet nga fakti se t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Kjo ndodh kudo. Ajo dallohet nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb pranuar se, pasi t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb folur, duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb ende nj\u00eb vend ku nuk vendosin z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por ligji; ku nuk fitojn\u00eb emocionet, por provat; ku nuk mbizot\u00ebron perceptimi, por e v\u00ebrteta juridike. Ky vend \u00ebsht\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>Prandaj pavar\u00ebsia e gjykat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e gjyq\u00ebsorit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb garanci publike. \u00cbsht\u00eb garancia se fjala e fundit p\u00ebr t\u00eb drejtat, lirit\u00eb, faj\u00ebsin\u00eb apo pafaj\u00ebsin\u00eb e njeriut nuk do t\u00eb thuhet n\u00eb studio televizive, n\u00eb portale, n\u00eb rrjete sociale apo n\u00eb foltore politike, por aty ku e k\u00ebrkon Kushtetuta dhe ligji, n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, nga nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur, mbi baz\u00ebn e provave dhe respektimit t\u00eb procesit t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, titulli i k\u00ebsaj fjale nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb formulim retorik. Ai p\u00ebrmbledh thelbin e funksionit gjyq\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb demokraci kushtetuese: t\u00eb vendos\u00ebsh sipas ligjit edhe at\u00ebher\u00eb kur zhurma e dit\u00ebs, pritshm\u00ebrit\u00eb e opinionit publik apo presionet e momentit duket se k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht n\u00eb ato \u00e7aste matet pavar\u00ebsia e gjyqtarit dhe besueshm\u00ebria e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do rrug\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb prodhoj\u00eb zhurm\u00eb, ndikim apo k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrkohshme. Vet\u00ebm rruga e procesit t\u00eb rregullt, e provave dhe e ligjit prodhon drejt\u00ebsi. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe sfida m\u00eb e madhe e nd\u00ebrveprimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me median: t\u00eb informohet publiku, t\u00eb respektohet debati, t\u00eb d\u00ebgjohet kritika, por t\u00eb mos harrohet asnj\u00ebher\u00eb se gjyqtari nuk vendos p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pritshm\u00ebrin\u00eb e dit\u00ebs. Ai vendos sipas ligjit, edhe kur publiku pret di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>*Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Kryetar i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Sokol Sadushi* Ka momente kur drejt\u00ebsia p\u00ebrballet me nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: t\u00eb vendos\u00eb sipas ligjit, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e publikut pret nj\u00eb p\u00ebrgjigje tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto momente matet jo vet\u00ebm pavar\u00ebsia profesionale e gjyqtarit, por edhe pjekuria e nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb pranuar se drejt\u00ebsia nuk jepet nga pritshm\u00ebria, por nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93006","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93006"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93006\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}