{"id":92643,"date":"2026-06-25T06:48:22","date_gmt":"2026-06-25T06:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/25\/ish-ministrat-socialiste-ngrihen-kunder-kryeministrit-ta-nxjerrim-partine-nga-llumi-ku-e-futi-rama\/"},"modified":"2026-06-25T06:48:22","modified_gmt":"2026-06-25T06:48:22","slug":"ish-ministrat-socialiste-ngrihen-kunder-kryeministrit-ta-nxjerrim-partine-nga-llumi-ku-e-futi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/25\/ish-ministrat-socialiste-ngrihen-kunder-kryeministrit-ta-nxjerrim-partine-nga-llumi-ku-e-futi-rama\/","title":{"rendered":"Ish-ministrat socialist\u00eb ngrihen kund\u00ebr kryeministrit: Ta nxjerrim partin\u00eb nga llumi ku e futi Rama"},"content":{"rendered":"<p>Teksa protestat qytetare kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 25-t\u00eb dhe presioni ndaj qeveris\u00eb po rritet, nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr po merr form\u00eb brenda kampit socialist. Emra me pesh\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs shqiptare, figura q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar Partin\u00eb Socialiste q\u00eb nga vitet e para t\u00eb tranzicionit, po dalin hapur kund\u00ebr qasjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs ndaj protest\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si po qeveriset vendi.<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb Marjana Ko\u00e7ekut nga PS dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Elisa Spiropali po shfaq q\u00ebndrime q\u00eb interpretohen si afrim me protestuesit, lista e socialist\u00ebve kritik\u00eb po zgjerohet \u00e7do dit\u00eb. Ish-ministrat, ish-deputet\u00ebt dhe themeluesit e strukturave historike t\u00eb PS-s\u00eb po artikulojn\u00eb kritika q\u00eb pak vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb dukeshin t\u00eb paimagjinueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga reagimet m\u00eb t\u00eb forta ka qen\u00eb nga ish-ministri i Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, i cili ka hedhur posht\u00eb narrativ\u00ebn e p\u00ebrdorur nga qeveria p\u00ebr protestuesit.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb t\u00eb nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq m\u00eb pak t\u00eb humbur n\u00eb q\u00ebllimet e tyre. Jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb revoltuar nga trajtimi i atdheut si pla\u00e7k\u00eb. T\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsuar p\u00ebr pasojat e aleanc\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshme mes politik\u00ebs, oligarkis\u00eb, medias dhe krimit t\u00eb organizuar. Jan\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb besojn\u00eb se Shqip\u00ebria meriton m\u00eb shum\u00eb: m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb dinjitet, m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, shprehet Bushati.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb e ashp\u00ebr ishte ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste Arta Dade, e cila dit\u00ebn e themelimit t\u00eb PS, u rreshtua hapur n\u00eb krah t\u00eb protestuesve.<\/p>\n<p>\u201cSot, socialist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb nuk gjenden n\u00eb antimitingun e thirrur nga lart. Ata jan\u00eb aty ku ka qen\u00eb gjithmon\u00eb shpirti i s\u00eb majt\u00ebs, n\u00eb sheshin ku rinia po proteston p\u00ebr dinjitet. Ai shesh q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mbush\u00eb sot zoti Rama nuk p\u00ebrfaq\u00ebson historin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste, por tjet\u00ebrsimin e saj\u201d, deklaronte Dade.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb reagimit t\u00eb saj, ajo shkon edhe m\u00eb tej:\u00a0\u201cTragjedi \u00ebsht\u00eb se ai sistem q\u00eb luftuam nuk u shkat\u00ebrrua. Ai u betonua nga ai q\u00eb sot ka zaptuar kreun e PS-s\u00eb. Refuzimi im i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb ndaj tij dhe ndaj antimitingjeve t\u00eb korrupsionit e t\u00eb fasad\u00ebs. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb rilindur mbi idealet e saj fillestare. Ora e k\u00ebtij rikthimi ka trokitur\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr z\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai i Ilir Zel\u00ebs, themelues dhe kryetar i par\u00eb i FRESSH-it, i cili e konsideron protest\u00ebn si pasoj\u00eb t\u00eb deformimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb autokracia e sotme q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga aspiratat e shqiptar\u00ebve. Jan\u00eb rilindar\u00ebt e pasuruar, t\u00eb trashur e st\u00ebrplakur n\u00eb pushtet, bart\u00ebsit e korrupsionit dhe amalgam\u00ebs me krimin, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb objekti i k\u00ebsaj proteste. Kam par\u00eb k\u00ebto dit\u00eb socialist\u00eb q\u00eb po marrin pjes\u00eb n\u00eb protesta duke d\u00ebshmuar shqet\u00ebsimin e tyre p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb katandisur demokracia n\u00eb vend\u201d, shkruante Zela sot.<\/p>\n<p>Por kritika e tij kulmon me nj\u00eb thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj kryeministrit.<\/p>\n<p>\u201cTani maskat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe Edi Rama ua ka borxh socialist\u00ebve dor\u00ebheqjen, lirimin e rrug\u00ebs. N\u00ebse nuk e b\u00ebn, socialist\u00ebt nuk mund t\u00eb hidhen bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb gremin\u00ebn ku po i t\u00ebrheq. Do t\u00eb din\u00eb t\u00eb zgjedhin nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr\u201d, deklaron ai.<\/p>\n<p>Edhe ish-ministrja e Ekonomis\u00eb, Ermelinda Meksi, ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon sot Partia Socialiste, duke mb\u00ebshtetur Zel\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb parti q\u00eb nuk reflekton mbi veten, q\u00eb nuk hapet ndaj kritik\u00ebs dhe q\u00eb nuk rinovon mekanizmat e saj t\u00eb brendsh\u00ebm, rrezikon t\u00eb humbas\u00eb lidhjen me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe me shoq\u00ebrin\u00eb. Partia Socialiste ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kolegjialitet, m\u00eb shum\u00eb debat, m\u00eb shum\u00eb meritokraci dhe m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr mendimin ndryshe\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>Krah Zel\u00ebs doli edhe Ndre Legisi. \u201cNxjerrja e Partis\u00eb Socialiste nga llumi ku e futi Edi Rama \u00ebsht\u00eb detyrim i socialist\u00ebve t\u00eb viteve t\u00eb sakrificave\u201d, shkroi Legisi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ish-ministri Arben Malaj paralajm\u00ebron se qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb godas\u00eb protest\u00ebn p\u00ebrmes presioneve dhe sulmeve ndaj figurave publike q\u00eb e mb\u00ebshtesin at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProtesta paq\u00ebsore dhe atdhedash\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tmerr p\u00ebr Ram\u00ebn. Rama do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, duke shpifur p\u00ebr figurat frym\u00ebzuese t\u00eb protest\u00ebs, duke ju k\u00ebrc\u00ebnuar apo duke bler\u00eb disa prej jush. Ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb protestuesit t\u00eb humbasin durimin dhe t\u00eb b\u00ebhen agresiv\u00eb. Por forca e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht karakteri i saj paq\u00ebsor dhe qytetar\u201d, deklaron Malaj.<\/p>\n<p>N\u00ebse deri dje kritikat ndaj Edi Ram\u00ebs vinin kryesisht nga opozita, sot panorama po ndryshon. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb figura historike t\u00eb Partis\u00eb Socialiste po distancohen nga linja zyrtare e partis\u00eb dhe po shfaqin mir\u00ebkuptim, mb\u00ebshtetje apo edhe simpati t\u00eb hapur p\u00ebr protestuesit.<\/p>\n<p>Dhe kjo mund t\u00eb jet\u00eb zhvillimi m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs politik i k\u00ebtyre jav\u00ebve: revolta nuk po prodhon vet\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebr Ram\u00ebn, por po rikthen kund\u00ebr tij edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr socialiste.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ministra-rama\/\">Ish-ministrat socialist\u00eb ngrihen kund\u00ebr kryeministrit: Ta nxjerrim partin\u00eb nga llumi ku e futi Rama<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa protestat qytetare kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 25-t\u00eb dhe presioni ndaj qeveris\u00eb po rritet, nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr po merr form\u00eb brenda kampit socialist. Emra me pesh\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs shqiptare, figura q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar Partin\u00eb Socialiste q\u00eb nga vitet e para t\u00eb tranzicionit, po dalin hapur kund\u00ebr qasjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs ndaj protest\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92643","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92643\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}