{"id":92720,"date":"2026-06-26T07:48:19","date_gmt":"2026-06-26T07:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/26\/protesta-nuk-i-ben-pune-pd-se-edhe-sikur-ta-udheheqe-vete-berisha\/"},"modified":"2026-06-26T07:48:19","modified_gmt":"2026-06-26T07:48:19","slug":"protesta-nuk-i-ben-pune-pd-se-edhe-sikur-ta-udheheqe-vete-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/26\/protesta-nuk-i-ben-pune-pd-se-edhe-sikur-ta-udheheqe-vete-berisha\/","title":{"rendered":"Protesta nuk i b\u00ebn pun\u00eb PD-s\u00eb edhe sikur ta udh\u00ebheq\u00eb vet\u00eb Berisha"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>Partia Demokratike aktualisht e dominon statistikisht protest\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 dit\u00ebve kur shpallet protest\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare dhe vijn\u00eb shqiptar\u00ebt e Albin Kurtit dhe ata t\u00eb diaspor\u00ebs. Praktikisht, n\u00ebse u hedh nj\u00eb sy dhe fotove, ata q\u00eb mblidhen gjat\u00eb jav\u00ebs tanim\u00eb n\u00eb bulevard n\u00eb mas\u00ebn 80 p\u00ebr qind jan\u00eb thjesht protestuesit e Foltores dhe drejtuesit e PD. Madje pak nga pak u ka ikur dhe droja e jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb shanin protest\u00ebn dhe japin dhe intervista nga sheshi apo orientojn\u00eb protest\u00ebn e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Berisha i ka \u201cfalur\u201d q\u00eb dhe n\u00ebse d\u00ebgjojn\u00eb \u201cBerisha n\u00eb burg\u201d t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e d\u00ebgjojn\u00eb, i ka leht\u00ebsuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse u hedh nj\u00eb sy fotove t\u00eb tre dit\u00ebve t\u00eb fundit, kur protestuesit jan\u00eb rralluar ndjesh\u00ebm, t\u00eb shfaqet portreti i Gjin Gjonit, K\u00eblli\u00e7it, Balliut, Tabakut dhe gjith\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs protestuesw t\u00eb PD. Madje ai \u201cprotestuesi\u201d q\u00eb donte Rama ta th\u00ebrriste n\u00eb vath\u00ebn e vet, duke e quajtur pjes\u00eb t\u00eb protest\u00ebs qytetare, \u00ebsht\u00eb nga protestuesit m\u00eb t\u00eb rregullt dhe t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Foltores.<\/p>\n<p>Kjo tregon se statistikisht sheshi tani \u00ebsht\u00eb i pushtuar nga PD.<\/p>\n<p>Por paradoksi \u00ebsht\u00eb se kjo nuk i b\u00ebn pun\u00eb PD.<\/p>\n<p>Nuk i b\u00ebn pun\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb. Protesta u b\u00eb popullore pasi ajo u ngjiz dhe ia arriti t\u00eb paraqitej si nj\u00eb protest\u00eb e opozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjashtuar nga sistemi, madje si opozit\u00eb q\u00eb i kishte z\u00ebn\u00eb hisen e diellit PD e Berish\u00ebs. Kjo ishte arsyeja pse u b\u00eb popullore brenda vendit, pasi jasht\u00eb vendit e b\u00ebri t\u00eb famshme Trumpi.<\/p>\n<p>Tani ajo protest\u00eb ka vdekur, por sheshi i protest\u00ebs dhe fryma e protest\u00ebs jo.<\/p>\n<p>Sheshi i protest\u00ebs besoj se do t\u00eb mbetet i hapur p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, ku do promovohen partit\u00eb e reja ideologjike q\u00eb do dalin nga protesta, nd\u00ebrsa fryma e protest\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr PD dhe PS, edhe pse PD e mban at\u00eb gjall\u00eb n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fryma e protest\u00ebs, as PD nuk e ndal dot protest\u00ebn t\u00eb protestoj\u00eb kund\u00ebr saj, duke qen\u00eb n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj dhe p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. \u00c7do kush q\u00eb del nga rreshti i Partis\u00eb Socialiste dhe i bashkohet protest\u00ebs, me iden\u00eb q\u00eb PS duhet reformuar, n\u00eb fakt nuk e devijon dot frym\u00ebn e protest\u00ebs e cila nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr reformimin e PS e PD, por p\u00ebr eliminimin e tyre n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i g\u00ebnjen mendja nga PD dhe PS, q\u00eb duke dal\u00eb n\u00eb shesh do reformojn\u00eb PD dhe PS, n\u00eb fakt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrmes rrug\u00ebs i ngurt\u00ebsojn\u00eb dhe i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb hermetike si parti. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ata nuk duhet t\u00eb ikin nga PD apo PS po qe se jan\u00eb t\u00eb bindur, por duhet t\u00eb ikin t\u00eb qart\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i mundin ato parti e jo t\u2019i reformojn\u00eb p\u00ebrmes presionit t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga kjo protest\u00eb nuk del dot ndonj\u00eb PD e re apo PS e re.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb e re q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb nga protesta t\u00eb tilla populiste dhe revolucionare jan\u00eb parti t\u00eb reja ideologjike dhe Shqip\u00ebria ka qartazi dy perspektiva p\u00ebr parti t\u00eb reja ideologjike.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e majt\u00eb radikale e tipit Syriza n\u00eb Greqi dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb duket e ka b\u00ebrtham\u00ebn rreth Arlind Qorrit. I ka t\u00eb gjitha tiparet e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Kosov\u00eb, parti me struktura militare, agresiv\u00eb, fanatik\u00eb me ide fikse populiste t\u00eb nj\u00eb t\u00eb majte etatiste. Ata jan\u00eb dhe b\u00ebrthama kryesore organizative e protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia e dyt\u00eb ideologjike, por q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe se e majta radikale, \u00ebsht\u00eb partia islamike q\u00eb duket qartazi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shesh, me m\u00eb shum\u00eb para dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkushtim se e majta radikale. Nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrhyrjet hibride t\u00eb Iranit apo Turqis\u00eb, p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb xhamive, por realisht tek nj\u00eb frym\u00eb e islamit politik q\u00eb konvertohet n\u00eb shesh n\u00eb antisemitiz\u00ebm, n\u00eb gjuh\u00eb urrejtjeje ndaj Izraelit e SHBA dhe nj\u00eb disiplin\u00eb fetare t\u00eb frikshme n\u00eb organizimin e tyre.<\/p>\n<p>Nuk them se do lind\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb apo k\u00ebt\u00eb muaj apo vit, por n\u00eb horizont ajo \u00ebsht\u00eb partia tjet\u00ebr ideologjike q\u00eb po i afrohet Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00ebt lodhen kot. Mund t\u00eb kishim dhe nj\u00eb t\u00eb djatht\u00eb radikale, por modelet evropiane dhe bot\u00ebrore t\u00eb saj jan\u00eb kryesisht partit\u00eb raciste, antiemigrant dhe nacionaliste, q\u00eb k\u00ebtu s\u2019ka as interes publik. Madje m\u00eb popullor se k\u00ebta jan\u00eb k\u00ebta tifoz\u00ebt e teorive konspirative. K\u00ebtu m\u00eb shum\u00eb gjen njer\u00ebz n\u00eb shesh q\u00eb besojn\u00eb se toka \u00ebsht\u00eb e shesht\u00eb se sa q\u00eb sheshi Sk\u00ebnderbej ka p\u00ebr simbol heroin ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ndaj mundimi i figurave kryesore t\u00eb PD q\u00eb po mbushin p\u00ebrdit\u00eb sheshin \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar, por nuk \u00ebsht\u00eb se i b\u00ebn pun\u00eb partis\u00eb s\u00eb tyre. Thjesht nuk u quhet.<\/p>\n<p>Madje dhe vet\u00eb Sali Berisha t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dalje kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs n\u00eb SHQUP.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rasti fantastik, ku protestuesit nuk kan\u00eb arsye ta ruajn\u00eb protest\u00ebn nga PD e PS. I kan\u00eb n\u00eb favor edhe n\u00ebse u vijn\u00eb n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ankand i hapur kund\u00ebr tyre, ku lejohet q\u00eb dhe ata t\u00eb japin ofert\u00ebn e tyre. Por jo p\u00ebr t\u2019u reformuar si parti, por p\u00ebr t\u2019u mundur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Partia Demokratike aktualisht e dominon statistikisht protest\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 dit\u00ebve kur shpallet protest\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare dhe vijn\u00eb shqiptar\u00ebt e Albin Kurtit dhe ata t\u00eb diaspor\u00ebs. Praktikisht, n\u00ebse u hedh nj\u00eb sy dhe fotove, ata q\u00eb mblidhen gjat\u00eb jav\u00ebs tanim\u00eb n\u00eb bulevard n\u00eb mas\u00ebn 80 p\u00ebr qind jan\u00eb thjesht protestuesit e Foltores dhe drejtuesit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92720","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92720"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92720\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}