{"id":92429,"date":"2026-06-22T11:48:13","date_gmt":"2026-06-22T11:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/shqiptaret-nuk-duan-te-evropianizohen-por-te-albinizohen\/"},"modified":"2026-06-22T11:48:13","modified_gmt":"2026-06-22T11:48:13","slug":"shqiptaret-nuk-duan-te-evropianizohen-por-te-albinizohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/shqiptaret-nuk-duan-te-evropianizohen-por-te-albinizohen\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt nuk duan t\u00eb evropianizohen por t\u00eb albinizohen"},"content":{"rendered":"<p>Nga Halil Matoshi<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt  nuk duan t\u00eb evropianizohen por t\u00eb albinizohen<br \/>\nDetyra e Kryeministrit ose Kryeminist\u00ebr n\u2019detyr\u00eb!?<br \/>\nNata nisi me ni shfaqje madh\u00ebshtore idealizmi. Kur Kosova b\u00e2hej gadi p\u00ebr pavar\u00ebsi, heroi yn\u00eb nxori n\u00eb rrug\u00eb aktivist\u00ebt e brumosun mir\u00eb me teorit\u00eb e revolucionit Trockist (t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm.)<\/p>\n<p>Synimi? Me e luftu Paket\u00ebn e Ahtisaarit dhe vet\u00eb at\u00eb pamvarsi shtetnore q\u00eb diqke p\u00ebr me u l\u00e9.<\/p>\n<p>Dhe si n\u00eb \u00e7do dram\u00eb t\u00eb fort\u00eb kombtariste, dikush duhet me e pagu fatur\u00ebn e gjakut.<\/p>\n<p>Mon Balaj dhe Arben Xheladini u d\u00ebrguen drejt e n\u00eb kthetrat e<\/p>\n<p>dek\u00ebs. si mish p\u00ebr top, p\u00ebr kauz\u00ebn e madhe, absurde dhe boshe, t\u00eb modelueme si sovraniz\u00ebm, q\u00eb doket si ni pavarsim ksenifob.<\/p>\n<p>Pamvarsia u shpall, shteti u njoft nga 120 kombe, porse dy jet\u00eb t\u00eb reja u flijuen thjesht p\u00ebr me nd\u00ebrtu skenografin\u00eb e q\u00ebllimeve t\u00eb mfshehta t\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Ni \u00e7mim i vog\u00ebl p\u00ebr ni ego t\u00eb madhe, kishin me th\u00e2n\u00eb cinik\u00ebt!?<\/p>\n<p>T\u00ebvona, si \u00e7do p\u00ebrrall\u00eb moderne politike, gjith\u00e7ka vazhdoi me ni rren\u00eb t\u00eb qepun tegel.<\/p>\n<p>Tue shit\u00eb ni keqinformim epik mbi bisedimet me Serbin\u00eb. Sipas tyne, Kosova nuk ishte ndoni parajs\u00eb me flamingo, po me vorre masive; ni vend ku d\u00ebgjohej vet\u00ebm ziu i qyqes z\u00e2 aty-k\u00ebtu. \u201cNuk kemi me bisedu kurr\u00eb me Serbin\u00eb pa i kthye t\u00eb pagjetunit dhe pa i pagu d\u00e2met e luft\u00ebs!\u201d, b\u00ebrtiste n\u00eb megafon \u201cTrocki i Prishtin\u00ebs\u2019 q\u00eb i than\u00eb dikur Gulit (p\u00ebr flok\u00ebt  si t\u00eb futbollistit holandez) me d\u00ebshp\u00ebrim artificial, lideri i Vet\u00ebvendosjes, Kurti.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Serbia natyrisht q\u00eb nuk l\u00ebvizi as gishtin e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Por Albini popullor, ai vrapoi, u ul ne Borellin e Vu\u010di\u0107-in e dikur me Laicak.<\/p>\n<p>Me pasion n\u00ebnshkruejti Marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe sekuencimin e Ohrit. Dhe krejt n\u00eb fund, si i \u00e7uem kllapie t\u00eb gjat\u00eb e hipnotizuese, klithi me habi f\u00ebmij\u00ebrore: \u201cKenka e keqe!?\u201d<\/p>\n<p>Me sa duket, ky \u00e2sht sekreti i Albinizimit: premto parime, nxit  konflikte dhe n\u00eb fund merr disa kmisha,  rregullo keavaten e prano krejt \u00e7ka kund\u00ebrshtove!<\/p>\n<p>2. Arti i dorzimit, \u201cZajednica\u201d dhe nacionalsocializmi pa thoj<\/p>\n<p>Por Albinizimi nuk ndalet me kaq; ai shk\u00eblqen aty ku d\u00ebshtimi shitet si fitore gjeniale.<\/p>\n<p>Kujtoni K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Dera ishte e hapun, an\u00ebtar\u00ebsimin po e merrte praktikisht falas. Duhej vet\u00ebm ni gj\u00e2 e vocerr: me e njoft\u00eb ni vendim t\u00eb gjykates q\u00eb, ironikisht, ishte gjykat\u00eb kosovare, p\u00ebr pronat e Manastirit t\u00eb De\u00e7anit.<\/p>\n<p>Masi h\u00ebngri fjal\u00ebt e veta dhe e n\u00ebnshkroi, ra mu aty ku nuk pritej. Aleat\u00ebt i than\u00eb ta d\u00ebrgonte draft-statutin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe (vet\u00ebm Kurti dhe Serbia zyrtare i thon\u00eb Zajednic\u00eb e komunave serbe) n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u2013 po at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb paraardh\u00ebsve, q\u00eb ky i kishte mallkue.<\/p>\n<p>Por heroi yn\u00eb, sovranisti i madh, nuk i besoi gjyq\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb vet. Pse t\u2019i besonte ni  gjykate kosovare? E kishte ngrit\u00eb \u201cregjimi i p\u00ebrmbysun\u201d.<\/p>\n<p>Ashiqare edhe miqt\u00eb e tina ideologjik\u00eb, ata socialist\u00ebt evropian\u00eb t\u00eb salloneve, i p\u00ebshp\u00ebrit\u00ebn se drafti i BE-s\u00eb p\u00ebr Asociacionin ishte i rreziksh\u00ebm. I prim\u00eb nga ni mosbesim i fell\u00eb dhe inati patologjik ndaj institucioneve t\u00eb shtetit t\u00eb tij, Albini nuk e d\u00ebrgoi n\u00eb Kushtetuese. Pse? Sepse n\u00eb lev\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, ai vet\u00eb ia kishte nd\u00ebrru emnimin dhe ia kishte fry kompetencat, tue e quajtun \u201cZajednic\u00eb\u201d dhe \u201cparashtet\u201d. Si munej me i tregu popullit se \u201cZajednic\u00ebn\u201d q\u00eb dikur e luftonte me gaz lotsjell\u00ebs, tash po e paketonte vet\u00eb me fjongo euroeaniste?<\/p>\n<p>Si \u2018bonbonierat\u2019 e kanaxhe\u00e7eve ballkanike.<\/p>\n<p>Kujtoni koh\u00ebn kur Prishtina kallej flak\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ishin ato protesta popullore p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, ose lirin\u00eb e mungueme, jo!<\/p>\n<p>Ishin protesta t\u00eb pastra ideologjike t\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb brumosun me t\u00eb majten revolucionare.<\/p>\n<p>Kur LDK-ja, me naivitet politik, i dha mund\u00ebsin\u00eb e ni koalicioni, (2020) Albini zbatoi tabijatet e tij t\u00eb preferueme: i poshtnoi partner\u00ebt publikisht, q\u00eb m\u00eb pas t\u2019i akuzonte p\u00ebr tradhti.<\/p>\n<p>Aty dha d\u00ebshmin\u00eb e par\u00eb se ai nuk k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim apo partneritet, por n\u00ebnshtrim.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dominim absolut mbi shoqnin\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Dhe ia doli. Erdhi n\u00eb pushtet. Fuqish\u00ebm. Me ni makineri propagande q\u00eb do ta kishte zili \u00e7do regjim autoritar, ai krijoi ni frym\u00eb t\u00eb re. E kombinoi me mjeshtri sentimentin e rreziksh\u00ebm nacionalist me idet\u00eb barazitare t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs \u2013 tue gatu ni lloj nacionalsocializmi deklarativ, pa thoj. Populliz\u00ebm qoban\u00ebsh n\u00eb ni orkest\u00ebr fyllash.<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb fund, kur ndodhi akti terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 i mb\u00ebshtetun hapur nga inkursioni i shtetit serb \u2013 Albini e zmbrapsi at\u00eb, fal\u00eb informatave sekrete dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb aleat\u00ebve. Por, n\u00eb vend t\u00eb ni reflektimi shtetnor, ai e ktheu gjakun e asaj nate n\u00eb ni produkt t\u00eb thjesht\u00eb marketingu, t\u00eb cilin vazhdon me e p\u00ebrdor\u00eb si ushqim elektoral n\u00ebp\u00ebr fushata zgjedhore. Sepse p\u00ebr Albinizimin, \u00e7do kriz\u00eb, \u00e7do sulm dhe \u00e7do jet\u00eb e humbun \u00e2sht  thjesht ni karburant ma shum\u00eb p\u00ebr motorin e tina t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>3. Veriu si let\u00ebr bixhozi dhe matematika e past\u00ebr e pushtetit<\/p>\n<p>Dhe qe ku jemi sot, n\u00eb aktin final t\u00eb k\u00ebsaj drame politike. Pasi i d\u00ebshtuan t\u00eb gjitha premtimet e m\u00ebdha dhe kartat e parimeve, n\u00eb duert e Kurtit ka mbetun vet\u00ebm ni let\u00ebr e fundit bixhozi: Veriu i vendit.<\/p>\n<p>Ni Veri ku ai sot \u00e2sht teknikisht  i pranish\u00ebm, por politikisht krejt\u00ebsisht i papranuesh\u00ebm. \u00c2sht i pranish\u00ebm me shtetrrethim, autoblinda dhe polici speciale, por i papranuesh\u00ebm si vullnet politik i atyne q\u00eb jetojn\u00eb atje.<\/p>\n<p>Dhe cila \u00e2sht ideja e tina madhuere politike p\u00ebr me e zgjidhun k\u00ebt\u00eb nyj\u00eb? Asni!<\/p>\n<p>Thjesht nuk ekziston asni ide, p\u00ebrve\u00e7 status-kuos\u00eb q\u00eb prodhon vota, disa ndalesave inkursive t\u00eb Serbis\u00eb dhe disa kazermave policore me hak, atje.<\/p>\n<p>Sepse synimi i v\u00ebrtet\u00eb i Albinizimit nuk \u00e2sht integrimi i Veriut, por detronizimi dhe zhb\u00e2mja totale e opozitarizmit brenda shpis\u00eb s\u00eb vet. P\u00ebr me e mbrri k\u00ebt\u00eb, ja duel me e b\u00e2 nj shpikje monstruoze: e komb\u00ebtarizoi mendimin politik p\u00ebrmes spiunimit dhe paranoj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00ebn e sotme, n\u00ebse guxon t\u00eb kesh ni mendim ndryshe nga zyra e kryeministrit, nuk je thjesht ni kritik \u2013 por ni anmik.<\/p>\n<p>Bilanci i k\u00ebtij xhonglimi cinik \u00e2sht ni kryevep\u00ebr e matematik\u00ebs elektorale: Dy vjet krejt\u00ebsisht t\u00eb hupta p\u00ebr Kosov\u00ebn deri tash n\u00eb sanksione, izolim e stagnim, por plot kat\u00ebr pal\u00eb zgjedhje t\u00eb fitueme rrast, p\u00ebr pushtet personal! Kosova munet me e hup\u00eb udh\u00ebn, por Albini nuk e hup\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p>4. Eksporti i krizave, anmiqt\u00eb imagjinar\u00eb dhe p\u00ebrplasja e madhe e historis\u00eb<\/p>\n<p>Pasi kreu pun\u00eb me n\u00ebnshtrimin e grupeve opozitare brenda Kosove, kryemjeshtri revolucionar ka kalu n\u00eb nivelin tjet\u00ebr t\u00eb loj\u00ebs: shmangien e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Neglizhimin p\u00ebrmes xhonglimit taktik.<\/p>\n<p>Sepse n\u00ebse zbaton Marr\u00ebveshjen, ia han\u00eb kryet t\u00eb vet\u00ebt e magjepsun.<\/p>\n<p>Dhe ai nuk ngritet ma politikisht.<\/p>\n<p>Taktikat i ka gjeniale n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb ikonike t\u00eb tyne: b\u00e2 numra, krijo cirk, por mos kryej asni pun\u00eb t\u00eb vlefshme n\u00eb shtet, mjafton me siguru edhe ca vjet\u00eb t\u00eb tjera mbi fronin e pushtetit n\u00eb ni vend t\u2019lem\u00eb nga shpresa e t\u2019vram\u00eb ideologjie.<\/p>\n<p>Por Kurti nuk ka strategji.<\/p>\n<p>P\u00ebr me e b\u00e2 k\u00ebt\u00eb loj\u00eb edhe ma emocionuese, ai pos anmikut t\u00eb brendsh\u00ebm, ka fabriku ni anmik t\u00eb ri t\u00eb madh matan\u00eb oqeanit: Presidentin Donald Trump. Por meq\u00eb nuk ka guximin me e than\u00eb k\u00ebt\u00eb publikisht, ai gjen ni tabel\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl qitje: shan dhe sulmon aleatin e Trump, Richard Grenell.<\/p>\n<p>Plani i madh taktik?<\/p>\n<p>Me msy konsumimin e plot\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb Trumpit (ai u flet besnik\u00ebve t\u00eb vet se qysh Kosova \u00e2sht mir\u00eb mos me qen\u00eb fare n\u00eb \u2018radarib\u2019 e Trump!?) tue u zvarrit\u00eb, pa marr\u00eb asni p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtetnors e tue u justifiku me kinse munges\u00ebn e institucioneve t\u00eb q\u00ebndrueshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe kur lodhet nga kjo sken\u00eb, l\u00ebshon perl\u00ebn e tij t\u00eb radh\u00ebs me bro\u00e7kulla pseudo-intelektuale: \u201cUn\u00eb jam Kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb e her\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e Kryeministrit\u201d.<\/p>\n<p>Vet shmanget, po i shtin minustrat palaqo me i than\u00eb jo prohektit t\u00eb gazit t\u00eb k\u00e2ngt anerikan (LNG).<\/p>\n<p>Tue u kamuflu mas ni projekti legjendar t\u00eb d\u00ebshtuem q\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e Jugosllavis\u00eb (1988) at\u00eb t\u00eb gazifikimit t\u00eb linjitit, tue ligjeru qe gjeopolitik\u00ebn mos me ja l\u00e2n\u00eb t\u00eb djathtes, sepse \u00e2sht aq e randsushme, Kurti p\u00ebrsdyti po luen buxhoz me aleat\u00ebt rreth gjeopolitik\u00ebs q\u00eb mban er\u00eb gazi!?<\/p>\n<p>Spari e pati th\u00e2n\u00eb k\u00ebt\u00eb ish aleatja e tij, Presidentja \u201ce preme n\u2019bes\u00eb\u201d, thuese politika \u00e2sht kategori kanunore.<\/p>\n<p>Projekti i Vjosa Osmanit me LDK-n\u00eb doli nga historia palavdish\u00ebm.<\/p>\n<p>Turma, natyrisht, mbyll syt\u00eb dhe duertroket si e xhindosun.<\/p>\n<p>E mafia energjetike e hemisferes proruse trash\u00eb qafen.<\/p>\n<p>Por Albinizimi nuk mjaftohet me kaq.<\/p>\n<p>Ai ka nd\u00ebrsy ni ushtri t\u00eb t\u00e2n\u00eb me nacionalist\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e neo-enverist\u00eb t\u00eb ri, b\u00e2mun tub\u00eb, nga t\u00eb gjitha hapsinat shqiptare t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr me luftu eg\u00ebrsisht kund\u00ebr identitetit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kulturor dhe shtetnor kosovar. Misioni i tyne?<\/p>\n<p>Me kthy shqiptar\u00ebt prapt, n\u00eb koh\u00eb te Rilindja Komb\u00ebtare e para dy shekujve, sikur shteti i Kosov\u00ebs t\u00eb mos kishte ndodh\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi shtypi narrativ\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb brenda vendit, tue godit\u00eb figurat ballore t\u00eb saj \u201cq\u00eb kan\u00eb majtun pushk\u00ebn n\u00eb krah ni vjet\u201d dhe q\u00eb jan\u00eb korrumptu deri n\u2019asht, Kurti stigmatizo PDK-n\u00eb dhe Aleanc\u00ebn, tue e shtri projektin e tij t\u00eb kaosit edhe jasht\u00eb kufijve.<\/p>\n<p>Hallakati dhe p\u00ebr\u00e7au faktorin politik shqiptar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u2013 at\u00eb q\u00eb dikur lidhej rreth Arben Xhaferit dhe m\u00eb pas Ali Ahmetit \u2013 vet\u00ebm p\u00ebr me kriju ni \u2018Disposable Digital Prop\u2019 \u2013 ni krijes\u00eb propagande p\u00ebr ni p\u00ebrdorim \u2013 \u201cVLEN\u201d, krejt\u00ebsisht konfuze dhe impotente p\u00ebrball\u00eb politik\u00ebs klerofashiste t\u00eb VMRO-s\u00eb.<\/p>\n<p>E gjitha kjo, nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb e shpall anmiqsor \u00e7do mendim ndryshe dhe ushqen ni luft\u00eb t\u00eb hapun kund\u00ebr pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama, ka kriju profilin iluziv t\u00eb Kurtit pa e njoft\u00eb historin\u00eb e ngjitjes s\u00eb tij deluzive; e merr p\u00ebr inteligjent ni enverist t\u00eb regjun. Fajin ua gjuen sallahaneve t\u00eb VV-s\u00eb. E nuk e di ose shtihavet kinse nuk e di q\u00eb pa urdhnu lideri suprem. VV-istat s\u2019guxojn\u00eb me \u00e7el\u00eb goj\u00ebn.<\/p>\n<p>E piknisht Albini ia ka b\u00e2 hazder sallahan\u00ebn ku po bjen kryet e eDrames!?<\/p>\n<p>Dhe qershia mbi tort\u00eb: nxitja e m\u00ebrgat\u00ebs panshqiptare kund\u00ebr qytetaris\u00eb vendase n\u00eb Kosov\u00eb. Ai ja u ka ngritun artificialisht decibelat e z\u00e2nit n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit me nj\u00eb kuazi-patriotiz\u00ebm t\u00eb lir\u00eb e me fjalime pompoze, pa b\u00e2 asni gj\u00e2 t\u2019hajrit p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, kemi p\u00ebrplasjen ma brutale dhe absurde t\u00eb historis\u00eb: ni m\u00ebrgat\u00eb q\u00eb dikur vuente gurbetin me e que n\u2019k\u00e2m\u00eb Kosov\u00ebn e mytun n\u2019zjerm e hekur, ni m\u00ebrgat\u00eb q\u00eb nuk jeton n\u00eb ajrin e ndotun e jet\u00ebn jocilsore kosovare, p\u00ebrcakton fatin politik t\u00eb 1.5 milion\u00eb rezident\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr me e kontrollu plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb publike, ai ka riciklu element\u00eb t\u00eb degraduem majtist\u00eb nga provenienca e vjet\u00ebr jugosllave dhe ajo e ish-Sigurimit shqiptar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ushtri fantazmash t\u00eb s\u00eb kaluemes, ai zotnon hap\u00ebsin\u00ebn publike kosovare, dhe tani, p\u00ebrmes propagand\u00ebs dhe protestave \u2013 sado q\u00eb t\u00eb ushqyeme nga pak\u00ebnaq\u00ebsia legjitime ndaj ni nomenklature 35-vje\u00e7are- po m\u00ebsyn me e mjell\u00eb t\u00eb njajtin kaos edhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Albinizimi nuk njeh kufij, kur vjen puna te etja p\u00ebr pushtet absolut.<\/p>\n<p>Por synimi final, sado i msheft \u00e2sht shp\u00ebrbamja kushtetuese (kujto Kustetut\u00ebn e Weimarit) e shtetit kosovar, heqjen spari t\u00eb liris\u00eb s\u00eb t\u2019shprehunit, dikur heqjes s\u00eb vetos s\u00eb pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kuvend (tue stigmatizu Listen Serbe si terroriste) dhe suprimimin e pik\u00ebs 1.2 q\u00eb e m\u00e2n\u00eb gjall\u00eb shtetin kosovar!?<\/p>\n<p>5. Koalicioni i absurdit dhe \u201cSocialist\u00ebt e Shampanj\u00ebs\u201d n\u00eb Zv\u00ebrnec<\/p>\n<p>Dhe qe tek vjen finalja e madhe, ku cirku politik i Albinizimit msyn majat e veta surreale.<\/p>\n<p>P\u00ebr me majtun gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb makineri t\u00eb madhe, p\u00ebrmes ni propagande t\u00eb past\u00ebr leniniste, \u00e2sht kriju ni aleanc\u00eb kund\u00ebr imperialiste, q\u00eb \u00e7mend edhe vet\u00eb logjik\u00ebn formale: ni koktej i paimagjinuesh\u00ebm ku b\u00e2hen bashk\u00eb pos qytetar\u00ebve t\u2019oa informuem drejt, komuniteti LGBT, islami politik, antisemit\u00ebt, ambientalist\u00ebt q\u00eb zhvasin fonde nga e djathta dhe sh\u00ebrbimet sekrete tradicionalisht anmiqsore ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ni l\u00ebkur\u00eb e vjetrueme gjarpni p\u2019ej kauzash lara-lara, q\u00eb nuk p\u00ebrdoren m\u00e2 as n\u00eb shtetin d Malchizedekut* p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb laboratorin e tij t\u00eb propagand\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb maj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj piramide qindrojn\u00eb ata: Champagne Socialists (Socialist\u00ebt e Shampanj\u00ebs) t\u00eb rrethit t\u00eb Sorosit Junior.<\/p>\n<p>Jan\u00eb piknisht k\u00ebta elitar\u00eb t\u00eb salloneve q\u00eb mbledhjet e tyne luksoze ua th\u00ebrret vet\u00eb Pedro S\u00e1nchez, kryeministri aktual i Spanj\u00ebs nga PSOE. Aty, n\u00ebp\u00ebr ato salla luksoze ku pihet shampanj\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe hahet kaviari (gauche caviar), ku kjahet Gaza e foltorja vlon nga gajasjet n\u00eb fjalimet e zjarrta dhe histerike kund\u00ebr Donald Trumpit. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, t\u00eb udh\u00ebhequna p\u2019ej frym\u00ebs s\u00eb mikut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb zviceran C\u00e9dric Wermuth e t\u00eb mbledhun n\u00ebp\u00ebr simpoziume si ai i George Papandreout n\u00eb Greqi, e shohin bot\u00ebn si ni tabel\u00eb shahu p\u00ebr eksperimentet e tyne ideologjike.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb \u201crevolucionar\u00ebt\u201d performues stalinist\u00eb!<\/p>\n<p>Njer\u00ebz q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyne reale kobtrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs e kan\u00eb me Qeverin\u00eb se nuk e presin dot as macen nga p\u00ebrsheshi, por q\u00eb nga kolltuqet e tyne komode e xhipat e blinduem me shum\u00eb gardista, marrin p\u00ebrsip\u00ebr me mbrojtun kauza t\u00eb m\u00ebdha globale.<\/p>\n<p>Dhe ku p\u00ebrfundon i gjith\u00eb ky revolucion global anti-Trump dhe pro-leninist?<\/p>\n<p>P\u00ebrfundon tue ruejtun me patos qesharak biodiversitetin e ndoni Flamingoje apo bime n\u00eb ni faqe t\u00eb hupt shk\u00e2mi, n\u00eb Zv\u00ebrnec. Ni p\u00ebrfundim madh\u00ebshtor p\u00ebr ni mashtrim kaq t\u00eb madh global!<\/p>\n<p>6. Ramja e parashikueme e Ram\u00ebs n\u00eb humner\u00ebn albiniste<\/p>\n<p>N\u00eb Zv\u00ebrnec, mbi at\u00eb cop\u00eb toke q\u00eb e ndajn\u00eb flamingot dhe mushkat financiare, Albinizimi po shkruen kapitullin e tina ma cinik. Kurti, i rrethuem nga stalinistat e tina performativ\u00eb si Gricourt, Hoxha, Mihali, Feraj dhe lpistrat e tjer\u00eb t\u00eb pushtetit, po tenton me e blloku \u00e7do p\u00ebrparim t\u00eb Shqipnis\u00eb drejt BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2030, tue shkat\u00ebrru me k\u00ebt\u00eb hov, aleanc\u00ebn me ShBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Bash qysh po bllokohet p\u00ebrparimi n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Me luft\u00eb hibride kunder Ram\u00ebs prishtinali!<\/p>\n<p>P\u00ebrralla me flamIngjet q\u00eb bajagi po i vret familja Trump  \u00e2sht thjesht perde timi.<\/p>\n<p>Mas saj mshefet energjia elektrike e arealit prorus dhe analfabet\u00ebt funksional\u00eb \u2013 tip \u201cAlbatros\u201d q\u00eb krrokasin n\u00eb rrjet. Ky nuk \u00e2sht revolucioni ekologik i koduem Flamingo; \u00e2sht Albinizim brutal.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka financohet nga taksat e kosovar\u00ebve p\u00ebrmes tregut energjetik t\u00eb Vuk Hamovi\u0107-it dhe mentorohet nga elita e majt\u00eb evropiane;<\/p>\n<p>Sa ironike q\u00eb m\u00ebrgata jon\u00eb mbron k\u00ebt\u00eb rrjet, pa dashtun me e dit\u00eb se as Spanja e Pedro Sanchezit dhe as Greqia e Papandreut Junior nuk e njohin Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur shqiptar\u00ebt t\u00eb kthej\u00eb kok\u00ebn p\u00ebrmas, kan\u00eb ne e kuptu sherrin se Albin Kurti thjesht u ka vr\u00e2 t\u00eb ardhmen tue ja u  luhat\u00eb shqiptar\u00ebve besimin tek Amerika q\u00eb i shp\u00ebtoi nga zhb\u00e2mja.<\/p>\n<p>Tragjedia jon\u00eb sapo ka nis\u00eb, sepse ma e trishtuemja hala s\u2019ka ndodh\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNuk keni par\u00eb gj\u00eb akoma\u201d \u2013 thojn\u00eb Mallakastrit\u00ebt!?<\/p>\n<p>*Dominion of Melchizedek\u201d (Dominioni i Melkizedekut) nuk \u00e2sht ni shtet i v\u00ebrtet\u00eb, por ni mikroshtet fiktiv (mashtrim kibernetik), i cili n\u00eb mars t\u00eb vitit 1998 shp\u00ebrndau me faks ni \u201clet\u00ebr njohje\u201d p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Halil Matoshi Shqiptar\u00ebt nuk duan t\u00eb evropianizohen por t\u00eb albinizohen Detyra e Kryeministrit ose Kryeminist\u00ebr n\u2019detyr\u00eb!? Nata nisi me ni shfaqje madh\u00ebshtore idealizmi. Kur Kosova b\u00e2hej gadi p\u00ebr pavar\u00ebsi, heroi yn\u00eb nxori n\u00eb rrug\u00eb aktivist\u00ebt e brumosun mir\u00eb me teorit\u00eb e revolucionit Trockist (t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm.) Synimi? Me e luftu Paket\u00ebn e Ahtisaarit dhe vet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92429","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92429"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92429\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}