{"id":92967,"date":"2026-06-29T10:48:17","date_gmt":"2026-06-29T10:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/29\/der-standard-qeveria-shqiptare-sfidon-edhe-kerkesat-e-bashkimit-europian-per-vjose-narten\/"},"modified":"2026-06-29T10:48:17","modified_gmt":"2026-06-29T10:48:17","slug":"der-standard-qeveria-shqiptare-sfidon-edhe-kerkesat-e-bashkimit-europian-per-vjose-narten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/29\/der-standard-qeveria-shqiptare-sfidon-edhe-kerkesat-e-bashkimit-europian-per-vjose-narten\/","title":{"rendered":"Der Standard: Qeveria shqiptare sfidon edhe k\u00ebrkesat e Bashkimit Europian p\u00ebr Vjos\u00eb-Nart\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.derstandard.at\/consent\/tcf\/story\/3000000329054\/albaniens-regierung-stellt-sich-in-causa-luxus-resorts-gegen-eu-forderungen\">Der Standard\u00a0<\/a>i kushtoi nj\u00eb analiz\u00eb protestave n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resorteve luksoze n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Vjos\u00eb-Nart\u00ebs, duke theksuar se k\u00ebrkesat e protestuesve p\u00ebr shfuqizimin e ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe atij p\u00ebr investimet strategjike p\u00ebrkojn\u00eb me k\u00ebrkesat q\u00eb prej koh\u00ebsh ka b\u00ebr\u00eb edhe Komisioni Evropian.<\/p>\n<p>Sipas artikullit, BE ka k\u00ebrkuar shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, pasi ato lejojn\u00eb nd\u00ebrtimin e hoteleve me pes\u00eb yje brenda zonave t\u00eb mbrojtura dhe rrezikojn\u00eb biodiversitetin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, qeveria shqiptare ka deklaruar se nuk ka nxitim p\u00ebr ndryshimin e ligjit dhe se ai do t\u00eb harmonizohet me legjislacionin e BE-s\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Der Standard thekson se ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2024 krijuan baz\u00ebn ligjore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e resorteve luksoze n\u00eb peizazhet e mbrojtura, t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb nuk lejoheshin. Gazeta kritikon edhe refuzimin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb moratorium mbi projektet e reja n\u00eb zonat e mbrojtura, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Eurodeputeti Thomas Waitz akuzon qeverin\u00eb Rama se po vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim me premtimet ndaj BE-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e Vjos\u00eb-Nart\u00ebs dhe e cil\u00ebson t\u00eb papranueshme faktin q\u00eb makinerit\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur nd\u00ebrsa pretendohet se nuk ka ende projekt t\u00eb miratuar.<\/p>\n<p><strong>Artikulli i plot\u00eb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga pankartat e protestuesve n\u00eb Tiran\u00eb shkruhet: \u201cShfuqizoni Ligjin nr. 21 t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr zonat e mbrojtura! Shfuqizoni Ligjin nr. 55 t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr investimet strategjike! Anuloni t\u00eb gjitha lejet, kontratat dhe vendimet e dh\u00ebna mbi baz\u00ebn e k\u00ebtyre ligjeve!\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto k\u00ebrkesa godasin n\u00eb thelb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. N\u00ebse k\u00ebto dy ligje nuk do t\u00eb ishin n\u00eb fuqi, resortet luksoze t\u00eb debatueshme q\u00eb planifikohen n\u00eb bregdetin shqiptar pran\u00eb Vlor\u00ebs, brenda nj\u00eb zone t\u00eb mbrojtur natyrore, nuk do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtoheshin.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian prej koh\u00ebsh k\u00ebrkon q\u00eb ligji p\u00ebr investimet strategjike i vitit 2015 t\u00eb shfuqizohet plot\u00ebsisht, si edhe q\u00eb ndryshimet e b\u00ebra n\u00eb vitin 2024 p\u00ebr zonat e mbrojtura t\u00eb t\u00ebrhiqen. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebrkesat e Komisionit Evropian dhe ato t\u00eb protestuesve jan\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsime serioze\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, qeveria shqiptare nuk ka treguar gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i zbatuar k\u00ebto k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, Komisioni Evropian deklaroi se, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, \u201cekzistojn\u00eb shqet\u00ebsime serioze se ligji i ndryshuar p\u00ebr zonat e mbrojtura lejon projekte infrastrukturore q\u00eb mund t\u00eb rrezikojn\u00eb biodiversitetin dhe zonat Natura 2000\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Komisioni i b\u00ebri thirrje Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb harmonizuar legjislacionin komb\u00ebtar p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs me acquis-in (legjislacionin) e Bashkimit Evropian n\u00eb fush\u00ebn e ruajtjes s\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Por me sa duket, n\u00eb Tiran\u00eb e kan\u00eb kaluar pa e v\u00ebn\u00eb re fjal\u00ebn \u201cmenj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj nj\u00eb pyetjeje t\u00eb gazet\u00ebs Der Standard, Agjencia e Medies dhe Informacionit e qeveris\u00eb shqiptare shkruan, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes se kur do t\u00eb ndryshohet ligji i vitit 2024: \u201cS\u00eb pari, nuk ka asnj\u00eb nxitim. Ligji \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kalendarit t\u00eb negociatave tona p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet plot\u00ebsisht me acquis-in e BE-s\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej thuhet: \u201cNe jemi t\u00eb bindur se, n\u00eb fund, asnj\u00eb nga ndryshimet e futura n\u00eb vitin 2024 nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e dispozitave q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb rishikohen, pasi ato jan\u00eb miratuar duke marr\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb konsiderat\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb BE-s\u00eb. Do ta shohim\u201d.<\/p>\n<p>Pak vullnet<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se qeveria nuk d\u00ebshiron ta ndryshoj\u00eb fare ligjin e diskutuesh\u00ebm, megjith\u00ebse Komisioni Evropian vitin e kaluar k\u00ebrkoi \u201cshfuqizimin e dispozitave t\u00eb papajtueshme t\u00eb futura me ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21\/2024), si dhe p\u00ebrfundimin e legjislacionit t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr investimet strategjike.\u201d<\/p>\n<p>Konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: N\u00eb vitin 2024 u rishkrua nj\u00eb nen i ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Neni i ri lejoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u201cakomodime me pes\u00eb yje (ose t\u00eb nj\u00eb niveli m\u00eb t\u00eb lart\u00eb), si dhe infrastruktur\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse brenda zonave t\u00eb mbrojtura\u201d.<\/p>\n<p>U shtua edhe nj\u00eb klauzol\u00eb, ku thuhet se kjo vlen: \u201cPavar\u00ebsisht n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb dekretin me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shpallur zona e mbrojtur\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, qeveria krijoi nj\u00eb \u201c\u00e7ek t\u00eb bardh\u00eb\u201d p\u00ebr resortet luksoze n\u00eb kategorin\u00eb 5 t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e peizazhit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara k\u00ebtij ligji t\u00eb vitit 2024, resortet luksoze t\u00eb planifikuara do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Tani, resortet me pes\u00eb yje lejohen automatikisht.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi p\u00ebr media i qeveris\u00eb iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb Der Standard, n\u00ebse pas ndryshimit t\u00eb ligjeve t\u00eb vitit 2024, t\u00eb k\u00ebrkuar nga BE-ja, nd\u00ebrtimi i resorteve luksoze nuk do t\u00eb lejohej m\u00eb, me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cZona e diskutueshme nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me mbrojtje t\u00eb rrept\u00eb, ku nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb i ndaluar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb peizazh t\u00eb mbrojtur, ku, si sipas ligjit shqiptar ashtu edhe sipas udh\u00ebzimeve p\u00ebrkat\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs, lejohen nd\u00ebrhyrje t\u00eb kontrolluara.\u201d<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb Der Standard qeveria nuk i p\u00ebrgjigjet fare.<\/p>\n<p>\u201cKufizohet me paturp\u00ebsi\u201d<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht me nj\u00eb ton t\u00eb ftoht\u00eb dhe cinik, zyra e medias e qeveris\u00eb shqiptare iu p\u00ebrgjigj pyetjes lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e Parlamentit Evropian p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb moratorium t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha procedurat e reja t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb lejeve dhe projektet e zhvillimit n\u00eb zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>\u201cA do ta zbatoj\u00eb qeveria nj\u00eb moratorium t\u00eb till\u00eb?\u201d, pyeti STANDARD.<\/p>\n<p>Zyra e medias u p\u00ebrgjigj:<\/p>\n<p>\u201cJo. Qeveria nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb moratorium t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Thomas Waitz, drejtuesi i delegacionit t\u00eb t\u00eb Gjelb\u00ebrve n\u00eb Parlamentin Evropian, i cili u angazhua p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb moratorium, tha: \u201cKryeministri shqiptar Edi Rama i ka premtuar vazhdimisht BE-s\u00eb se do t\u00eb mbronte jo vet\u00ebm lumin Vjosa, por edhe delt\u00ebn e tij. Pik\u00ebrisht tani po ndodh e kund\u00ebrta. Qeveria shqiptare i justifikon projektet e planifikuara t\u00eb nd\u00ebrtimit duke th\u00ebn\u00eb se Vjosa-Narta \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur dhe jo nj\u00eb park komb\u00ebtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishin vet\u00eb ata q\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb e ul\u00ebn k\u00ebt\u00eb standard mbrojtjeje!\u201d<\/p>\n<p>Waitz vazhdoi: \u201cKufizohet me paturp\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb qet\u00ebsosh situat\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se projektet gjithsesi nuk kan\u00eb leje nd\u00ebrtimi, kur \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht e dukshme se makinerit\u00eb e nd\u00ebrtimit ndodhen tashm\u00eb brenda zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur. P\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030 po punohet me shum\u00eb g\u00ebzim dhe motivim, por qeveria Rama, me m\u00ebnyr\u00ebn se si po vepron n\u00eb Vjosa-Nart\u00eb, po krijon pengesa t\u00eb panevojshme.\u201d<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare bie gjithashtu n\u00eb sy p\u00ebr faktin se pyetjeve kritike t\u00eb gazetar\u00ebve u p\u00ebrgjigjet me kund\u00ebrakuza.<\/p>\n<p>Ajo i shkroi STANDARD-it se procesi i vendimmarrjes \u00ebsht\u00eb \u201cerr\u00ebsuar nga nj\u00eb fushat\u00eb dixhitale kund\u00ebr nj\u00eb projekti q\u00eb nuk ekziston\u201d, e cila \u201cbazohet n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetash q\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar vazhdimisht n\u00eb g\u00ebnjeshtra gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.\u201d<\/p>\n<p>Sipas saj, gjith\u00e7ka duket si \u201cnj\u00eb version distopik i realitetit\u201d, sepse \u201cnuk ekziston as nj\u00eb projekt p\u00ebrfundimtar, as nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi dhe as nj\u00eb projekt nd\u00ebrtimi i miratuar.\u201d<\/p>\n<p>Kompania mori leje<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Agjencia p\u00ebr Zhvillimin Territorial e qeveris\u00eb shqiptare i konfirmoi STANDARD-it, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb reale dhe aspak \u201cdistopike\u201d, se kompanis\u00eb Zv\u00ebrnec South Adriatic Development LLC i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit nj\u00eb:<\/p>\n<p>-Leje zhvillimi, me Vendimin nr. 41, dat\u00eb 30 mars 2026, p\u00ebr projektin \u201cGadishulli i Zv\u00ebrnecit\u201d, nj\u00eb projekt shum\u00ebfunksional turistik dhe rezidencial n\u00eb Zv\u00ebrnec, Bashkia Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, kompanis\u00eb i \u00ebsht\u00eb miratuar edhe:<\/p>\n<p>-Leje nd\u00ebrtimi, me Vendimin nr. 5, dat\u00eb 29 prill 2026, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb gardhi rrethues dhe rrug\u00ebve t\u00eb brendshme t\u00eb aksesit brenda zon\u00ebs s\u00eb projektit.<\/p>\n<p>N\u00eb leje thuhet se kjo u k\u00ebrkua \u201cp\u00ebr t\u00eb siguruar territorin e projektit.\u201d<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo kompani q\u00ebndron pas resortit luksoz t\u00eb planifikuar, n\u00eb t\u00eb cilin d\u00ebshiron t\u00eb investoj\u00eb edhe dh\u00ebndri i Donald Trump-it, Jared Kushner.<\/p>\n<p>Mbetet e hapur pyetja se si do t\u00eb reagoj\u00eb Bashkimi Evropian ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb veprimit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Komisionerja e BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi s\u00eb fundmi se BE-ja ka marr\u00eb nga qeveria shqiptare garanci se standardet evropiane do t\u00eb zbatohen.<\/p>\n<p>Biologu i mjedisit Olsi Nika, nga organizata Eco Albania, thot\u00eb se nd\u00ebrtimi i resorteve luksoze do ta shnd\u00ebrroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb urbane dhe, si pasoj\u00eb, ajo nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb zon\u00eb e mbrojtur e peizazhit.<\/p>\n<p>Sipas tij, aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb kund\u00ebrshtohen vendimet e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit, sepse ato \u2013 ndoshta me q\u00ebllim \u2013 ende nuk jan\u00eb publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/p>\n<p>Nika shtoi se organizata \u00ebsht\u00eb e zhg\u00ebnjyer nga deklarata e Marta Kos.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qeveri-kerkesa\/\">Der Standard: Qeveria shqiptare sfidon edhe k\u00ebrkesat e Bashkimit Europian p\u00ebr Vjos\u00eb-Nart\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Der Standard\u00a0i kushtoi nj\u00eb analiz\u00eb protestave n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resorteve luksoze n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Vjos\u00eb-Nart\u00ebs, duke theksuar se k\u00ebrkesat e protestuesve p\u00ebr shfuqizimin e ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe atij p\u00ebr investimet strategjike p\u00ebrkojn\u00eb me k\u00ebrkesat q\u00eb prej koh\u00ebsh ka b\u00ebr\u00eb edhe Komisioni Evropian. Sipas artikullit, BE ka k\u00ebrkuar shfuqizimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92967","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92967"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92967\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}