{"id":9291,"date":"2025-03-10T20:22:25","date_gmt":"2025-03-10T20:22:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/del-raporti-gazetaret-ne-shqiperi-nen-presione-dhe-pengesa-te-medha\/"},"modified":"2025-03-10T20:22:25","modified_gmt":"2025-03-10T20:22:25","slug":"del-raporti-gazetaret-ne-shqiperi-nen-presione-dhe-pengesa-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/del-raporti-gazetaret-ne-shqiperi-nen-presione-dhe-pengesa-te-medha\/","title":{"rendered":"Del RAPORTI: Gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn presione dhe pengesa t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><span>N\u00eb Tiran\u00eb, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kan\u00eb publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirin\u00eb e medias dhe sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve, ku renditen pengesa t\u00eb shumta, t\u00eb cilat, sipas autor\u00ebve, rrezikojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb, sigurin\u00eb, integritetin dhe profesionalizmin e gazetaris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Vitin e kaluar u regjistruan 45 incidente ndaj gazetar\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb rritur pasigurin\u00eb dhe vet\u00eb-censur\u00ebn e tyre n\u00eb pun\u00eb. V\u00ebzhgues t\u00eb pavarur pohojn\u00eb se organet e drejt\u00ebsis\u00eb l\u00ebvizin ngadal\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gazetar\u00ebt e k\u00ebrc\u00ebnuar dhe kjo dekurajon gazetar\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb denoncime, si dhe nxit dhunuesit e tyre n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb Raportin vjetor hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetaris\u00eb Investigative BIRN dhe Qendra studimore SCIDEV mbi progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e medias dhe sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb, theksohet se <em>\u201csituata e liris\u00eb s\u00eb medias dhe siguria e gazetar\u00ebve nuk pat\u00ebn asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb vitin 2024\u201d.<\/em> <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Raport thuhet se <em>\u201cShqip\u00ebria p\u00ebrballet me probleme t\u00eb m\u00ebdha, si nd\u00ebrhyrja politike, p\u00ebrqendrimi i madh i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias n\u00eb pak duar dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike q\u00eb komprometojn\u00eb integritetin e gazetar\u00ebve\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n\n<p><span><em>\u201cStudimi tregon q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 45 p\u00ebr qind e gazetar\u00ebve shprehen se ata ndjehen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar ose kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn presion dhe t\u00eb intimiduar. Burimi kryesor i k\u00ebtyre presioneve jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb mediave, funksionar\u00eb publik\u00eb, aktor\u00ebt politik\u00eb dhe individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb privat\u00eb t\u00eb lidhur me interesa t\u00eb fuqish\u00ebm\u201d,<\/em> thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs <strong>Blerjana Bino<\/strong>, bashkautore e studimit dhe drejtuese e Qendr\u00ebs SCIDEV.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Autor\u00ebt v\u00ebrejn\u00eb se gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrballen me k\u00ebrc\u00ebnime dhe presione n\u00eb rritje, jo aq me sulme fizike, se sa me presione, padi gjyq\u00ebsore dhe ngacmimet online, t\u00eb cilat rritin autocensur\u00ebn dhe pasigurin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ata theksojn\u00eb se frik\u00ebsimet ndaj gazetar\u00ebve vijn\u00eb nga aktor\u00eb shtet\u00ebror\u00eb e joshtet\u00ebror\u00eb dhe kan\u00eb krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb vazhdueshme k\u00ebrc\u00ebnuese dhe fushata padish e shpifjesh p\u00ebr reporter\u00ebt, q\u00eb pengojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb shtypit.<\/span><\/p>\n\n<p><span>T\u00eb 45 incidentet e raportuara p\u00ebr dhun\u00eb ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb 2024-\u00ebn jan\u00eb gati sa dyfishi i 24 episodeve t\u00eb raportuara n\u00eb 2023-shin. Sipas Rrjetit t\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Sigurt\u00eb (SafeJournalists Network), ngjarjet ishin kryesisht <em>\u201csulme verbale dhe debate anti-media nga aktor\u00ebt politik\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrit\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cRastet e sulmeve ndaj gazetar\u00ebve jan\u00eb shtuar, por po ashtu jan\u00eb shtuar edhe reagimet. Gjykatat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngadalta, por tek gazetar\u00ebt shihet nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim m\u00eb i lart\u00eb. Ata po i ndjekin m\u00eb shum\u00eb procedurat, po adresojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejt policis\u00eb, prokuroris\u00eb, por ka ende nj\u00eb mosbesim t\u00eb lart\u00eb ndaj organeve ligjzbatuese.<\/em><\/span><\/p>\n\n<p><span><em>Gazetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos denoncojn\u00eb rastet, megjithat\u00eb ata po i denoncojn\u00eb kanosjet, por institucionet po punojn\u00eb shum\u00eb ngadal\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb punonin m\u00eb shpejt dhe t\u00eb raportonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konkrete p\u00ebr hapat e nd\u00ebrmarra n\u00eb \u00e7do rast, sepse kjo dekurajon denoncimet nga gazetar\u00ebt dhe kjo nxit element\u00ebt kriminale q\u00eb nga kjo zvarritje besojn\u00eb q\u00eb kanosja e tyre funksionon. Ligjet jan\u00eb t\u00eb mira, por zbatimi duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d,<\/em> thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs avokati <strong>Dorian Matlija<\/strong>, drejtues i Qendr\u00ebs Respublica, organizat\u00eb q\u00eb mbrojtjen e gazetar\u00ebve e ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vet.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Raporti vjetor p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb anketim t\u00eb gazetar\u00ebve, ku doli q\u00eb pjesa d\u00ebrrmuese i njoftuan rastet e k\u00ebrc\u00ebnimit n\u00eb polici dhe m\u00eb pak n\u00eb prokurori, por nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e cil\u00ebsuan reagimin nga policia dhe prokuroria shum\u00eb joefektive. Mbi tre t\u00eb kat\u00ebrtat e gazetar\u00ebve t\u00eb anketuar ndjehen t\u00eb pasigurt\u00eb dhe besojn\u00eb se forcimi i mbrojtjes ligjore do t\u00eb rriste k\u00ebt\u00eb siguri. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre u shpreh\u00ebn se reagimi m\u00eb i ashp\u00ebr nga organet e zbatimi i ligjit dhe nga gjyq\u00ebsori ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe sulmeve do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPolicia e Shtetit e ka qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes rritjen e siguris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve, sepse i quan aleat\u00eb n\u00eb zbulimin dhe goditjen e shkeljeve ligjore n\u00eb vend. Policia ka caktuar punonj\u00ebs t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndjekur denoncimet p\u00ebr incidente me gazetar\u00ebt dhe i ndjek me shum\u00eb seriozitet ato dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinamike. Ka nj\u00eb pik\u00eb kontakti n\u00eb policin\u00eb e shtetit ku gazetar\u00ebt duhet t\u00eb kontaktojn\u00eb fillimisht. Kemi nj\u00eb oficer t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb merr kallzimet e gazetar\u00ebve. Gjith\u00eb drejtorit\u00eb policore dhe \u00e7do punonj\u00ebs policie i ka n\u00eb v\u00ebmendje prioritare p\u00ebr t\u00eb ndihmuar gazetar\u00ebt n\u00eb terren, p\u00ebr \u00e7do shqet\u00ebsim dhe nevoj\u00eb q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs <strong>Gentian Mullai<\/strong>, pas nj\u00eb takimi konsultativ, me organizata t\u00eb gazetar\u00ebve dhe qendra studimore t\u00eb shtypit, mbi Udh\u00ebzuesin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gazetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Midis koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, edhe mbi 20 p\u00ebr qind e grave gazetare n\u00eb Shqip\u00ebri pohojn\u00eb se kan\u00eb hasur n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime ose frik\u00ebsime me baz\u00eb gjinore q\u00eb lidhen me pun\u00ebn e tyre. Shumica e gazetar\u00ebve jan\u00eb shprehur se situata mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet me nj\u00eb vullnet m\u00eb t\u00eb madh politik n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, M\u00eb shum\u00eb se dy t\u00eb tretat e t\u00eb anketuarve raportojn\u00eb se jan\u00eb ndeshur me kufizime n\u00eb pun\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb raportuar lirisht, shpesh nga frika e hakmarrjeve apo censur\u00ebs. K\u00ebtu kan\u00eb ndikuar interesat e biznesit dhe kontrolli editorial i pronar\u00ebve t\u00eb mediave, gj\u00eb q\u00eb pengon gazetarin\u00eb investigative dhe integritetin e raportimit.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb gazetar\u00ebve temat me m\u00eb shum\u00eb pengesa p\u00ebr raportim jan\u00eb korrupsioni, krimi i organizuar, korporatat e m\u00ebdha dhe abuzimet ekonomike.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cShifrat e incidenteve t\u00eb raportuara jan\u00eb dyfishuar, sepse tani ka nj\u00eb monitorim m\u00eb t\u00eb madh e m\u00eb t\u00eb detajuar, por edhe sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim me gazetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos normalizuar asnj\u00eb rast sulmi, intimidimi apo k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj tyre. Ne e kemi n\u00eb vazhdim\u00ebsi thirrjen q\u00eb kjo kultur\u00eb dhune nuk normalizuar dhe duhet t\u00eb kemi toleranc\u00eb zero ndaj \u00e7do rasti t\u00eb presionit dhe sulmit ndaj gazetar\u00ebve<\/em> , thot\u00eb zonja Bino e Qendr\u00ebs SCIDEV.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Raporti Vjetor 2024 p\u00ebrshkruan <em>\u201cnj\u00eb mjedis kompleks dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e medias dhe sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri pa progres t\u00eb konsideruesh\u00ebm, nd\u00ebrsa zbatimi i rekomandimeve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb mbetet i kufizuar\u201d<\/em>.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti thekson se gazetar\u00ebt durojn\u00eb kushte t\u00eb pasigurta pune, paga t\u00eb ul\u00ebta, pagesa joformale dhe t\u00eb vonuara dhe mungesa e masave mbrojt\u00ebse n\u00eb detyr\u00eb. Kjo i gjendje, theksojn\u00eb autor\u00ebt, nxit autocensur\u00ebn tek profesionist\u00ebt e medias p\u00ebrball\u00eb presioneve t\u00eb jashtme, dhe d\u00ebmton pavar\u00ebsin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Indeksin Bot\u00ebror t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit p\u00ebr vitin e kaluar Shqip\u00ebria u rendit e 99-ta midis 180 shteteve, \u00e7ka sh\u00ebnon nj\u00eb r\u00ebnie prej tre vendesh krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, si dhe sfidat e vazhdueshme q\u00eb hasin liria e mediave dhe siguria e gazetar\u00ebve. <strong>\/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/8005615.html\">VOA<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/10\/del-raporti-gazetaret-ne-shqiperi-nen-presione-dhe-pengesa-te-medha\/\">Del RAPORTI: Gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn presione dhe pengesa t\u00eb m\u00ebdha<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kan\u00eb publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirin\u00eb e medias dhe sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve, ku renditen pengesa t\u00eb shumta, t\u00eb cilat, sipas autor\u00ebve, rrezikojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb, sigurin\u00eb, integritetin dhe profesionalizmin e gazetaris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Vitin e kaluar u regjistruan 45 incidente ndaj gazetar\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb rritur pasigurin\u00eb dhe vet\u00eb-censur\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":9292,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9291","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9291","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9291"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9291\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9292"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}