{"id":92454,"date":"2026-06-22T17:48:13","date_gmt":"2026-06-22T17:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/vellezer-nga-kosova-e-rmv-cfare-borxhi-i-kemi-albinit-e-vlen\/"},"modified":"2026-06-22T17:48:13","modified_gmt":"2026-06-22T17:48:13","slug":"vellezer-nga-kosova-e-rmv-cfare-borxhi-i-kemi-albinit-e-vlen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/vellezer-nga-kosova-e-rmv-cfare-borxhi-i-kemi-albinit-e-vlen\/","title":{"rendered":"V\u00ebllez\u00ebr nga Kosova e RMV, \u00e7far\u00eb borxhi i kemi Albinit e VLEN?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/<\/p>\n<p>Kur t\u00eb shtun\u00ebn po shihnim live mb\u00ebrritjen e makinave t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb pikat kufitare shqiptare n\u00eb Shkod\u00ebr, vum\u00eb re nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb fort\u00eb t\u00eb organizator\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs, p\u00ebrsa i p\u00ebrket q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb numrave t\u00eb deklaruar! Pasi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr 35-40 makina q\u00eb kishin udh\u00ebtuar t\u00eb mbuluara me flamurin kuqezi, dhe dihet sa \u00ebsht\u00eb numri, dhe sikur t\u00eb jen\u00eb dingas dhe mbi norm\u00ebn e lejuar!<br \/>\nN\u00eb fillim justifikimi ishte real, se helbete, pushimet n\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb kryesisht n\u00eb muajin gusht, dhe nuk \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta t\u00eb diaspor\u00ebs ton\u00eb i kemi drejtues t\u00eb korsorciumeve dhe kompanive t\u00eb fuqishme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, q\u00eb mund t\u2019i lejojn\u00eb vetes luksin e dh\u00ebnies s\u00eb lejes, po vetes! Ne e dim\u00eb ku punojn\u00eb emigrant\u00ebt tan\u00eb, kemi dhe ne njer\u00ebzit tan\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb nderuar, duke dh\u00ebn\u00eb dhe kontributin m\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr familjet e tyre, atje ku jetojn\u00eb e k\u00ebtu n\u00eb atdhe!<br \/>\nPor ama kur d\u00ebgjuam m\u00eb pas nga ana e disa prej organizator\u00ebve t\u00eb vet\u00ebdeklaruar justifikimin se kolona e diaspor\u00ebs ishte ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, p\u00ebr arsye se kishin frik\u00eb se do t\u00eb ndaleshin n\u00eb kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, dhe se shumica kishin udh\u00ebtuar p\u00ebrmes Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb Shqip\u00ebri, sikur u \u2018thyem\u2019 pak! Se mund t\u00eb akuzosh p\u00ebr gjith\u00e7ka shqiptarin, por ama p\u00ebr budalla, kurr\u00eb! E akuzon si t\u00eb keqin e vetes, po, por aspak p\u00ebr budalla!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse as n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur, makinat e mbuluara me flamurin shqiptar kuqezi dhe shqiponj\u00ebn dykrenare, nuk mund t\u00eb parakalojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative p\u00ebrmes Serbis\u00eb! Ta harrojn\u00eb dhe optimist\u00ebt m\u00eb t\u00eb \u00e7mendur! Madje serb\u00ebt t\u00eb kontrollojn\u00eb deri n\u00eb detaje se mos e ke fshehur n\u00eb bagazh, n\u00ebp\u00ebr \u00e7anta apo n\u00eb kroskot! N\u00ebse ky udh\u00ebtimi \u2018epik\u2019 n\u00ebp\u00ebr Serbi i k\u00ebtyre \u2018patriot\u00ebve\u2019 me flamurin komb\u00ebtar mbi makina ka ndodhur,  at\u00ebher\u00eb duhet q\u00eb k\u00ebta organizator\u00ebt t\u00eb na shpjegojn\u00eb se \u00e7far\u00eb kompromisi kan\u00eb arritur, sa e kan\u00eb shitur b\u2026 andej nga serbi, apo ka nd\u00ebrhyr\u00eb dikush me autoritet nga Kosova q\u00eb t\u00eb lejohet ky kalim i lir\u00eb etj! Duhen shpjeguar k\u00ebto! Se nuk mund t\u00eb vijsh p\u00ebrmes Serbis\u00eb, me kompromis me Serbin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb \u2018\u00e7liruar\u2019 Shqip\u00ebrin\u00eb nga Rama! \u00cbsht\u00eb absurditet dhe ta mendosh, jo m\u00eb q\u00eb ta shes\u00ebsh si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<br \/>\nSe po na konvergojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra me k\u00ebt\u00eb rast, pasi nj\u00ebri prej t\u00eb deklaruarve organizator\u00eb t\u00eb \u2018Revolucionit Flamingo\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, deklaroi publikisht se \u201cka grupe greke e serbe n\u00eb protest\u00eb, do t\u2019i nxjerrim me emra\u201d! Po na dalin t\u00eb lidhura k\u00ebto gj\u00ebra dhe duhen zbardhur. Pasi vet\u00eb fakti se, megjith\u00ebse e pranojn\u00eb se ka grupe nga Serbia, Greqia por dhe grupe islamike q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb axhendat e tyre, t\u00eb fshehur n\u00eb radh\u00ebt e k\u00ebsaj proteste paq\u00ebsore, madje po i japin tonin protest\u00ebs duke tundur flamurin kuqezi dhe v\u00ebn\u00eb qeleshen mbi sy, nd\u00ebrsa nuk i p\u00ebrjashtojn\u00eb nga tubimi apo maksimumi s\u2019b\u00ebhen vegla t\u00eb tyre, dhe nuk marrin masa, deri n\u00eb pushim nj\u00eb dit\u00eb sa t\u00eb qart\u00ebsohen dhe pastrohen gj\u00ebrat, tregon se po u vjen \u2018\u00ebmb\u00ebl\u2019 nga pjes\u00ebmarrja e tyre n\u00eb protest\u00eb!<br \/>\nDhe q\u00eb t\u00eb rikthehemi tek \u2018diaspora\u2019 q\u00eb erdhi k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb protestuar, duke udh\u00ebtuar me makina t\u00eb mbuluara me flamurin kuqezi p\u00ebrmes Serbis\u00eb, p\u00ebrmes Kosov\u00ebs, madje duke shtuar dhe ata q\u00eb kan\u00eb \u2018prer\u00eb bilet\u00eb vet\u00ebm ardhje\u2019 sipas organizator\u00ebve, pra q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018def\u2019 pun\u00ebn n\u00eb emigracion, familjen atje dhe k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn shum\u00ebngjyr\u00ebse, amorfe, pa kok\u00eb e pa k\u00ebmb\u00eb dhe me pak shanse p\u00ebr t\u00eb arritur ndonj\u00eb q\u00ebllim k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, faktet treguan se ishin n\u00eb mas\u00ebn 99.999 p\u00ebrqind nga Kosova, RMV e trojet shqiptare!<br \/>\n\u201cDiaspora\u2019 jon\u00eb nga Kosova, me k\u00ebta an\u00ebtar\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e Vet\u00ebvendosjes, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn thirrjen e drejtuesve politik\u00eb t\u00eb tyre q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb \u2018non stop\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr organizimin dhe shum\u00ebfishimin e protest\u00ebs, p\u00ebrmendim p\u00ebr ilustrim Elvis Hoxh\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe k\u00ebshilltar i Albin Kurtit dhe Hysamedin Ferrajn \u2018gurun\u00eb\u2019 e islamit politik tek Albini, mb\u00ebrriten m\u00ebngjesin e s\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjin, Velipoj\u00eb, Tale dhe Durr\u00ebs duke u \u2018rrezitur\u2019 dhe b\u00ebr\u00eb plazh. Thuhet se kishin marr\u00eb dhe buk\u00eb me vete, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb plazhin n\u00eb fundjav\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb nga Kosova! Dhe pas dreke, pasi hoq\u00ebn rrobat e plazhit dhe u \u2018armatos\u00ebn\u2019 me flamuj komb\u00ebtar\u00eb e qeleshe, ndonj\u00eb parull\u00eb t\u00eb shkruar shpejt e shpejt, me makina dhe autobus\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn  n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pritur or\u00ebn 19.00, ora e caktuar p\u00ebr t\u00eb nisur tubimin e madh n\u00eb kryeqytet p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar kryeministrin Edi Rama e p\u00ebr ta \u2018futur n\u00eb burg\u2019! Me gjysm\u00eb z\u00ebri dhe dhimbje n\u00eb zem\u00ebr fusin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb rregull me protest\u00ebn, dhe Sali Berish\u00ebn, kreun e PD dhe t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, si kontigjent p\u00ebr ta mbyllur n\u00eb burg!<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, t\u00eb favorizuar dhe nga nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit, po Vet\u00ebvendosja nga Maqedonia e Veriut si dhe VLEN n\u00eb qeverisje me Mickoskin, t\u00eb dyja k\u00ebto bashk\u00eb arrit\u00ebn q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb RMV t\u2019i shfaktorizonin n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje deri n\u00eb humbjen e gjuh\u00ebs shqipe si gjuh\u00eb zyrtare apo vendosjen e emrit t\u00eb Titos n\u00eb Tetov\u00eb (Marshall T\u00ebjta, quhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga shqiptar\u00ebt ish udh\u00ebheq\u00ebsi komunist) pa b\u00ebr\u00eb as g\u00ebk e as m\u00ebk kund\u00ebr Miackoskit, t\u00eb cilin edhe vet\u00eb Kurti e ka shum\u00eb xhan, t\u00eb drejtuar nga zyrtari m\u00eb i lart\u00eb i k\u00ebtij grupimi politik shqiptar n\u00eb vendin fqinj, kan\u00eb mb\u00ebrritur dhe ata n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb protestuar dhe k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs nga qeveria!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, t\u00eb gjitha pal\u00ebt, nga Kosova, RMV, duke shtuar dhe shqiptar\u00ebt nga Mali i Zi, ku kan\u00eb ndikimin Albin Kurti dhe Vet\u00ebvendosja (Kurti \u00ebsht\u00eb nga Vladimir i Malit t\u00eb Zi p\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb) e mbi t\u00eb gjitha dhe shqiptar\u00eb me dy emra nga vendi yn\u00eb fqinj Greqia, kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb kryeqytetin e kombit shqiptar n\u00eb Ballkan, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb e vetme n\u00eb rajon q\u00eb ka stabilitet dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qend\u00ebr e rajonit p\u00ebr sigurin\u00eb, e vler\u00ebsuar dhe nga aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, stabilitet e siguri q\u00eb ndikon p\u00ebr mir\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt! Sipas parimit t\u00eb vjet\u00ebr shqiptar \u2018un\u00eb nuk dua dhurat\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr sh\u00ebrbimin, dua vet\u00ebm t\u2019i rr\u00ebzosh sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb i dhurove v\u00ebllait tim\u2019, njer\u00ebzit e Kurtit n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb VLEN n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut udh\u00ebtuan drejt Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb \u2018mbrojtur\u2019 Shqip\u00ebrin\u00eb nga Edi Rama. A thua Rama \u00ebsht\u00eb pushtuesi, jo i zgjedhuri me vot\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur, as m\u00eb pak dhe as m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb!<br \/>\nTani duhet t\u00eb sqarojm\u00eb sipas versionit ton\u00eb disa gj\u00ebra fare t\u00eb vogla, por shum\u00eb thelb\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb korrekt\u00eb n\u00eb fillim me veten, pastaj me shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe m\u00eb pas dhe me v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb rajon, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb shtetet e tyre, n\u00eb Kosov\u00eb shtet m\u00eb vete, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut si etnitet shtetformues s\u00ebbashku me maqedonasit dhe n\u00eb Malin e Zi po n\u00eb t\u00eb njejtin model!<br \/>\nPo! Jemi v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku, kemi t\u00eb njejt\u00ebn tradit\u00eb, t\u00eb njejt\u00ebn rrug\u00eb zhvillimi, t\u00eb njejtat k\u00ebng\u00eb, zakone, qajm\u00eb dhe k\u00ebndojm\u00eb shqip, kemi t\u00eb njejt\u00ebt heronj, dhe mburremi me ta, kur nuk na hyn ndasia n\u00eb mes! Madje b\u00ebjm\u00eb dhe t\u00eb njejtat gomarll\u00ebqe, ku m\u00eb pak dhe ku m\u00eb shum\u00eb! Por ama, jemi v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb, pa d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme n\u00eb rajon! Kemi ndihmuar dhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje, her\u00eb duke thirrur n\u00eb momente historike \u2018duam baba dovletin\u2019, her\u00eb duke ia futur nj\u00ebri tjetrit! Ama fuqit\u00eb e m\u00ebdha na ndan\u00eb, kemi nj\u00eb kufi mes nesh!<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqip, jemi v\u00ebllez\u00ebr por q\u00eb jemi t\u00eb ndar\u00eb, kemi secili \u2018kull\u00ebn\u2019 e vet, i kemi futur dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e fuqive t\u00eb m\u00ebdha por dhe si rregull nd\u00ebrkomb\u00ebtar nj\u00eb gardh(kufi) mes dy vendeve tona, dhe mblidhet secili \u00e7do nat\u00eb me familjen e vet, brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet! Marrim e japim me nj\u00ebri tjetrin si v\u00ebllez\u00ebr, ndihmojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin n\u00eb raste t\u00eb v\u00ebshtira si v\u00ebllez\u00ebr, por ama n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, leckat dhe kockat i mbledh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet gjithsecili v\u00eblla! Ligji i jet\u00ebs ky!<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb v\u00ebllai t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb, \u2018rr\u00ebzoni zotin e sht\u00ebpis\u00eb se k\u00ebshtu dua un\u00eb\u2019, t\u00eb fus\u00eb spicat tek njer\u00ebzit e tjer\u00eb t\u00eb familjes, duke mb\u00ebshtetur her\u00eb nj\u00ebrin e her\u00eb tjetrin, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar t\u00eb parin e sht\u00ebpis\u00eb! Pra v\u00ebllain t\u00ebnd nga gjaku q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb t\u00eb keq, sa her\u00eb ka pasur nevoj\u00eb! N\u00ebse nuk arrin t\u2019i pajtosh, l\u00ebri ta zgjidhin vet\u00eb problemin n\u00eb familjen e v\u00ebllait! Por ka akoma m\u00eb keq! T\u00eb t\u00eb vij\u00eb v\u00ebllai dhe t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, si te v\u00ebllai me nj\u00eb fjal\u00eb, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb e t\u00eb sillet si v\u00eblla, fillon e godet miqt\u00eb dhe shok\u00ebt, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb biznes apo aleat\u00ebt e m\u00ebdhenj q\u00eb v\u00ebllai ka zgjedhur, mir\u00eb apo keq puna e tij, jo nga fr\u00ebngjia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet, por nga fr\u00ebngjia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait! Kjo \u00ebsht\u00eb paburr\u00ebri, \u00ebsht\u00eb legenll\u00ebk dhe maskarall\u00ebk!<br \/>\nK\u00ebshtu ndodhi n\u00eb protest\u00ebn e organizuar n\u00eb Tiran\u00eb, ku v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb VV, nga Kosova,  t\u00eb VLEN nga Maqedonia e Veriut, apo \u2018bashk\u00ebfshatar\u00ebt\u2019 e Albinit nga Mali i Zi, t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nga grupe t\u00eb caktuara, sipas organizator\u00ebve, serbe, islamike dhe greke q\u00eb ishin me ta apo q\u00eb i gjet\u00ebn dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb armatosur me flamurin komb\u00ebtar dhe me qeleshe me shqiponj\u00eb, krijuan situata t\u00eb pak\u00ebndshme, deri dhe thirrje p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb shehid (d\u00ebshmor) n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs, i cili po e kthente Shqip\u00ebrin\u00eb sipas tyre, n\u00eb nj\u00eb Gaza t\u00eb dyt\u00eb, duke ua dh\u00ebn\u00eb izraelit\u00ebve! Mot a mot si ajo parada n\u00eb Prizren, jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, teksa imitoheshin koh\u00ebt e \u2018arta\u2019 t\u00eb pushtimit osman! Duke bashkuar z\u00ebrin dhe me k\u00ebta radikal\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u2018duan\u00eb\u2019 e Iranit, Gaz\u00ebs dhe vendeve t\u00eb islamit radikal!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb na mor\u00ebn erzin duke na f\u00eblliqur me miqt\u00eb tan\u00eb, hebrejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i shp\u00ebtuam gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore duke krijuar procedentin m\u00eb pozitiv t\u00eb bes\u00ebs s\u00eb shqiptarit, mb\u00ebshtetje q\u00eb Izraeli na e ktheu vit pas viti, q\u00eb me njohjen e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs e deri n\u00eb zgjerimin e aleanc\u00ebs strategjike me Shqip\u00ebrin\u00eb! Dhe \u00e7far\u00eb ndodhi! \u2018Shehid\u00ebt\u2019 n\u00eb mbrojtje t\u00eb Gaz\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera radikale islamike, q\u00eb Kosov\u00ebn as q\u00eb e kan\u00eb njohur e as do ta njohin kurr\u00eb si shtet, mb\u00ebshtet\u00ebn dhe ngjit\u00ebn tek ambasada izraelite n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb me mask\u00eb, dhe ajo \u2018shehide\u2019 moderne, p\u00ebr t\u00eb shkulur flamurin e k\u00ebtij vendi aleat! Duke krijuar nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm, duke tentuar p\u00ebr t\u00eb na minuar aleancat me aleat\u00ebt tan\u00eb, Izraelin por dhe SHBA-n\u00eb, pasi, shum\u00eb nga k\u00ebta v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb th\u00ebrrasin m\u00eb fort kund\u00ebr Trump dhe akuzojn\u00eb Ram\u00ebn se ka shitur tok\u00eb tek vajza dhe dh\u00ebndri i Trump, ngren\u00eb n\u00eb \u2018qiell\u2019 Albin Kurtin se nuk lejon asgj\u00eb amerikane t\u00eb \u2018qarkulloj\u00eb\u2019 n\u00eb Kosov\u00eb! Desh harruam, lejon vet\u00ebm ushtar\u00ebt e KFOR p\u00ebr ta ruajtur Kosov\u00ebn!<br \/>\nI tham\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto,p\u00ebr t\u00eb treguar se v\u00ebrtet\u00eb jemi v\u00ebllez\u00ebr, por ama secili n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet! Pasi nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se kush do ta drejtoj\u00eb shtetin shqiptar, dikush shqiptar nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut e Presheva! Kan\u00eb shtetet e veta! As shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb pun\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, askujt nuk i shkon mendja k\u00ebtej kufirit p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr Albin Kurtit, p\u00ebrball\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij kryeministrore, duke k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e tij si kryeminist\u00ebr i zgjedhur me votat e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs! Pavar\u00ebsisht se shumica k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, jemi t\u00eb bindur, nuk e do Kurtin kryeminist\u00ebr, sepse e ka izoluar Kosov\u00ebn, ka futur p\u00ebr\u00e7arjen nd\u00ebr shqiptar\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha e ka l\u00ebn\u00eb vendin k\u00ebtu e dy vite pa qeveri! Por ama, askush nuk e \u00e7on n\u00eb mendje t\u00eb shkoj\u00eb nga Shqip\u00ebria t\u00eb protestoj\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e kryeministrit! Madje dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb skena patriotizmi para institucionit! P\u00ebr lirimin e Tha\u00e7it po!<br \/>\nLarg qoft\u00eb n\u00eb protestat e vjesht\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ligjin p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb q\u00eb pas 5 vitesh do ta kthej\u00eb L\u00ebvizjen Serbe n\u00eb parti t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vend, pasi b\u00ebhen shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs e gjith\u00eb trupa pushtuese serbe e vitit 1998, p\u00ebrfshi dhe armat\u00ebn e gjasht\u00eb q\u00eb ishte aty si pushtuese, trupat paramilitare t\u00eb Arkanit dhe policin\u00eb q\u00eb mbante n\u00ebn kontroll Kosov\u00eb dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e tyre, apo n\u00eb protest\u00ebn kund\u00ebr anti-amerikanizmit t\u00eb Kurtit, vjedhjes masive deri dhe rezervat e grurit dhe t\u00eb vajit, si dhe ambasadorit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb akuzohet p\u00ebr abuzim me energjin\u00eb p\u00ebrmes Serbis\u00eb, Martin Berisha, askujt t\u00eb mos i shkoj\u00eb mendja se do t\u00eb shkojn\u00eb shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria me qeleshe dhe flamur p\u00ebr t\u00eb mbushur sheshet e Prishtin\u00ebs e t\u00eb th\u00ebrrasin p\u00ebr rr\u00ebzimin e Kurtit, e larg qoft\u00eb t\u00eb shkulin flamujt\u00eb e ambasadave t\u00eb akredituara n\u00eb Kosov\u00eb! Nuk shkohet as n\u00ebp\u00ebr mend nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb! Pavar\u00ebsisht se n\u00eb Shqip\u00ebri ka me shumic\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb PDK, LDK apo AAK!<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, i kemi kryer sa her\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nevoja detyrimet ndaj v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, RMV, Malin e Zi e Preshev\u00eb! Madje i kryejm\u00eb dhe do t\u2019i kryejm\u00eb gjithmon\u00eb! Nuk po p\u00ebrmendim ato para vitit 1945! Por p\u00ebrmendim vet\u00ebm detyrimet e kryera si v\u00ebllez\u00ebr pas vitit 1990, q\u00eb me st\u00ebrvitjen e ushtar\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri n\u00eb bazat tona ushtarake, me mb\u00ebshtetjen e U\u00c7K me arm\u00eb, ushqime dhe logjistik\u00eb, madje dhe duke q\u00eblluar p\u00ebr matan\u00eb kufirit p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn e tyre drejt liris\u00eb. Ma sa mund\u00ebm dhe fuqi q\u00eb kishim! Prit\u00ebm gati 1 milion\u00eb v\u00ebllez\u00ebr shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb deportuar nga okupatori serb nga vendlindja e tyre, Kosov\u00eb! I strehuam, i ndihmuam n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha familjet shqiptare, pa kok\u00ebrr leku! Me at\u00eb varf\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, por me zem\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb! Si detyrim ndaj v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb nj\u00eb gjaku! E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pa dallim t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e \u201cShqip\u00ebris\u00eb londineze\u201d, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb dhe sot, dhe nes\u00ebr larg qoft\u00eb, n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira! Shqip\u00ebria dha dhe mbi 100 d\u00ebshmor\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e nderojn\u00eb dhe sot!<br \/>\nPavar\u00ebsisht se tashm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018sport komb\u00ebtar\u2019 denigrimi i k\u00ebsaj lufte t\u00eb U\u00c7K, luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K, komandant\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, duke mb\u00ebrritur deri aty sa t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe d\u00ebshmi p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr Tha\u00e7it, Veselit, Krasniqit dhe Selimit! Madje dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, a thua nuk u \u2018dilnin\u2019 ish komandant\u00ebve akuzat e serb\u00ebve, ku dosjet e Hag\u00ebs u mbush\u00ebn me t\u00eb dh\u00ebnat e tyre! Madje ngrihesh dhe n\u00eb detyr\u00eb, b\u00ebhesh deputet dhe b\u00ebn karrier\u00eb me VV n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse flet kund\u00ebr luft\u00ebs, U\u00c7K, akuzon p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Serbin\u00eb deri Ramush Haradinajn, dy v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb luft\u00eb, apo deri dhe Tha\u00e7in e ish luft\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb! Megjith\u00ebse q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs ishin k\u00ebto simptoma, na e than\u00eb q\u00eb m\u00eb 1999, kur deklaronin se \u2018katunar\u00ebt e Drenic\u00ebs na mor\u00ebm m\u00eb qaf\u00eb, pasi ishim rehat! Mos i ngacmo serb\u00ebt, s\u2019t\u00eb ngacmojn\u00eb\u2019!<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, n\u00eb mes t\u00eb Beogradit e p\u00ebrball\u00eb Vu\u00e7i\u00e7, i k\u00ebrkoi presidentit serb njohjen e Kosov\u00ebs, pasi pavar\u00ebsia e saj \u00ebsht\u00eb realitet i pakthyesh\u00ebm dhe i b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se Mitrovica dhe Trep\u00e7a kan\u00eb q\u00ebn\u00eb, jan\u00eb dhe do t\u00eb mbeten t\u00eb Kosov\u00ebs! Ishte kryeministri Rama, t\u00eb cilin k\u00ebta t\u00eb Vet\u00ebvendosjes jan\u00eb dyndur n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr ta rr\u00ebzuar, ai q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Nju Jorkut, n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara k\u00ebrkoi me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs nga ato pak vende q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur, duke u p\u00ebrplasur me rus\u00ebt e serb\u00ebt! S\u2019foli skutave!<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb Strasburgut, n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, k\u00ebrkoi ndryshimin e raportit t\u00eb Dick Martyt, dhe \u00e7lirimin e Tha\u00e7it e ish komandat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga akuza e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit! Madje b\u00ebri nj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb ia d\u00ebrgoi Strasburgut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, duke marr\u00eb  kosto mbi vete, pasi iu refuzua darka e thirrur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb KiE! Pa p\u00ebrmendur disa rezoluta t\u00eb miratuara nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim! Pa p\u00ebrjashtuar krijimin e nj\u00eb porti enkas p\u00ebr Kosov\u00ebn e qarkullimin e mallrave t\u00eb saj, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb gjitha ambasadat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, sidomos n\u00eb vendet q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn si shtet, b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn! Dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera!<\/p>\n<p>Jan\u00eb detyrime do t\u00eb thot\u00eb dikush! Po, patjet\u00ebr dhe Shqip\u00ebria i ka kryer detyrimet nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb ndaj Kosov\u00ebs dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, kudo n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tyre n\u00eb rajon. Madje vende vende pa marr\u00eb asnj\u00eb faleminderit! Por ndonj\u00eb detyrim duhet t\u00eb kryej\u00eb dhe v\u00ebllai i vog\u00ebl Albin, sado mistrec dhe zevzek t\u00eb jet\u00eb?! Aq m\u00eb tep\u00ebr s\u2019duhet t\u00eb marr\u00eb mendjen e disa fantazmave q\u00eb pasi nuk b\u00ebn\u00eb hajr n\u00eb Shqip\u00ebri, po marrin m\u00eb qaf\u00eb Kosov\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me shtetin am\u00eb! Se me SHBA e kan\u00eb qelbur! Nj\u00ebri si neomarkist, tjetra si ithtare greke, sa dhe pushimet e Kurtit tani e disa vjet b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00eb Greqi, tjetri, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i islamit politik! Duke na marr\u00eb fytyr\u00ebn n\u00eb Ballkan e bot\u00eb me k\u00ebto q\u00eb b\u00ebjn\u00eb! E mbi t\u00eb gjitha, duke e ngritur mosmir\u00ebnjohjen n\u00eb institucion!<br \/>\nUn\u00eb nuk jam aq optimist sa t\u00eb them se Kurti nuk di gj\u00eb q\u00eb dy k\u00ebshilltar\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb i ka n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb organizimin e protest\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Dhe nuk ka komunikuar me ta k\u00ebto dit\u00eb! P\u00ebr pun\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes themi! Teksa dhe k\u00ebshilltarja tjet\u00ebr apo t\u00eb tjer\u00ebt drejtojn\u00eb n\u00eb distanc\u00eb protest\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb! Me gjith\u00eb makinerin\u00eb e balt\u00ebs! Nuk i kushton gj\u00eb q\u00eb t\u2019i pyes\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb s\u00ebpaku n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb n\u00eb takim me robt\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb?! Madje, si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jam\u00eb shum\u00eb i bindur se n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb fort dora e Albin Kurtit! Me t\u00ebr\u00eb \u2018patriot\u00ebt\u2019 e Vet\u00ebvendosjes e VLEN, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb pa qeveri, pa institucione, pa miq e pa aleat\u00eb! Se kjo protesta b\u00ebrtet fort p\u00ebr shembjen  e klas\u00ebs politike, por nuk thot\u00eb asgj\u00eb se si do t\u00eb qeveriset ky vend! Madje dhe organizator\u00ebt jan\u00eb n\u00eb ilegalitet! Nuk shfaqen n\u00eb publik!<br \/>\nDhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, teksa p\u00ebrmenda t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb na dalin nga shpirti, thjesht\u00eb e vet\u00ebm mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr q\u00eb del po nga shpiri: Ore v\u00ebllez\u00ebr shqiptar\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes e VLEN, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e deri n\u00eb Sarajav\u00eb, \u00e7far\u00eb borxhi ju kemi q\u00eb po nd\u00ebrhyni n\u00eb pun\u00ebt tona, t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri, e po na e nxini jet\u00ebn n\u00eb tentativ\u00ebn p\u00ebr destabilizim por dhe po na merrni erzin duke na f\u00eblliqur p\u00ebrball\u00eb miqve e aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj?! A ka mund\u00ebsi t\u00eb qet\u00ebsoheni, t\u2019i lini mistrecll\u00ebqet, se nuk ua kemi p\u00ebr borxh! V\u00ebllez\u00ebr, v\u00ebllez\u00ebr, por secili n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet! Sepse vonohet sa vonohet, por nuk p\u00ebrjashtohet karma! Plas shpirti, dhe v\u00ebllai ta kthen nj\u00ebher\u00eb \u2018nderin\u2019! Sheh rrushi rrushin e piqet!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/ Kur t\u00eb shtun\u00ebn po shihnim live mb\u00ebrritjen e makinave t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb pikat kufitare shqiptare n\u00eb Shkod\u00ebr, vum\u00eb re nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb fort\u00eb t\u00eb organizator\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs, p\u00ebrsa i p\u00ebrket q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb numrave t\u00eb deklaruar! Pasi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr 35-40 makina q\u00eb kishin udh\u00ebtuar t\u00eb mbuluara me flamurin kuqezi, dhe dihet sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92454","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92454\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}