{"id":92895,"date":"2026-06-28T09:48:17","date_gmt":"2026-06-28T09:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/28\/e-gjejme-fajtorin-te-ju-rama-publikon-problemin-e-qytetarit-kjo-proteste-me-intereson-e-shtirjeve-me-neverit-ata-sduan-zgjidhje-por-percarje\/"},"modified":"2026-06-28T09:48:17","modified_gmt":"2026-06-28T09:48:17","slug":"e-gjejme-fajtorin-te-ju-rama-publikon-problemin-e-qytetarit-kjo-proteste-me-intereson-e-shtirjeve-me-neverit-ata-sduan-zgjidhje-por-percarje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/28\/e-gjejme-fajtorin-te-ju-rama-publikon-problemin-e-qytetarit-kjo-proteste-me-intereson-e-shtirjeve-me-neverit-ata-sduan-zgjidhje-por-percarje\/","title":{"rendered":"\u2018E gjejm\u00eb fajtorin te ju\u2019, Rama publikon problemin e qytetarit: Kjo protest\u00eb m\u00eb intereson, e shtirjeve m\u00eb neverit! Ata s\u2019duan zgjidhje, por p\u00ebr\u00e7arje"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama publikoi n\u00eb podcast-in \u2018Flasim\u2019 mesazhin e nj\u00eb qytetari q\u00eb thot\u00eb se prej 6 vitesh nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje pas shembjes nga t\u00ebrmeti i 2019 i pallatit ku banonte. Qytetari, i cili prezantohet si Amos, thot\u00eb se prej 6 viteve shkon sa nga nj\u00eb institucion n\u00eb tjetrin dhe kjo revolt\u00eb e ka \u00e7uar tashm\u00eb te protesta para kryeministris\u00eb, ku shprehet se p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb fajtorin.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebdita, zoti Kryeminist\u00ebr. Lexova, si \u00e7do dit\u00eb, edhe sot postimin tuaj, t\u00eb ardhur nga nj\u00eb qytetar i gjenerat\u00ebs time\u201d. Pra, d\u00ebrguesi \u00ebsht\u00eb i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjenerat\u00eb me mua.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr vler\u00ebsohet dhe votohet p\u00ebr vizion, ide, ambicie, sfida q\u00eb na bashkojn\u00eb si komb, t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte prekin jet\u00ebt tona. Problemi fillon kur institucionet e var\u00ebsis\u00eb harrojn\u00eb q\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb kryeminist\u00ebr ka p\u00ebr detyr\u00eb ato m\u00eb sip\u00ebr, ato duhet t\u00eb merren me problemet e p\u00ebrditshme q\u00eb i prekin jet\u00ebt tona dhe jo t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky vizion, por t\u00eb punojn\u00eb q\u00eb vizioni t\u00eb jet\u00eb i preksh\u00ebm edhe p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Jemi 12 familje q\u00eb jan\u00eb bashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb me prezenc\u00eb n\u00eb bulevard, sepse jemi t\u00eb zhg\u00ebnjyer q\u00eb akoma edhe sot nuk kemi nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr gjysm\u00ebn e pallatit q\u00eb na \u00ebsht\u00eb shembur nga t\u00ebrmeti i 2019-\u00ebs, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme. Kemi ndjekur t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e robit, t\u00eb ligjit dhe t\u00eb Zotit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb pran\u00eb \u00e7do institucioni, minibashki, bashki, Avokat Populli, ministri dhe kryeministri, por akoma sot pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ju kemi shkruar edhe ju nj\u00eb let\u00ebr vitin q\u00eb shkoi dhe menj\u00ebher\u00eb pas saj na kontaktuan nga Bashkia Tiran\u00eb, duke na premtuar zgjidhje n\u00eb prani edhe t\u00eb deputetes. Por pas zgjedhjeve elektorale, p\u00ebrgjigjet n\u00eb shkresa nuk kishin kurrfar\u00eb lidhjeje me premtimet n\u00eb zyr\u00eb, nuk na prisnin m\u00eb. E delegonin problemin n\u00eb institucione t\u00eb tjera p\u00ebr munges\u00eb kompetencash ligjore; u rikthye n\u00eb pik\u00ebn zero. Asnj\u00eb q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr jo t\u00eb na e zgjidh\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb \u00e7oj\u00eb z\u00ebrin ku duhet, ta ndjek\u00eb problemin dhe t\u00eb na mbaj\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju kemi zgjedhur, mendoj edhe ne si qytetar\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte; prej gjasht\u00eb vitesh n\u00eb spirale, nga nj\u00eb der\u00eb te tjetra, i vendosim emrin tuaj k\u00ebtij problemi. Ndoshta gabimisht\u201d, e thot\u00eb vet\u00eb n\u00eb kllapa, \u201cnuk jan\u00eb pak gjasht\u00eb vite pa p\u00ebrgjigje dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb, shikojm\u00eb q\u00eb jepen leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr resorte, komplekse, pallate. Mir\u00eb se t\u00eb vijn\u00eb, \u00e7do muaj pothuajse, por pyesim veten: po p\u00ebr nj\u00eb shkall\u00eb pallati kaq e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb leja? Duhet t\u00eb jemi nd\u00ebrtues, biznesmen\u00eb q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb kanalin e komunikimit dhe pastaj aludojm\u00eb, duke ngarkuar veten dhe mendjen, q\u00eb aty i \u00ebsht\u00eb premtuar k\u00ebtij, atij nd\u00ebrtuesi; nuk dim\u00eb \u00e7far\u00eb shpjegimi t\u2019i japim k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje realitetesh.<\/p>\n<p>Dhe kur mendja helmohet, k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb bulevard. Pse ne duhet t\u2019i shkruajm\u00eb letra dhe SMS nj\u00eb kryeministri, kur ka me dhjet\u00ebra drejtor\u00eb, ministri e bashki q\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb vite duhet t\u00eb na kishin zgjidhur problemin? Pse duhet t\u00eb shk\u00ebputem un\u00eb nga puna p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar k\u00ebt\u00eb SMS? Pse duhet t\u00eb dal t\u00eb protestoj pasdite, kur mund t\u00eb kaloja koh\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi? Pse duhet t\u00eb pres? Nuk i mjaftuan gjasht\u00eb vite k\u00ebtij shteti?<\/p>\n<p>K\u00ebto probleme t\u00eb p\u00ebrditshme, por jet\u00ebsore, q\u00eb ne ndeshemi prej vitesh, na detyrojn\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb fajtorin tek ju. Vet\u00eb administrata juaj ka tendenc\u00ebn t\u2019ia delegoj\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb e saj te ju, duke na v\u00ebn\u00eb ne si qytetar\u00eb p\u00ebrball\u00eb jush si kryeminist\u00ebr. P\u00ebrgjigje informale t\u00eb tipit: \u2018Pse s\u2019e ke d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb?\u2019, \u2018Meqen\u00ebse kryeministri ju ka premtuar zgjidhje, le t\u2019ua jap\u00eb ai\u2019, \u2018S\u2019keni pse vini k\u00ebtu, nuk \u00ebsht\u00eb kompetenca ime, por e qeveris\u00eb\u2019, \u2018Nuk firmos un\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb burg se do kryeministri t\u2019jua b\u00ebj\u00eb aty pallatin ku e keni pasur\u2019, nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se e mbushin got\u00ebn e ujit \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjes\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb komunikimit, por mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndershme k\u00ebshtu. Shum\u00eb n\u00eb rregull me planet dhe vizionet, por duam t\u00eb jetojm\u00eb mir\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe duam sot. Nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebmosh\u00eb, se ia dalim vet\u00eb n\u00eb jet\u00eb, por duam q\u00eb shteti t\u00eb mos na vendoset si travers\u00eb. Kemi ndjesin\u00eb e keqe se na kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb hak dhe nuk do t\u00eb gjejm\u00eb m\u00eb zgjidhje. Ndjes\u00eb p\u00ebr shqet\u00ebsimin, por ndihem i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebto probleme dhe m\u00eb besoni q\u00eb kjo ndjesi m\u00eb dhemb.<\/p>\n<p>Faleminderit. Dit\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Me respekt, Amos Mezuraj\u201d, shkruan qytetari.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, kryeministri Rama tha se kjo \u00ebsht\u00eb protesta q\u00eb atij i intereson e zem\u00ebron, ndryshe nga ajo \u201ce shtirjeve\u201d q\u00eb e neverit. Shefi i qeveris\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00eb qytetarit t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb askush s\u2019duhet t\u2019i shkruaj\u00eb kryeministrit kur institucionet paguhen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre, duke mb\u00ebshtetur fjal\u00ebt e Mezurajt p\u00ebr \u201cdelegimin e paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>\u201cTani, un\u00eb dua ta them shum\u00eb qart\u00eb dhe shum\u00eb drejtp\u00ebrdrejt: kjo \u00ebsht\u00eb protesta q\u00eb mua m\u00eb intereson, q\u00eb mua m\u00eb zem\u00ebron po ashtu, q\u00eb mua m\u00eb motivon t\u00eb vazhdoj luft\u00ebn time. Nuk m\u00eb zem\u00ebron mua protesta e sikur-eve, as protesta e shtirjeve. Ajo m\u00eb neverit; kjo m\u00eb zem\u00ebron. Dhe n\u00ebse do t\u00eb isha n\u00eb vendin t\u00ebnd, i dashur Amos, pas gjasht\u00eb vitesh pritje, dyersh q\u00eb hapen e mbyllen, premtimesh q\u00eb treten, p\u00ebrgjigjesh q\u00eb delegojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb te dikush tjet\u00ebr, me shum\u00eb gjasa un\u00eb do t\u00eb ndihesha nj\u00ebsoj; me shum\u00eb gjasa edhe un\u00eb do t\u00eb ndihesha pjes\u00eb e asaj proteste ose do t\u00eb shkoja edhe vet\u00eb n\u00eb protest\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim p\u00ebr asnj\u00eb moment. P\u00ebrkundrazi, e ndjej, sado q\u00eb mund t\u00eb mos ta besosh. E ndjej zem\u00ebrimin t\u00ebnd si t\u00eb ishte imi. Dhe mesazhi yt \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, i nxjerr\u00eb.<\/p>\n<p>Kam plot t\u00eb tilla, se \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i di\u00e7kaje q\u00eb un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb vazhdimisht k\u00ebto dit\u00eb. Jo \u00e7do njeri q\u00eb bashkohet n\u00eb protest\u00eb \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr nj\u00eb arsye. Ka plot njer\u00ebz q\u00eb nuk i \u00e7on n\u00eb bulevard ndonj\u00eb ideologji, a ndonj\u00eb parti, a ndonj\u00eb inat abstrakt. Nuk i \u00e7ojn\u00eb as like-et, as follo\u00ebers-at p\u00ebr t\u00eb joshur sot protestues q\u00eb nes\u00ebr jan\u00eb klient\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u shitur pastaj produktet e influencerimit. Nuk i \u00e7ojn\u00eb aty as bindjet ambientaliste, q\u00eb jan\u00eb fisnike patjet\u00ebr, as impulset e verbra nacionaliste, as manipulimet apo, m\u00eb keq akoma sesa manipulimet, misionet e ndryshme p\u00ebr t\u00eb manipuluar t\u00eb tjer\u00ebt, por i \u00e7on nj\u00eb hall q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, kthehet n\u00eb nj\u00eb zem\u00ebrim dhe nj\u00eb zem\u00ebrim q\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim, nj\u00eb padrejt\u00ebsi q\u00eb e ndjen mbi shpin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb legjitime. Ke shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Askush nuk duhet detyruar t\u2019i shkruaj\u00eb kryeministrit, sepse institucionet q\u00eb paguhen p\u00ebr t\u2019i adresuar k\u00ebto probleme s\u2019e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre. Por, nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb personalisht \u00e7do mesazh q\u00eb marr e ndjek; si\u00e7 e thua edhe n\u00eb mesazhin t\u00ebnd, m\u00eb keni shkruar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe un\u00eb e kam \u00e7uar te autoriteti kompetent\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb tej kryeministri tha se p\u00ebrve\u00e7se bashkia e Tiran\u00ebs ka mbetur pa kryetar prej nj\u00eb viti, nuk mungojn\u00eb as problemet me administrat\u00ebn. Ai theksoi q\u00eb probleme t\u00eb tilla s\u2019duhet t\u00eb p\u00ebrdoren nga njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb interesa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe krijuar probleme.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam t\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim absolutisht dhe e kam \u00e7uar mesazhin para nj\u00eb viti te Bashkia e Tiran\u00ebs. Tani, ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi nj\u00eb bashki q\u00eb \u201cfunksionon me defibrilator, me oksigjen\u201d, me 700 shtytje dhe me 700 ng\u00ebr\u00e7e. Por, p\u00ebrtej bashkis\u00eb, ne kemi probleme me administrat\u00ebn, patjet\u00ebr, dhe kur administrata nuk e mban barr\u00ebn q\u00eb i takon, at\u00ebher\u00eb barra p\u00ebrfundon mbi shpirtin dhe mbi mendjen e qytetarit, e familjes, e njer\u00ebzve q\u00eb duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb nuk k\u00ebrkoj mir\u00ebkuptim, por thjesht k\u00ebrkoj d\u00ebgjim nga t\u00eb gjith\u00eb. E kuptoj q\u00eb kur gj\u00ebja vjen te vetja, ka arritur fundi i durimit, por, nga ana tjet\u00ebr, nuk duhet lejuar q\u00eb nj\u00eb hall i drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebhet l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr ata q\u00eb vazhdojn\u00eb e ushqejn\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, vazhdojn\u00eb e ushqejn\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, m\u00eb shum\u00eb shpirt\u00ebrore sesa fizike, duke b\u00ebr\u00eb d\u00ebm pas d\u00ebmi, jo duke ndihmuar q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb zgjidhen.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ushqehen me problemet e t\u00eb tjer\u00ebve dhe jan\u00eb njer\u00ebz, jan\u00eb subjekte, jan\u00eb organizata, jan\u00eb edhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb vendit q\u00eb ushqehen me problemet e t\u00eb tjer\u00ebve. Problemi juaj dhe i gjith\u00eb atyre si ju q\u00eb shkojn\u00eb atje ose q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me at\u00eb gj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201ct\u2019i jepni karburant\u201d politik\u00ebs apo q\u00ebllimeve t\u00eb tyre, sepse ata nuk k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb zgjidhja t\u00eb mos vij\u00eb kurr\u00eb, sepse ata duan t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb zem\u00ebrimin, p\u00ebr\u00e7arjen dhe iluzionin q\u00eb \u00e7do plag\u00eb e nj\u00eb qytetari \u00ebsht\u00eb prova se k\u00ebtu duhet rr\u00ebzuar gjith\u00e7ka dhe Shqip\u00ebria duhet t\u00eb filloj\u00eb nga e para. Un\u00eb kam detyrimin t\u00eb d\u00ebgjoj njeriun, por t\u00eb mos b\u00ebhem peng i atyre q\u00eb flasin n\u00eb emrin t\u00ebnd. Un\u00eb e shoh protest\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm, e njer\u00ebzve q\u00eb nuk jan\u00eb \u201ckarburant\u201d p\u00ebr industrin\u00eb e halleve, si nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb respektueshme, shum\u00eb t\u00eb mir\u00ebkuptueshme dhe revoltuese p\u00ebr mua; tek un\u00eb ajo funksionon.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, do t\u2019ju k\u00ebrkoja di\u00e7ka t\u00eb gjith\u00ebve ju q\u00eb jeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb: mos e falni hallin tuaj askund. Mos ia falni administrat\u00ebs dhe, n\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr mua, un\u00eb jam k\u00ebtu t\u00eb luftoj bashk\u00eb me ju, por mos ia falni n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb atyre q\u00eb duan t\u2019i \u00e7ojn\u00eb gj\u00ebrat mbrapsht duke p\u00ebrdorur hallin tuaj. Sepse zgjidhjet kurr\u00eb nuk vijn\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb ndezin zjarrin e zem\u00ebrimit, por nga ata q\u00eb, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha mang\u00ebsive dhe gabimeve, mbajn\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb \u201cfikur\u201d \u00e7do vat\u00ebr halli, duke i q\u00ebndruar mbi kok\u00eb. Un\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn time t\u00eb mundshme. Un\u00eb jam shum\u00eb krenar p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb administrata jon\u00eb publike ka arritur dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb krahasim me t\u00eb shkuar\u00ebn, por jam jasht\u00ebzakonisht po kaq i hidh\u00ebruar dhe i neveritur me at\u00eb \u00e7ka ndodh me administrat\u00ebn n\u00eb vende dhe n\u00eb raste t\u00eb caktuara. Por zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb ta \u201chedhim n\u00eb er\u00eb\u201d. Zgjidhja \u00ebsht\u00eb ta korrigjojm\u00eb bashk\u00ebrisht. Operacionet e m\u00ebdha jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. K\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar trajtimin e plag\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar trajtimin e atyre pikave q\u00eb kan\u00eb infeksion\u201d, u shpreh Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama publikoi n\u00eb podcast-in \u2018Flasim\u2019 mesazhin e nj\u00eb qytetari q\u00eb thot\u00eb se prej 6 vitesh nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje pas shembjes nga t\u00ebrmeti i 2019 i pallatit ku banonte. Qytetari, i cili prezantohet si Amos, thot\u00eb se prej 6 viteve shkon sa nga nj\u00eb institucion n\u00eb tjetrin dhe kjo revolt\u00eb e ka \u00e7uar tashm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92895","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92895"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92895\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}