{"id":92467,"date":"2026-06-22T20:48:19","date_gmt":"2026-06-22T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/parate-e-oshis-arisa-cane-i-lidh-telat-me-artan-lleshin-dhe-ilir-rrapajn-vazhdon-vjedhja-drejtoresha-e-sterilizimit-shteteror-dergon-miliarda-leke-tek-ish-drejtori-i-koncesionit\/"},"modified":"2026-06-22T20:48:19","modified_gmt":"2026-06-22T20:48:19","slug":"parate-e-oshis-arisa-cane-i-lidh-telat-me-artan-lleshin-dhe-ilir-rrapajn-vazhdon-vjedhja-drejtoresha-e-sterilizimit-shteteror-dergon-miliarda-leke-tek-ish-drejtori-i-koncesionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/parate-e-oshis-arisa-cane-i-lidh-telat-me-artan-lleshin-dhe-ilir-rrapajn-vazhdon-vjedhja-drejtoresha-e-sterilizimit-shteteror-dergon-miliarda-leke-tek-ish-drejtori-i-koncesionit\/","title":{"rendered":"Parat\u00eb e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn\/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e \u201cSterilizimit shtet\u00ebror\u201d d\u00ebrgon miliarda lek\u00eb tek ish-drejtori i koncesionit"},"content":{"rendered":"<p>Dekada e Koncesionit t\u00eb Sterilizimit, q\u00eb i kushtoi shtetit 153 milion\u00eb euro, u mbyll n\u00eb dhjetor 2025 dhe menj\u00ebher\u00eb u cel nj\u00eb der\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr korrupsion. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb firmosi nj\u00eb kontrat\u00eb 10-vje\u00e7are me kompanin\u00eb \u201cSani Service\u201d, ku vlera parashikohej n\u00eb 100 milion\u00eb euro, por me falsifikime dhe vjedhje, u rrit vlera e faturimit me 53 milion\u00eb euro m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb grafiku i pagesave t\u00eb b\u00ebra nga fondet e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Sani Service.<\/p>\n\n<p>Ku sic shihet, pagesat kan\u00eb vijuar edhe gjat\u00eb vitit 2026. Po kush do t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto fonde tani e tutje? Shoq\u00ebria e re, me emrin \u201cOperatori i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Integruara t\u00eb Sterilizimit\u201d (OSHIS sh.a.), do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kapital fillestar prej 200 milion\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale.<\/p>\n\n<p>Sipas vendimit, OSHIS sh.a. do t\u00eb ofroj\u00eb kundrejt pages\u00ebs, sh\u00ebrbime q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ciklin e sterilizimit n\u00eb sallat kirurgjikale, nga furnizimi me instrumente sterile dhe materiale nj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebshe, te dhe dezinfektimi i ambienteve.<\/p>\n\n<p>Shoq\u00ebria do t\u00eb administroj\u00eb gjithashtu Stacionin Qendror t\u00eb Sterilizimit n\u00eb QSUT dhe do t\u00eb menaxhoj\u00eb proceset e rip\u00ebrpunimit dhe sterilizimit t\u00eb instrumenteve t\u00eb rip\u00ebrdorshme, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e teknologjive me avull dhe temperatura t\u00eb ul\u00ebta, si edhe digjitalizimin e\u00a0t\u00eb gjith\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Vendimi parashikon edhe kalimin pa pages\u00eb tek OSHIS\u00a0 t\u00eb aseteve dhe t\u00eb drejtave q\u00eb i rikthehen shtetit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit t\u00eb sterilizimit t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n\n<p>Por duket se drejtoresha e shoq\u00ebris\u00eb, Arisa Cane, nuk paska gjetur asgj\u00eb dhe i ka hyr\u00eb tenderave me top sikur t\u00eb ishte \u201cviti zero\u201d.<\/p>\n<p>Koncesioni i Sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale ka ark\u00ebtuar rreth 600 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitin e fundit t\u00eb funksionimit t\u00eb tij, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Fondi i Sigurimit t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor, n\u00eb Raportin Vjetor p\u00ebr vitin 2025, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb rritur numri i seteve kirurgjikale t\u00eb ofruara nga kompania koncesionare \u201cSani Service\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar \u00ebsht\u00eb rritur numri i pajisjeve kirurgjikale t\u00eb kompeksitetit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb edhe vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe financiare, 37 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr cop\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, rezultojn\u00eb me rritje edhe sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale t\u00eb kompeksitetit t\u00eb ul\u00ebt, paketimi me avull dhe pastrimi i seteve mjek\u00ebsore me temperatur\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb vitit 2025, Fondi i Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor ka paguar p\u00ebr \u201cSani Service\u201d rreth 15.9 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2024, fatura ishte m\u00eb e ul\u00ebt, 15.4 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Dhe sikur t\u00eb mos ekzistojn\u00eb k\u00ebto pajisje, shohim se Operatori i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Integruara t\u00eb Sterilizimit (OSHIS) sh.a ka shpallur nj\u00eb super tender p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb thuajse gjithcka. Objekti i kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cMateriale mjek\u00ebsore konsumi p\u00ebr nevoja t\u00eb Operatori i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Integruara t\u00eb Sterilizimit (OSHIS) p\u00ebr nj\u00eb periudhe 12 mujore\u201d e ndar\u00eb n\u00eb Lote\u201d.<\/p>\n<p>Fondi limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender \u00ebsht\u00eb 275,6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose 2 milion\u00eb e 887 mij\u00eb euro pa TVSH.<\/p>\n<p>Vlerat n\u00eb Euro n\u00eb k\u00ebto dokumenta tenderi jan\u00eb konvertuar sipas kursit zyrtar t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dat\u00eb 18 maj 2026, me kurs k\u00ebmbimi 95.47 lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb Loti I \u201cMateriale mjek\u00ebsore p\u00ebr nd\u00ebrhyrje kirurgjikale\u201d do t\u00eb shpenzohet shumica e fondit limit: 239,7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n<p>P\u00ebr Lotin II \u201cMateriale mjek\u00ebsore t\u00eb ndryshme\u201d jan\u00eb ndar\u00eb 21,8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Lotin III \u201cMateriale ndihm\u00ebse p\u00ebr procesin e sterilizimit\u201d do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dispozicion 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Dhe ky tender q\u00eb do t\u00eb mbahej n\u00eb 15 qershor 2026, zhvillohet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koncesioni i mbyllur po merr parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjta pajisje q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Drejtorja q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar me sa duket, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb firmosur tendera, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb trasparenc\u00eb, cfar\u00eb materalesh ka n\u00eb gjendje nga koncesionari dhe cila \u00ebsht\u00eb nevoja. \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e ligjit mbi prokurimet q\u00eb t\u00eb justifikohet fondi i tenderit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb koncesionari t\u2019i k\u00ebt\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha materialet. N\u00ebse flitet p\u00ebr materiale sterile nj\u00ebp\u00ebrdorimshme (garza, sete kirurgjikale, doreza sterile) ato skadojn\u00eb p\u00ebr 2\u20135 vjet, fijet kirurgjikale: 2\u20135 vjet, implante\/proteza: shpesh 3\u201310 vjet, solucione dhe barna kirurgjikale zakonisht 1\u20133 vjet. Instrumentet kirurgjikale metalike t\u00eb rip\u00ebrdorshme nuk kan\u00eb skadenc\u00eb fikse, por varen nga sterilizimi dhe gjendja fizike.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ky tender nxjerr zbuluar vjedhjen e dit\u00ebve t\u00eb fundit, me pagesat q\u00eb po i b\u00ebhen koncesionarit t\u00eb larguar.<\/p>\n<p>Por edhe drejtoresha e OSHIS nuk mbetet pas duke treguar nj\u00eb munges\u00eb frike nga ligji n\u00eb tenderat e tjer\u00eb q\u00eb ka zhvilluar k\u00ebto dit\u00eb. T\u00eb harxhoj\u00eb 23 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blloqe sh\u00ebnimesh, g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb, stilolapsa dhe kap\u00ebse letrash, tregon nj\u00eb nxitim drejt parave q\u00eb ka n\u00ebn administrim. Konkretisht tenderi \u201cBLERJE MATERIALE KANCELARIE P\u00cbR NEVOJAT E \u201cOPERATORIT TSH\u00cbRBIMEVE T\u00cb INTEGRUARA T\u00cb STERILIZIMIT\u201d SHA\u201d i mbyllur n\u00eb 19 maj 2026, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>Open Data Albania e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb simbol p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar riskun e korrupsionit. Komisioni i Arisa Cane i ka skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrvec fituesit.<\/p>\n<p>Me t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metod\u00eb \u00ebsht\u00eb vepruar edhe n\u00eb tenderin \u201cBlerje tonera p\u00ebr \u201cOperatorin e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Integruara t\u00eb Sterilizimit\u201d Sh.A. me fond limit 19 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 5 maj 2026.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr drjetoresha Cane ka rivendosur menj\u00ebher\u00eb fijet me ish-koncesionarin p\u00ebr t\u00eb vazhduar aferat. K\u00ebshtu m\u00eb 27 mars 2026, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tender me negocim pa shpallje paraprake. Domethen\u00eb \u00ebsht\u00eb telefonuar nj\u00eb kompani t\u00eb kryej\u00eb sh\u00ebrbimin pa b\u00ebr\u00eb gar\u00eb. Drejtorja mund ta justifikoj\u00eb si p\u00ebrjashtim k\u00ebt\u00eb rast, por i dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb e ka fituar tenderin.<\/p>\n<p>Cani ka negociuar me firm\u00ebn e ish-drejtorit t\u00eb kompanis\u00eb koncesionare t\u00eb Sterilizimit, Artan Lleshi, i cili m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nga drejtuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kompanis\u00eb \u201cSani Service\u201d,<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Konkretisht drejtorja Cani i dha Lleshit me nj\u00eb telefonat\u00eb apo e-mail tenderin me objekt \u201cTransport i seteve sterile, i seteve jo sterile, materialeve t\u00eb buta sterile, materialeve t\u00eb buta jo sterile, transport i mbetjeve t\u00eb rrezikshme spitalore q\u00eb krijohen nga seti i personalizuar\u201d. Fondi limit i kontrat\u00ebs ishte 240 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Dhe k\u00ebto lek\u00eb i jepen vet\u00ebm p\u00ebr 3 muaj.<\/p>\n<p>Artan Lleshi figuron edhe n\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ku n\u00ebn akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma ish-ministri Ilir Beqaj.<\/p>\n\n<p>Lleshi ka qen\u00eb shok klase me Ilir Rrapajn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtor\u00a0 kompanin\u00eb koncesionare \u201cSani Service\u201d q\u00eb nga krijimi i saj. Ish-zv.ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj jan\u00eb liruar nga qelia, pasi d\u00ebnimin me 4 vite burg, rezultoi ta kishin shlyer me paraburgim. Rjepaj e Rrapaj u arrestuan n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2023 p\u00ebr afer\u00ebn e Sterilizimit.<\/p>\n\n<p>Prokuroria ka faktuar se, midis firm\u00ebs koncesionare dhe \u201cGameservice\u201d jan\u00eb b\u00ebr\u00eb transaksione n\u00eb periudh\u00ebn prill 2020 dhe dhjetor 2021.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, Lleshi q\u00eb ka fituar para\u2019 nga kompania koncesionare, po fut duart edhe tek \u201cSterilizimi shtet\u00ebror\u201d. Pra, parat\u00eb derdhen te t\u00eb nj\u00ebjtat duar, pavar\u00ebsisht se SPAK v\u00ebrtetoi vjedhjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncesion.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2023, SPAK-u l\u00ebshoi 8 urdh\u00ebr arreste p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe pronar\u00ebt e koncesionit, t\u00eb cil\u00ebt u akuzuan p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb gara.<\/p>\n<p>Madje, hetimet zbuluan se mungonte nga arkiva edhe kontrata origjinale e koncesionit. M\u00eb e r\u00ebnda ishte sic rezultoi, se studimi i fizibilitetit ishte kryer me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt konstatuan se vlera e kontrat\u00ebs 10-vje\u00e7are me fond rreth 100 milion\u00eb euro, n\u00eb fakt ishte dyfishuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre gjetjeve, qeveria shqiptare vazhdoi pagesat e plota p\u00ebr sh\u00ebrbimin, edhe pas vitit 2025, kur p\u00ebrfundoi koncesioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me po vijon gjykimin p\u00ebr ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet kompanis\u00eb koncesionare Sani Servis dhe qeveris\u00eb shqiptare, sterilizimi p\u00ebr nj\u00eb operacion t\u00eb nd\u00ebrlikuar kushton 37.700 lek\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrhyrje mesatare 22.300 lek\u00eb dhe p\u00ebr operacionet periferike kushton 13.900 lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto tarifa paguhen duke shtuar Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pohojn\u00eb se sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale me autoklav\u00eb do t\u00eb kushtonte shum\u00eb m\u00eb lir\u00eb se, se 17 milion\u00eb euro n\u00eb vit, q\u00eb i paguheshin koncesionarit.<\/p>\n<p>U p\u00ebpoq\u00ebm t\u00eb gjejm\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr planet e drejtoresh\u00ebs Cani, p\u00ebr tenderat q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb, por ka nj\u00eb munges\u00eb totale transparence.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb faqja zyrtare e OSHIS, q\u00eb b\u00ebn tendera miliarda lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb \u201cp\u00ebrgatitje\u201d, nuk ka koordinator informacioni, as gj\u00eb p\u00ebr buxhetin, p\u00ebr prokurimet, p\u00ebr oganigram\u00ebn. Drejtoresha ka qen\u00eb e z\u00ebn\u00eb me \u201cnegociatat\u201d me Artan Lleshin.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-32\/\">Parat\u00eb e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn\/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e \u201cSterilizimit shtet\u00ebror\u201d d\u00ebrgon miliarda lek\u00eb tek ish-drejtori i koncesionit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dekada e Koncesionit t\u00eb Sterilizimit, q\u00eb i kushtoi shtetit 153 milion\u00eb euro, u mbyll n\u00eb dhjetor 2025 dhe menj\u00ebher\u00eb u cel nj\u00eb der\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr korrupsion. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb firmosi nj\u00eb kontrat\u00eb 10-vje\u00e7are me kompanin\u00eb \u201cSani Service\u201d, ku vlera parashikohej n\u00eb 100 milion\u00eb euro, por me falsifikime dhe vjedhje, u rrit vlera e faturimit me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92467","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92467"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92467\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}