{"id":92811,"date":"2026-06-27T09:48:21","date_gmt":"2026-06-27T09:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/cpune-kane-ikbalet-e-dynjase-ne-demokracine-e-republikes-se-shqiperise\/"},"modified":"2026-06-27T09:48:21","modified_gmt":"2026-06-27T09:48:21","slug":"cpune-kane-ikbalet-e-dynjase-ne-demokracine-e-republikes-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/27\/cpune-kane-ikbalet-e-dynjase-ne-demokracine-e-republikes-se-shqiperise\/","title":{"rendered":"\u00c7\u2019pun\u00eb kan\u00eb Ikbalet e dynjas\u00eb n\u00eb demokracin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani<\/p>\n<p>Edhe un\u00eb nuk e dua regjimin e Iranit. Kur ai kryen shtypje, burgosje arbitrare apo masakra ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb vet, nuk kam asnj\u00eb dilem\u00eb morale p\u00ebr ta d\u00ebnuar. Por nuk m\u00eb shkon nd\u00ebr mend t\u00eb marr avionin p\u00ebr n\u00eb Teheran, t\u00eb dal n\u00eb shesh e t\u2019u tregoj iranian\u00ebve se si duhet ta rregullojn\u00eb demokracin\u00eb e tyre. Ajo \u00ebsht\u00eb beteja e tyre. Solidariteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb; nd\u00ebrhyrja n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prandaj m\u00eb ngjalli habi prania e dy \u201cIkbaleve\u201d turiste iraniane, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kanada dhe kishin ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar. Nuk e di si i kan\u00eb justifikuar shpenzimet e udh\u00ebtimit. M\u00eb pak akoma e kuptoj se \u00e7far\u00eb halli personal u zgjidh atyre nga demokracia shqiptare, kur vendet ku jetojn\u00eb ose vendi nga vijn\u00eb kan\u00eb problemet e tyre shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb zgjidhur. Shkoni moj n\u00eb Teheran, jo n\u00eb Tiran\u00eb! Apo keni ngat\u00ebrruar fluturim?!<\/p>\n<p>Po aq i \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fenomeni i \u201cIkbaleve\u201d nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. T\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb: ata jan\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb. Jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebr e motra. N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur, si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Por pik\u00ebrisht sepse jan\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb, duhet t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00eb rregull elementar t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe v\u00ebllai im, ai q\u00eb ma ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebna, nuk hyn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar si duhet ta drejtoj familjen. As un\u00eb nuk shkoj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb urdhra se si duhet t\u00eb jetoj\u00eb. Respekti nd\u00ebrtohet mbi kufijt\u00eb e liris\u00eb s\u00eb tjetrit, jo mbi d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i imponuar bindjet tona.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb vjen keq p\u00ebr gjendjen e Kosov\u00ebs. M\u00eb duket e dhimbshme pamja e zymt\u00eb e Prishtin\u00ebs dhe e shum\u00eb qyteteve t\u00eb tjera. Shoh munges\u00eb energjie, munges\u00eb zhvillimi dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb q\u00eb nuk ngjall optimiz\u00ebm. Besoj se Kosova keqqeveriset dhe se sfidat e saj jan\u00eb serioze.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nuk m\u00eb shkon nd\u00ebr mend t\u00eb shkoj n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Shkoj p\u00ebr t\u00eb takuar miqt\u00eb e mi, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00eb me ta. Politik\u00ebn ua l\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse jan\u00eb ata q\u00eb votojn\u00eb, paguajn\u00eb taksa dhe mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr institucionet e tyre.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb pse duhet t\u00eb konsiderohet normale q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nuk votojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike k\u00ebtu dhe nuk jetojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb pasojat e vendimeve t\u00eb institucioneve shqiptare, t\u00eb marrin rolin e protagonist\u00ebve n\u00eb betejat tona politike? Aq m\u00eb tep\u00ebr kur disa prej tyre mbajn\u00eb edhe simbole apo logo q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me debatin demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta logjik\u00eb vlen edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. I dua pa mas\u00eb. U uroj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Nuk mendoj se keqqeverisja q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb \u00ebsht\u00eb faji i tyre. Por dashuria nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb logjik\u00ebn dhe as t\u00eb drejt\u00ebn. \u00c7\u00ebshtjet politike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u takojn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ashtu si \u00e7\u00ebshtjet politike t\u00eb vendeve t\u00eb tyre u takojn\u00eb atyre.<\/p>\n<p>Nuk po e p\u00ebrziej q\u00ebllimisht k\u00ebt\u00eb argument me ndikimet ideologjike apo fetare, sepse aty debati do t\u00eb b\u00ebhej edhe m\u00eb i nd\u00ebrlikuar. Mjafton t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb te nj\u00eb parim i thjesht\u00eb demokratik: legjitimiteti politik buron nga qytetaria dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj nj\u00eb shteti, jo nga entuziazmi, af\u00ebrsia etnike apo d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse secili do t\u00eb merrej me pun\u00ebt politike t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet, do t\u2019i sh\u00ebrbenim m\u00eb mir\u00eb edhe Shqip\u00ebris\u00eb, edhe Kosov\u00ebs, edhe shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jetojn\u00eb. P\u00ebrndryshe, rrezikojm\u00eb t\u00eb ushqejm\u00eb nj\u00eb mercenariz\u00ebm politik q\u00eb l\u00ebviz nga nj\u00eb kauz\u00eb te tjetra, pa rr\u00ebnj\u00eb, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe pa llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht ky mercenariz\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ar\u00eb sesa p\u00ebr t\u00eb na bashkuar. Ai na ka mbushur sheshet me z\u00ebra q\u00eb nuk mbajn\u00eb barr\u00ebn e pasojave dhe na ka l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona politike n\u00eb derexhen\u00eb ku ndodhen sot. Demokracia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr turist\u00eb politik\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr qytetar\u00eb q\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendin e tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani Edhe un\u00eb nuk e dua regjimin e Iranit. Kur ai kryen shtypje, burgosje arbitrare apo masakra ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb vet, nuk kam asnj\u00eb dilem\u00eb morale p\u00ebr ta d\u00ebnuar. Por nuk m\u00eb shkon nd\u00ebr mend t\u00eb marr avionin p\u00ebr n\u00eb Teheran, t\u00eb dal n\u00eb shesh e t\u2019u tregoj iranian\u00ebve se si duhet ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92811","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92811\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}