{"id":92826,"date":"2026-06-27T12:48:12","date_gmt":"2026-06-27T12:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/ne-evrope-veprojne-731-grupe-kriminale-raporti-i-europol-mafia-ka-pushtuar-bizneset\/"},"modified":"2026-06-27T12:48:12","modified_gmt":"2026-06-27T12:48:12","slug":"ne-evrope-veprojne-731-grupe-kriminale-raporti-i-europol-mafia-ka-pushtuar-bizneset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/ne-evrope-veprojne-731-grupe-kriminale-raporti-i-europol-mafia-ka-pushtuar-bizneset\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb Evrop\u00eb veprojn\u00eb 731 grupe kriminale\u201d, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset"},"content":{"rendered":"<p>Krimi i organizuar n\u00eb Bashkimin Evropian vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz, duke u p\u00ebrshtatur vazhdimisht me kushtet e reja dhe duke shfryt\u00ebzuar dob\u00ebsit\u00eb e sistemeve shtet\u00ebrore, financiare dhe teknologjike. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi kryesor i raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Europolit, \u201cDekodimi i Rrjeteve Kriminale M\u00eb K\u00ebrc\u00ebnuese t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, i prezantuar n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Raporti \u00ebsht\u00eb hartuar me kontributin e t\u00eb 27 vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Europolit. Sipas tij, n\u00eb territorin e BE-s\u00eb veprojn\u00eb 731 rrjete kriminale aktive, me m\u00eb shum\u00eb se 400 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin 118 komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme. K\u00ebto p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 60 p\u00ebr qind t\u00eb rrjeteve kriminale t\u00eb identifikuara n\u00eb nivel global.<\/p>\n<p>Dokumenti tregon gjithashtu se krahasuar me vitin 2024, kur ishin identifikuar 821 rrjete, rreth 76 p\u00ebr qind e tyre nuk figurojn\u00eb m\u00eb n\u00eb list\u00ebn aktuale. Megjithat\u00eb, Europol sqaron se kjo nuk n\u00ebnkupton ulje t\u00eb aktivitetit kriminal.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb krimi i organizuar ka r\u00ebn\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0deklaroi Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori Ekzekutiv i Europolit, J\u00fcrgen Ebner.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo thjesht pasqyron at\u00eb q\u00eb shtetet an\u00ebtare po shohin n\u00eb hetimet e tyre.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb vend t\u00eb rrjeteve q\u00eb nuk figurojn\u00eb m\u00eb n\u00eb raport, jan\u00eb identifikuar 533 organizata t\u00eb reja kriminale. Nga ana tjet\u00ebr, raporti sjell edhe nj\u00eb tregues pozitiv. Rreth 80 p\u00ebr qind e grupeve t\u00eb evidentuara dy vite m\u00eb par\u00eb jan\u00eb neutralizuar.<\/p>\n<p>\u201cKjo tregon se bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar po funksionon dhe se p\u00ebrpjekjet tona kolektive po japin rezultate\u201d, u shpreh Ebner.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai theksoi se problemi mbetet strukturor dhe nuk zgjidhet vet\u00ebm me arrestimin e drejtuesve t\u00eb grupeve kriminale.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse arrestohet nj\u00eb objektiv kriminal me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb, k\u00ebrkesa nuk zhduket\u201d,<\/em>\u00a0tha z\u00ebvend\u00ebsdrejtori.\u00a0<em>\u201cPor mund\u00ebsia p\u00ebr fitim mbetet dhe dikush tjet\u00ebr do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Sipas tij, rrjetet kriminale nuk kufizohen vet\u00ebm n\u00eb furnizimin e tregjeve t\u00eb paligjshme, por \u201c<em>skanojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive sistemet dixhitale, financiare dhe gjeopolitike n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dob\u00ebsive p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Raporti ndalet ve\u00e7an\u00ebrisht te 200 organizatat kriminale m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb cilat kan\u00eb arritur t\u2019i rezistojn\u00eb presionit t\u00eb autoriteteve hetimore.<\/p>\n<p>K\u00ebto organizata \u201cndajn\u00eb karakteristika specifike\u201d, thuhet n\u00eb raport, \u201cdometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb hierarkike, shpesh t\u00eb bazuar n\u00eb familje, me shtrirje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, stabilitet financiar dhe p\u00ebrdorim sistematik t\u00eb korrupsionit dhe frik\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Edhe kur drejtuesit e tyre arrestohen, funksionimi i k\u00ebtyre organizatave nuk nd\u00ebrpritet.<\/p>\n<p><em>\u201cKur udh\u00ebheq\u00ebsi i tyre arrestohet, ata z\u00ebvend\u00ebsohen menj\u00ebher\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0vuri n\u00eb dukje Ebner.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu se 64 p\u00ebr qind e rrjeteve kriminale kan\u00eb struktur\u00eb hierarkike, nga 57 p\u00ebr qind q\u00eb ishte kjo shif\u00ebr n\u00eb vitin 2024. Pothuajse 80 p\u00ebr qind e tyre kan\u00eb qen\u00eb aktive p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre vite, nd\u00ebrsa rreth nj\u00eb e treta kan\u00eb vepruar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i ekonomis\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aktivitetet kriminale. Sipas raportit, 85 p\u00ebr qind e rrjeteve p\u00ebrdorin kompani ose struktura biznesi t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb fshehur apo leht\u00ebsuar aktivitetin e tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cEkonomit\u00eb tona mbeten thell\u00ebsisht t\u00eb ndjeshme ndaj infiltrimit nga krimi i organizuar\u201d,<\/em>\u00a0deklaroi Komisioneri Evropian p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme, Magnus Brunner. \u201cNuk po flasim p\u00ebr banda rruge, por p\u00ebr sindikata krimi shum\u00ebkomb\u00ebshe t\u00eb plota.\u201d<\/p>\n<p>Trafikimi i drog\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktiviteti kryesor kriminal n\u00eb Bashkimin Evropian, duke p\u00ebrfshir\u00eb 36 p\u00ebr qind t\u00eb rrjeteve t\u00eb identifikuara. N\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb renditet mashtrimi, nd\u00ebrsa mashtrimet online po sh\u00ebnojn\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti tregon gjithashtu se nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb organizata kriminale ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me Amerik\u00ebn Latine, rajon q\u00eb mbetet qendra kryesore p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga aspektet m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb raportit lidhet me p\u00ebrfshirjen e t\u00eb miturve n\u00eb aktivitetet kriminale. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, 6 p\u00ebr qind e rrjeteve kriminale rekrutojn\u00eb aktivisht \u201cf\u00ebmij\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs midis 8 dhe 17 vje\u00e7 p\u00ebr detyra t\u00eb rrezikshme, duke filluar nga trafikimi i drog\u00ebs deri te aktet e dhun\u00ebs ekstreme\u201d.<\/p>\n<p>Komisioneri Brunner b\u00ebri t\u00eb ditur se Bashkimi Evropian ka nisur tashm\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebtij fenomeni.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrgjigja evropiane \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb proces\u201d<\/em>, tha ai.\u00a0<em>\u201cNga strategjia kund\u00ebr drog\u00ebs deri te lufta kund\u00ebr mashtrimit dixhital, sepse nd\u00ebrsa kompetencat mbeten n\u00eb nivel komb\u00ebtar, zgjidhjet mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm evropiane.\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Komisioni Evropian ka propozuar p\u00ebrdit\u00ebsimin e mandatit t\u00eb Europolit, me synimin q\u00eb mb\u00ebshtetja p\u00ebr shtetet an\u00ebtare t\u00eb b\u00ebhet \u201cm\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb e shpejt\u00eb, m\u00eb efikase dhe m\u00eb e zgjuar\u201d. Propozimi parashikon gjithashtu dyfishimin e buxhetit t\u00eb Europolit n\u00eb 3 miliard\u00eb euro p\u00ebr periudh\u00ebn financiare 2028-2034.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, Z\u00ebvend\u00ebspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen, foli p\u00ebr nj\u00eb\u00a0<em>\u201cpaket\u00eb evropiane t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit\u201d<\/em>\u00a0q\u00eb synon t\u00eb mbyll\u00eb\u00a0<em>\u201cboshll\u00ebqet ligjore q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb kriminel\u00ebt\u201d.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr vitet n\u00eb vijim, Europol ka vendosur si prioritete forcimin e koordinimit n\u00eb qendrat kryesore logjistike t\u00eb Evrop\u00ebs, duke nisur nga Aleanca Portale, zgjerimin e bashk\u00ebpunimit me sektorin privat, goditjen e infrastruktur\u00ebs dixhitale t\u00eb rrjeteve kriminale, si edhe intensifikimin e hetimeve financiare p\u00ebr t\u00eb gjurmuar dhe sekuestruar fitimet e p\u00ebrfituara nga aktivitetet e paligjshme.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb mbetet cenueshm\u00ebria, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb modeli i biznesit mbijeton\u201d<\/em>, p\u00ebrfundoi Ebner,\u00a0<em>\u201ct\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb dhe do t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb ata. Ne duhet t\u00eb synojm\u00eb ekosistemin, jo vet\u00ebm individ\u00ebt.\u201d<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mafia-europe\/\">\u201cN\u00eb Evrop\u00eb veprojn\u00eb 731 grupe kriminale\u201d, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Krimi i organizuar n\u00eb Bashkimin Evropian vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz, duke u p\u00ebrshtatur vazhdimisht me kushtet e reja dhe duke shfryt\u00ebzuar dob\u00ebsit\u00eb e sistemeve shtet\u00ebrore, financiare dhe teknologjike. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi kryesor i raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Europolit, \u201cDekodimi i Rrjeteve Kriminale M\u00eb K\u00ebrc\u00ebnuese t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, i prezantuar n\u00eb Bruksel. Raporti \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92826","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92826","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92826"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92826\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}