{"id":92892,"date":"2026-06-28T09:48:15","date_gmt":"2026-06-28T09:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/28\/imunitet-ligjor-e-mbrojtje-per-cdo-anetar-the-guardian-zbulon-cfare-parashikon-drafti-i-bordit-te-paqes-te-donald-trump-it-per-gazen\/"},"modified":"2026-06-28T09:48:15","modified_gmt":"2026-06-28T09:48:15","slug":"imunitet-ligjor-e-mbrojtje-per-cdo-anetar-the-guardian-zbulon-cfare-parashikon-drafti-i-bordit-te-paqes-te-donald-trump-it-per-gazen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/28\/imunitet-ligjor-e-mbrojtje-per-cdo-anetar-the-guardian-zbulon-cfare-parashikon-drafti-i-bordit-te-paqes-te-donald-trump-it-per-gazen\/","title":{"rendered":"Imunitet ligjor e mbrojtje p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar, the Guardian zbulon \u00e7far\u00eb parashikon drafti i Bordit t\u00eb Paqes t\u00eb Donald Trump-it p\u00ebr Gaz\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Bordi i Paqes, i sanksionuar nga OKB-ja dhe i shpallur m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit nga Donald Trump p\u00ebr t\u00eb administruar Gaz\u00ebn, po planifikon t\u2019i jap\u00eb vetes nj\u00eb imunitet t\u00eb gjer\u00eb ligjor, sipas nj\u00eb projektrezolute t\u00eb siguruar nga The Guardian. Drafti parashikon gjithashtu q\u00eb organizata t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb marr\u00eb prona publike n\u00eb Gaza \u201cpa pages\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dokumenti prej kat\u00ebr faqesh, i klasifikuar si \u201cme p\u00ebrmbajtje konfidenciale, por jo i klasifikuar\u201d, u jep mbrojtje t\u00eb gjer\u00eb ligjore t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit t\u00eb Paqes dhe struktur\u00ebs s\u00eb tij administrative, Zyr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb (OHR), si dhe teknokrat\u00ebve palestinez\u00eb, forcave ushtarake nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kontraktor\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb pritet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Gaza. N\u00eb draft p\u00ebrcaktohet se ata do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb imunizuar nga \u201c\u00e7do arrestim, ndalim apo procedim ligjor n\u00eb gjykatat ose institucionet e tjera n\u00eb Gaza\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse dokumenti synon t\u00eb mbroj\u00eb Bordin e Paqes dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij edhe nga ndjekjet penale n\u00eb gjykatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb mundshme n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Sipas draftit t\u00eb qershorit 2026, kryetari i Bordit t\u00eb Paqes, Donald Trump, do t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb hiqte imunitetin ligjor t\u00eb nj\u00eb personi, me miratimin e shumic\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit.<\/p>\n<p>Bordi ekzekutiv prej shtat\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh p\u00ebrfshin dh\u00ebndrin e Trump, Jared Kushner, t\u00eb d\u00ebrguarin special Steve Witkoff, shefen e stafit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Susie Wiles, dhe k\u00ebshilltarin p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, Marco Rubio. Edhe pse disa vende kan\u00eb premtuar miliarda dollar\u00eb p\u00ebr projektin, shumica ende nuk i kan\u00eb transferuar fondet dhe nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontrata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr punimet n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb i referoi pyetjet drejtuar saj tek Bordi i Paqes nd\u00ebrsa ky i fundit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve konkrete mbi draftin. Megjithat\u00eb por nj\u00eb zyrtar deklaroi:<\/p>\n<p>\u201cNuk ekziston asnj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb fuqi apo kuad\u00ebr imuniteti si ai q\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb pyetjet tuaja. \u00c7do pretendim se ky proces synon t\u00eb krijoj\u00eb paligjshm\u00ebri ose pand\u00ebshkueshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb i gabuar, mashtrues dhe e paraqet \u00e7\u00ebshtjen krejt\u00ebsisht p\u00ebrmbys.\u201d<\/p>\n<p>Zyrtari shtoi se pretendimi se \u201cPresidenti do t\u00eb ket\u00eb rol n\u00eb vendosjen ose heqjen e imunitetit n\u00eb Gaza \u00ebsht\u00eb kategorikisht i rrem\u00eb\u201d dhe se \u201cBordi do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb personeli, kontraktor\u00ebt dhe subjektet pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb respektojn\u00eb ligjin n\u00eb fuqi dhe t\u00eb veprojn\u00eb n\u00ebn rregulla t\u00eb qarta, mekanizma mbik\u00ebqyrjeje dhe llogaridh\u00ebnieje\u201d. Megjithat\u00eb, ai nuk sqaroi se si do t\u00eb funksiononin k\u00ebta mekanizma.<\/p>\n<p>Diplomati bullgar Nickolay Mladenov, i cili sh\u00ebrben si P\u00ebrfaq\u00ebsues i Lart\u00eb i Bordit t\u00eb Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn, po zhvillon k\u00ebt\u00eb jav\u00eb takime n\u00eb Kajro me administrator\u00ebt palestinez\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga bordi p\u00ebr t\u00eb qeverisur territorin. Sipas nj\u00eb burimi t\u00eb njohur me diskutimet, bisedimet jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kuadrit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb grupit n\u00eb Gaza. Draft-rezoluta p\u00ebr imunitetin, me titull \u201cREZOLUTA NR. 2026\/3\u201d, ende nuk u \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb administrator\u00ebve palestinez\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPa mbik\u00ebqyrje t\u00eb jashtme\u201d<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb jurist\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn amerikane t\u00eb kontratave dhe konfliktet e armatosura nd\u00ebrkomb\u00ebtare shqyrtuan draftin p\u00ebr The Guardian.<\/p>\n<p>Sipas tyre, n\u00ebse rezoluta hyn n\u00eb fuqi, mbetet e paqart\u00eb se si zyrtar\u00ebt e Bordit t\u00eb Paqes, ushtar\u00ebt apo kontraktor\u00ebt do t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb rast t\u00eb t\u00eb sht\u00ebnave, aksidenteve apo incidenteve q\u00eb prekin banor\u00ebt e Gaz\u00ebs. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si do t\u00eb zgjidheshin mosmarr\u00ebveshjet e zakonshme p\u00ebr biznesin apo p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e udh\u00ebhequra nga SHBA p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Irakut dhe Afganistanit u shoq\u00ebruan shpesh me akuza p\u00ebr korrupsion dhe raste t\u00eb vrasjeve ose abuzimeve ndaj civil\u00ebve nga kontraktor\u00eb amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ata t\u00eb kompanive Blackwater dhe KBR, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas u p\u00ebrball\u00ebn me procese gjyq\u00ebsore n\u00eb SHBA. Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se edhe rind\u00ebrtimi i Gaz\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrballet me sfida t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u201cDuket si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta p\u00ebrjashtuar bordin dhe gjith\u00eb personelin e tij nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr shkelje t\u00eb mundshme ligjore\u201d, tha Emily Schaeffer Omer-Man, eksperte p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e s\u00eb drejt\u00ebs humanitare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jurist\u00ebt shpreh\u00ebn shqet\u00ebsim ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr nenin 7 t\u00eb draftit, t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta\/K\u00ebrkesat\u201d, i cili parashikon q\u00eb vet\u00eb Bordi i Paqes t\u00eb shqyrtoj\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat p\u00ebr \u201chumbje ose d\u00ebmtim t\u00eb pron\u00ebs, si dhe p\u00ebr plagosje, s\u00ebmundje ose vdekje\u201d q\u00eb mund t\u00eb lindin nga aktiviteti i tij n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>\u201cPraktikisht po thon\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb jashtme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zbatimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi pushtimin\u201d, tha profesoresha e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Rutgers, Noura Erakat. \u201cPo krijojn\u00eb nj\u00eb sistem juridik t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr veten.\u201d<\/p>\n<p>Kontraktor\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb qart\u00ebsi<\/p>\n<p>Edhe kontraktor\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar sqarime mbi mbrojtjen ligjore p\u00ebr pun\u00ebt e mundshme n\u00eb Gaza, ku Bordi i Paqes, i mb\u00ebshtetur nga Trump, ka hapur procedura p\u00ebr pastrimin e rr\u00ebnojave, sh\u00ebrbime sigurie dhe nj\u00eb projekt t\u00eb gjer\u00eb rind\u00ebrtimi. Jared Kushner ka folur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr transformimin e Gaz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me resorte luksoze, qytete t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe qendra biznesi rajonale.<\/p>\n<p>Normalisht, statusi ligjor i kontraktor\u00ebve dhe forcave ushtarake nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrcaktohet nga marr\u00ebveshjet mes shteteve, t\u00eb njohura si \u201cStatus of Forces Agreements\u201d, por p\u00ebr Gaz\u00ebn nuk ekziston nj\u00eb dokument i till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do kompani serioze do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb kuad\u00ebr shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjor\u201d, tha Doug Brooks, ish-president i Shoqat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Operacionet e Stabilitetit.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb kontraktori amerikan t\u00eb siguris\u00eb, Izraeli nuk d\u00ebshiron t\u00eb negocioj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb sepse nuk d\u00ebshiron ta njoh\u00eb Gaz\u00ebn si shtet.<\/p>\n<p>Prona publike \u201cfalas\u201d<\/p>\n<p>Pjesa e fundit e draft-rezolut\u00ebs, e titulluar \u201cAmbientet e Bordit t\u00eb Paqes, OHR-s\u00eb dhe ISF-s\u00eb\u201d, parashikon se grupit \u201cdo t\u2019i vihen n\u00eb dispozicion, pa pages\u00eb, ambientet dhe objektet publike t\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e misioneve n\u00eb Gaza\u201d.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ligjor\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo dispozit\u00eb mund t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr konfiskimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb pronave palestineze. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush \u2013 Izraeli, Hamasi apo Autoriteti Palestinez \u2013 do t\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia v\u00ebn\u00eb k\u00ebto prona n\u00eb dispozicion Bordit t\u00eb Paqes dhe mbi \u00e7far\u00eb baze ligjore.<\/p>\n<p>Sipas kontraktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekt, Bordi i Paqes planifikon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb ushtarake nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe qendra logjistike p\u00ebr operacionet e tij. Forca nd\u00ebrkomb\u00ebtare synon t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb \u00e7armatimin e Hamasit, nj\u00eb hap ky\u00e7 n\u00eb planin e paqes t\u00eb Trump. Izraeli ka refuzuar t\u00eb zbatoj\u00eb fazat e marr\u00ebveshjes s\u00eb arm\u00ebpushimit t\u00eb n\u00ebntorit 2025 p\u00ebr sa koh\u00eb Hamasi vazhdon t\u00eb jet\u00eb i armatosur.<\/p>\n<p>\u201cMe shpalljen e nj\u00ebanshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tok\u00eb, prona dhe nd\u00ebrtesa palestineze p\u00ebr p\u00ebrdorimin e vet, pa p\u00eblqim, kompensim apo mund\u00ebsi ankimi, Bordi i Paqes po ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn praktik\u00eb represive si Izraeli\u201d, tha Omar Shakir, drejtor ekzekutiv i organizat\u00ebs DAWN.<\/p>\n<p>Jurist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje mbi baz\u00ebn ligjore q\u00eb i lejon Bordit t\u00eb Paqes t\u00eb marr\u00eb kontrollin mbi objektet publike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr statusin e forcave me Izraelin, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb autoriteti ligjor i bordit\u201d, tha Brad Parker, drejtor i asociuar p\u00ebr politikat n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb Drejtat Kushtetuese.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb e ka autorizuar Bordin e Paqes t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb administrimin e Gaz\u00ebs deri m\u00eb 31 dhjetor 2027. Karta e OKB-s\u00eb u jep diplomat\u00ebve dhe organizatave t\u00eb saj mbrojtje t\u00eb caktuara ligjore gjat\u00eb kryerjes s\u00eb misioneve zyrtare jasht\u00eb vendit. Draft-rezoluta e Bordit t\u00eb Paqes duket se mb\u00ebshtetet pjes\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto dispozita, por mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse bordi mund t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb ato p\u00ebr mbrojtjen e vet ligjore.<\/p>\n<p>Drafti parashikon q\u00eb rezoluta t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi pas n\u00ebnshkrimit nga Nickolay Mladenov. Bordi i Paqes nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve n\u00ebse dokumenti do t\u00eb n\u00ebnshkruhet edhe nga pal\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cSa vler\u00eb ka ky dokument n\u00ebse jan\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb e n\u00ebnshkruajn\u00eb?\u201d u shpreh Omar Shakir.\/TheGuardian<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bordi i Paqes, i sanksionuar nga OKB-ja dhe i shpallur m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit nga Donald Trump p\u00ebr t\u00eb administruar Gaz\u00ebn, po planifikon t\u2019i jap\u00eb vetes nj\u00eb imunitet t\u00eb gjer\u00eb ligjor, sipas nj\u00eb projektrezolute t\u00eb siguruar nga The Guardian. Drafti parashikon gjithashtu q\u00eb organizata t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb marr\u00eb prona publike n\u00eb Gaza \u201cpa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92892","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92892\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}