{"id":92501,"date":"2026-06-23T10:48:20","date_gmt":"2026-06-23T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/23\/protesta-ultimatumi-dhe-kufijte-e-kerkesave-politike\/"},"modified":"2026-06-23T10:48:20","modified_gmt":"2026-06-23T10:48:20","slug":"protesta-ultimatumi-dhe-kufijte-e-kerkesave-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/23\/protesta-ultimatumi-dhe-kufijte-e-kerkesave-politike\/","title":{"rendered":"Protesta, ultimatumi dhe kufijt\u00eb e k\u00ebrkesave politike"},"content":{"rendered":"<p>Nga Altin Ketro <\/p>\n<p>Ka nj\u00eb ngjarje e cila mund t\u00eb merret si analogji me situat\u00ebn politike q\u00eb po zhvillohet sot n\u00eb Shqip\u00ebri. Kryeministri britanik, Keir Starmer, dha dor\u00ebheqjen dy vjet pasi riktheu n\u00eb pushtet Partin\u00eb Laburiste, e cila p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte mundur nga konservator\u00ebt. Pasi mori drejtimin e qeveris\u00eb, ai u p\u00ebrball me kufizimet e realpolitik\u00ebs dhe nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbushte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb premtimeve elektorale.<\/p>\n<p>Kjo u reflektua n\u00eb zgjedhjet e para vendore pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet, ku laburist\u00ebt p\u00ebsuan humbje. Rezultati prodhoi pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe nj\u00eb kriz\u00eb besimi brenda vet\u00eb grupit parlamentar laburist. Pik\u00ebrisht kombinimi i k\u00ebtyre dy faktor\u00ebve: humbja e mb\u00ebshtetjes elektorale dhe l\u00ebkundja e mb\u00ebshtetjes politike n\u00eb Parlament, \u00e7oi n\u00eb dor\u00ebheqjen e Starmerit.<\/p>\n<p>Tani le t\u00eb kthehemi n\u00eb realitetin shqiptar.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, organizator\u00ebt e protest\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash politike. Dy prej tyre jan\u00eb thelb\u00ebsoret: dor\u00ebheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama dhe e qeveris\u00eb s\u00eb tij, si dhe krijimi i nj\u00eb qeverie teknike e tranzitore, jopartiake me mandat 12 mujor.<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht po ndalem vet\u00ebm te k\u00ebto dy k\u00ebrkesa, sepse ato jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb synojn\u00eb ndryshimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb pushtetit politik n\u00eb vend. T\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e tjera, pavar\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb, mbeten debate programore dhe institucionale q\u00eb mund t\u00eb zhvillohen brenda rendit aktual politik.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim duhet th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike nuk i p\u00ebrgjigjet realitetit politik shqiptar. Historia e qeverive teknike n\u00eb Shqip\u00ebri ka treguar se ato nuk kan\u00eb qen\u00eb qeveri me mandat t\u00eb plot\u00eb politik, por struktura t\u00eb p\u00ebrkohshme administrimi, t\u00eb ngritura p\u00ebr t\u00eb menaxhuar tranzicione n\u00eb periudha krizash t\u00eb thella. Shembujt m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i gjejm\u00eb n\u00eb vitet 1991-1992 dhe n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb iluzion t\u00eb mendosh se nj\u00eb qeveri teknike q\u00ebndron mbi politik\u00ebn. Ajo merr vendime politike, administron shtetin dhe zbaton politika publike, por pa mbajtur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike p\u00ebrpara qytetar\u00ebve si nj\u00eb qeveri e dal\u00eb nga vota.<\/p>\n<p>Por problemi kryesor i k\u00ebsaj k\u00ebrkese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Si mund t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare me 85 mandate t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pushtetin tek nj\u00eb qeveri teknike me mandat 12 mujor?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb demokraci parlamentare, pushteti nuk buron nga ultimatumi politik, por nga numrat n\u00eb Kuvend. Sot qeveria Rama jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka humbur shumic\u00ebn parlamentare, por vazhdon ta g\u00ebzoj\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsoliduar. Nuk ka rebelim t\u00eb brendsh\u00ebm, nuk ka kriz\u00eb votash dhe nuk ka asnj\u00eb situat\u00eb t\u00eb krahasueshme me at\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb largimin e Starmerit n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>Madje, edhe n\u00eb skenarin m\u00eb ekstrem, kryeministrit Rama dhe shumic\u00ebs socialiste do t\u2019u interesonte t\u00eb shkonin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme sesa t\u2019u jepnin kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj, nj\u00eb vit koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u organizuar.<\/p>\n<p>Ekziston edhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb e b\u00ebn problematike k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike 12 mujore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria shqiptare ka nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Bashkimin Evropian p\u00ebr p\u00ebrmbylljen e negociatave brenda vitit 2027, protestuesit k\u00ebrkojn\u00eb ngritjen e nj\u00eb qeverie tranzitore q\u00eb nuk ka marr\u00eb mandat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces dhe q\u00eb do t\u00eb kishte natyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim nuk jan\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje administrative. Ato k\u00ebrkojn\u00eb vazhdim\u00ebsi politike, vendimmarrje t\u00eb qart\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye partner\u00ebt evropian\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb me qeveri q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb politik dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb q\u00ebndrueshme parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrprerje e k\u00ebsaj vazhdim\u00ebsie do t\u00eb krijonte pasiguri dhe rrezik real p\u00ebr ngadal\u00ebsimin e procesit t\u00eb negociatave. Shqip\u00ebria nuk ka luksin t\u00eb humbas\u00eb koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur objektivi strategjik i integrimit evropian \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull i fresk\u00ebt vjen nga Britania e Madhe. Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Keir Starmer, samiti i planifikuar mes Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Bashkimit Evropian u shty deri n\u00eb qart\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb re politike n\u00eb Lond\u00ebr. Kjo tregon se proceset strategjike nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkojn\u00eb jo vet\u00ebm institucione funksionale, por edhe qart\u00ebsi politike mbi at\u00eb se kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vendimmarrjen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, edhe Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrballej me t\u00eb nj\u00ebjtin problem, nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pasigurie politike pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur vendi synon t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb nuk duhet harruar. N\u00eb vitin 2027, Tirana do t\u00eb pres\u00eb Samitin e NATO-s, nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si vend an\u00ebtar i Aleanc\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb till\u00eb, pyetja q\u00eb lind natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00ebse nj\u00eb qeveri teknike me mandat kalimtar do t\u00eb kishte pesh\u00ebn dhe autoritetin e nevojsh\u00ebm politik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin n\u00eb nj\u00eb forum t\u00eb k\u00ebtij niveli.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkesa p\u00ebr qeveri teknike nuk duket si nj\u00eb zgjidhje reale e kriz\u00ebs, por m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb formul\u00eb politike q\u00eb nuk gjen mb\u00ebshtetje as n\u00eb aritmetik\u00ebn parlamentare dhe as n\u00eb prioritetet strategjike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, t\u00eb dashur organizator\u00eb t\u00eb protest\u00ebs, pavar\u00ebsisht se n\u00eb bulevard dalin edhe shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb kan\u00eb halle dhe shqet\u00ebsime me administrat\u00ebn publike, k\u00ebrkesat q\u00eb paraqisni nuk i p\u00ebrgjigjen realitetit politik aktual.<\/p>\n<p>Kjo qeveri u rikonfirmua si shumic\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare n\u00eb maj 2025, fitoi s\u00ebrish n\u00eb zgjedhjet e pjesshme vendore t\u00eb n\u00ebntorit 2025 dhe nuk p\u00ebrballet me asnj\u00eb kriz\u00eb numrash n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse synimi juaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebheni alternativ\u00eb pushteti, rruga nuk kalon nga k\u00ebrkesa q\u00eb shumica parlamentare t\u2019ju dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb qeverisjen, por nga nd\u00ebrtimi i mb\u00ebshtetjes elektorale. Shfryt\u00ebzojeni koh\u00ebn deri n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027 p\u00ebr t\u00eb matur forcat tuaja n\u00eb terren, p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish dhe k\u00ebshilla bashkiak\u00eb. Aty fillon prova e par\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb politike p\u00ebrpara betej\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb vitit 2029.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, q\u00ebndroni me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe k\u00ebrkoni mb\u00ebshtetje n\u00eb elektorat anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse n\u00eb demokraci pushteti nuk fitohet me ultimatume apo me retorik\u00eb revolucioni, por me vota.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Altin Ketro Ka nj\u00eb ngjarje e cila mund t\u00eb merret si analogji me situat\u00ebn politike q\u00eb po zhvillohet sot n\u00eb Shqip\u00ebri. Kryeministri britanik, Keir Starmer, dha dor\u00ebheqjen dy vjet pasi riktheu n\u00eb pushtet Partin\u00eb Laburiste, e cila p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte mundur nga konservator\u00ebt. Pasi mori drejtimin e qeveris\u00eb, ai u p\u00ebrball me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92501","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92501\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}