{"id":92414,"date":"2026-06-22T09:48:17","date_gmt":"2026-06-22T09:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/prapaskenat-e-mbledhjes-rama-iu-hakerehet-deputeteve-socialiste-me-keni-lene-vetem\/"},"modified":"2026-06-22T09:48:17","modified_gmt":"2026-06-22T09:48:17","slug":"prapaskenat-e-mbledhjes-rama-iu-hakerehet-deputeteve-socialiste-me-keni-lene-vetem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/prapaskenat-e-mbledhjes-rama-iu-hakerehet-deputeteve-socialiste-me-keni-lene-vetem\/","title":{"rendered":"Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hak\u00ebrehet deputet\u00ebve socialist\u00eb: M\u00eb keni l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama u pa n\u00eb publik t\u00eb shtun\u00ebn duke u ankuar se protestuesit e revolucionit t\u00eb famingove kishin r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e algoritmeve q\u00eb i nxisnin t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkonin dor\u00ebheqjen e tij. Por, kjo qe vet\u00ebm ana e dukshme e shqet\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb lideri q\u00eb i ka dal\u00eb situata nga kontrolli. Ajo q\u00eb nuk u pa n\u00eb kamera ishte tjet\u00ebr: frika e kryeministrit se mos p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me protest\u00ebn, e l\u00ebshon edhe partia e tij.<\/p>\n<p>Pas thirrjeve t\u00eb socialist\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, si Arta Dade dhe Arben Malaj, fakti se k\u00ebrkesa p\u00ebr reflektim kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ish ministri i jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, i cili e denoncoi shitjen e atdheut si pla\u00e7k\u00eb dhe ish Mamica, Spiropali, e cila k\u00ebrkoi vetpastrimin dhe heqjen e ndryshkut nga PS-ja, kryeministri po e ndjen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vetmin\u00eb e lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e zgjeruar me qeverin\u00eb dhe grupin parlamentar, q\u00eb u zhvillua t\u00eb shtun\u00ebn paradite n\u00eb Pallatin e Brigadave, Edi Rama e ka shprehur shqet\u00ebsimin se ai po braktiset nga hierark\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb pushtetit. Lapsi.al ka m\u00ebsuar, nga dy burime q\u00eb kishte brenda k\u00ebsaj mbledhjeje, ndonese gjith\u00e7ka qe hermetike dhe te gjithe dorezuan celularet ne hyrje, se kryeministri \u00ebsht\u00eb ankuar duke th\u00ebn\u00eb: \u201cVet\u00ebm\u00a0Taulant Balla\u00a0m\u00eb ka q\u00ebndruar n\u00eb krah duke mbajtur q\u00ebndrime n\u00eb rrjetet sociale\u201d. Duke ndjer\u00eb se kjo mund t\u00eb demostronte dobsin\u00eb e tij ai tha: \u201cUn\u00eb nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00ebrin se e p\u00ebrballoj vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, por dua t\u00eb d\u00ebgjoj ju udh\u00ebheq\u00ebsit e partis\u00eb se \u00e7far\u00eb mendoni\u201d, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt edhe n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se figurat me em\u00ebr n\u00eb PS dhe deputet\u00ebt e vjet\u00ebr i jan\u00eb shmangur p\u00ebrballjes me protestuesit dhe kritik\u00ebs ndaj tyre. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb donkishoteske k\u00ebt\u00eb mision e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vet\u00ebm rishtar\u00ebt si\u00a0Ardit Bido, Sara Mile\u00a0dhe\u00a0Brisida \u00c7ak\u00ebrri. Ata q\u00eb mbajn\u00eb poste drejtuese, madje edhe nj\u00eb pjes\u00eb e opinionist\u00ebve q\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb vrisnin n\u00eb studio televizive po tu prekje Ram\u00ebn, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap pas, dikush n\u00ebn presionin e f\u00ebmijve q\u00eb i luten n\u00eb mbr\u00ebmje: \u201caman mos na merrni fytyr\u00ebn\u201d, e dikush tjet\u00ebr se nuk gjen asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb avokatin\u00eb e vjedhjeve galopante.<\/p>\n<p>Nisur nga ky fenomen, q\u00eb para t\u00eb gjith\u00ebve e ndjen mbi l\u00ebkur\u00eb vet\u00ebm kryeministri, ai ka dashur ti testoj\u00eb njerzit q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve i ka gostitur me poste t\u00eb pamerituara. Ai i \u00ebsht\u00eb drejtuar kor\u00e7arit t\u00eb but\u00eb\u00a0Niko Peleshi: \u201cCili \u00ebsht\u00eb mendimi yt Niko se nuk t\u00eb kam par\u00eb t\u00eb mbash asnj\u00eb q\u00ebndrim\u201d?<\/p>\n<p>I vetmi q\u00eb ka ariturr t\u00eb belb\u00ebzoj\u00eb disa v\u00ebrejtje ka qen\u00eb\u00a0Fatmir Xhafaj. Ish babai i rreform\u00ebs n\u00eb drjt\u00ebsi ka th\u00ebn\u00eb se kjo protest\u00eb \u201c\u2026ka lidhje me arroganc\u00ebn e pushtetit dhe me perceptimin n\u00eb rritje ndaj korrupsionit, sidomos n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit\u201d. Duke dashur ta mbyll\u00eb shpejt e shpejt k\u00ebt\u00eb grop\u00eb t\u00eb zez\u00eb Rama q\u00eb priste p\u00ebrkrahje dhe jo kritika \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se ky lloj \u201cperceptimi \u00ebsht\u00eb shtuar pasi ne kemi vendosur ta luftojm\u00eb korrupsionin p\u00ebrmes SPAK\u201d.<\/p>\n<p>Disa f\u00ebrkime kan\u00eb ndodhur edhe me\u00a0Erion Bra\u00e7en\u00a0p\u00ebr plehrat n\u00eb Tiran\u00eb, pensionet dhe kadastr\u00ebn. Pastaj t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rresht duke i thurur hosana shefit. Servili i shkarkuar\u00a0Ulsi Manja\u00a0ka b\u00ebr\u00eb kritik\u00eb se nuk ka qen\u00eb aq sa duhet aktiv n\u00eb rrjetet sociale, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al Por kulmin e ka arritur\u00a0Ed Shalsi\u00a0i cili krejt pa kuptim ka folur duke th\u00ebn\u00eb se imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb lart se tani. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb rreshtuar edhe\u00a0Bledi \u00c7u\u00e7i, i cili ka th\u00ebn\u00eb se kjo protest\u00eb do d\u00ebmtoj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr opozit\u00ebn gj\u00eb q\u00eb do e forcoj\u00eb PS-n\u00eb, \u00e7ka e ka b\u00ebr\u00eb Ram\u00ebn ta shoh\u00eb si nj\u00eb ufo.<\/p>\n<p>Po jasht\u00eb realitetit \u00ebsht\u00eb treguar edhe ministri\u00a0Blendi Gonxhe\u00a0q\u00eb q\u00eb ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim sipas modelit \u201cfshati digjet\u2026..krihet\u201d. Ai ka th\u00ebn\u00eb se deputet\u00ebt duhet t\u00eb angazhohen me tep\u00ebr p\u00ebr shitjen e biletave t\u00eb koncertit t\u00eb Kenye West, pasi shitja e tyre po ec\u00ebn shum\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos vasal\u00ebve t\u00eb tij m\u00ebria m\u00eb e madhe e Ram\u00ebs ka qen\u00eb kund\u00ebr\u00a0Albin Kurtit\u00a0t\u00eb cilin e ka renditur mes organizator\u00ebve t\u00eb l\u00ebvizjes kund\u00ebr tij. \u201cAi gjoja patriot\u00ebt e tij dhe shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb q\u00eb e p\u00ebrkrahin at\u00eb, kemi t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb\u201d, ka anatemuar Rama, duke i shtuar nj\u00eb element t\u00eb ri list\u00ebs me armiq greke, iranian\u00eb, serb\u00eb, antitrampist\u00eb etj.<\/p>\n<p>\u201cJu i pat\u00eb fytyrat e zymta t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb e d\u00ebgjonin n\u00eb nj\u00eb montazh video t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjet. Rama i njeh m\u00eb mir\u00eb ata dhe e di q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fije peri e ndaj nga t\u00ebrheqja e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/p>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Shenja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb (VIDEO KETU LART). Ata druajn\u00eb ti v\u00ebn\u00eb gjoksin mbrojtjes s\u00eb tij para rinis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur n\u00eb shesh. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb e shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha nj\u00ebri prej burimeve t\u00eb Lapsi.al. Dhe v\u00ebrtet, ndon\u00ebsae atyre q\u00eb ka katapultuar n\u00eb politik\u00eb u ka ndryshuar jet\u00ebn nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb ekrane nuk ka nguruar ti b\u00ebj\u00eb t\u00eb pasur, n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Rama po e ndjen se ata nuk i ka mb\u00ebshtetje. Prandaj ai iu hak\u00ebrrye: \u201d Ju nuk po flisini, ndon\u00ebse un\u00eb e p\u00ebrballoj vet\u00eb dhe s\u2019kam nevoj\u00eb p\u00ebr ju\u201d.\/Lapsi.al<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-deputete\/\">Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hak\u00ebrehet deputet\u00ebve socialist\u00eb: M\u00eb keni l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama u pa n\u00eb publik t\u00eb shtun\u00ebn duke u ankuar se protestuesit e revolucionit t\u00eb famingove kishin r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e algoritmeve q\u00eb i nxisnin t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkonin dor\u00ebheqjen e tij. Por, kjo qe vet\u00ebm ana e dukshme e shqet\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb lideri q\u00eb i ka dal\u00eb situata nga kontrolli. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92414","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92414\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}