{"id":92452,"date":"2026-06-22T16:48:21","date_gmt":"2026-06-22T16:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/sulmet-dhe-kercenimet-ndaj-gazetareve-ne-proteste-reagon-agsh-te-respektohet-siguria-e-gazetareve-ne-terren\/"},"modified":"2026-06-22T16:48:21","modified_gmt":"2026-06-22T16:48:21","slug":"sulmet-dhe-kercenimet-ndaj-gazetareve-ne-proteste-reagon-agsh-te-respektohet-siguria-e-gazetareve-ne-terren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/sulmet-dhe-kercenimet-ndaj-gazetareve-ne-proteste-reagon-agsh-te-respektohet-siguria-e-gazetareve-ne-terren\/","title":{"rendered":"Sulmet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb protest\u00eb, reagon AGSH: T\u00eb respektohet siguria e gazetar\u00ebve n\u00eb terren"},"content":{"rendered":"<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (AGSH) ka reaguar lidhur me situat\u00ebn e krijuar gjat\u00eb protestave t\u00eb zhvilluara n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, AGSH shprehet se respekton plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u organizuar dhe p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, por ngre shqet\u00ebsimin p\u00ebr incidentet e regjistruara gjat\u00eb 22 dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb protestave n\u00eb kryeqytet, ku gazetar\u00eb, operator\u00eb dhe ekipe mediatike jan\u00eb p\u00ebrballur me sulme verbale, gjuh\u00eb fyese, intimidime dhe tentativa p\u00ebr sulme fizike gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cGazetar\u00ebt nuk jan\u00eb pal\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Ata ndodhen n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb raportuar, dokumentuar dhe informuar publikun mbi zhvillimet\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e AGSH-s\u00eb, e cila n\u00ebnvizon se \u00e7do penges\u00eb ndaj pun\u00ebs s\u00eb medias p\u00ebrb\u00ebn cenim t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve dhe kufizim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb publikut p\u00ebr t\u2019u informuar.<\/p>\n<p>Asociacioni vler\u00ebson se kritika ndaj medias dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb raportimit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb legjitime e debatit demokratik, por thekson se ajo nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb sulm personal, gjuh\u00eb urrejtjeje apo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar gazetar\u00ebt n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>AGSH u b\u00ebn thirrje organizator\u00ebve t\u00eb protestave dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb pun\u00ebn e gazetar\u00ebve, si dhe t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb \u00e7do akt dhune apo intimidimi ndaj tyre. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, organizata k\u00ebrkon nga Policia e Shtetit t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb s\u00eb ekipeve mediatike n\u00eb terren.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, AGSH rikujton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb standardeve profesionale dhe etike nga vet\u00eb mediat dhe gazetar\u00ebt gjat\u00eb raportimit t\u00eb protestave, duke theksuar se raportimi i sakt\u00eb, i paansh\u00ebm dhe i verifikuar mbetet thelb\u00ebsor p\u00ebr ruajtjen e besimit t\u00eb publikut dhe mbrojtjen e interesit publik.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (AGSH) rithekson se e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore kushtetuese, e garantuar nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nga instrumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Protesta paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej mekanizmave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs qytetar\u00ebt shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, k\u00ebrkesat dhe q\u00ebndrimet e tyre ndaj institucioneve publike dhe qeverisjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, AGSH respekton t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u organizuar dhe protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb 22 dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb protestave n\u00eb Tiran\u00eb, AGSH ka ndjekur me v\u00ebmendje dhe shqet\u00ebsim nj\u00eb s\u00ebr\u00eb incidentesh ku gazetar\u00eb, operator\u00eb dhe ekipe mediatike jan\u00eb p\u00ebrballur me sulme verbale, gjuh\u00eb fyese, intimidime dhe n\u00eb disa raste edhe me tentativa p\u00ebr sulme fizike gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre profesionale.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt nuk jan\u00eb pal\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Ata ndodhen n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb raportuar, dokumentuar dhe informuar publikun mbi zhvillimet, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit t\u00eb tyre profesional dhe n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do penges\u00eb ndaj pun\u00ebs s\u00eb tyre, \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim apo akt intimidues p\u00ebrb\u00ebn jo vet\u00ebm nj\u00eb cenim t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve, por edhe nj\u00eb kufizim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb publikut p\u00ebr t\u2019u informuar.<\/p>\n<p>AGSH thekson se media, si \u00e7do institucion tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, mund dhe duhet t\u00eb kritikohet. Kritika ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb raportimit, ndaj linj\u00ebs editoriale apo p\u00ebrmbajtjes mediatike \u00ebsht\u00eb legjitime dhe pjes\u00eb e debatit demokratik. Megjithat\u00eb, kritika nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb sulm personal ndaj gazetar\u00ebve, n\u00eb nxitje t\u00eb urrejtjes apo n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i penguar ata t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb polarizuar politike dhe sociale, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb tregojn\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb ruajtjen e nj\u00eb ambienti t\u00eb sigurt p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e medias. Gazetar\u00ebt n\u00eb terren duhet t\u00eb trajtohen si profesionist\u00eb q\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb informuar publikun.<\/p>\n<p>AGSH u b\u00ebn thirrje organizator\u00ebve t\u00eb protestave dhe t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb dhe t\u00eb mbrojn\u00eb pun\u00ebn e gazetar\u00ebve, t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb qart\u00eb \u00e7do akt dhune apo intimidimi ndaj tyre dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt p\u00ebr raportimin mediatik.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, AGSH fton Policin\u00eb e Shtetit t\u00eb marrin t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr sigurin\u00eb e ekipeve t\u00eb mediave n\u00eb terren, p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebsimin e rreziqeve dhe ofrimin e mb\u00ebshtetjes s\u00eb nevojshme profesionale dhe logjistike.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, AGSH rithekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb standardeve profesionale dhe etike nga vet\u00eb gazetar\u00ebt dhe mediat gjat\u00eb raportimit t\u00eb protestave. Raportimi i sakt\u00eb, i paansh\u00ebm dhe i verifikuar \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr ruajtjen e besimit t\u00eb publikut dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb media t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e saj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (AGSH) ka reaguar lidhur me situat\u00ebn e krijuar gjat\u00eb protestave t\u00eb zhvilluara n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, AGSH shprehet se respekton plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u organizuar dhe p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, por ngre shqet\u00ebsimin p\u00ebr incidentet e regjistruara gjat\u00eb 22 dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92452","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92452"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92452\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}