{"id":9256,"date":"2025-03-10T19:32:15","date_gmt":"2025-03-10T19:32:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/pazaret-e-gentian-gjylit-bllokojne-thethin-tenderin-3-3-miliarde-leke-e-merr-i-denuari-me-burg\/"},"modified":"2025-03-10T19:32:15","modified_gmt":"2025-03-10T19:32:15","slug":"pazaret-e-gentian-gjylit-bllokojne-thethin-tenderin-3-3-miliarde-leke-e-merr-i-denuari-me-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/10\/pazaret-e-gentian-gjylit-bllokojne-thethin-tenderin-3-3-miliarde-leke-e-merr-i-denuari-me-burg\/","title":{"rendered":"Pazaret e Gentian Gjylit bllokojn\u00eb Thethin, tenderin 3.3 miliard\u00eb lek\u00eb e merr i d\u00ebnuari me burg"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 24 qershor 2024, u hap tenderi me vler\u00eb 3.3 miliard\u00eb lek\u00eb i Autoritetit Rrugor Shqiptar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebs s\u00eb Thethit. Kjo m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb pamja e k\u00ebtij segmenti n\u00eb 24 dhjetor 2024: I pakaluesh\u00ebm!<\/p>\n\n<p>Pamjet e ardhura nga banor\u00ebt e Thethit tregojn\u00eb situat\u00ebn kritike, ku trash\u00ebsia e d\u00ebbor\u00ebs ka arritur n\u00eb 50 cm. Prej 3 dit\u00ebsh, l\u00ebvizja ishte e pamundur p\u00ebr makinat e zakonshme.<\/p>\n<p>Bor\u00ebpastrueset kan\u00eb arritur t\u00eb pastrojn\u00eb rrug\u00ebn nga Boga deri af\u00ebr Qaf\u00ebs s\u00eb Thor\u00ebs, por m\u00eb pas jan\u00eb larguar, duke l\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb bllokuar.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ka shkaktuar anulime t\u00eb shumta t\u00eb rezervimeve p\u00ebr festimet e Krishtlindjes, duke d\u00ebmtuar operator\u00ebt turistik\u00eb dhe bizneset lokale q\u00eb mb\u00ebshteten tek turist\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n\n<p>Tenderi q\u00eb u b\u00eb vitin e kaluar n\u00eb ver\u00eb kishte objektiv mir\u00ebmbajtjen e akseve rrugore n\u00eb Bog\u00eb-Theth ku duhet t\u00eb ofrohet siguria e l\u00ebvizjes p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e aksit, p\u00ebrmir\u00ebsimi i aksesit p\u00ebr turizmin duke siguruar lidhjen e leht\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb vizitojn\u00eb zonat e pasura natyrore dhe kulturore t\u00eb Bog\u00ebs dhe Thethit.<\/p>\n<p><strong>Tenderi i Gentian Gjylit<\/strong><\/p>\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb drejtorit t\u00eb Autoriteti Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, \u00ebsht\u00eb ngritur vitin e kaluar nj\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar fondin limit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ofertat. M\u00eb pas ky prokurim vajti keq e mos m\u00eb keq si rrjedhoj\u00eb e korrupsionit q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb ent shtet\u00ebror.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cLoti 2: Mir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb rruga \u201cKoplik \u2013 Bog\u00eb, Bog\u00eb \u2013 Theth, Dedaj \u2013 Raz\u00ebm\u201d (gjat\u00ebsia totale 67.3 km).<\/p>\n<p>Tenderi i hapur m\u00eb 24 qershor 2024 e ka fondin limit \u00a0329 552 917,00 lek\u00eb, por kontrata pritet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb vler\u00eb kur t\u00eb shtohet edhe TVSH. Data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte caktuar m\u00eb 29 korrik 2024. Do t\u00eb ikte vera, dimri, erdhi pranvera dhe nuk i dihet se kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb pazari p\u00ebr kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender ishin vet\u00ebm dy pjes\u00ebmarr\u00ebs: Bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201cNDERTUESI 2014\u201d &amp; \u201cVARAKU E\u201d SHPK q\u00eb ofruan ta b\u00ebjn\u00eb mir\u00ebmbajtjen me 243,533,743.21 (i vler\u00ebsuar me 297 pik\u00eb) si dhe bashkimi tjet\u00ebr i firmave \u201cRroku GUEST\u201d &amp; \u201cDEHA 2010\u201d \u00a0me propozimin 247,180,684.24 lek\u00eb pa TVSH i vler\u00ebsuar me 295 pik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr duket e leht\u00eb, por pazari ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb sepse p\u00ebrballen dy biznesmen\u00ebt q\u00eb marrin shumic\u00ebn e tenderave n\u00eb Shkod\u00ebr. I pari \u00ebsht\u00eb Sand\u00ebr Shpati, i dyti \u00ebsht\u00eb Rrok Gega.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb trajtojm\u00eb se si shkoi p\u00ebrballja e tyre, duke marr\u00eb shkas nga ofertat e b\u00ebra, del se sa i fryr\u00eb \u00ebsht\u00eb fondi limit nga komisioni i Gentian Gjylit. Diferenca e ofertave me fondin limit \u00ebsht\u00eb afro 900 milion\u00eb lek\u00eb!<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00eb\u00a0 29 korrik 2024, nga autoriteti kontraktor ARRSH, nd\u00ebrsa m\u00eb 29 gusht 2024 jan\u00eb njoftuar operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs mbi rezultatet sipas Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve pas faz\u00ebs s\u00eb parakualifikimit. Sipas k\u00ebtij vler\u00ebsimi, bashkimi \u201cRroku Guest\u201d SHPK &amp; \u201cDeha 2010\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb skualifikuar, nd\u00ebrsa BOE \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d SHPK &amp; \u201cVaraku E\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb kualifikuar.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 4 shtator 2024, ka shkuar ankesa e par\u00eb pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht tek Autoriteti Rrugor. Kuptohet Rrok Gega nuk ishte dakord me skualifikimin e ofert\u00ebs s\u00eb tij ekonomike, prandaj do ta kthente p\u00ebrmbys tenderin me fuqin\u00eb e lidhjeve t\u00eb tij politike.<\/p>\n\n<p>M\u00eb dat\u00eb 13 shtator 2024, Gjyli i ka kthyer p\u00ebrgjigje se nuk e pranonte ankes\u00ebn e \u201cRroku Guest\u201d SHPK &amp; \u201cDeha 2010\u201d SHPK. Gjyli kishte disa muaj n\u00eb krye t\u00eb ARRSH dhe ndihej i fuqish\u00ebm n\u00eb postin q\u00eb sapo e kishte marr\u00eb. Kujtojm\u00eb se Gentian Gjyli u em\u00ebrua drejtor i ARRSH-s\u00eb, m\u00eb 28 mars 2024, nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit nga SPAK t\u00eb ish-drejtorit,\u00a0 Evis Berberi, njeriu i besuar i Zv\/Kryeministres Belinda Balluku<\/p>\n<p>Gjyli ishte nj\u00eb em\u00ebrim i brendsh\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e ARRSH. M\u00eb par\u00eb ai ka mbajtur postin e shefit t\u00eb sektorit t\u00eb projekteve dhe s\u00eb fundmi at\u00eb t\u00eb zv drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ARRSH.<\/p>\n<p>Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK pasi akuzohet p\u00ebr korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK zbuloi skem\u00ebn si Berberi gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Efi\u00e7enc\u00ebn e Energjis\u00eb, por dhe s\u00eb fundmi n\u00eb krye t\u00eb ARRSH-s\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb 6 tendera kompanis\u00eb s\u00eb ortakut t\u00eb tij Valter Begaj dhe m\u00eb pas fitimet i kalonin kompanis\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebronte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte.<\/p>\n<p>Por Gega e kishte kapur fort Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) me \u201cargumente\u201d. M\u00eb 31 tetor 2024, me Vendimin nr. 1541\/2024, KPP vendosi t\u00eb pranoj\u00eb ankes\u00ebn e paraqitur nga \u201cRroku Guest\u201d SHPK n\u00eb lidhje me skualifikimin e tyre nga procedura e prokurimit.<\/p>\n<p>ARRSH urdh\u00ebrohej t\u00eb anulonte vendimin e mbi skualifikimin e \u201cRroku Guest\u201d SHPK &amp; \u201cDeha 2010\u201d SHPK si dhe t\u00eb korrigjonte shkeljet duke e kualifikuar k\u00ebt\u00eb bashkim operator\u00ebsh ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi u verifikua nga KPP se ARRSH ka kryer rivler\u00ebsimin e procedur\u00ebs duke e kualifikuar operatorin \u00a0\u201cRroku Guest\u201d SHPK &amp; \u201cDeha 2010\u201d SHPK, m\u00eb 19 n\u00ebntor 2024, u vendos \u201cT\u00eb lejoj\u00eb autoritetin kontraktor p\u00ebr vijimin me hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Thethi vazhdonte i bllokuar nga bora, m\u00eb 23 dhjetor 2024, ARRSH ka publikuar n\u00eb sistemin elektronik dokumentin \u201cFormular Njoftim -Fituesi Paraprak\u201d, nd\u00ebrsa publikimi n\u00eb APP daton m\u00eb 30 dhjetor 2024. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb shpallur s\u00ebrish fitues bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d SHPK &amp; \u201cVaraku E\u201d SHPK.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt epara t\u00eb janarit, \u201cRroku Guest\u201d SHPK &amp; \u201cDeha 2010\u201d SHPK, kund\u00ebrshton s\u00ebrish vendimmarrjen. \u00a0Madje k\u00ebt\u00eb radh\u00eb k\u00ebrkohet skualifikimi i bashkimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb Nd\u00ebrtuesi 2014\u201d SHPK &amp; \u201cVaraku E\u201d SHPK si ofert\u00eb anomalisht e ul\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Rrok Geg\u00ebn p\u00ebrmbyset tenderi <\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00ebra nga ofertat \u00ebsht\u00eb anomalisht e ul\u00ebt, si mund t\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb tjetra, kur diferenca \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 40 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra? K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn t\u00eb mundur kryetari Jonaid Myzyri q\u00eb si nj\u00eb magjistar do t\u2019ia jepte fitoren ofert\u00ebs m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm t\u00eb KPP.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb BOE \u201cNdertuesi 2014\u201d &amp; \u201cVaraku E\u201d b\u00ebri ofert\u00ebn 243,533,743.21 lek\u00eb pa TVSH nd\u00ebrsa<\/p>\n<p>BOE \u201cRroku Guest\u201d &amp; \u201cDeha 2010\u201d propozoi 247,180,684.24 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Komisioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri u vu n\u00eb l\u00ebvizje me ankes\u00ebn e Rrok Geg\u00ebs m\u00eb 6 janar 2025. M\u00eb dat\u00eb 7 janar 2025, Sand\u00ebr Shpati i \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d SHPK \u00a0ka depozituar pran\u00eb KPP-s\u00eb, \u201cFormular Argumentesh\u201d.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, me shpejt\u00ebsi rrufe, m\u00eb 9 janar 2025, ka shkuar n\u00eb KPP vendimi i ARRSH, q\u00eb konstaton se oferta e paraqitur nga bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201cNd\u00ebrtuesi 2014\u201d &amp; \u201cVaraku E\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb anomalisht e ul\u00ebt, m\u00eb pak se 25% t\u00eb fondit limit), kur b\u00ebnte tenderin n\u00eb korrik 2024.<\/p>\n<p>Ku e kishte makin\u00ebn llogarit\u00ebse drejtor Gjyli kur e b\u00ebri tenderin n\u00eb korrik 2024 dhe shpalli fituese ofert\u00ebn \u201canomalisht t\u00eb ul\u00ebt\u201d? Por di\u00e7ka kishte ndryshuar. P\u00ebrve\u00e7 presionit t\u00eb Rrok Geg\u00ebs p\u00ebrmes KPP, drejtorin e kan\u00eb thirrur ato dit\u00eb n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Drejtori i ARRSH-s\u00eb, Gentian Gjyli \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me (SPAK) m\u00ebngjesin e ftoht\u00eb t\u00eb 14 janarit 2025.<\/p>\n<p>Ai ka q\u00ebndruar n\u00eb SPAK p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 2 or\u00eb. Burimet b\u00ebjn\u00eb me dije se ai \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar mbi procedurat e ndjekura n\u00eb tender\u00ebt e rrug\u00ebve, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte numri 2 i ARRSH-s\u00eb dhe drejtor Evis Berberi, n\u00eb hetim nga SPAK n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u2018arrest me burg\u2019.<\/p>\n<p>Vendimi me 40 faqe i firmosur nga Jonaid Myzyri, i publikuar m\u00eb 5 mars 2024 p\u00ebrfundon me urdhrin p\u00ebr rishikimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, duke pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Rrok Geg\u00ebs.<\/p>\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Rrok Gega?<\/strong><\/p>\n<p>Rrok Gega \u00ebsht\u00eb pronari de facto i kompanis\u00eb \u201cRroku Guest\u201d shpk. N\u00eb maj t\u00eb vitit 2008, Rrok Gega nga Shkodra, ka themeluar kompanin\u00eb e projektimit dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cRroku Guest\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Gjykata e Shkodr\u00ebs e d\u00ebnoi Rrok Geg\u00ebn me 3.6 vite burg p\u00ebr krijim t\u00eb skemave t\u00eb mashtrimit dhe falsifikim t\u00eb dokumenteve, p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cRroku Guest\u201d.<\/p>\n<p>Rrok Gega \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me fatura TVSH-je fiktive, si n\u00ebnkontraktor i nj\u00eb kompanie p\u00ebr kryerjen e punimeve publike, duke grabitur buxhetin e shqiptar\u00ebve. Gjat\u00eb hetimeve, kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur, Rrok Gega e ka pranuar krimin ekonomik, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb penduar.<\/p>\n<p>Kjo kompani nuk mund t\u00eb marr\u00eb tendera publik\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, por pas burgut, Rrok Gega vendosi t\u00eb kaloj\u00eb kompanin\u00eb n\u00eb emrin bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Vera Gega, duke vijuar k\u00ebshtu avazin e vjet\u00ebr. Tashm\u00eb duke u fshehur pas bashk\u00ebshortes, Rrok Gega, ka marr\u00eb qindra milion\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit, p\u00ebrmes tenderave t\u00eb dyshimt\u00eb, shpeshher\u00eb m\u00eb paracaktim.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pazaret-e-gentian-gjylit-bllokojne-thethin-tenderin-3-3-miliarde-leke-e-merr-i-denuari-me-burg\/\">Pazaret e Gentian Gjylit bllokojn\u00eb Thethin, tenderin 3.3 miliard\u00eb lek\u00eb e merr i d\u00ebnuari me burg<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 24 qershor 2024, u hap tenderi me vler\u00eb 3.3 miliard\u00eb lek\u00eb i Autoritetit Rrugor Shqiptar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebs s\u00eb Thethit. Kjo m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb pamja e k\u00ebtij segmenti n\u00eb 24 dhjetor 2024: I pakaluesh\u00ebm! Pamjet e ardhura nga banor\u00ebt e Thethit tregojn\u00eb situat\u00ebn kritike, ku trash\u00ebsia e d\u00ebbor\u00ebs ka arritur n\u00eb 50 cm. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9256","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9256"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9256\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}