{"id":92409,"date":"2026-06-22T08:48:20","date_gmt":"2026-06-22T08:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/kush-flet-ne-emer-te-shqiperise-2\/"},"modified":"2026-06-22T08:48:20","modified_gmt":"2026-06-22T08:48:20","slug":"kush-flet-ne-emer-te-shqiperise-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/22\/kush-flet-ne-emer-te-shqiperise-2\/","title":{"rendered":"Kush flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Maringlen Kasmi<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Protesta e shum\u00ebp\u00ebrfolur me pjes\u00ebmarrjen e diaspor\u00ebs u zhvillua dje. Madje, nj\u00eb pjes\u00eb e protestuesve vendos\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ngujimi n\u00eb bulevard mund t\u00eb jet\u00eb skenari i radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Si zakonisht, debati publik u p\u00ebrqendrua te numrat e pjes\u00ebmarr\u00ebsve. Por, p\u00ebrtej luft\u00ebs s\u00eb zakonshme t\u00eb shifrave, m\u00eb interesant se numri i protestuesve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas organizator\u00ebve dhe raportimeve mediatike, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e pjes\u00ebmarr\u00ebsve erdh\u00ebn nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs. Sipas tyre, vet\u00ebm nga Kosova flitej p\u00ebr dhjet\u00ebra mij\u00ebra pjes\u00ebmarr\u00ebs. Kjo pritej, pasi prej dit\u00ebsh, rrjetet sociale ishin mbushur me thirrje p\u00ebr mobilizim, me video nga kolonat e automjeteve q\u00eb udh\u00ebtonin drejt Tiran\u00ebs dhe me materiale propaganduese q\u00eb synonin ta paraqisnin protest\u00ebn si nj\u00eb moment historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ndodhen.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron \u00e7\u00ebshtja q\u00eb meriton diskutim. Jo sa vet\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb, por kush jan\u00eb ata dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt flisnin.<\/p>\n<p>Prej dit\u00ebsh d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr \u201cdiaspor\u00ebn\u201d q\u00eb po vjen n\u00eb protest\u00eb. Por \u00e7far\u00eb kuptojm\u00eb sakt\u00ebsisht me k\u00ebt\u00eb term? N\u00eb kuptimin klasik, diaspora nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7do emigrant q\u00eb jeton jasht\u00eb vendit. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi q\u00eb ruan identitet, kujtes\u00eb dhe lidhje t\u00eb ve\u00e7anta me atdheun.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb realitet shum\u00eb m\u00eb kompleks. Mes protestuesve gjejm\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs, shqiptar\u00eb nga Kosova, shqiptar\u00eb nga Maqedonia e Veriut, por edhe individ\u00eb me bindje, motive dhe pritshm\u00ebri t\u00eb ndryshme politike. E vetmja gj\u00eb q\u00eb i bashkon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv i p\u00ebrbashk\u00ebt politik: protesta kund\u00ebr qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndoshta para se t\u00eb flasim p\u00ebr \u201cdiaspor\u00ebn\u201d, duhet t\u00eb sqarojm\u00eb se p\u00ebr k\u00eb po flasim n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Sepse termi krijon p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb trupi unik e homogjen, nd\u00ebrsa realiteti duket shum\u00eb m\u00eb i larmish\u00ebm. Me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk po flitet m\u00eb p\u00ebr Zv\u00ebrnecin. Nuk po flitet p\u00ebr mjedisin, turizmin apo korrigjimin e nj\u00eb politike t\u00eb caktuar qeveritare. Prej dit\u00ebsh mesazhi i protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i qart\u00eb: dor\u00ebheqja e Edi Ram\u00ebs, rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb, kalimi n\u00eb revolucion dhe nd\u00ebrrimi i gjith\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb aktor\u00eb politik\u00eb jasht\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb zhvillimet e saj t\u00eb brendshme. Vet\u00ebvendosja e Albin Kurtit nuk \u00ebsht\u00eb kufizuar vet\u00ebm n\u00eb deklarata apo q\u00ebndrime politike. Ajo ka mb\u00ebshtetur publikisht kandidat\u00eb n\u00eb zgjedhjet shqiptare dhe ka tentuar t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb politik n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb rrethana normale, k\u00ebto zhvillime mund t\u00eb shihen si pjes\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb ekzistojn\u00eb mes dy shteteve shqiptare. Por situata ndryshon kur p\u00ebrfshirja nuk kufizohet m\u00eb te mb\u00ebshtetja politike apo te fushatat elektorale, por kalon n\u00eb mobilizime q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr solidaritet komb\u00ebtar, por p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt politik q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet nga qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb. Askush nuk mund t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs apo diaspor\u00ebs t\u00eb mos shqet\u00ebsohen p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb ishte absurde. \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb \u00e7do shqiptar kudoqoft\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb zhvillimet politike, t\u00eb ket\u00eb bindjet e tij dhe madje t\u00eb zem\u00ebrohet me at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb Tiran\u00eb. Por emocioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. E th\u00ebn\u00eb shkurt, solidariteti emocional i \u00e7do shqiptari jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet automatikisht n\u00eb legjitimitet politik.<\/p>\n<p>Demokracia funksionon mbi nj\u00eb parim t\u00eb thjesht\u00eb: qeverit\u00eb i zgjedhin qytetar\u00ebt e nj\u00eb shteti dhe po ata qytetar\u00eb i largojn\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb ky parim fillon t\u00eb zbehet, at\u00ebher\u00eb hapet nj\u00eb der\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb paparashikueshme. Sot mund t\u00eb duket normale q\u00eb shqiptar\u00eb nga jasht\u00eb t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr nj\u00eb qeverie. Nes\u00ebr mund t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb qeveri tjet\u00ebr. Pasnes\u00ebr mund t\u00eb kemi mobilizime t\u00eb organizuara nga grupime t\u00eb ndryshme politike n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit. Dhe k\u00ebshtu, pak nga pak, politika shqiptare pushon s\u00eb qeni nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sovranit shqiptar.<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj historie. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb pretendon t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve duhet ta gjej\u00eb forc\u00ebn e saj para s\u00eb gjithash brenda Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet te qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu, votojn\u00eb k\u00ebtu dhe p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb me pasojat e vendimeve politike t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, mobilizimi i njer\u00ebzve nga jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tregues force. N\u00eb rrethana t\u00eb caktuara mund t\u00eb jet\u00eb tregues i s\u00eb kund\u00ebrt\u00ebs. Mund t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb se protesta nuk po arrin ende t\u00eb prodhoj\u00eb mb\u00ebshtetjen shoq\u00ebrore q\u00eb pretendon se p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7do qeveri n\u00eb demokraci rr\u00ebzohet n\u00eb dy m\u00ebnyra: ose humbet zgjedhjet, ose humbet mb\u00ebshtetjen e shoq\u00ebris\u00eb. Asnj\u00ebra prej tyre nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga kolonat e makinave q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb kufijve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb problemin, mjafton ta shohim situat\u00ebn n\u00eb kahun e kund\u00ebrt. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse nes\u00ebr, sa her\u00eb q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrthente nj\u00eb kriz\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb, nga Shqip\u00ebria do t\u00eb niseshin qindra automjete me protestues drejt Prishtin\u00ebs? \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse shqiptar\u00eb nga Tirana, Durr\u00ebsi apo Vlora do t\u00eb organizoheshin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protesta q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Si do t\u00eb reagonin shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs? Me shum\u00eb gjasa, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre do ta shihnin k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron thelbi i problemit. Parimet demokratike nuk mund t\u00eb vlejn\u00eb vet\u00ebm kur na interesojn\u00eb. Po ashtu, ato nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen as nga nacionalizmi deklarativ.  <\/p>\n<p>Duke ndjekur zhvillimet e jav\u00ebve t\u00eb fundit, m\u00eb ka ardhur shpesh n\u00eb mendje nj\u00eb analogji krejt e ndryshme: Komb\u00ebtarja shqiptare e futbollit ka pasur p\u00ebr vite me radh\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb njohur. Luante mir\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ndeshjes, por shpesh gjith\u00e7ka prishej sapo hynte minuta e tet\u00ebdhjet\u00eb. Nuk e di pse, por ndonj\u00ebher\u00eb kam p\u00ebrshtypjen se edhe si shoq\u00ebri kemi t\u00eb nj\u00ebjtin problem.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb dekadash, Shqip\u00ebria duket m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian. Edhe vet\u00eb institucionet e BE-s\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi reale q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrmbyllet brenda k\u00ebsaj dekade. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment vendi hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tensioni shoq\u00ebror e politik. Mos vall\u00eb kemi hyr\u00eb n\u00eb minut\u00ebn e tet\u00ebdhjet\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk po them se protesta \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr integrimit europian. Nuk po them as q\u00eb  pas saj fshihen skenar\u00eb t\u00eb err\u00ebt antishqiptar\u00eb. P\u00ebrvoja historike na m\u00ebson se d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nuk vijn\u00eb gjithmon\u00eb nga komplotet, por m\u00eb shpesh nga paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kuptuar pasojat e veprimeve tona.<\/p>\n<p>Nj\u00eb protest\u00eb pa drejtim t\u00eb qart\u00eb, pa struktur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe pa program t\u00eb artikuluar politik mund t\u00eb b\u00ebhet leht\u00ebsisht hap\u00ebsir\u00eb ku projektohen interesa shum\u00eb t\u00eb ndryshme. Disa mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim e reformim. T\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb thjesht rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb, pa menduar se \u00e7far\u00eb vjen m\u00eb pas. Por, nj\u00eb problem m\u00eb madhor p\u00ebrb\u00ebn fakti se nj\u00eb l\u00ebvizje pa kok\u00eb nuk e kontrollon dot m\u00eb energjin\u00eb q\u00eb ka prodhuar vet\u00eb. N\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb projektohen interesa e objektiva shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb kan\u00eb pasur nism\u00ebtar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund kam vet\u00ebm nj\u00eb sugjerim. Protestoni e mos ndaloni, pasi \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtoni qeverin\u00eb, kund\u00ebrshtoni opozit\u00ebn, kritikoni sistemin e k\u00eb t\u00eb doni, por mos shani e anatemoni ask\u00ebnd! Demokracia pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekziston. Por n\u00ebse synimi juaj \u00ebsht\u00eb ndryshimi, at\u00ebher\u00eb her\u00ebt a von\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni hapin tjet\u00ebr. Zgjidhni p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj e shkruani programin tuaj politik t\u00eb ndryshimit. Nj\u00eb revolucion q\u00eb nisi p\u00ebr flamingot nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb duke fshehur kok\u00ebn si struci sa her\u00eb q\u00eb pyetet p\u00ebr programin e p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tij. Transparenca \u00ebsht\u00eb kushti i par\u00eb i nj\u00eb demokracie funksionale. Mos k\u00ebrkoni vet\u00ebm revolucion, por tregoni edhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Kur gjat\u00eb kryengritjes kund\u00ebr princ Wied-it n\u00eb vitin 1914 p\u00ebrfaq\u00ebsuesi gjerman i KNK-s\u00eb pyeste fshatar\u00ebt e mbledhur n\u00eb Shijak p\u00ebr arsyen e grumbullimit, ata p\u00ebrgjigjeshin se po b\u00ebnin revolucion, pa qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje se kund\u00ebr kujt dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb. Fundi i k\u00ebtij \u201crevolucioni\u201d \u00ebsht\u00eb i njohur.<\/p>\n<p>Prandaj, dilni n\u00eb mexhlis t\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7far\u00eb ju pengon, p\u00ebrderisa thoni se shumica e shqiptar\u00ebve jan\u00eb me ju?  Nuk keni pse t\u2019i trembeni vot\u00ebs, k\u00ebrkojeni at\u00eb. Fundja, sheshi mund t\u00eb tregoj\u00eb zem\u00ebrimin e pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, por vet\u00ebm vota tregon shumic\u00ebn dhe sjell ndryshimin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Maringlen Kasmi Protesta e shum\u00ebp\u00ebrfolur me pjes\u00ebmarrjen e diaspor\u00ebs u zhvillua dje. Madje, nj\u00eb pjes\u00eb e protestuesve vendos\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ngujimi n\u00eb bulevard mund t\u00eb jet\u00eb skenari i radh\u00ebs. Si zakonisht, debati publik u p\u00ebrqendrua te numrat e pjes\u00ebmarr\u00ebsve. Por, p\u00ebrtej luft\u00ebs s\u00eb zakonshme t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92409","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92409"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92409\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}