{"id":92696,"date":"2026-06-25T16:48:17","date_gmt":"2026-06-25T16:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/25\/a-eshte-rrezimi-i-edi-rames-nje-ceshtje-e-presheves-prishtines-apo-shkupit\/"},"modified":"2026-06-25T16:48:17","modified_gmt":"2026-06-25T16:48:17","slug":"a-eshte-rrezimi-i-edi-rames-nje-ceshtje-e-presheves-prishtines-apo-shkupit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/25\/a-eshte-rrezimi-i-edi-rames-nje-ceshtje-e-presheves-prishtines-apo-shkupit\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzimi i Edi Ram\u00ebs nj\u00eb \u00e7eshtje e Preshev\u00ebs, Prishtin\u00ebs apo Shkupit?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Skender Minxhozi\/<\/p>\n<p>Protesta ditore q\u00eb k\u00ebrkon rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb Rama n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs ka sjell\u00eb bashk\u00eb me zhurm\u00ebn dhe tendosjen politike n\u00eb kryeqytetin shqiptar, edhe nj\u00eb tem\u00eb delikate debati q\u00eb lidhet me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb saj. Ardhja nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe lugina e Preshev\u00ebs e nj\u00eb numri shqiptar\u00ebsh p\u00ebr t\u2019ju bashkangjitur protest\u00ebs, ka ndezur nj\u00eb debat t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb sken\u00ebn shqiptare: at\u00eb t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb mund ose duhet t\u00eb ken\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ndodhen, p\u00ebr t\u00eb influencuar n\u00eb gar\u00ebn e pushtetit apo n\u00eb ngjarjet politike n\u00eb shtetin am\u00eb.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb ishte Vet\u00ebvendosja dhe kreu i saj Albin Kurti q\u00eb hap\u00ebn siparin e k\u00ebtij precedenti t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe thell\u00ebsisht propogandistik, t\u00eb veshur me nj\u00eb pekt hileqar patriotik. Vet\u00eb Kurti erdhi n\u00eb Tiran\u00eb dhe votoi kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs, pasi kishte ngritur edhe deg\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse qeveria Rama kishte fiksuar n\u00eb kalendarin e pun\u00ebve mbledhjen e radh\u00ebs mes dy qeverive. Me nj\u00eb fjal\u00eb ta jap dor\u00ebn kur t\u00eb shihemi, por po t\u00eb votoj kund\u00ebr meq\u00eb mundem.<\/p>\n<p>Precedenti i Vet\u00ebvendosjes d\u00ebshtoi zhurmsh\u00ebm at\u00eb vit, por inercia e hapit q\u00eb ajo hodhi vijon t\u00eb jet\u00eb ende aktive dhe e ndjeshme. N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebsaj incercie \u00ebsht\u00eb krijuar sot nj\u00eb narracion fals propogandistik gjoja patriotik, sipas t\u00eb cilit shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb thon\u00eb aktivisht fjal\u00ebn e tyre p\u00ebr shtetin am\u00eb n\u00eb \u00e7do moment dhe p\u00ebr cil\u00ebndo \u00e7eshtje. Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb luft\u00eb, as n\u00eb pandemi dhe as n\u00eb ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore madhore.<\/p>\n<p>Klasa politike shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb angazhuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb krizat politike t\u00eb Kosov\u00ebs e aq m\u00eb pak t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel influence dhe presioni. As q\u00eb mbahet mend t\u00eb kemi eksportuar mitingash\u00eb n\u00eb garat elektorale apo krizat politike t\u00eb dy shteteve fqinje. Ka pasur p\u00ebrgjith\u00ebsisht kujdesin dhe respektin p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb t\u00eb konsumohen k\u00ebto procedura demokratike brenda subjekteve territoriale t\u00eb k\u00ebtyre vendeve. Edi Rama e ka mik Ali Ahmetin por v\u00ebshtir\u00eb se n\u00eb fushat\u00ebn elektorale maqedone do t\u00eb gjeje ndonj\u00eb socialist nga Fieri, Tirana apo Lezha t\u00eb brohoriste n\u00ebp\u00ebr mitingje pro tij. Rama e ka mik edhe Hashim Tha\u00e7in por s\u00ebrish nuk \u00ebsht\u00eb investuar t\u00eb eksportoj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr PDK kur ka pasur zgjedhje ose kriza politike. Po ashtu edhe Berisha ka pasur aleancat e miq\u00ebsit\u00eb e veta, por nuk ka d\u00ebrguar njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb mbushin sheshet n\u00eb krizat e brendshme t\u00eb atjeshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem demokratik nj\u00eb politikan mund t\u00eb zgjidhet ose t\u00eb shkarkohet nga ata shtetas me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb e kan\u00eb votuar pro ose kund\u00ebr. Pra nga shtetasit n\u00eb vendin ku ky politikan ushtron mandatin e tij n\u00eb qeveri apo opozit\u00eb. T\u00eb shkarkosh qeverit\u00eb me protestues t\u00eb importuar matan\u00eb kufirit shtet\u00ebror, t\u00eb cil\u00ebt objektivisht nuk din\u00eb shumic\u00ebn e arsyeve dhe rrethanave p\u00ebr t\u00eb cilat protestohet e nuk kan\u00eb t\u00eb drejta vote, do t\u00eb thot\u00eb ta kthesh gar\u00ebn politike n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb lloj votimi global online ku kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb fjale dhe vendimmarrjeje edhe ata q\u00eb votojn\u00eb nga nj\u00eb kompjuter n\u00eb Zeland\u00ebn e Re. Do t\u00eb thot\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb falsifikosh vullnetin e zgjedh\u00ebsve legjitim\u00eb t\u00eb vendit duke deformuar loj\u00ebn demokratike n\u00eb themelin e saj.<\/p>\n<p>Elita politike e nj\u00eb vendi mbahet n\u00eb pushtet ose shkarkohet nga shtetasit e vendit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb subjekt i k\u00ebsaj elite politike. Rr\u00ebzohet ose q\u00ebndron n\u00eb qeverisje p\u00ebrmes atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb raport me mandatimin e t\u00eb zgjedhurve n\u00eb institucione. Votohet dhe shkarkohet nga ata q\u00eb banojn\u00eb dhe paguajn\u00eb taksa n\u00eb territorin ku veprojn\u00eb politikat dhe zgjedhjet q\u00eb b\u00ebn kjo elit\u00eb politike. Nj\u00eb banor i Kosov\u00ebs apo i Lugin\u00ebs ose Gostivarit nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim me vot\u00eb fjala vjen mbi k\u00ebrkesat aktuale e protest\u00ebs, t\u00eb cilat kalojn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrmes vullnetit t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu nj\u00eb banor i Durr\u00ebsit p\u00ebr shembull nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb apo mund\u00ebsi ligjore t\u00eb influencoj\u00eb mbi ligjet apo politikat e elit\u00ebs politike t\u00eb Kosov\u00ebs ose Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Abuzimi me nocionin patriotik \u201cjemi shqiptar\u00eb, kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duam\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb spekullim emotiv q\u00eb fsheh pas perdes q\u00ebllime e interesa q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me patriotizmin dhe kombin.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat politike t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb jan\u00eb sovrane dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme n\u00eb raport me elit\u00ebn drejtuese t\u00eb vendit. Si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb drejtat mbi elit\u00ebn politike kosovare nj\u00eb e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme e banor\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, e jo t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb krahine t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut apo ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Importimi i protestuesve dhe synimi p\u00ebr t\u00eb influencuar mbi situatat e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes abuzimit me konceptin patriotik dhe komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb q\u00eb vet\u00ebm sa hedh benzin\u00eb t\u00eb panevojshme mbi marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshqiptare n\u00eb Ballkan. Shkojm\u00eb e vijm\u00eb mes nesh lirsh\u00ebm prej shum\u00eb vitesh dhe \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb me intensitet n\u00eb t\u00eb ardhmen. Por e ka nj\u00eb arsye dhe nj\u00eb kuptim se p\u00ebrse kur jemi n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona zgjedhim deputet\u00ebt tan\u00eb, krer\u00ebt tan\u00eb lokal\u00eb, parlamentet dhe qeverit\u00eb tona. E ka nj\u00eb arsye p\u00ebrse kemi kushtetutat dhe ligjet tona komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, me logjik\u00ebn e p\u00ebr\u00e7artur t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, lushnjar\u00eb, dibran\u00eb e pukjan\u00eb duhet t\u00eb kishin ngritur tashm\u00eb \u00e7adrat n\u00eb sheshin para Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar, meq\u00eb klasa politike aty s\u2019po zgjedh dot as Presidentin e s\u2019po formon dot as edhe qeverin\u00eb prej muajsh. Fal\u00eb Zotit nuk funksionon k\u00ebshtu, sepse do t\u00eb ishte p\u00ebrve\u00e7se skandaloze, edhe qesharake.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Skender Minxhozi\/ Protesta ditore q\u00eb k\u00ebrkon rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb Rama n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs ka sjell\u00eb bashk\u00eb me zhurm\u00ebn dhe tendosjen politike n\u00eb kryeqytetin shqiptar, edhe nj\u00eb tem\u00eb delikate debati q\u00eb lidhet me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb saj. Ardhja nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe lugina e Preshev\u00ebs e nj\u00eb numri shqiptar\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92696","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92696\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}