{"id":92425,"date":"2026-06-22T10:48:40","date_gmt":"2026-06-22T10:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/ylli-pango-tradheton-sali-berishen-ne-gjyq-si-deshmimtar-kam-qene-pro-privatizimit-por-jo-ndryshimit-te-destinacionit\/"},"modified":"2026-06-22T10:48:40","modified_gmt":"2026-06-22T10:48:40","slug":"ylli-pango-tradheton-sali-berishen-ne-gjyq-si-deshmimtar-kam-qene-pro-privatizimit-por-jo-ndryshimit-te-destinacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/ylli-pango-tradheton-sali-berishen-ne-gjyq-si-deshmimtar-kam-qene-pro-privatizimit-por-jo-ndryshimit-te-destinacionit\/","title":{"rendered":"Ylli Pango \u201ctradh\u00ebton\u201d Sali Berish\u00ebn n\u00eb gjyq si d\u00ebshmimtar: Kam qen\u00eb pro privatizimit, por jo ndryshimit t\u00eb destinacionit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar vijoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb gjykimi i dosjes \u201cPartizani\u201d, ku d\u00ebshmoi ish-ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, Ylli Pango.<\/p>\n<p>I pyetur nga prokuroria p\u00ebr ndryshimet e nd\u00ebrmarra n\u00eb ligjin p\u00ebr sportin gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb drejtonte dikasterin, Pango tha se nuk i kujtohen n\u00eb detaje rrethanat e asaj periudhe, duke argumentuar se \u00e7\u00ebshtjet e objekteve sportive nuk kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr prioritetet kryesore t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, ish-ministri u shpreh se ka mb\u00ebshtetur privatizimin, por ka qen\u00eb kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb destinacionit t\u00eb objekteve sportive. Sipas tij, edhe n\u00eb rastet e dh\u00ebnies me koncesion apo p\u00ebrfshirjes s\u00eb sektorit privat, duhej t\u00eb ruhej funksioni fillestar i k\u00ebtyre objekteve.<\/p>\n<p>Prokuroria e pyeti Pangon lidhur me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb majit 2007, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ishte propozuar ndryshimi i ligjit p\u00ebr sportin p\u00ebr t\u00eb lejuar dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb objekteve sportive pa ndryshuar destinacionin e tyre. N\u00eb p\u00ebrgjigje, ai deklaroi se nuk e kujtonte arsyetimin konkret t\u00eb asaj nisme, por shtoi se praktika e koncesioneve p\u00ebr objekte sportive zbatohet gjer\u00ebsisht edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebrkesat p\u00ebr privatizim t\u00eb paraqitura nga familja Begeja dhe familje t\u00eb tjera, Pango deklaroi se nuk i kujtohen vendimet konkrete, por theksoi se ka qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pronar\u00ebve. Ai shtoi se p\u00eblqimi i tij institucional nuk kishte efekt vendimmarr\u00ebs dhe se nuk mund t\u00eb pengonte proceset e privatizimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb, Pango tha se kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqim p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb privatizimi pasi, sipas tij, kjo i ishte k\u00ebrkuar nga ish-ministri Genc Ruli.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr amendamentet e vitit 2008 n\u00eb ligjin p\u00ebr sportin, t\u00eb cilat p\u00ebrfshin\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb e privatizimit, ish-ministri deklaroi se nuk e konsideron nism\u00eb personale. Sipas tij, ndryshimet mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb politike m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb qeveritare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb privatizimeve t\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p>Pango tha gjithashtu se nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb ku jan\u00eb diskutuar k\u00ebto ndryshime dhe se nuk i kujtohen arsyet q\u00eb lidhen me k\u00ebrkesat p\u00ebr reduktimin e fondeve t\u00eb investimeve n\u00eb sport.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pyetjeve t\u00eb avokates Klodiana Gjyzari, ai u ndal te parimi i ruajtjes s\u00eb destinacionit t\u00eb objekteve sportive. Pango deklaroi se ka mb\u00ebshtetur vazhdimisht k\u00ebt\u00eb parim, duke argumentuar se p\u00ebrfshirja e sektorit privat mund t\u00eb ndihmoj\u00eb zhvillimin e objekteve, por pa cenuar funksionin e tyre sportiv.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs d\u00ebshmuan gjithashtu Tetis Lubonja dhe Altin Ceni, nd\u00ebrsa d\u00ebshmitari Paro La\u00e7i nuk ishte i pranish\u00ebm.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar vijoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb gjykimi i dosjes \u201cPartizani\u201d, ku d\u00ebshmoi ish-ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, Ylli Pango. I pyetur nga prokuroria p\u00ebr ndryshimet e nd\u00ebrmarra n\u00eb ligjin p\u00ebr sportin gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb drejtonte dikasterin, Pango tha se nuk i kujtohen n\u00eb detaje rrethanat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92425","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92425\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}