{"id":92622,"date":"2026-06-24T17:48:18","date_gmt":"2026-06-24T17:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/24\/kompania-e-zv-ministrit-te-brendshem-merr-tenderin-e-varreve-1-2-mln-euro-ja-si-e-parashikon-anuela-ristani-numrin-e-vdekjeve-ne-tirane-per-3-vitet-e-ardhshme\/"},"modified":"2026-06-24T17:48:18","modified_gmt":"2026-06-24T17:48:18","slug":"kompania-e-zv-ministrit-te-brendshem-merr-tenderin-e-varreve-1-2-mln-euro-ja-si-e-parashikon-anuela-ristani-numrin-e-vdekjeve-ne-tirane-per-3-vitet-e-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/24\/kompania-e-zv-ministrit-te-brendshem-merr-tenderin-e-varreve-1-2-mln-euro-ja-si-e-parashikon-anuela-ristani-numrin-e-vdekjeve-ne-tirane-per-3-vitet-e-ardhshme\/","title":{"rendered":"Kompania e zv.ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro\/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 3 vitet e ardhshme"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mitologji, n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e t\u00eb vdekurve, port\u00ebn Hadit e ruante Kerberi, nj\u00eb qen trekrer\u00ebsh. N\u00eb Tiran\u00ebn moderne marr\u00ebdh\u00ebniet me at\u00eb port\u00eb i mban Agjencia e Funeralit e Bashkis\u00eb.<\/p>\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb industri miliona euroshe q\u00eb zhvillohet n\u00eb kufijt\u00eb e Hadit. Korrupsioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u shfaqet njer\u00ebzve si operator i mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb n\u00ebndheshme. Njeriu duhet t\u00eb negocioj\u00eb. Nis nga porositja e varrit, tek nd\u00ebrtimi, funerali. Mungesa e varreve sjell zhvarrime, murosje, l\u00ebvizje varresh.<\/p>\n\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb shk\u00eblqen me magjin\u00eb e saj kryetarja e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani. Ajo parashikon sa njer\u00ebz do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e n\u00ebndheshme, sa lek\u00eb duhen ndar\u00eb p\u00ebr tenderat e varreve dhe cili duhet t\u2019i fitoj\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tabela e INSTAT, nga e cila m\u00ebsojm\u00eb se n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb viteve 2023 dhe 2024, jan\u00eb regjistruar respektivisht 4206 dhe 4397 vdekje. P\u00ebr vitin 2025 nuk jan\u00eb p\u00ebrpunuar t\u00eb dh\u00ebnat. E komanduara fuqiplot\u00eb Anuela Ristani, por me sa duket edhe me fuqi t\u00eb mbinatyrshme, parashikon numrin e vdekjeve!<\/p>\n<p>P\u00ebr tre vitet e ardhshme (2026-2029) Bashkia Tiran\u00eb ka porositur 13 mij\u00eb komplete varresh.<\/p>\n\n<p>Prognoza e Ristanit mund t\u00eb jet\u00eb e konsultuar edhe me t\u00eb dh\u00ebna shkencore mbi demografin\u00eb. Dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur fondi p\u00ebr tre vitet e ardhshme.<\/p>\n\n<p>Zoti i parave t\u00eb bashkis\u00eb, Ristani pasi ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim t\u00eb zymt\u00eb, ka ndar\u00eb shifr\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb parave q\u00eb duhen p\u00ebr varret dhe ka urdh\u00ebruar drejtoresh\u00ebn e Funeralit, Raimonda Shino, q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb komisionin e tenderit.<\/p>\n\n<p>Fondi limit p\u00ebr \u201cBlerje elemente t\u00eb parap\u00ebrgatitura hekur \u2013 betoni i ndar\u00eb n\u00eb 2 lote \u00ebsht\u00eb 108,8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose 1 132 677 (nje milion e nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb e dy mij\u00eb e gjasht\u00ebqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtate mij\u00eb) Euro konvertuar me kursin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqiperis\u00eb m\u00eb dat\u00eb 31 mars 2026. Parat\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Buxheti i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ndarjes, Loti 1: \u201cBlerje bordura provizore varri\u201d, ka fondin 29,7 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, ose 309 414 euro. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Lotin 2: \u201cBlerje veshje n\u00ebntok\u00ebsore varri\u201d, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion mbi 79 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, ose 823 263 euro.<\/p>\n<p>Ky super fond \u00ebsht\u00eb krijuar nga mbledhja e buxheteve t\u00eb tre viteve t\u00eb ardhshme t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Funeralit dhe nga llogaritja e fryr\u00eb e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb jan\u00eb pllaka betoni t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>M\u00eb sakt\u00eb, fondi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr fituesin e paracaktuar t\u00eb tenderit. T\u00eb dy lotet i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kompanie, nd\u00ebrsa procedura \u00ebsht\u00eb e mbushur me shkelje.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lot, komisioni, i ka skualifikuar t\u00eb gjitha ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe ka shpallur fitues kompanin\u00eb DAJTI PARK 2007 SH.P.K. t\u00eb familjes s\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Xhema Qefalia. M\u00eb 10 qershor, drejtorja Shino ka firmosur formularin e fituesit dhe ia ka d\u00ebrguar administratorit Lulzim Qefalia.<\/p>\n\n<p>Edhe n\u00eb tenderin LOTI 2 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur e nj\u00ebjta metod\u00eb, \u201cskualifikim i t\u00eb gjith\u00eb orperator\u00ebve konkurrues, p\u00ebrvec fituesit\u201d.<\/p>\n\n<p>Komisioni nuk i ka p\u00ebrfillur ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender. K\u00ebshtu, megjith\u00ebse kompania \u201cASI INVEST SH.P.K\u201d ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb furnizimin me 180 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak se sa kompania e Qefalive, komisioni ka vendosur t\u2019i mbaj\u00eb lek\u00ebt brenda \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n\n<p>Open Data Albania i ka vler\u00ebsuar t\u00eb dy tenderat me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, p\u00ebr t\u00eb alarmuar autoritetet mbi riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>Por Anuela Ristani nuk reflekton ndaj k\u00ebtyre shenjave. Ajo ia ka dh\u00ebn\u00eb tenderin kolegut t\u00eb partis\u00eb s\u00eb vet pa hezituar, ashtu si ka vepruar edhe her\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Firma \u201cDajti Park 2007\u201d ka nj\u00eb t\u00eb kaluar tep\u00ebr t\u00eb dyshimt\u00eb, me hetime dhe kalime pron\u00ebsie n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktiv\u00eb. Duke qen\u00eb se pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes Qefalia ishin n\u00eb pushtet, Xhemali deputet dhe Lul\u00ebzimi kryetar i Komun\u00ebs Dajt dhe m\u00eb von\u00eb Administrator po i Nj\u00ebsis\u00eb Dajt, firma ka qen\u00eb formalisht te familja Kalaja.<\/p>\n\n<p>Kujtim Qefalia n\u00eb vitin 1999 themeloi kompanin\u00eb \u201cQefalia\u201d sh.p.k, e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po n\u00eb vitin 2007, kur u zgjodh kryetar komune, aksionet e k\u00ebsaj kompanie i\u2019a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2004 emri i kompanis\u00eb kishte ndryshuar nga \u201cQefalia\u201d n\u00eb \u201cVllaznia\u201d. \u00a0Pas zgjedhjes s\u00eb Kujtim Qefalis\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Komun\u00ebs Dajt, kjo kompani filloi t\u00eb lul\u00ebzonte duke p\u00ebrfituar mbi 4 leje nd\u00ebrtimi n\u00eb zon\u00ebn e Freskut dhe Qesarak\u00ebs, me firm\u00ebn e vet\u00eb Kujtim Qefalis\u00eb. M\u00eb tej, n\u00eb vitin 2016, administrator i k\u00ebsaj kompanie em\u00ebrohet v\u00ebllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia.<\/p>\n\n<p>Vlera e kapitalit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie n\u00eb vitin 2012 ishte \u201c130.000.000,00 lek\u00eb. N\u00eb vitin 2014 VLLAZNIA sh.p.k, ORTAKU sh.p.k dhe D E S A R T sh.p.k, date 10.12.2014 n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrthithjeje. N\u00eb vitin 2016 shoq\u00ebria ndryshon em\u00ebr p\u00ebr h\u00ebr\u00eb t\u00eb tret\u00eb duke u quajtur \u201cDajti Park 2007\u201d. Pse ndodhi ky ndryshim? N\u00eb vitin 2016 i besuari i v\u00ebllez\u00ebrve Qefalia, Ylber Kalaja vendos t\u00eb jap dor\u00ebheqjen nga administrimi i kompanis\u00eb. Arsyeja, hetimi ndaj tij dhe kompanis\u00eb q\u00eb kishte drejtuar p\u00ebr korrupsion me tenderat e ushqimeve n\u00eb burgje. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018, Ylber Kalaja vendos t\u00eb dhuroj\u00eb aksionet e kompanis\u00eb ku 50% i\u2019a dhuroi djalit t\u00eb tij dhe 50% i\u2019a dhuroi Lulzim Qefalis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest shum\u00eb i madh \u201cbamir\u00ebsie\u201d duke patur parasysh se vlera e k\u00ebtyre aksioneve ishte 1.7 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ylber Kalaja n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit 2.6 vjet burg, me akuz\u00ebn se ka korruptuar zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Burgjeve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb fitimit t\u00eb tenderave t\u00eb ushqimeve. \u00c7udit\u00ebrisht, kompania Dajti Park 2007, e cila kishte p\u00ebrfituar k\u00ebto tendera p\u00ebrmes korrupsionit, nuk d\u00ebnohet, nuk vihet n\u00ebn sekuestro dhe nuk p\u00ebrjashtohet nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb prokurimet publike.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u201cDajti Park 2007 shpk\u201d, e familjes Qefalia ka p\u00ebrfituar 32.3 miliard\u00eb lek\u00eb transaksione thesari p\u00ebr p\u00ebriudh\u00ebn 2013 \u2013 2025.<\/p>\n\n<p>Pra, nga viti 2020 administrator i kompanis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i deputetit t\u00eb PS, Xhemal Qefalia dhe ish- kryetarit t\u00eb komun\u00ebs Dajt, Lulzim Qefalia. Kompania ndon\u00ebse me rekorde korruptive vazhdoi aktivitetin duke fituar tendera vit pas viti, kryesisht n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, ku s\u00eb fundmi ka fituar tenderin q\u00eb po flasim.<\/p>\n<p>Firma ka p\u00ebrfituar dhe nga tenderat e rind\u00ebrtimit n\u00eb Manz\u00eb, Vor\u00eb dhe Shijak. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e Open Data Albania, viti 2023 \u00ebsht\u00eb viti me xhiron m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, plot 9 miliard\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb cilat 554 milion\u00eb lek\u00eb vet\u00ebm fitim. Qefalit\u00eb nuk ndalen s\u00eb fituari as me pllakat e varreve, ne dy tenderat e fituar s\u00eb fundmi si favor nga Anuela Ristani dhe vart\u00ebsja e saj, Rajmonda Shino.<\/p>\n\n<p>Nw vitin 2022, Drejtori i Agjencis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Funerale n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb, Eliodor Ndini \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb burg nga Gjykata e Tiran\u00ebs, s\u00eb bashku me 3 punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb varrezave t\u00eb Tufin\u00ebs. Ata u prangosen me akuzen se kan\u00eb marr\u00eb ryshfet p\u00ebr rezervimin e varreve. Gjithashtu, 3 punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie, e nj\u00eb n\u00eb detyrim paraqitje. Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb SPAK ta ngrej\u00eb stek\u00ebn dhe t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb lart!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-35\/\">Kompania e zv.ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro\/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 3 vitet e ardhshme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mitologji, n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e t\u00eb vdekurve, port\u00ebn Hadit e ruante Kerberi, nj\u00eb qen trekrer\u00ebsh. N\u00eb Tiran\u00ebn moderne marr\u00ebdh\u00ebniet me at\u00eb port\u00eb i mban Agjencia e Funeralit e Bashkis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb industri miliona euroshe q\u00eb zhvillohet n\u00eb kufijt\u00eb e Hadit. Korrupsioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u shfaqet njer\u00ebzve si operator i mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb n\u00ebndheshme. Njeriu duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92622","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}