{"id":92625,"date":"2026-06-24T17:48:21","date_gmt":"2026-06-24T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/24\/arroganca-nuk-eshte-lidership-as-skuthlleku\/"},"modified":"2026-06-24T17:48:21","modified_gmt":"2026-06-24T17:48:21","slug":"arroganca-nuk-eshte-lidership-as-skuthlleku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/24\/arroganca-nuk-eshte-lidership-as-skuthlleku\/","title":{"rendered":"Arroganca nuk \u00ebsht\u00eb lidership, as skuthll\u00ebku"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardi Stefa<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb, por jo vet\u00ebm, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb arroganca t\u00eb shitet si forc\u00eb dhe skuthll\u00ebku si zgjuarsi.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri ngre z\u00ebrin, p\u00ebrbuz kund\u00ebrshtarin, sillet si pronar i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe pret t\u00eb quhet lider.<\/p>\n<p>Tjetri dredhon, b\u00ebn pazare n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, shmang p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, fshihet pas formulave dhe llogarit \u00e7do hap vet\u00ebm p\u00ebr interesin e vet, e pret t\u00eb quhet i zoti.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, as nj\u00ebri e as tjetri nuk kan\u00eb lidhje me lidershipin.<\/p>\n<p>Arroganca \u00ebsht\u00eb ves pushteti, sidomos kur pushteti zgjat aq shum\u00eb sa nis e ngat\u00ebrron veten me shtetin. \u00cbsht\u00eb ajo gjendje kur qeverisja nuk e sheh m\u00eb qytetarin si sovran; kur kritika trajtohet si bezdi, protesta si problem rendi, kund\u00ebrshtari si armik personal dhe \u00e7do institucion si veg\u00ebl q\u00eb duhet t\u00eb bindet.<\/p>\n<p>Arroganca \u00ebsht\u00eb kur pushteti nuk k\u00ebrkon m\u00eb t\u00eb bind\u00eb, por t\u00eb posht\u00ebroj\u00eb. Kur nuk shpjegon, por p\u00ebrqesh. Kur nuk p\u00ebrgjigjet, por sulmon. Kur nuk qeveris, por sillet sikur ka marr\u00eb vendin me tapi.<br \/>\nKur ka manin\u00eb p\u00ebr ta paraqitur \u00e7do kund\u00ebrshtim si komplot, \u00e7do revolt\u00eb si manipulim dhe \u00e7do zem\u00ebrim publik si padije.<\/p>\n<p>Arroganca \u00ebsht\u00eb shpesh streh\u00eb e pasiguris\u00eb. Njeriu q\u00eb nuk bind dot me argument, p\u00ebrpiqet t\u00eb imponoj\u00eb me ton dhe me batuta.<br \/>\nAi q\u00eb nuk frym\u00ebzon dot me ide, k\u00ebrkon t\u00eb sundoj\u00eb me frik\u00eb. Ai q\u00eb nuk fiton respekt, k\u00ebrkon n\u00ebnshtrim.<\/p>\n<p>N\u00ebnshtrimi nuk \u00ebsht\u00eb respekt dhe frika nuk \u00ebsht\u00eb autoritet. Nj\u00eb lider nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ul\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u2019u dukur m\u00eb i madh. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb teat\u00ebr force sa her\u00eb q\u00eb i l\u00ebkundet pushteti. Lidershipi matet me sa mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi, me sa drejt d\u00ebgjon dhe me sa ndershm\u00ebri p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sidomos kur ajo e d\u00ebmton.<\/p>\n<p>Po aq i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe skuthll\u00ebku, q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb shpesh i vihet vula e \u201cmen\u00e7uris\u00eb\u201d.<br \/>\nAi lloj opozitarizmi q\u00eb nuk ka as kuraj\u00ebn e p\u00ebrballjes, as past\u00ebrtin\u00eb e nj\u00eb q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p>Skuthi nuk nd\u00ebrton, g\u00ebrryen. Nuk del p\u00ebrball\u00eb, por vjen anash. Nuk mban fjal\u00eb, por l\u00eb shteg. Nuk mbron parime, por interesa vetjake.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb me ty, nes\u00ebr kund\u00ebr teje, pasnes\u00ebr thot\u00eb se s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb askund. Q\u00eb sot th\u00ebrret \u201cregjim\u201d, nes\u00ebr negocion p\u00ebr hallin e vet, pasnes\u00ebr hip\u00ebn n\u00eb podiumin e protest\u00ebs si shp\u00ebtimtar dhe n\u00eb dark\u00eb num\u00ebron mandatet, pazaret dhe radh\u00ebn e kamerave. Skuthi politik nuk \u00ebsht\u00eb strateg. \u00cbsht\u00eb parazit i kriz\u00ebs. Jeton nga turbullira, ushqehet me paqart\u00ebsi dhe lul\u00ebzon aty ku njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar, por jo t\u00eb organizuar. Skuthll\u00ebku \u00ebsht\u00eb teknika e atyre q\u00eb duan p\u00ebrfitimin pa koston, pushtetin pa p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb kalbur besimin publik, sepse qytetari mund t\u00eb fal\u00eb gabimin, por v\u00ebshtir\u00eb se fal mashtrimin e llogaritur.<\/p>\n<p>Q\u00eb sot th\u00ebrret \u201cregjim\u201d, nes\u00ebr negocion p\u00ebr hallin e vet, pasnes\u00ebr hip\u00ebn n\u00eb podiumin e protest\u00ebs si shp\u00ebtimtar dhe n\u00eb dark\u00eb num\u00ebron mandatet, pazaret dhe radh\u00ebn e kamerave. Skuthi politik nuk \u00ebsht\u00eb strateg. \u00cbsht\u00eb parazit i kriz\u00ebs. Jeton nga turbullira, ushqehet me paqart\u00ebsi dhe lul\u00ebzon aty ku njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar, por jo t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e 2026-s, skuthll\u00ebku politik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuaj institucion. E sheh te ata q\u00eb p\u00ebr vite kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit dhe papritur zgjohen si revolucionar\u00eb, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr rolin e tyre n\u00eb krijimin e llumit q\u00eb sot denoncojn\u00eb. E sheh te deputeti q\u00eb paradite mallkon parlamentin si fars\u00eb, nd\u00ebrsa pasdite vrapon t\u00eb ruaj\u00eb karrigen e vet brenda asaj farse. E sheh te opozitari q\u00eb e shet veten si z\u00ebri i rrug\u00ebs, por ka frik\u00eb nga nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb del jasht\u00eb kontrollit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb vet. E sheh te t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk duan ta rr\u00ebzojn\u00eb sistemin, por thjesht t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb roj\u00ebn te dera e tij.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebrit\u00eb e lodhura nga kriza, nga varf\u00ebria morale dhe nga mungesa e institucioneve t\u00eb forta, si kjo jona kan\u00eb prirje t\u2019i ngat\u00ebrrojn\u00eb k\u00ebto dy vese me virtyte.<\/p>\n<p>Arrogantin e marrin p\u00ebr t\u00eb fort\u00eb, sepse b\u00ebrtet. Skuthin e marrin p\u00ebr t\u00eb zgjuar, sepse ia hedh. Por nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb adhuron arroganc\u00ebn dhe duartroket skuthll\u00ebkun, n\u00eb fund prodhon pushtetar\u00eb q\u00eb sillen si padron\u00eb dhe opozitar\u00eb q\u00eb sillen si tregtar\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pastaj revoltohet n\u00eb kafene e sallonin e sht\u00ebpis\u00eb pse politika nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim, por me pazar; pse debati nuk ngjan me p\u00ebrballje idesh, por me duel egosh; pse institucionet nuk prodhojn\u00eb besim, por ciniz\u00ebm, zhg\u00ebnjim dhe grabitje.<\/p>\n<p>Lidershipi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr gj\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbajtur pesh\u00ebn e vendimit pa u dehur nga pushteti. \u00cbsht\u00eb guximi p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb pak\u00ebndshme edhe kur kushtojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mos e trajtuar kund\u00ebrshtarin si armik, por si pjes\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb nj\u00eb rendi demokratik. \u00cbsht\u00eb forca p\u00ebr t\u00eb mos u fshehur pas dredhive, por p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me em\u00ebr, me q\u00ebndrim dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Prandaj duhet th\u00ebn\u00eb qart\u00eb: as arroganca dhe as skuthll\u00ebku nuk jan\u00eb lidership. E para \u00ebsht\u00eb karikatur\u00eb e tij dhe forma m\u00eb e sh\u00ebmtuar e nj\u00eb pushteti q\u00eb ka humbur kontaktin me realitetin. E dyta \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e ul\u00ebt e oportunizmit dhe e mbijetes\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb duan pushtet pa moral, pa kosto dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\nNj\u00ebri e helmon hapur klim\u00ebn publike, tjetri fshehurazi.<br \/>\nNj\u00ebri t\u00eb sheh n\u00eb sy dhe t\u00eb p\u00ebrqesh. Tjetri t\u00eb buz\u00ebqesh dhe t\u00eb shet.<br \/>\nT\u00eb dy bashk\u00eb jan\u00eb arsyeja pse Shqip\u00ebria endet ende mes lodhjes, zem\u00ebrimit dhe mosbesimit.<\/p>\n<p>Por lidershipi nuk jan\u00eb as ata q\u00eb sillen sikur mjafton ta urresh kast\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb automatikisht alternativ\u00eb ndaj saj.<br \/>\nJo! N\u00eb politik\u00eb, vakumi nuk mbushet me moraliz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por me pesh\u00eb. Me njer\u00ebz q\u00eb din\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb denoncojn\u00eb, por t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Jo vet\u00ebm t\u00eb ndezin turm\u00ebn, por ta drejtojn\u00eb at\u00eb drejt nj\u00eb q\u00ebllimi. Jo vet\u00ebm t\u00eb prodhojn\u00eb parulla, por t\u00eb imponojn\u00eb kushte. P\u00ebrndryshe, edhe revolta m\u00eb e drejt\u00eb degradohet n\u00eb festival zem\u00ebrimi ku t\u00eb vjetrit mbijetojn\u00eb, sepse t\u00eb rinjt\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen ende rrezik real.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend normal nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs ul\u00ebrimtar\u00eb, as p\u00ebr minj korridoresh e parazit\u00eb mo\u00e7alesh.<br \/>\nAs p\u00ebr ata q\u00eb nuk mban er\u00ebn e mykut t\u00eb tranzicionit, q\u00eb godasin kast\u00ebn e vjet\u00ebr, por jo domosdoshm\u00ebrisht mekanizmin e saj.<\/p>\n<p>Ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb din\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb fjal\u00ebn, pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb dallojn\u00eb e respektojn\u00eb kufirin mes forc\u00ebs dhe toleranc\u00ebs, mes zgjuarsis\u00eb dhe posht\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht aty fillon lidershipi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardi Stefa N\u00eb politik\u00eb, por jo vet\u00ebm, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb arroganca t\u00eb shitet si forc\u00eb dhe skuthll\u00ebku si zgjuarsi. Nj\u00ebri ngre z\u00ebrin, p\u00ebrbuz kund\u00ebrshtarin, sillet si pronar i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe pret t\u00eb quhet lider. Tjetri dredhon, b\u00ebn pazare n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, shmang p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, fshihet pas formulave dhe llogarit \u00e7do hap vet\u00ebm p\u00ebr interesin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92625","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92625"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92625\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}