{"id":92526,"date":"2026-06-23T15:48:13","date_gmt":"2026-06-23T15:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/23\/deputetja-e-shkodres-nxjerr-mesazhet-me-ramen-dhe-i-kerkon-doreheqjen-skam-frike\/"},"modified":"2026-06-23T15:48:13","modified_gmt":"2026-06-23T15:48:13","slug":"deputetja-e-shkodres-nxjerr-mesazhet-me-ramen-dhe-i-kerkon-doreheqjen-skam-frike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/23\/deputetja-e-shkodres-nxjerr-mesazhet-me-ramen-dhe-i-kerkon-doreheqjen-skam-frike\/","title":{"rendered":"Deputetja e Shkodr\u00ebs nxjerr mesazhet me Ram\u00ebn dhe i k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen: S\u2019kam frik\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja socialiste Marjana Ko\u00e7eku i ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur Kryeministrit Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e publikuar n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Facebook, Ko\u00e7eku shpreh se populli shqiptar nuk po frym\u00ebzohet m\u00eb nga kryeministri Rama dhe kasta e vjet\u00ebr politike, ndaj dhe shton se akti i fundit politik i kryesocialistit duhet t\u00eb jet\u00eb dor\u00ebheqja.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, deputetja socialiste e qarkut Shkod\u00ebr, Marjana Ko\u00e7eku njoftoi n\u00eb media sociale largimin nga Partia Socialiste. Ajo ka postuar edhe p\u00ebrmbajtjen e mesazheve me kryeministrin Rama pasi ka marr\u00eb vendimin t\u00eb largohet nga PS.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb shpalljes deputete e pavarur, Ko\u00e7eku nuk iu p\u00ebrgjigj telefonatave nga koleg\u00ebt e saj n\u00eb PS, sipas deklarat\u00ebs q\u00eb b\u00ebri edhe kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla jav\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas \u2018Neomal\u00ebsorja\u2019 vendosi edhe t\u2019iu bashkohet protestave para Kryeministris\u00eb kund\u00ebr projektit t\u00eb Zv\u00ebrnecit.<\/p>\n<p>Ajo ka publikuar edhe p\u00ebrmbajtjen e mesazheve me kryeministrin Rama pasi ka marr\u00eb vendimin t\u00eb largohet nga PS.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Marjana Ko\u00e7ekut:<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebr e Hapun<\/p>\n<p>Kryeministrit z. Edi Rama<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Mbasditen e sotme pritet t\u00eb jet\u00eb dita e 24-t\u00eb e nji proteste prej dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebsh t\u00eb mbledhun n\u00eb shesh, t\u00eb revoltuem e t\u00eb lodhun nga indiferenca, dehja dhe deliri i pushtetit t\u00eb krejt klas\u00ebs politike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Populli ju ka k\u00ebrku nji rresht pikash, t\u00eb cilat ju, p\u00ebrve\u00e7se keni shmang\u00eb p\u00ebrballjen dhe llogaridhanien q\u00eb ju takon si drejtues i shtetit, po p\u00ebrpiqeni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb t\u2019i fyeni, t\u2019i ulni shpirtnisht dhe t\u2019i denigroni, edhe pse ata po ushtrojn\u00eb nji t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tyne themelore kushtetuese: protest\u00ebn.<\/p>\n<p>Populli shqiptar ka ndjenja t\u00eb thella mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr SHBA-n\u00eb dhe kjo protest\u00eb nuk u kund\u00ebrvihet aspak atyne, por sistemit t\u00eb mbrendsh\u00ebm q\u00eb asht krijue nd\u00ebr dekada mbi frik\u00ebn, servilizmin dhe t\u00ebhuajsimin e qenies shqiptare. Nji sistem ku, pamvar\u00ebsisht iluzioneve t\u00eb para q\u00eb m\u2019u krijuen, nuk e gjeta veten, s\u00eb paku jo si pjes\u00eb e nji partie t\u00eb caktume.<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb, sidomos qysh se u bana pjes\u00eb fizike e saj, m\u00eb bani me kuptue edhe ma shum\u00eb se shqiptar\u00ebt, ma n\u00eb fund, po e llogarisin atdheun e tyne si atdhe; po e shohin vendin e tyne si nji hapsin\u00eb t\u00eb jetueshme, ku duhet t\u00eb kthehen dhe jo si nji tok\u00eb prej s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb largohen. E admiroj q\u00ebndres\u00ebn e tyne, kjo tregon se kena kujt me i sh\u00ebrbye!<\/p>\n<p>Populli shqiptar po tenton me kalu nga vegj\u00eblia n\u00eb sovranitet p\u00ebr me shpreh vullnetin e penguem dhe, pas kaq shum\u00eb motesh, p\u00ebr me realizue kalimin nga nd\u00ebrgjegjja personale te vet\u00ebdija kolektive, q\u00eb mbart thell\u00eb e past\u00ebr mrenda vetes t\u00eb trija koh\u00ebt e njerit.<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr, brezi i ri, t\u00eb cilit un\u00eb i p\u00ebrkas, nuk intimidohet ashtu si brezi i prindve ton\u00eb, i cili shpesh pranonte poshtnimin dhe shantazhohej nga nevoja p\u00ebr me mbijetue. Ky brez asht pa komplekse dhe k\u00ebrkon me e manifestu energjin\u00eb dhe lirin\u00eb e vet pa u ba mash\u00eb e as hije e pushtetit.<\/p>\n<p>Hymja jeme n\u00eb politik\u00eb ka qen\u00eb nji vendim q\u00eb m\u00eb mori koh\u00eb p\u00ebr me e gjet guximin q\u00eb ta bajsha at\u00eb hap, por largimi nga formacioni q\u00eb ju keni nd\u00ebrtue dhe q\u00eb sot ndodhet n\u00eb nji dehje t\u00eb thell\u00eb pushteti, m\u00eb k\u00ebrkoi edhe ma shum\u00eb koh\u00eb derisa gjeta guximin p\u00ebr me e realizue.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb lodh\u00eb dhe nuk frym\u00ebzohen ma as nga ju, e as nga kasta e vjet\u00ebr politike. Kjo iu ka \u00e7ue n\u00eb nji kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb legjitimiteti e cila v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb tejkalohet pa pasoja a l\u00ebshime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimet, p\u00ebr t\u00eb cilat qytetar\u00ebt nuk u pyet\u00ebn kurr\u00eb, i bajn\u00eb hije edhe tok\u00ebs edhe qiellit. Mohuesit e rimohuesit e k\u00ebtij vendi i kan\u00eb shnd\u00ebrrue n\u00eb nji p\u00ebrzimje pa identitet dhe duket sikur shtyjn\u00eb njani-tjetrin me brryla. Prandaj me t\u00eb drejt\u00eb, nuk besohet ma n\u00eb zhvillimin q\u00eb ju proklamoni.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7mimi i revolt\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb dhe kauzave si ajo e Rrjollit, Zv\u00ebrnecit e shum\u00eb t\u00eb tjerave n\u00eb koh\u00eb, kan\u00eb nd\u00ebrtue nji ngrehin\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsish q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shembet ma.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb pyesin pse nuk fola ma her\u00ebt, p\u00ebrgjigjja nuk k\u00ebrkon shum\u00eb koh\u00eb. Drejtuesit e grupit q\u00eb lash\u00eb pas nuk e pranonin mendimin ndryshe, as debatin, as ndjeshm\u00ebnin\u00eb morale. Madje ata me \u00e7do mjet p\u00ebrpiqen t\u2019ia marrin frym\u00ebn edhe tentativ\u00ebs ma t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr me qen\u00eb ndryshe, a me mendim t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Jam e bindun se me bot\u00ebkuptime t\u00ebhuajsuese nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohen realitete t\u00eb sigurta p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Prandaj asht koha t\u00eb kalojm\u00eb nga nd\u00ebrtimi i projekteve 3D te nd\u00ebrtimi i nji bot\u00ebkuptimi tjet\u00ebr, ma autentik, t\u00eb cilin kjo protest\u00eb po e mbjell dhe po e udh\u00ebheq ma s\u00eb miri, nji bot\u00ebkuptim ku i hueji nuk trajtohet ma mir\u00eb se i joti, nji mend\u00ebsi q\u00eb i lejon shqiptarit me qen\u00eb zot n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>Anmiqt\u00eb e vendit ton\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb thuejse kurr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, ashtu si\u00e7 po p\u00ebrpiqeni edhe ju t\u2019i pikturoni, por kan\u00eb qen\u00eb ma s\u00eb shumti t\u00eb mbrendsh\u00ebm, t\u00eb strukun mir\u00eb, t\u00eb kollarisun dhe t\u00eb kapluem nga dalldia e pushtetit dhe shk\u00ebputja nga realiteti.<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr, nji zhvillim asht i mir\u00eb vet\u00ebm kur u sh\u00ebrben njer\u00ebzve t\u00eb vet dhe kur i mban ata n\u00eb mir\u00ebqenie, pa qen\u00eb t\u00eb detyruem t\u00eb bahen emigrant\u00eb n\u00eb tok\u00eb t\u00eb huej e turist\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vet. P\u00ebrndryshe, ky zhvillim bahet i dhunsh\u00ebm, n\u00ebse t\u00eb detyron t\u00eb harrosh se kush je e se kujt i p\u00ebrket.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb medoemos p\u00ebr t\u00eb huej\u00ebn; ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb realiz\u00ebm dhe p\u00ebr nji zhvillim q\u00eb respekton natyr\u00ebn, pron\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, vlerat dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr nj\u00eb zhvillim q\u00eb nuk mohon parimin e solidaritetit me brezat e ardhsh\u00ebm. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb me nd\u00ebrgjegjen e s\u00eb nes\u00ebrmes.<\/p>\n<p>Si deputete e kam pa nga af\u00ebr dhe jam e bindun se edhe nji pjes\u00eb e madhe e elit\u00ebs politike nuk ka ma besim te ju, por guximi p\u00ebr me u rr\u00ebfye dhe p\u00ebr me veprue mund t\u00eb lypin edhe pak koh\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit munden me rrok\u00eb nji ideologji t\u00eb caktueme n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb ajo u garanton nji perspektiv\u00eb individuale dhe nji siguri kolektive. Sot n\u2019Shqipni t\u00eb dyja k\u00ebto po \u00e7alojn\u00eb thell\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Dit\u00eb mbas dite shqiptar\u00ebt n\u00eb shesh dhe ata q\u00eb i mb\u00ebshtesin prej larg po japin mesazhin se nuk jan\u00eb nji popull i ndaluem dhe nuk pranojn\u00eb ma t\u00eb jen\u00eb t\u00eb harruem. Kjo protest\u00eb asht nji lum\u00eb i rr\u00ebmbyesh\u00ebm q\u00eb rrjedh n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e historis\u00eb dhe q\u00eb nuk pranon ma t\u00eb trajtohet sikur nuk shihet dhe nuk ndihet.<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshja mes shtetit dhe kombit \u00e7on n\u00eb shkelje t\u00eb randa t\u00eb moralit, n\u00eb aleanca pa parime, n\u00eb hedoniz\u00ebm t\u00eb verb\u00ebt dhe n\u00eb fund n\u00eb nji kulm t\u00eb ri t\u00eb s\u00eb keqes: p\u00ebrqeshjen e Shqipnis\u00eb. Dhe ky pokeriz\u00ebm q\u00eb po i bahet vendit ton\u00eb, po na shpie qorrazi n\u00ebp\u00ebr nat\u00eb drejt p\u00ebrplasjes me ajsbergun.<\/p>\n<p>Jeni ende n\u00eb koh\u00eb ta ndaloni k\u00ebt\u00eb. T\u00eb shfuqizoni ligjet klienteliste e favorizuese, t\u00eb mendoni p\u00ebr Republik\u00ebn dhe p\u00ebr popullin shqiptar, i cili ka pa dhe ka p\u00ebrjetue mjaftuesh\u00ebm dhe q\u00eb tash meriton t\u00eb respektohet dhe t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se ka shum\u00eb kumona q\u00eb bien mbrenda jush, por ajo q\u00eb di po ashtu asht se kryeministri nuk asht m\u00ebkamb\u00ebsi i Zotit. N\u00ebse hyjnorja nuk e lyp kurr\u00eb legjitimitetin, kryeministri e lyp at\u00eb periodikisht. Dhe n\u00ebse d\u00ebshironi q\u00eb legjitimiteti t\u2019iu rikthehet, at\u00ebher\u00eb ndigjojeni sheshin. Ndigjojeni ahtin e popullit tuej.<\/p>\n<p>Nuk asht detyr\u00eb e pushtetit ta bajn\u00eb njeriun t\u00eb lumtun, detyr\u00eb e tij asht me krijue kushtet q\u00eb ai me mujt\u00eb me qen\u00eb i lumtun. Protestuesit nuk jan\u00eb as libertin\u00eb, as jakobin\u00eb; jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb vendos\u00eb me iu rikthye vendit, vetes dhe dinjitetit t\u00eb tyne.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u2019jua doja t\u00eb mir\u00ebn, do t\u2019ju uroja ma pak pushtet dhe ma shum\u00eb fisnik\u00ebri. Kjo arrihet vet\u00ebm n\u00ebse kryeni aktin tuej t\u00eb mbram\u00eb politik: at\u00eb t\u00eb dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>E di se ky vendim k\u00ebrkon ndjeshm\u00ebni morale, fisnik\u00ebri politike dhe mbi t\u00eb gjitha atdhedashni. Uroj t\u2019i gjeni sa ma par\u00eb k\u00ebto virtyte, q\u00eb vendin q\u00eb shqiptar\u00ebt jua dhan\u00eb ta leni me dinjitet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, jeni ende n\u2019koh\u00eb.<\/p>\n<p>Sheshi po th\u00ebrret me za eumenidje. Po i jep pushtetit mund\u00ebsin\u00eb me vendos\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. Prandaj si deputete e Kuvendit dhe si qytetare e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ju baj thirrje me vepru n\u00eb em\u00ebn t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; n\u00eb em\u00ebn t\u00eb asaj q\u00eb asht dhe jo t\u00eb asaj q\u00eb ju mendoni se asht; t\u2019i shp\u00ebrbleni shqiptar\u00ebt me dor\u00ebheqjen tuej.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhet e fundit q\u00eb kena shk\u00ebmbye m\u00eb keni than\u00eb se kam me mbet\u00eb vet\u00ebm e pa besim dhe as njer\u00ebzit e maleve nuk kan\u00eb me m\u00eb p\u00ebrfill\u00eb ma. Por un\u00eb nuk kam frik\u00eb me ec\u00eb vet\u00ebm, un\u00eb jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim.<\/p>\n<p>Marjana Ko\u00e7eku<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/deputetja-4\/\">Deputetja e Shkodr\u00ebs nxjerr mesazhet me Ram\u00ebn dhe i k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen: S\u2019kam frik\u00eb\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja socialiste Marjana Ko\u00e7eku i ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur Kryeministrit Rama. N\u00eb letr\u00ebn e publikuar n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb Facebook, Ko\u00e7eku shpreh se populli shqiptar nuk po frym\u00ebzohet m\u00eb nga kryeministri Rama dhe kasta e vjet\u00ebr politike, ndaj dhe shton se akti i fundit politik i kryesocialistit duhet t\u00eb jet\u00eb dor\u00ebheqja. Kujtojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92526","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92526\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}