{"id":92911,"date":"2026-06-28T12:49:17","date_gmt":"2026-06-28T12:49:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/28\/ja-si-radikalizmi-i-kerkesave-po-i-shperdoron-energjite-pozitive-te-protestes\/"},"modified":"2026-06-28T12:49:17","modified_gmt":"2026-06-28T12:49:17","slug":"ja-si-radikalizmi-i-kerkesave-po-i-shperdoron-energjite-pozitive-te-protestes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/28\/ja-si-radikalizmi-i-kerkesave-po-i-shperdoron-energjite-pozitive-te-protestes\/","title":{"rendered":"Ja si radikalizmi i k\u00ebrkesave po i shp\u00ebrdoron energjit\u00eb pozitive t\u00eb protest\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Carlo Bollino\/<\/p>\n<p>I dua flamingot dhe fluturimin e tyre elegant dhe aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar drejt\u00eb edhe vet\u00ebm me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb p\u00eblqyen ata ambientalist\u00eb q\u00eb dol\u00ebn t\u00eb par\u00ebt n\u00eb shesh p\u00ebr t\u2019i mbrojtur. E kam admiruar protest\u00ebn n\u00eb fazat e saj t\u00eb para, sepse m\u00eb n\u00eb fund i dha z\u00eb popullit t\u00eb mosvot\u00ebs, m\u00eb t\u00eb heshturit nga t\u00eb gjith\u00eb, aq t\u00eb edukuar sa p\u00ebr 35 vjet kishte zgjedhur t\u00eb heshtte, ndoshta nga ndrojtja, ndoshta nga mungesa e besimit te forca e z\u00ebrit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Ne, si Report Tv, ishim televizioni i par\u00eb q\u00eb transmetuam pamjet dhe denoncuam dhun\u00ebn e neveritshme t\u00eb ushtruar nga rojet private ndaj pak protestuesve q\u00eb m\u00eb 30 maj ishin mbledhur n\u00eb Zv\u00ebrnec kund\u00ebr ides\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti t\u00eb familjes Trump. Deri n\u00eb at\u00eb moment, projekti i resortit kishte t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb pakice t\u00eb vog\u00ebl shqiptar\u00ebsh dhe t\u00eb asnj\u00eb t\u00eb huaji. At\u00eb dit\u00eb edhe \u201drevolucionar\u00ebt\u201d q\u00eb sot udh\u00ebheqin protesta ishin n\u00eb plazh, postonin video vall\u00ebzimi apo gallata n\u00eb TikTok, ose b\u00ebnin selfie n\u00ebp\u00ebr qytete evropiane. As Sali Berisha, as dh\u00ebndri i tij, as televizioni i familjes dhe as papagajt\u00eb e tyre \u201calla Belind\u201d nuk ishin marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb me Zv\u00ebrnecin.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, edhe fal\u00eb denoncimit ton\u00eb mediatik, gjith\u00e7ka ndryshoi.<\/p>\n<p>Kam shkruar se ishte e bukur t\u00eb shihje t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb shesh duke protestuar me pankarta n\u00eb form\u00eb flamingosh, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i shihje t\u00eb emigronin si zogjt\u00eb q\u00eb po mbronin. E kam p\u00ebrshkruar at\u00eb protest\u00eb si plot fantazi, qytetare dhe krijuese. Ishin pik\u00ebrisht pamjet e dit\u00ebve t\u00eb para ato q\u00eb emocionuan l\u00ebvizjen bot\u00ebrore kund\u00ebr Trump-it dhe Netanyahut, e cila pa te turma e mbledhur n\u00eb Tiran\u00eb, paq\u00ebsore dhe plot ngjyra, nj\u00eb shembull befasues t\u00eb mobilizimit qytetar. Por dit\u00ebt kaluan dhe natyra e protest\u00ebs u trasformua. Nd\u00ebrsa jasht\u00eb vendit vazhdohej t\u00eb besohej se shqiptar\u00ebt ishin ende n\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur flamingot, k\u00ebtu motivet kishin ndryshuar. K\u00ebt\u00eb e zbuluan edhe gazetar\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bindur se do t\u00eb gjenin nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb mbledhur kund\u00ebr imperializmit amerikan q\u00eb donte t\u00eb pushtonte Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, zbuluan se \u201cqindra mij\u00ebra\u201d shqiptar\u00ebt e prodhuar nga deep fake-et n\u00eb socialmedia, nuk protestonin m\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur flamingot, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar politik\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u00eb gjitha fajet q\u00eb gjat\u00eb 35 viteve populli i mosvot\u00ebs nuk kishte pasur guximin t\u00eb denonconte. Kjo shpjegon edhe pse jasht\u00eb vendit kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb ka dal\u00eb nga v\u00ebmendja e opinionit publik dhe media.<\/p>\n<p>Interesi e papritur nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb protesta fitoi n\u00eb dit\u00ebt e para u dha energji dhe entuziaz\u00ebm protestuesve shqiptar\u00eb. Por, n\u00eb nj\u00eb vrull euforie, ata nuk arrit\u00ebn t\u00eb ruanin frym\u00ebn ambientaliste q\u00eb e karakterizonte l\u00ebvizjen n\u00eb fillim. Refuzimi (ose pamund\u00ebsia) p\u00ebr t\u2019u pajisur me nj\u00eb lidership q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonte rregulla dhe objektiva t\u00eb qarta, si\u00e7 e kishim parashikuar edhe ne, b\u00ebri q\u00eb ky lum\u00eb njer\u00ebzor t\u00eb dilte nga shtrati i vet. Nga nj\u00eb p\u00ebrrua i fresk\u00ebt e i kthjell\u00ebt, q\u00eb rridhte me vrull dhe me gjith\u00eb energjin\u00eb e tij, ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb fryr\u00eb, t\u00eb ngadal\u00ebsuar nga trungjet dhe balta q\u00eb merr p\u00ebrpara gjith\u00e7ka, p\u00ebrpara se t\u00eb humbas\u00eb n\u00eb det.<\/p>\n<p>Pasioni p\u00ebr flamingot, q\u00eb n\u00eb fillim ishte mbi t\u00eb gjitha zem\u00ebrim ambientalist, sot \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar pothuajse vet\u00ebm n\u00eb urrejtje politike. Por ky transformim, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme ia ndryshon fytyr\u00ebn \u00e7do proteste kur mungon nj\u00eb lidership i qart\u00eb dhe transparent, po ndjek objektiva e nj\u00eb l\u00ebvizjeje anarkike dhe radikale. Me propozimet e saj utopike, ajo po shp\u00ebrdoron energjin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para kishte arritur t\u00eb mblidhte n\u00eb bulevard dhe t\u00eb fitonte mb\u00ebshtetjen e opinionit publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nga nj\u00eb sondazh spontan, edhe pse jo shkencor, i zhvilluar nga Shqiptarja.com, rezulton se vet\u00ebm 22 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve ndajn\u00eb k\u00ebrkesat e paraqitura nga Dritan Goxhaj n\u00eb planin e tij utopik t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook, i cili u p\u00ebrmblodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebrkesat e lexuara p\u00ebr dy dit\u00eb radhazi n\u00eb bulevard nga protestuesit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj dometh\u00ebn\u00ebs, sepse tregon se idet\u00eb e Goxhajt, sado ekstremiste dhe t\u00eb parealizueshme t\u00eb jen\u00eb, nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb tijat, por ndahen \u201c100 p\u00ebr qind\u201d, si\u00e7 pretendon edhe ai vet\u00eb, nga i gjith\u00eb \u201dgrupi i koordinator\u00ebve\u201d t\u00eb protest\u00ebs. A ndajn\u00eb ata edhe bindjen e tij se rotacioni politik \u201crealizohet me plumba dhe duke derdhur gjak si n\u00eb Kosov\u00eb\u201d? Fakti q\u00eb k\u00ebta koordinator\u00eb misterioz\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb identifikohen publikisht dhe t\u00eb japin intervista e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shp\u00ebrndarjen e k\u00ebtyre dyshimeve.<\/p>\n<p>Ne megjithat\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se protesta do ta ruaj\u00eb deri n\u00eb fund natyr\u00ebn e saj plot\u00ebsisht paq\u00ebsore. Por problemi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Plani i Goxhajt, i konfirmuar edhe nga k\u00ebrkesat e lexuara n\u00eb bulevard, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetues:<\/p>\n<p>1) Kushtetuta nuk mund t\u00eb reformohet nga nj\u00eb Asamble e p\u00ebrkohshme popullore e p\u00ebrzgjedhur me short.<br \/>\n2) Parlamenti nuk mund t\u00eb shp\u00ebrndahet me dor\u00ebheqjen e deputet\u00ebve, por vet\u00ebm me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<br \/>\n3) Nj\u00eb qeveri, qoft\u00eb edhe teknike, duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb marr\u00eb vot\u00ebbesimin e nj\u00eb parlamenti t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet, i cili \u00ebsht\u00eb i vetmi institucion i legjitimuar edhe p\u00ebr t\u00eb miratuar reforma t\u00eb reja.<br \/>\n4) Po k\u00ebshtu, kur shp\u00ebrndahet Kuvendi, Kushtetuta p\u00ebrcakton q\u00eb zgjedhjet e reja duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebve dhe jo pas 12 muajsh, si\u00e7 teoritizojn\u00eb \u201ckoordinator\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, i nj\u00ebjti radikaliz\u00ebm ka qen\u00eb p\u00ebr 13 vjet edhe fryma e protestave t\u00eb Sali Berish\u00ebs, i cili, me ose pa dhun\u00eb, ka pretenduar vazhdimisht t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb pushtetin pa kaluar p\u00ebrmes zgjedhjeve kushtetuese, t\u00eb cilat i ka humbur gjithmon\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb ka arritur n\u00eb fund? Asgj\u00eb!<\/p>\n<p>Radikalizmi i k\u00ebtyre k\u00ebrkesave po i djeg energjit\u00eb pozitive e protest\u00ebs. Po t\u00eb kishte q\u00ebndruar me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, kjo l\u00ebvizje populore do t\u00eb kishte pasur shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate konkrete. Mund t\u00eb kishte hapur nj\u00eb tryez\u00eb negociatash p\u00ebr t\u00eb diskutuar rregulla t\u00eb reja, ndryshime ligjore, garanci shtes\u00eb dhe madje edhe reforma kushtetuese apo zgjedhje t\u00eb parakohshme, por duke u p\u00ebrballur politikisht me nj\u00eb delegacion t\u00eb qeveris\u00eb, qe mbetet e mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb shumic\u00eb prej 83 deputet\u00ebsh, legjitimiteti i t\u00eb cil\u00ebve deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb diskutim nga asnj\u00eb prej protestuesve q\u00eb sot ndodhen n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>Anashkalimi, madje edhe shp\u00ebrndarja e institucioneve me pretendimin p\u00ebr t\u2019i rind\u00ebrtuar ato nga e para, pa dialog e pa negociata, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket vet\u00ebm grushteve t\u00eb shtetit. Revolucioni i flamingove nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grusht shteti, megjithat\u00eb, ai pretendon t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rezultate. Nj\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore q\u00eb i vendos vetes objektiva t\u00eb parealizueshme dhe antikushtetuese p\u00ebrfundon duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb pa kuptim, aq utopike sa, her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb zbrazet plotesisht nga energjia e saj dhe nuk do t\u00eb zgjoj\u00eb m\u00eb interesin e askujt.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Carlo Bollino\/ I dua flamingot dhe fluturimin e tyre elegant dhe aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar drejt\u00eb edhe vet\u00ebm me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb p\u00eblqyen ata ambientalist\u00eb q\u00eb dol\u00ebn t\u00eb par\u00ebt n\u00eb shesh p\u00ebr t\u2019i mbrojtur. E kam admiruar protest\u00ebn n\u00eb fazat e saj t\u00eb para, sepse m\u00eb n\u00eb fund i dha z\u00eb popullit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92911","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92911\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}