{"id":92858,"date":"2026-06-27T18:48:32","date_gmt":"2026-06-27T18:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/analiza-a-mund-ti-japin-zgjedhjet-e-ardhshme-fund-karrieres-politike-te-netanyahut\/"},"modified":"2026-06-27T18:48:32","modified_gmt":"2026-06-27T18:48:32","slug":"analiza-a-mund-ti-japin-zgjedhjet-e-ardhshme-fund-karrieres-politike-te-netanyahut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/analiza-a-mund-ti-japin-zgjedhjet-e-ardhshme-fund-karrieres-politike-te-netanyahut\/","title":{"rendered":"Analiza: A mund t\u2019i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrier\u00ebs politike t\u00eb Netanyahut?"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Izrael pritet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb politike t\u00eb kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili po p\u00ebrballet me presion n\u00eb rritje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si ka menaxhuar luft\u00ebrat n\u00eb rajon dhe p\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Netanyahu, kryeministri m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i Izraelit, konsiderohet si \u201ci mbijetuari\u201d i madh i politik\u00ebs izraelite. Por me zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme q\u00eb pritet t\u00eb mbahen n\u00eb tetor, ai p\u00ebrballet me sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, e cila mund t\u2019i jap\u00eb fund nj\u00eb jete politike gati kat\u00ebrdekad\u00ebshe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tensionuar.<\/p>\n<p>N\u00eb sfond q\u00ebndron nj\u00eb seri zhvillimesh politike, pasi sipas raportimeve Netanyahu ka bindur presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, t\u00eb bashkohet me t\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Iranit m\u00eb 28 shkurt, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Teherani t\u00eb kryente sulme ndaj Izraelit, vendeve t\u00eb Gjirit dhe anijeve n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit.<\/p>\n<p>Izraeli ndodhet gjithashtu n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr luft\u00eb n\u00eb veri me grupin e armatosur libanez Hezbollah. Kjo e ka vendosur Netanyahun mes presionit amerikan p\u00ebr t\u00eb ndalur ofensiv\u00ebn dhe nj\u00eb opinioni publik izraelit q\u00eb k\u00ebrkon vazhdimin e luft\u00ebs kund\u00ebr Iranit dhe aleat\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai p\u00ebrballet edhe me zem\u00ebrim publik p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb hetimi t\u00eb pavarur mbi d\u00ebshtimet e qeveris\u00eb s\u00eb tij para dhe pas sulmeve t\u00eb Hamasit m\u00eb 7 tetor 2023 n\u00eb jug t\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs shkat\u00ebrruese n\u00eb Gaza, Izraeli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me rritje t\u00eb kritikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb imazhit t\u00eb tij n\u00eb disa vende, si dhe me kritika m\u00eb t\u00eb forta brenda establishmentit politik amerikan.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Netanyahu p\u00ebrballet ende me disa akuza p\u00ebr korrupsion q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb nga viti 2019, dhe n\u00ebse shpallet fajtor, mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb edhe n\u00eb burg.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zgjedhjet izraelite po mbahen n\u00eb nj\u00eb moment vendimtar si p\u00ebr Netanyahun, ashtu edhe p\u00ebr vet\u00eb vendin.<\/p>\n<p>\u201cDuket se Netanyahu mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb telashe serioze\u201d, tha analisti politik Nimrod Flaschenberg p\u00ebr Al Jazeera. \u201cMarr\u00ebveshja SHBA\u2013Iran nuk \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb dhe p\u00ebr publikun nuk \u00ebsht\u00eb aspak e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Liban.\u201d<\/p>\n<p>\u201cNuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb arm\u00ebpushim, t\u00ebrheqje apo di\u00e7ka tjet\u00ebr, dhe media k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb skeptike. S\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja e SHBA-ve. Izraelit\u00ebt prej koh\u00ebsh kan\u00eb menduar se veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome, por ngjarjet e fundit kan\u00eb treguar se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb iluzion.\u201d<\/p>\n<p>Mes presionit dhe kufijve politik\u00eb<\/p>\n<p>Publiku izraelit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mb\u00ebshtetjes amerikane p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit. Tani, SHBA-t\u00eb dhe Izraeli duket se kan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Liban, me Trump q\u00eb k\u00ebrkon ulje t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer normalitetin n\u00eb lundrimin n\u00eb Hormuz.<\/p>\n<p>Irani ka p\u00ebrfshir\u00eb Libanin n\u00eb marr\u00ebveshjen e tij me SHBA-t\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs, ndaj \u00e7do sulm i ri izraelit n\u00eb jug t\u00eb Libanit rrezikon stabilitetin e k\u00ebtij mir\u00ebkuptimi.<\/p>\n<p>Netanyahu po kritikohet si nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr, ashtu edhe nga m\u00eb t\u00eb moderuarit n\u00eb Izrael: t\u00eb par\u00ebt i k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Hezbollahut, nd\u00ebrsa t\u00eb dyt\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se kund\u00ebrshtimi i SHBA-ve do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet strategjike me Uashingtonin.<\/p>\n<p>Izraeli vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb n\u00ebn kontroll rreth nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e territorit t\u00eb Libanit, nd\u00ebrsa nj\u00eb marr\u00ebveshje korniz\u00eb e n\u00ebnshkruar n\u00eb Uashington e b\u00ebn t\u00eb paqart\u00eb pranin\u00eb e tij ushtarake n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sipas sondazheve, rreth tre t\u00eb kat\u00ebrtat e izraelit\u00ebve mb\u00ebshtesin vazhdimin e kontrollit n\u00eb Liban, nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00eb pakic\u00eb e vog\u00ebl e kund\u00ebrshton.<\/p>\n<p>Gadi Eisenkot, ish-shefi i shtabit t\u00eb ushtris\u00eb izraelite dhe sfiduesi kryesor politik i Netanyahut, e ka kritikuar munges\u00ebn e nj\u00eb strategjie t\u00eb qart\u00eb ndaj SHBA-ve p\u00ebr Libanin.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshtuam t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb arritjet tona ushtarake dhe u zgjuam n\u00eb nj\u00eb realitet sigurie q\u00eb nuk duhej lejuar\u201d, tha ai. \u201cEdhe fakti q\u00eb Izraeli ka nevoj\u00eb p\u00ebr miratimin e Uashingtonit p\u00ebr t\u00eb kryer sulme n\u00eb Liban \u00ebsht\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Sipas ish-k\u00ebshilltarit t\u00eb qeveris\u00eb izraelite Daniel Levy, opozita po e sfidon Netanyahun edhe nga e djathta, duke pretenduar se ka zgjidhje \u201cmagjike\u201d p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Liban.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, Netanyahu do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb fitoj\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb minoj\u00eb marr\u00ebveshjen SHBA\u2013Iran\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas memorandumit t\u00eb mir\u00ebkuptimit mes Iranit dhe SHBA-ve t\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 18 qershor, pal\u00ebt angazhohen p\u00ebr \u201cnd\u00ebrprerjen e menj\u00ebhershme dhe t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb operacioneve ushtarake n\u00eb t\u00eb gjitha frontet, p\u00ebrfshir\u00eb Libanin\u201d, si dhe p\u00ebr garantimin e \u201cintegritetit territorial dhe sovranitetit t\u00eb Libanit\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Izraeli ka refuzuar publikisht t\u00eb t\u00ebrhiqet nga territori libanez dhe ka vazhduar sulmet, nd\u00ebrsa lufta e fundit ka shkaktuar rreth 4 mij\u00eb e 230 t\u00eb vrar\u00eb dhe 12 mij\u00eb e 179 t\u00eb plagosur q\u00eb nga 2 marsi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qytetet n\u00eb veri t\u00eb Izraelit mbeten n\u00eb rrezen e raketave dhe dron\u00ebve t\u00eb Hezbollahut.<\/p>\n<p>\u201cNetanyahu u premtoi banor\u00ebve t\u00eb veriut nj\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb nuk mund ta realizonte\u201d, tha analisti Ori Goldberg. \u201cAi u premtoi nj\u00eb m\u00ebngjes kur t\u00eb zgjoheshin dhe t\u00eb mos shihnin m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, por njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lodhur dhe k\u00ebrkojn\u00eb normalitet.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas disa analist\u00ebve, Netanyahu mund t\u00eb ket\u00eb ende hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manovrim n\u00eb Liban.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve, presidenti Trump \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i pak\u00ebnaqur me veprimet e Netanyahut, madje n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb e ka quajtur at\u00eb \u201ct\u00eb \u00e7mendur\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 qershor, Trump deklaroi p\u00ebr \u201cFinancial Times\u201d se Netanyahu duhet t\u00eb respektoj\u00eb marr\u00ebveshjen e arm\u00ebpushimit me Iranin, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cUn\u00eb i marr vendimet. Ai nuk i merr vendimet.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Daniel Levy, tensionet mes dy lider\u00ebve jan\u00eb shtuar, pasi nuk ka pasur takime t\u00eb reja pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs me Iranin.<\/p>\n<p>\u201cKjo e shqet\u00ebson Netanyahun. Ai po k\u00ebrkon nj\u00eb takim tjet\u00ebr dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb rikthej\u00eb mb\u00ebshtetjen e presidentit amerikan para zgjedhjeve\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cNetanyahu po shikon minut\u00ebn, jo or\u00ebn; koha po i mbaron.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Izrael pritet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb politike t\u00eb kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili po p\u00ebrballet me presion n\u00eb rritje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si ka menaxhuar luft\u00ebrat n\u00eb rajon dhe p\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion. Netanyahu, kryeministri m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i Izraelit, konsiderohet si \u201ci mbijetuari\u201d i madh i politik\u00ebs izraelite. Por me zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92858","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92858\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}