{"id":92852,"date":"2026-06-27T17:48:22","date_gmt":"2026-06-27T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/e-drejta-ime-te-jem-kunder-protestes-edmond-spaho-rrefen-prapaskenat-e-largimit-nga-pd-rithemelimi-doli-nje-farse-noka-betohej-se-do-me-nxirrte-nga-loja-politike\/"},"modified":"2026-06-27T17:48:22","modified_gmt":"2026-06-27T17:48:22","slug":"e-drejta-ime-te-jem-kunder-protestes-edmond-spaho-rrefen-prapaskenat-e-largimit-nga-pd-rithemelimi-doli-nje-farse-noka-betohej-se-do-me-nxirrte-nga-loja-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/e-drejta-ime-te-jem-kunder-protestes-edmond-spaho-rrefen-prapaskenat-e-largimit-nga-pd-rithemelimi-doli-nje-farse-noka-betohej-se-do-me-nxirrte-nga-loja-politike\/","title":{"rendered":"\u2018E drejta ime t\u00eb jem kund\u00ebr protest\u00ebs\u2019, Edmond Spaho rr\u00ebfen prapaskenat e largimit nga PD: Rithemelimi doli nj\u00eb fars\u00eb, Noka betohej se do m\u00eb nxirrte nga loja politike"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Edmond Spaho\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Zoti Mentor Kikia,<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb asaj njohjeje q\u00eb kemi, mund edhe t\u00eb m\u00eb kishe marr\u00eb nj\u00eb mendim para se t\u00eb shkruaje me mllef. Por ky \u00ebsht\u00eb sporti q\u00eb ne luajm\u00eb m\u00eb mir\u00eb, prandaj nuk po ta v\u00eb re.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse ti ke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebsh z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e PD-s\u00eb dhe t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe meqen\u00ebse m\u00eb ke prekur pa t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb dinjitet, do t\u00eb p\u00ebrgjigjem duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur disa fakte, t\u00eb cilat jan\u00eb midis meje dhe atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e bisedave dhe debateve me mua, p\u00ebr q\u00ebndrimet q\u00eb kam mbajtur t\u00eb pakt\u00ebn 4-5 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, as Syri i Partis\u00eb dhe as Sali Berisha apo ndonj\u00eb nga njer\u00ebzit e tij nuk m\u00eb kan\u00eb sulmuar p\u00ebr q\u00ebndrimet q\u00eb kam mbajtur ndaj PD-s\u00eb dhe vet\u00eb Doktorit, sepse jan\u00eb t\u00eb mbytur kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb, si parimisht ashtu edhe personalisht, me mua.<\/p>\n<p>Sikurse ti dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e dini q\u00eb e kam mb\u00ebshtetur PD-n\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime politike. Akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe akoma m\u00eb shum\u00eb pas shtatorit 2021, kur Sali Berisha u p\u00ebrjashtua nga grupi parlamentar. Kam qen\u00eb nga deputet\u00ebt e par\u00eb q\u00eb i kam dal\u00eb n\u00eb krah. Madje, q\u00eb m\u00eb 19 maj 2021, kur u shpall \u201cnon grata\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb kam pasur me z. Berisha n\u00eb fund t\u00eb shtatorit 2021, e kam pyetur n\u00ebse e kishte seriozisht l\u00ebvizjen q\u00eb nisi dhe i kam sugjeruar q\u00eb t\u00eb mos sulmonte amerikan\u00ebt. M\u00eb garantoi q\u00eb e kishte seriozisht.<\/p>\n<p>Koha tregoi q\u00eb l\u00ebvizja e Rithemelimit doli nj\u00eb fars\u00eb, kurse betej\u00ebn me amerikan\u00ebt dhe d\u00ebmet q\u00eb i solli PD-s\u00eb i ke ndjekur vet\u00eb.<\/p>\n<p>Rithemelimi, midis t\u00eb tjerave, premtoi q\u00eb pushteti i vendimmarrjes n\u00eb PD do t\u2019i kalonte an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe jo kryetarit dhe organeve t\u00eb saj. Primaret dhe kontributi i secilit do t\u00eb p\u00ebrcaktonin pozicionin e \u00e7donj\u00ebrit n\u00eb listat p\u00ebr deputet\u00eb dhe zgjedhjet vendore.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, premtuam q\u00eb kryetari q\u00eb humbet zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rikandidoj\u00eb p\u00ebr drejtimin e partis\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb automatikisht i dor\u00ebhequr.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga k\u00ebto premtime, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin baz\u00ebn e Rithemelimit, nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur. P\u00ebrse at\u00ebher\u00eb, i dashur Mentor, un\u00eb qenkam gabim q\u00eb ngre z\u00ebrin? Po k\u00ebrkoj qiqra n\u00eb hell apo zbatimin e asaj q\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebrisht n\u00eb PD? Ku q\u00ebndron tradhtia k\u00ebtu, Mentor?<\/p>\n<p>N\u00eb nivel personal, sikurse e di mir\u00eb ti, Mentor, p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb plot\u00eb q\u00eb i dhash\u00eb Sali Berish\u00ebs, n\u00eb tetor 2021 u p\u00ebrjashtuan nga PD Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luan Ba\u00e7i dhe Edmond Spaho. T\u00eb gjith\u00eb hyn\u00eb n\u00eb listat e mbyllura dhe sot jan\u00eb deputet\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Edmond Spahos.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit n\u00eb Parlament, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve q\u00eb kam mbajtur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Rithemelimit dhe Sali Berish\u00ebs, jam p\u00ebrjashtuar nga Kuvendi plot 50 dit\u00eb pune, si shum\u00eb pak t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb grupin e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb primaret p\u00ebr listat e deputet\u00ebve, ti Mentor ndoshta nuk e di, por kam dal\u00eb i dyti n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grupin parlamentar me 789 vota. Sikurse edhe p\u00ebr disa koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kjo nuk vlejti, megjith\u00ebse premtimi ishte q\u00eb primaret p\u00ebrcaktonin vendin n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2024 u zhvillua nj\u00eb mbledhje e Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb. Aty, pa m\u00eb njoftuar paraprakisht dhe pa m\u2019u argumentuar, u shkarkova nga detyra e drejtuesit politik t\u00eb qarkut Kor\u00e7\u00eb. Duke e l\u00ebn\u00eb modestin\u00eb m\u00ebnjan\u00eb, kontributi im n\u00eb ngritjen e 6 deg\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb qarkut Kor\u00e7\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur nga vet\u00eb z. Sali Berisha dhe organet e PD-s\u00eb. Sot m\u00eb vjen t\u00eb qesh kur kujtoj sesi Flamur Noka, pa qen\u00eb un\u00eb prezent, ngrinte sh\u00ebndete p\u00ebr mua n\u00eb Devoll dhe theksonte kontributin tim t\u00eb madh p\u00ebr Rithemelimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkarkimin tim isha p\u00ebrgatitur, sepse kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr betimin e Flamur Nok\u00ebs n\u00ebp\u00ebr tavolina, q\u00eb do t\u00eb m\u00eb nxirrte nga loja politike, pasi kisha shfaqur rezerva p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi u b\u00eb bashkimi i dy fraksioneve t\u00eb PD-s\u00eb, ku nj\u00ebra pal\u00eb mori gjith\u00e7ka deshi, kurse rithemeluesit mor\u00ebn \u00e7el\u00ebsat e kasht\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb shtator 2024 kam debatuar hapur dhe ashp\u00ebr me Flamur Nok\u00ebn. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dy dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb takim privat n\u00eb zyr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, i k\u00ebrkova takim z. Sali Berisha. M\u00eb priti pas ndonj\u00eb nj\u00eb muaji n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>I k\u00ebrkova t\u00eb dija p\u00ebrse m\u00eb shkarkuan si drejtues politik i qarkut Kor\u00e7\u00eb. Kisha pasur dob\u00ebsi n\u00eb pun\u00eb apo \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p>M\u2019u p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: \u201cJo, nuk je l\u00ebvizur sepse nuk ke punuar. Ti do t\u00eb jesh pjes\u00eb e Parlamentit t\u00eb ardhsh\u00ebm, sepse e meriton dhe un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdor gjith\u00eb mekanizmat q\u00eb kam n\u00eb dor\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij takimi vazhdova pun\u00ebn si gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Detyr\u00ebn q\u00eb na vuri kryetari i partis\u00eb, q\u00eb \u00e7do deputet t\u00eb evidentonte 300 emigrant\u00eb, me adresa dhe konfirmimin q\u00eb do t\u00eb votonin PD-n\u00eb, e plot\u00ebsova si pakkush, duke dor\u00ebzuar n\u00eb organizimin e PD-s\u00eb 400 emra me t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb para se t\u00eb b\u00ebheshin publike listat p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, m\u00eb telefonon Flamur Noka dhe m\u00eb informon q\u00eb do t\u00eb jem n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se ky vendim shp\u00ebrfillte t\u00eb gjitha kontributet e mia, s\u00eb paku t\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, i k\u00ebrkova takim Sali Berish\u00ebs. M\u00eb priti t\u00eb nes\u00ebrmen paradite. N\u00eb drek\u00eb do t\u00eb zhvillohej mbledhja e Kryesis\u00eb p\u00ebr t\u00eb njoftuar publikisht listat p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>I shpjegova z. Berisha q\u00eb isha i pak\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb m\u00eb komunikoi Flamur Noka, sepse hidhte posht\u00eb t\u00eb gjitha kontributet e mia gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rithemelimit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i thash\u00eb: \u201cKemi zhvilluar s\u00eb bashku nj\u00eb takim n\u00eb tetor 2024 dhe ju m\u00eb keni garantuar q\u00eb do t\u00eb jem n\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit dhe meritave, dhe jo si privilegj.\u201d<\/p>\n<p>M\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cTi mund t\u00eb kesh t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha sa thua, por ne k\u00ebshtu vendos\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>E fal\u00ebnderova dhe u largova.<\/p>\n<p>Mendova t\u00eb t\u00ebrhiqesha nga gara, por disa koleg\u00eb m\u00eb k\u00ebshilluan q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb hidhja posht\u00eb mb\u00ebshtetjen e atyre q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndjekur gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Pranova t\u00eb jem n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur, por i kisha b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb pa hanxhin\u00eb.<\/p>\n<p>Flamur Noka, me vegl\u00ebn e tij, drejtuesin politik t\u00eb qarkut Kor\u00e7\u00eb, kishin projektuar AM si fitues n\u00eb listat e hapura.<\/p>\n<p>Me Ivi Kason kam pasur p\u00ebrplasje t\u00eb ashpra gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb vitit 2025, pasi merrte p\u00ebr dore kandidatin e preferuar t\u00eb Flamurit dhe e sh\u00ebtiste n\u00eb zon\u00ebn time elektorale e n\u00eb bashkit\u00eb e tjera, duke u k\u00ebrkuar strukturave t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb ta votonin at\u00eb. Ivi Kaso, n\u00ebse d\u00ebshiron, le t\u2019i publikoj\u00eb mesazhet q\u00eb i kam d\u00ebrguar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Paturp\u00ebsia vazhdoi me Flamur Nok\u00ebn, i cili erdhi nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb qarkun e Kor\u00e7\u00ebs dhe b\u00ebri fushat\u00eb p\u00ebr AM. Kaq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, sa kur i k\u00ebrkoi deputetes s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sorina Koti, t\u00eb b\u00ebnte fushat\u00eb p\u00ebr AM, ajo iu p\u00ebrgjigj: \u201cFlamur, un\u00eb m\u00eb mir\u00eb b\u00ebj fushat\u00eb p\u00ebr Niko Peleshin, pasi ata t\u00eb dy jan\u00eb bashk\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb majit 2025 kam qen\u00eb i vetmi drejtues n\u00eb PD q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e humbjes s\u00eb thell\u00eb q\u00eb p\u00ebsoi PD dhe kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga Kryesia e PD-s\u00eb, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar dhe si Sekretar i Integrimit Europian.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb m\u00eb thuash ti, Mentor, ku q\u00ebndron mosmir\u00ebnjohja ime, p\u00ebrdredhja p\u00ebr interesa t\u00eb pamerituara, paburr\u00ebria?<\/p>\n<p>Jam un\u00eb mosmir\u00ebnjoh\u00ebs, g\u00ebnjeshtar e i paburr\u00eb, apo t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb u soll\u00ebn k\u00ebshtu me mua? Po t\u00eb vepronin me ty k\u00ebshtu si vepruan me mua, ti Mentor \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebje?<\/p>\n<p>Mos m\u00eb thuaj q\u00eb ti, p\u00ebr ideologjin\u00eb dhe partin\u00eb, do t\u00eb jepje edhe djalin dhe do t\u00eb vazhdoje t\u00eb sh\u00ebrbeje si raja. Un\u00eb jo, Mentor. Un\u00eb dinjitetin personal dhe respektin e vendos mbi partin\u00eb dhe ideologjin\u00eb, kushdo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb ato. K\u00ebshtu kam qen\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb mbetem.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn time t\u00eb b\u00ebj publike biseda me njer\u00ebz t\u00eb tret\u00eb, por ti Mentor m\u00eb detyrove, pasi u talle publikisht jo vet\u00ebm me dinjitetin tim, por edhe me at\u00eb kontribut, sado modest, q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb forc\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb 35 viteve, duke qen\u00eb nga ata q\u00eb num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs, q\u00eb nuk i jan\u00eb ndar\u00eb asaj edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Nuk kam nd\u00ebrruar ndonj\u00ebher\u00eb parti un\u00eb, Mentor. PD dhe Sali Berisha e din\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk u kam asnj\u00eb borxh. Ata m\u00eb kan\u00eb mua.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb vijm\u00eb te protesta dhe mjedisi, partizan i flakt\u00eb i t\u00eb cilave ti je dhe p\u00ebr t\u00eb cilat e ke shkruar at\u00eb koment.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e drejta jote e padiskutueshme t\u00eb jesh n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb protest\u00ebs, t\u00eb luftosh p\u00ebr flamingot dhe t\u00eb b\u00ebrtas\u00ebsh vet\u00ebm \u201cRama n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e drejta ime e pamohueshme t\u00eb jem kund\u00ebr protest\u00ebs, ta konsideroj at\u00eb t\u00eb manipuluar nga qarqe jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nj\u00eb investim shum\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr p\u00ebrmasat e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb sabotuar integrimin europian t\u00eb saj, i cili ndodhet n\u00eb faz\u00ebn e tij kulmore dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb demokraci dhe pluraliz\u00ebm mendimi kemi luftuar n\u00eb vitin 1990, Mentor.<\/p>\n<p>Un\u00eb i till\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb raport me protest\u00ebn q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj. Por ty, Mentor, pavar\u00ebsisht se hiqesh parimor, t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrdredhen, ata q\u00eb \u00e7far\u00eb than\u00eb kund\u00ebr saj dit\u00ebn e par\u00eb e mohuan dit\u00ebn e pest\u00eb. P\u00ebr cil\u00ebn PD t\u00eb punoj un\u00eb, Mentor? P\u00ebr at\u00eb t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb apo p\u00ebr at\u00eb t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pest\u00eb?<\/p>\n<p>Duke shkuar m\u00eb tej, p\u00ebr mua si shqiptar ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb integrohemi n\u00eb BE, pavar\u00ebsisht cila forc\u00eb apo cili kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb dallim nga ti, Mentor, un\u00eb nuk k\u00ebrkoj qeveri me short, me mandat 12-mujor, sepse kjo mender-qeveri, t\u00eb vetmen arritje do t\u00eb kishte sabotimin e integrimit europian t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Pastaj, p\u00ebrse duhet t\u00eb harxhojm\u00eb kaq shum\u00eb energji n\u00eb protesta p\u00ebr qeveri me short, me let\u00ebr me vrim\u00eb, kur e kemi gati qeverin\u00eb e madh\u00ebrishme mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb zotit Pilinxhi?<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs je edhe ti, Mentor, ma nguliti edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendje se aradha e analist\u00ebve, q\u00eb dalin \u00e7do nat\u00eb n\u00eb TV p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet q\u00eb ka bota, jan\u00eb spekulativ\u00eb, t\u00eb vdekur p\u00ebr protagoniz\u00ebm, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb denigruar me slogane, parrulla e pa asnj\u00eb argument, madje me eg\u00ebrsi si kanibal\u00eb, \u00e7\u00ebshtje dhe individ\u00eb q\u00eb nuk mendojn\u00eb si ata.<\/p>\n<p>U zgjata pak, Mentor, por k\u00ebtu po e mbyll k\u00ebt\u00eb debat dhe nuk do t\u2019i p\u00ebrgjigjem m\u00eb as ty, as ndonj\u00eb z\u00ebri tjet\u00ebr n\u00eb Facebook apo n\u00eb ndonj\u00eb portal partie.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edmond Spaho\/ Zoti Mentor Kikia, P\u00ebr shkak t\u00eb asaj njohjeje q\u00eb kemi, mund edhe t\u00eb m\u00eb kishe marr\u00eb nj\u00eb mendim para se t\u00eb shkruaje me mllef. Por ky \u00ebsht\u00eb sporti q\u00eb ne luajm\u00eb m\u00eb mir\u00eb, prandaj nuk po ta v\u00eb re. Meqen\u00ebse ti ke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebsh z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e PD-s\u00eb dhe t\u00eb Sali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92852","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92852\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}