{"id":92736,"date":"2026-06-26T10:48:27","date_gmt":"2026-06-26T10:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/26\/parku-i-karavastase-bozdo-u-favorizua-kompania-voltalia-kesh-i-ka-shkaktuar-shtetit-100-milione-euro-dem\/"},"modified":"2026-06-26T10:48:27","modified_gmt":"2026-06-26T10:48:27","slug":"parku-i-karavastase-bozdo-u-favorizua-kompania-voltalia-kesh-i-ka-shkaktuar-shtetit-100-milione-euro-dem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/26\/parku-i-karavastase-bozdo-u-favorizua-kompania-voltalia-kesh-i-ka-shkaktuar-shtetit-100-milione-euro-dem\/","title":{"rendered":"Parku i Karavastas\u00eb\/ Bozdo: U favorizua kompania \u201cVoltalia\u201d! KESH i ka shkaktuar shtetit 100 milion\u00eb euro d\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur akuza p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr Parkun Fotovoltaik t\u00eb Karavastas\u00eb, duke pretenduar se kompania\u00a0<strong>Voltalia<\/strong> \u00ebsht\u00eb favorizuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e gar\u00ebs, ligjin p\u00ebr sektorin e energjis\u00eb elektrike dhe parimet e konkurrenc\u00ebs.N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, Bozdo iu referua nj\u00eb emisioni investigativ PLUG, q\u00eb sipas tij ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah problematika n\u00eb sektorin e energjis\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e fondeve publike.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjith\u00e7ka nisi n\u00eb vitin 2020, kur gara p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e Parkut Fotovoltaik n\u00eb Karavasta u fitua nga kompania Voltalia, n\u00eb nj\u00eb proces ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe kompani t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKy sukses n\u00eb dukje, shpejt do t\u00eb merrte form\u00ebn e nj\u00eb mashtrimi. Sepse kjo kontrat\u00eb, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe kushtet e gar\u00ebs, nuk u respektuan asnj\u00ebher\u00eb.\u00a0 Pra, nuk u respektuan kushtet e tenderit, por edhe ligji p\u00ebr sektorin e energjis\u00eb elektrike. Kjo sepse Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania publike q\u00eb mbahet nga taksat tona dhe operon n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit publik, me bekimin e Ministris\u00eb s\u00eb Energjis\u00eb, m\u00eb 15 korrik t\u00eb vitit 2022 lidhi nj\u00eb marr\u00ebveshje tjet\u00ebr me Voltalian, n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb kushteve ku kishin garuar 5 kompani dhe ku Voltalia ishte shpallur fituese\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e deputetit demokrat.<\/p>\n<p>Ai pretendon gjithashtu se blerja e energjis\u00eb me \u00e7mime t\u00eb rregulluara ka sjell\u00eb kosto t\u00eb larta p\u00ebr KESH dhe se, sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb tij, d\u00ebmi potencial gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb rreth 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Bozdos:<\/strong><\/p>\n<p>Deklarata e sotme merr shtys\u00eb nga emisioni investigativ \u201cPlug\u201d, i cili nxori n\u00eb pah nj\u00eb afer\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb problematike n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, at\u00eb t\u00eb favorizimit ekonomik t\u00eb kompanis\u00eb Voltalia, n\u00eb shkelje t\u00eb kushteve t\u00eb gar\u00ebs, t\u00eb ligjit t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, n\u00eb shkelje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs, barazis\u00eb dhe transparenc\u00ebs s\u00eb shpenzimeve t\u00eb parave publike t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb!<\/p>\n<p>E gjitha filloi pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb mbajn\u00eb mend transmetimin e gar\u00ebs publike p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e Parkut Fotovoltaik n\u00eb Karavasta. M\u00eb 27 maj t\u00eb vitit 2020, k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb kryeministrit, e fitoi kompania Voltalia.<\/p>\n<p>Kushtet fillestare t\u00eb gar\u00ebs, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe kontrata e n\u00ebnshkruar m\u00eb pas me kompanin\u00eb Voltalia, k\u00ebrkonin q\u00eb ajo t\u00eb instalonte nj\u00eb impiant fotovoltaik me kapacitet 140 M\u00cb. K\u00ebto kushte p\u00ebrcaktonin qart\u00eb se shteti do t\u00eb blinte vet\u00ebm 50% t\u00eb energjis\u00eb (70 M\u00cb) me \u00e7mimin e premtuar prej 24.89 Euro\/M\u00cbh, nd\u00ebrsa gjysma tjet\u00ebr duhej t\u00eb shitej nga kompania n\u00eb tregun e lir\u00eb. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, qeveria e konsideroi nj\u00eb sukses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ofert\u00ebn e Voltalias, jo vet\u00ebm sepse \u00e7mimi 24.89 euro\/M\u00cbh ishte \u00e7mim konkurrues, por edhe sepse, sipas vet\u00eb qeveris\u00eb, \u00e7mimi i blerjes mesatare n\u00eb 3 vitet e fundit n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb kishte qen\u00eb 55 euro\/M\u00cbh, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i ofruar nga Voltalia ishte m\u00eb pak se gjysma e \u00e7mimit q\u00eb tregu ofronte.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, asgj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar. Por ky sukses n\u00eb dukje, shpejt do t\u00eb merrte form\u00ebn e nj\u00eb mashtrimi. Sepse kjo kontrat\u00eb, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe kushtet e gar\u00ebs, nuk u respektuan asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nuk u respektuan kushtet e tenderit, por edhe ligji p\u00ebr sektorin e energjis\u00eb elektrike. Kjo sepse Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania publike q\u00eb mbahet nga taksat tona dhe operon n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit publik, me bekimin e Ministris\u00eb s\u00eb Energjis\u00eb, m\u00eb 15 korrik t\u00eb vitit 2022 lidhi nj\u00eb marr\u00ebveshje tjet\u00ebr me Voltalian, n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb kushteve ku kishin garuar 5 kompani dhe ku Voltalia ishte shpallur fituese.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, KESH \u00e7udit\u00ebrisht u vet\u00ebofrua t\u00eb blej\u00eb me \u00e7mime t\u00eb rregulluara t\u00eb gjith\u00eb sasin\u00eb e energjis\u00eb q\u00eb prodhon parku fotovoltaik, pra t\u00eb 140 M\u00cb.<\/p>\n<p>\u27a2 S\u00eb pari, KESH ka shkelur r\u00ebnd\u00eb ligjin, sepse \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor q\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet tekstualisht:<\/p>\n<p>\u201cFurnizuesit e ngarkuar me detyrimin e sh\u00ebrbimit universal t\u00eb furnizimit, si detyrim i sh\u00ebrbimit publik, blejn\u00eb energji elektrike sipas procedurave transparente, jodiskriminuese, bazuar n\u00eb \u00e7mimet e tregut, pavar\u00ebsisht n\u00ebse blerja b\u00ebhet n\u00eb tregun bilateral apo t\u00eb organizuar.\u201d<\/p>\n<p>\u27a2 S\u00eb dyti, sepse detyrimi ligjor \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb energji ta blej\u00eb FTL (Furnizuesi i Tregut t\u00eb Lir\u00eb) dhe jo KESH, sepse k\u00ebshtu e p\u00ebrcakton ligji. Por Maliqi mendon ndryshe, sepse ligji vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por vet\u00ebm p\u00ebr Voltalian jo. N\u00eb fakt, nga 53 kompani prodhuese t\u00eb energjis\u00eb diellore sot n\u00eb Shqip\u00ebri, Voltalia \u00ebsht\u00eb e vetmja kompani q\u00eb p\u00ebrzgjidhet nga KESH dhe i blihet i gjith\u00eb prodhimi, dhe me \u00e7mime tej logjik\u00ebs s\u00eb tregut. Nga 52 kompanit\u00eb e tjera, 42 prej tyre kan\u00eb kontrat\u00eb me FTL, nd\u00ebrsa 9 t\u00eb tjerat shesin n\u00eb treg t\u00eb hapur;<\/p>\n<p>\u27a2 S\u00eb treti, sepse n\u00ebse p\u00ebrllogarisim q\u00eb gjysma e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me \u00e7mimin 24,89 euro\/M\u00cbh, at\u00ebher\u00eb del se KESH ka bler\u00eb gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb prodhimit me afro 106 euro\/M\u00cbh, shif\u00ebr kjo shum\u00eb e lart\u00eb krahasuar me tregun. Sikur kjo diferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritej n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjen e koncesionit, afro 17 vite, n\u00eb kushte normale tregu, shifra q\u00eb humbin taksapaguesit shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, n\u00eb rendin e 100 milion\u00eb eurove. Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2024, pik\u00ebrisht prej k\u00ebtij fakti, KESH-it i \u00ebsht\u00eb shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm prej rreth 6.5 milion\u00eb eurosh!<\/p>\n<p>Pra k\u00ebtu kemi shkeljen e ligjit me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt dhe dit\u00ebn p\u00ebr diell, shtremb\u00ebrimin e tregut, eliminimin e konkurrenc\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb \u00e7mimi shum\u00eb favorizues p\u00ebr Voltalian pa asnj\u00eb gar\u00eb apo procedur\u00eb konkurruese.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb KESH e ka b\u00ebr\u00eb qartazi p\u00ebr t\u00eb favorizuar Voltalian dhe ata q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas saj, e mbi t\u00eb gjitha me parat\u00eb tona. Pra favore qeveritare dhe kredite qeveritare, por me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>Por ka edhe m\u00eb: n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe pa asnj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb re gare \u2014 si\u00e7 edhe ligji e k\u00ebrkon \u2014 marr\u00ebveshjes e cila u ndryshua m\u00eb 15 korrik 2022 i jan\u00eb shtuar edhe 27 muaj t\u00eb tjer\u00eb blerjeje t\u00eb garantuar p\u00ebrtej afatit fillestar prej 15 vitesh, nj\u00eb dhurat\u00eb kjo miliona euroshe n\u00eb favor t\u00eb koncesionarit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, nuk duhet harruar se n\u00eb ankandin p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e parkut fotovoltaik Karavasta, gar\u00eb e cila u fitua nga Voltalia, n\u00eb konkurrim mor\u00ebn pjes\u00eb edhe 4 kompani t\u00eb tjera, mes t\u00eb cilave dy ishin konsorciume gjermane. K\u00ebto kompani u skualifikuan sepse dhan\u00eb oferta jokonkurruese.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Por n\u00eb fakt, n\u00ebse k\u00ebto kompani do t\u00eb dinin se rregullat e gar\u00ebs do t\u00eb ndryshonin pas pak koh\u00ebsh, sigurisht q\u00eb mund ta kishin fituar ato gar\u00ebn. K\u00ebto kompani sot kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb padisin n\u00eb Bruksel qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr prishje t\u00eb rregullave t\u00eb konkurrenc\u00ebs n\u00eb gar\u00eb dhe t\u00eb marrin d\u00ebmshp\u00ebrblimin q\u00eb u takon!<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet e m\u00ebsip\u00ebrme, prej nj\u00eb muaji i kam d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion, sipas ligjit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr statusin e deputetit, Ministrit t\u00eb Energjis\u00eb dhe Kompanis\u00eb Publike KESH. Edhe pse detyrimi ligjor \u00ebsht\u00eb kthimi i p\u00ebrgjigjes brenda dy jav\u00ebsh dhe ka kaluar tashm\u00eb nj\u00eb muaj, p\u00ebrs\u00ebri nuk kam asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 nuk kam p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr kontratat e Tigrave 1 dhe 3, q\u00eb KESH i mban n\u00eb kasafort\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, sepse i quan ato sekrete tregtare. Afera e Tigrave gjithashtu i ka kushtuar shqiptar\u00ebve rreth 90 milion\u00eb euro deri tani, pa punuar as edhe nj\u00eb dit\u00eb dhe me perspektiv\u00ebn se, n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb, ato do ta ndotin Vlor\u00ebn me bloz\u00eb!<\/p>\n<p>Afera e Voltalias \u00ebsht\u00eb thuajse identike me at\u00eb t\u00eb Tigrave. Dallimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se p\u00ebr t\u00eb flitet shum\u00eb m\u00eb pak. Duke fal\u00ebnderuar gazetar\u00ebt profesionist\u00eb e kurajoz\u00eb t\u00eb \u201cPlug\u201d, mbetemi n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjeve zyrtare nga Ministria dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs do t\u2019i shkojn\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebsaj afere, ashtu si\u00e7 ata b\u00ebn\u00eb me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra afera t\u00eb tjera korruptive!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/karavasta-kompani\/\">Parku i Karavastas\u00eb\/ Bozdo: U favorizua kompania \u201cVoltalia\u201d! KESH i ka shkaktuar shtetit 100 milion\u00eb euro d\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur akuza p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr Parkun Fotovoltaik t\u00eb Karavastas\u00eb, duke pretenduar se kompania\u00a0Voltalia \u00ebsht\u00eb favorizuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e gar\u00ebs, ligjin p\u00ebr sektorin e energjis\u00eb elektrike dhe parimet e konkurrenc\u00ebs.N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, Bozdo iu referua nj\u00eb emisioni investigativ PLUG, q\u00eb sipas tij ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92736","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92736\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}