{"id":92680,"date":"2026-06-25T12:48:20","date_gmt":"2026-06-25T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/25\/gjekmarkaj-takohet-me-papen-shqiperia-dhe-selia-e-shenjte-nje-lidhje-shekullore-qe-ka-formesuar-identitetin-tone-kombetar\/"},"modified":"2026-06-25T12:48:20","modified_gmt":"2026-06-25T12:48:20","slug":"gjekmarkaj-takohet-me-papen-shqiperia-dhe-selia-e-shenjte-nje-lidhje-shekullore-qe-ka-formesuar-identitetin-tone-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/25\/gjekmarkaj-takohet-me-papen-shqiperia-dhe-selia-e-shenjte-nje-lidhje-shekullore-qe-ka-formesuar-identitetin-tone-kombetar\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj takohet me Pap\u00ebn: Shqip\u00ebria dhe Selia e Shenjt\u00eb, nj\u00eb lidhje shekullore q\u00eb ka form\u00ebsuar identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, si dhe deputet i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj ka ndar\u00eb nj\u00eb reflektim pas takimit me Papa Leone XIV n\u00eb Vatikan, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mir\u00ebnjohjeje, frym\u00ebzimi dhe besimi n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve historike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhin e tij, Gjekmarkaj thekson se kjo lidhje, e nd\u00ebrtuar nd\u00ebr shekuj mbi vlera shpirt\u00ebrore, kulturore dhe komb\u00ebtare, ka luajtur nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb ruajtjen e identitetit shqiptar, duke kujtuar mb\u00ebshtetjen e Vatikanit p\u00ebr Gjergj Kastriotin Sk\u00ebnderbeun, kontributin e klerit katolik n\u00eb gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare, si dhe figurat emblematike t\u00eb kombit si N\u00ebn\u00eb Tereza dhe At Gjergj Fishta.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Meditim pas nj\u00eb takimi me Papa Leone XIV<\/p>\n<p>Shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb tij Papa Leone XIV me nderim t\u00eb thell\u00eb i p\u00ebrcollem p\u00ebrsh\u00ebndetjet e p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb popullit shqiptar dhe t\u00eb katolik\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky takim n\u00eb Vatikan ishte p\u00ebr ne nj\u00eb moment i ve\u00e7ant\u00eb mir\u00ebnjohjeje, frym\u00ebzimi dhe besimi n\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb lidhjeje t\u00eb hershme, t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kjo fjal\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb reflektim mbi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb ka p\u00ebrshkuar shekuj historie, nj\u00eb lidhje shpirt\u00ebrore, etike, morale, kulturore e njer\u00ebzore nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. N\u00eb fillesat e saj q\u00ebndron edhe mb\u00ebshtetja q\u00eb Pap\u00ebt e koh\u00ebs i dhan\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut, duke e pritur dhe duke e njohur si mbrojt\u00ebs t\u00eb krishterimit dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit europian, nj\u00eb moment q\u00eb sh\u00ebnoi ngjizjen e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje dhe rikthimin e pakthyesh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb gjirin e kontinentit europian.<\/p>\n<p>Kjo lidhje u kuror\u00ebzua edhe me figura t\u00eb m\u00ebdha si Papa Klementi XI, me origjin\u00eb shqiptare, dhe Sh\u00ebn Jeronimi, q\u00eb i dhan\u00eb nj\u00eb dimension universal kultur\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, duke d\u00ebshmuar rr\u00ebnj\u00ebt e hershme europiane t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga kjo pik\u00ebnisje historike, ky raport u forcua nd\u00ebr shekuj p\u00ebrmes rolit t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb ruajtjen e identitetit, gjuh\u00ebs, vlerave dhe q\u00ebndres\u00ebs shqiptare. Q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut e deri te trash\u00ebgimia kulturore e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Pal \u00cbngj\u00eblli, Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjet\u00ebr Bogdani, Pjet\u00ebr Budi, Frang Bardhi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ka qen\u00eb nj\u00eb burim i vazhduesh\u00ebm drite dhe vet\u00ebdijeje komb\u00ebtare. K\u00ebta et\u00ebr e prelat\u00eb savant\u00eb, i vun\u00eb supet nj\u00eb bote q\u00eb po shembej dhe q\u00eb rrezikonte t\u00eb zinte n\u00ebn vete kujtimin ilirik, jet\u00ebn arb\u00ebrore dhe t\u00eb ardhmen shqiptare, duke e mbajtur gjall\u00eb frym\u00ebn e nj\u00eb kombi n\u00eb koh\u00eb rreziku e mjegullimi historik.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb aspak rast\u00ebsore q\u00eb dokumenti i par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht \u201cFormula e pag\u00ebzimit\u201d. Pastaj, me \u201cMesharin\u201d, gjuha shqipe mori nj\u00eb bekim themelor dhe u b\u00eb boshti rreth t\u00eb cilit u ngjiz dhe u konsolidua vet\u00ebdija komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj, shkollat e hershme shqipe, revistat, librat dhe veprimtaria e shkrimtar\u00ebve t\u00eb klerit katolik krijuan nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb fort\u00eb arsimore dhe kulturore, duke p\u00ebrgatitur Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballjen e saj me modernitetin. Kjo pun\u00eb, her\u00eb e heshtur e her\u00eb e lar\u00eb me gjakun e kryengritjeve antiosmane, nd\u00ebrtoi themelet e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb mund t\u00eb dialogonte me Europ\u00ebn dhe t\u00eb afirmonte identitetin e saj n\u00eb koh\u00eb ndryshimesh epokale.<\/p>\n<p>N\u00eb Rilindjen Komb\u00ebtare dhe n\u00eb fillimet e shtetformimit, kleri katolik u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare. Figura themelore si poeti komb\u00ebtar At\u2019 Gjergj Fishta, s\u00eb bashku me Dom Ndre Mjed\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb, forcuan iden\u00eb e nj\u00eb kombi q\u00eb q\u00ebndron mbi dallimet fetare.<\/p>\n<p>Shekulli XX solli nj\u00eb nga sprovat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha: persekutimin e eg\u00ebr t\u00eb fes\u00eb gjat\u00eb regjimit komunist. Shum\u00eb klerik\u00eb u vran\u00eb dhe 38 prej tyre u shpall\u00ebn martir\u00eb t\u00eb lumnuar nga Selia e Shenjt\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrjetuan dekada burgimi dhe persekutimi, me thirrjen historike si amanet i fundit \u201cRrnoft\u00eb Krishti Mbret! Rrnoft\u00eb Shqipnia!\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ta, frati i liris\u00eb kund\u00ebr tiranis\u00eb At\u2019 Zef Pllumi, i burgosur p\u00ebr 26 vite, mbetet autori i d\u00ebshmis\u00eb monumentale \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d, nj\u00eb nga rr\u00ebfimet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs<\/p>\n<p>shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb kujtes\u00ebs historike.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi nj\u00eb ringritje shpirt\u00ebrore dhe nj\u00eb model t\u00eb rrall\u00eb harmonie fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb meditim modest, produkt i k\u00ebtij takimi me Papa Leonin, shk\u00eblqejn\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu dhe N\u00ebn\u00eb Tereza, dy simbole universale t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu mbetet spiranca e kujtes\u00ebs son\u00eb historike, muza dhe figura, kujtimi i t\u00eb cil\u00ebs mbajti gjall\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr Europ\u00ebn, por edhe heroi i Europ\u00ebs, q\u00eb ajo e njohu gjithmon\u00eb si t\u00eb vetin: nd\u00ebr shqiptar\u00eb e p\u00ebrtej tyre, n\u00eb mij\u00ebra libra, opera, portrete, skena teatrore dhe monumente mermeri, por m\u00eb shum\u00eb si frym\u00eb, si shpirt, si model, sidomos kur horizonti mvrenjtet!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb simboli i sakrific\u00ebs, besimit dhe dashuris\u00eb s\u00eb pakufijshme, q\u00eb e vuri veten n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve, m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtve, m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve dhe t\u00eb pamundurve, duke u ngritur k\u00ebshtu n\u00eb piedestalet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nderimit njer\u00ebzor dhe duke d\u00ebshmuar disa vlera themelore, jo gjith\u00ebher\u00eb t\u00eb njohura, t\u00eb popullit shqiptar: solidaritetin, bamir\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrkujdesjen dhe p\u00ebrkushtimin ndaj tjetrit deri n\u00eb vet\u00ebmohim.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjekmarkaj-papa\/\">Gjekmarkaj takohet me Pap\u00ebn: Shqip\u00ebria dhe Selia e Shenjt\u00eb, nj\u00eb lidhje shekullore q\u00eb ka form\u00ebsuar identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, si dhe deputet i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj ka ndar\u00eb nj\u00eb reflektim pas takimit me Papa Leone XIV n\u00eb Vatikan, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mir\u00ebnjohjeje, frym\u00ebzimi dhe besimi n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve historike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. N\u00eb mesazhin e tij, Gjekmarkaj thekson se kjo lidhje, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92680","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92680","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92680"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92680\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}