{"id":92838,"date":"2026-06-27T14:48:15","date_gmt":"2026-06-27T14:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/dalin-emrat-e-subjekteve-juridike-nga-shqiperia-qe-jane-ne-listen-e-zeze-amerikane\/"},"modified":"2026-06-27T14:48:15","modified_gmt":"2026-06-27T14:48:15","slug":"dalin-emrat-e-subjekteve-juridike-nga-shqiperia-qe-jane-ne-listen-e-zeze-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/dalin-emrat-e-subjekteve-juridike-nga-shqiperia-qe-jane-ne-listen-e-zeze-amerikane\/","title":{"rendered":"Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqip\u00ebria q\u00eb jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane!"},"content":{"rendered":"<p>Deri n\u00eb fillim t\u00eb qershorit 2026, n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane ishin vendosur 131 individ\u00eb dhe subjekte nga gjasht\u00eb shtete t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Numri m\u00eb i madh i sanksioneve lidhet me Serbin\u00eb (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqip\u00ebria (8) dhe Mali i Zi (7).<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebr sanksione i merr Zyra p\u00ebr Kontrollin e Pasurive t\u00eb Huaja, shkurt OFAC, e cila vepron n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb list\u00eb individ\u00ebsh dhe biznesesh q\u00eb SHBA-ja i sanksionon \u2013 n\u00eb rastin e Ballkanit Per\u00ebndimor, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin ose destabilizimin rajonal.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb mesin e t\u00eb sanksionuarve n\u00eb Ballkan ka edhe persona dhe subjekte q\u00eb lidhen me aktivitete terroriste ose me ndikimin ket\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA-ja vendosi sanksione p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor midis viteve 2001 dhe 2004, p\u00ebr shkak t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, destabilizimit t\u00eb vendeve dhe cenimit t\u00eb paqes pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb gjat\u00eb viteve 1991-1999.<\/p>\n<p>Sanksionet u rikthyen n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur nis\u00ebn t\u00eb vendoseshin p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit, trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve, terrorizmit, si dhe cenimit t\u00eb paqes dhe stabilitetit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2022, n\u00eb mesin e t\u00eb sanksionuarve jan\u00eb edhe persona dhe subjekte q\u00eb mbajn\u00eb lidhje me Rusin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb izoluar p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr zgjatjen e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mekanizmit ligjor q\u00eb u mund\u00ebson SHBA-s\u00eb vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2014 \u201cmasat e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d \u2014 u zgjat zyrtarisht m\u00eb 22 qershor 2026 edhe p\u00ebr nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit, n\u00eb list\u00eb jan\u00eb 71 subjekte dhe 60 individ\u00eb, nd\u00ebrsa subjektet e sanksionuara juridike jan\u00eb kryesisht t\u00eb lidhura me individ\u00eb t\u00eb sanksionuar.<br \/>\nSanksionet e targetuara mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ndalimin e udh\u00ebtimit dhe kufizime financiare, deri te kufizimet tregtare dhe ngrirja e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb izolimi i individ\u00ebve ose subjekteve juridike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u kufizohet qasja n\u00eb burime politike ose ekonomike.<\/p>\n<p>Lista e subjekteve t\u00eb sanksionuara nga SHBA:<\/p>\n<p>Subjektet nga lista nuk hiqen asnj\u00ebher\u00eb automatikisht vet\u00ebm pse kan\u00eb pushuar s\u00eb ekzistuari ose jan\u00eb likuiduar.<\/p>\n<p>Si\u00e7 p\u00ebrcakton OFAC-u, q\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb hiqet nga lista e sanksioneve, nevojitet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb formale ligjore peticion n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshmohet \u201cndryshimi i rrethanave\u201d ose nd\u00ebrprerja e veprimtaris\u00eb kontestuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb sanksionuarve vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb edhe subjektet e shuara, t\u00eb cilat kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb veprimtarin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb list\u00ebn e OFAC-it ndodhen pes\u00eb entitete:<\/p>\n<p>1. AL-HARAMAIN, deg\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.<br \/>\nLokacioni: P\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb, nga shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor organizata Al-Haramain \u00ebsht\u00eb e pranishme edhe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb.<br \/>\nProgrami: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) \/ Terrorist global i ve\u00e7uar posa\u00e7\u00ebrisht.<br \/>\nVeprimtaria: Pun\u00eb humanitare.<br \/>\nData e sanksionimit: 2 qershor 2004.<\/p>\n<p>2. GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.<\/p>\n<p>Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.<br \/>\nLokacioni: P\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb, nga shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor, Global Relief Foundation ka qen\u00eb e pranishme edhe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Serbi.<br \/>\nProgrami: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) \/ Terrorist global i ve\u00e7uar posa\u00e7\u00ebrisht.<br \/>\n*Ajo gjendet gjithashtu n\u00eb listat e konsoliduara t\u00eb sanksioneve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe t\u00eb Bashkimit Evropian.<br \/>\nVeprimtaria: Organizat\u00eb humanitare<br \/>\nData e sanksionimit: 18 tetor 2002. Nd\u00ebrsa pasurit\u00eb dhe llogarit\u00eb e saj u bllokuan n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2001.<\/p>\n<p>Lokacioni: Si nj\u00eb rrjet multinacional q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr shmangien e sanksioneve, HURIYA PRIVATE FZE LLE nuk ka nj\u00eb adres\u00eb fikse n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb OFAC-it Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar si pika e saj operative.<\/p>\n<p>Adresat e kompanis\u00eb jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe si selia kryesore, si dhe n\u00eb Qipro, Zvic\u00ebr dhe Katar.<br \/>\nProgrami: RUSSIA-E014024<\/p>\n<p>Veprimtaria: Ofrimi i sh\u00ebrbimeve p\u00ebr sektorin korporativ.<\/p>\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb sanksionuar, s\u00eb bashku me drejtorin e saj ekzekutiv John Desmond Hanafin, shtetas irlandez, p\u00ebr shkak t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb u ka ofruar shtetasve rus\u00eb p\u00ebr shmangien e sanksioneve, sipas hetimeve t\u00eb OFAC-it.<\/p>\n<p>Kompania \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr pastrim parash dhe transferim t\u00eb pasuris\u00eb ruse jasht\u00eb vendit (kryesisht n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe) pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt 2022.<br \/>\nData e sanksionimit: 19 maj 2023.<\/p>\n<p>4. GRUPI I ORGANIZUAR KRIMINAL HYSA<\/p>\n<p>Lokacioni: Grupi kriminal \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Meksik\u00eb.<br \/>\nProgram: TCO (Transnational Criminal Organisation) \/ Organizat\u00eb kriminale transnacionale.<br \/>\nVeprimtaria: Organizat\u00eb kriminale<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e familjes Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabion) kan\u00eb p\u00ebrdorur investime n\u00eb biznese n\u00eb Meksik\u00eb dhe Evrop\u00eb p\u00ebr t\u00eb legalizuar qindra miliona dollar\u00eb t\u00eb fituara nga shitja e narkotik\u00ebve, sipas nj\u00eb hetimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb agjencive amerikane dhe meksikane.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kazinove, grupi ka pastruar para p\u00ebrmes nj\u00eb zinxhiri restorantesh luksoze dhe kompanish t\u00eb regjistruara n\u00eb Meksik\u00eb, Kanada dhe Poloni.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i lidhur me kartelin meksikan Sinaloa, nj\u00eb sindikat\u00eb e organizuar kriminale e transnacionale q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve t\u00eb OFAC-it.<br \/>\nData e sanksionimit: 13 n\u00ebntor 2025.<\/p>\n<p>5. REVIVAL OF ISLAMIC HERITAGE SOCIETY, deg\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.<br \/>\nLokacioni: Tiran\u00eb<br \/>\n*Organizata kishte deg\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nProgram: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) \/ Terrorist global i ve\u00e7uar posa\u00e7\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Veprimtaria: Pun\u00eb humanitare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve 1990 dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, autoritetet shqiptare, n\u00eb bashk\u00ebpunim me agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb, kryen nj\u00eb bastisje n\u00eb zyrat e RIHS-it n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr lidhje me rrjete ekstremiste. Zyra u mbyll p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Data e sanksionimit: 13 qershor 2008.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri n\u00eb fillim t\u00eb qershorit 2026, n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane ishin vendosur 131 individ\u00eb dhe subjekte nga gjasht\u00eb shtete t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Numri m\u00eb i madh i sanksioneve lidhet me Serbin\u00eb (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqip\u00ebria (8) dhe Mali i Zi (7). Vendimet p\u00ebr sanksione [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92838","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92838"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92838\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}